Connect with us

Aktualitet

Duhet te prisni deri te premten/ Astrologu Paolo Fox zbulon horoskopin javor 16-22 Nentor

Published

on

Dashi/

Kalimi i Venusit në shenjën e Ujorit do të krijojë probleme në lidhjet tuaja dashurore. Do të ndiheni xhelozë dhe shpeshherë kjo xhelozi do të jetë e papërligjur. Prisni më mirë fundjavën që të sqaroni gjithçka me partnerin. Duhet që në punë të jeni më efikasë dhe mendjen ta keni të çliruar nga mendimet negative.

Demi/

Situata familjare parashikohet të jetë e mirë, sidomos dita e enjte do të jetë shumë e mbarë për ju. Gjatë pjesës së dytë të javës do të arrini të merreni vesh mirë me partnerin. Gjendja e mirë shpirtërore do të ndikojë pozitivisht edhe në aspektin profesional. Tani është momenti për t’iu përkushtuar projekteve ambicioze. Edhe gjendja shëndetësore do të jetë e mirë.

Binjakët/

Këto ditë do të jeni në humor të keq dhe të dashurit tuaj do të vuajnë pasojat. Nuk jeni shumë të kënaqur me situatën sentimentale, pasi ju duket se diçka i mungon lidhjes suaj dhe keni nevojë për stimuj të rinj. Kur bëhet fjalë për çështjet e punës, gjendja do të vijë duke u përmirësuar gradualisht. Shmangni kontaktin me njerëzit që ju irritojnë.

Gaforrja/

Do të keni mungesë përqendrimi, prandaj është e këshillueshme që t’i kushtoni gjithë vëmendjen e mundshme anës profesionale. Kështu do të mund të shmangni gabimet e mëdha. Keni dyshime për lidhjen me partnerin, por vështirësitë në punë ju bëjnë që të jeni të shpërqendruar. Bëjini mirë llogaritë, sepse fitimet do të jenë në rënie.

Luani/

Me zhvendosjen e Diellit në shenjën e Bricjapit ka ardhur momenti që të bëni ndryshime në jetën dashurore dhe profesionale. Do të viheni përpara zgjedhjeve të rëndësishme, kur vjen fjala te puna. Kujdes me vendimet që do të merrni, sepse mund të rezultojnë fatale për karrierën tuaj. Edhe në jetën personale keni nevojë për ndryshim, në mënyrë që ta gjallëroni atë.

Virgjëresha/

Këtë javë, më shumë se kurdoherë, do të ndjeni dëshirën për t’u argëtuar. Miqtë do të organizojnë mbrëmje festive që do të rezultojnë mjaft të këndshme për ju. Gjatë këtyre ditëve nuk do t’ju mungojnë idetë dhe dëshira për t’u marrë me projektet personale. Do t’i prisni festat me entuziazëm dhe do të blini gjëra të bukura.

Peshorja/

Diçka mund të mos shkojë mirë gjatë këtyre ditëve në lidhjen tuaj dashurore dhe të lindurit e kësaj shenje mund të mbyllen në vetvete, në vend që të përballen me të dashurin e zemrës. Do të ketë zënka mes jush dhe partnerit, shpeshherë pa arsye, herë-herë për shkak të dyshimeve që i keni ushqyer vetes. Mund të mos keni forcën e duhur për ta jetuar dashurinë në mënyrë të shkujdesur. Nga ana tjetër do të jeni të përqendruar te puna.

Akrepi/

Atmosfera e festave do t’ju përfshijë dhe kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti te puna juaj. Tani më shumë se kurrë ju mungon vullneti për të punuar dhe jeni më shumë të dhënë pas argëtimeve. Ata që e kanë të pamundur të pushojnë, për shkak të angazhimeve në punë, do të ndihen disi të stresuar gjatë këtyre ditëve.

Shigjetari/

Gjëja më e mirë që do të mund të bëni këto ditë do të ishte të planifikonit një udhëtim me partnerin, në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura. Kështu, do ta filloni javën e ardhme me forca të reja. Por nëse për shkak të punës do ta keni të pamundur t’ia lejoni vetes këtë, do të mundeni gjithsesi të organizoni mbrëmje festive të mbushura me argëtim.

Bricjapi/

Gjatë kësaj periudhe puna do të jetë kryefjala e ditës. Do të punoni pa përtuar dhe pa u ankuar. Do të bënit mirë megjithatë t’i ulni pak ritmet, sepse mund t’ju lënë fuqitë. Pavarësisht periudhës së festave, ju nuk do të doni të humbisni asnjë rast për të fituar. Familjarëve tuaj do t’i kushtoni vëmendje të veçantë.

Ujori/

Venusi do të largohet nga shenja juaj dhe historia juaj e dashurisë duket se do të marrë të tatëpjetën. Do të ishte më mirë t’i jepnit fund një lidhjeje që ecën me hapa zvarritëse, sesa ta vazhdoni vetëm për forcën e zakonit. Kushtojini vëmendje gjatë këtyre ditëve punës dhe shëndetit, por do të bënit mirë të merreshit edhe me sport për të ruajtur formën fizike.

Peshqit/

Duke filluar nga dita e mërkurë do t’i përkushtoheni gatimit më shumë se kurdoherë, duke përgatitur pjata të shijshme për të gjithë. Familjarët me siguri që do të mbeten të kënaqur, por peshorja më pak. Do të krijoni një atmosferë të bukur në shtëpi dhe në vendin tuaj të punës. Nëse do të keni harmoni, do të jeni më të kënaqur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending