Connect with us

Aktualitet

Do te merrni 1 lajm qe e keni pritur/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 13 Nentor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Marsin do e keni kundër gjatë kësaj dite. Çdo gjë do ju duket edhe më e vështirë se më parë. Ju që jeni në një lidhje, do e keni të vështirë ta analizoni me objektivizëm jetën tuaj në çift. Do iu mungojë kthjelltësia duke qenë se jeni të futur tërësisht në këtë lidhje. Nëse jeni beqarë do keni një takim vendimtar i cili do mund të ndryshoje përgjithmonë jetën tuaj. Në punë asgjë nuk do ju kënaqë sa duhet dhe do jeni në kërkim të më të mirës. Mos e teproni me sakrificat sepse do mërziteni kur të mos shpërbleheni më vonë. Financat nuk do jenë të këqija. Ka shumë gjasa që ato të përmirësohen dhe ju të bëni disa shpenzime të menduara prej kohësh.

Demi

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Sot do jeni shumë të devotshëm për gjithçka dhe gjithashtu edhe të ndjeshëm. Për këtë arsye do kujdeseni çdo moment edhe për detajet më të vogla. Ju të dashuruarit do jeni të përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por do ja lini çdo gjë kohës. Nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Në punë, negocimi dhe aftësia juaj bindëse do jenë pikat më të forta që do ua kenë zili që të gjithë. Sot nuk do jetë aspak e vështirë për të arritur objektivat. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.

Binjakët

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Ka mundësi që në disa momente të acaroheni gjatë kësaj dite për shkak të ndërhyrjes së disa personave në jetën tuaj. Vini limite dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje përfitoni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave të kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshmëri. Ju beqarët do i shijoni kënaqësitë që do iu sjellë kjo ditë megjithëse nuk do krijoni menjëherë një lidhje të fortë. Në punë duhet të dini të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe të veproni me shumë diplomaci. Dijeni se probleme serioze nuk keni për të pasur. Për sa iu përket parave duhet të kujdeseni më tepër edhe pse dita pritet të jetë pozitive e pa probleme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Urani do ju udhëheqë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ju drejtojë ku duhet. Nuk do jeni as impulsivë dhe do qëndroni përherë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë me atë që keni në krah. Marrëdhënia juaj do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit. Kjo do iu ndihmojë të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse jeni ende vetëm, përgatituni për ndryshime rrënjësore. Në punë do ndiheni shumë më të lirë për të bërë çdo gjë që dëshironi dhe do i zgjidhni edhe çështjet më delikate. Në sektorin financiar do ketë përmirësim të ndjeshme. Do mund të kryeni edhe transaksione me rëndësi pa pasur merak.

Luani

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do iu kushtoni goxha rëndësi edhe miqve tuaj të ngushtë kështu që gjithë kohës do rrethoheni me dashuri. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe emocionet. Ju beqarët do ia kaloni mirë, por as sot nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe të gjithë do kenë besim absolut tek ju. Do ju ndihmojnë pafund edhe kolegët dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sjellin probleme më vonë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Gjatë ditës së sotme do favorizohen edhe më shumë financat kështu që duhet të përfitoni për të përdorur talentin tuaj për të ecur edhe më lart. Nëse keni një lidhje në jetën tuaj do të rikthehet entuziazmi. Nëse keni kohe që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër marrëdhënien dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Ju beqarët do jeni joshës dhe askush nuk do iu rezistojë dot. Përfitoni sa të mundni sa më shumë nga kjo ditë. Në punë do favorizohet një projekt gjigand në bashkëpunim me të huajt. Do jeni me shumë fat që do merrni një ftesë të tillë, pasi jo të gjithëve iu jepet rasti. Në planin financiar do jeni më të zotët të menaxhoni gjithçka me kujdes.

Peshorja

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Hëna do e favorizojë tej mase jetën tuaj sot. Do keni ide interesante dhe mund të filloni projekte që as vetë nuk i kishit imagjinuar. Për ju të dashuruarit lumturia do të mbizotërojë çdo moment. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla sepse do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Ju beqarët do jeni sharmantë gjithë kohës dhe do bëni për vete cilindo që iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Sipas Dritare.net, në punë do i keni të gjitha kartat nëpër duar për të shkëlqyer dhe për të përfunduar me sukses çdo gjë. Mos lini pa privilegjuar edhe punën në ekip. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.

Akrepi

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Ditën e sotme do e filloni me më shumë pozitivizëm dhe do mendoni se edhe gjërat e vështira do të zgjidhen. Të afërmit do i keni përherë pranë. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi mes jush do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i kënaqshëm për sektorin profesional. Jo vetëm që të gjitha planet do ju realizohen, por mund të merrni edhe shpërblime që nuk i kishit imagjinuar aspak. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.

Shigjetari

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite keni për të pasur shumë më tepër besim tek vetja dhe nuk do ju mungojë aspak humori sidomos me ata që doni. Ju të dashuruarit do ja kaloni mirë me partnerin tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni prandaj nuk do kërkoni me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka do ndodhë në kohën e duhur. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer për të bërë negociata. Do bindni jo vetëm klientët, por edhe shefat tuaj duke marrë edhe shpërblime. Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse në momentin më pak të pritur mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe.

Bricjapi

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Edhe pse Dielli do ju bëjë të keni më shumë iniciativë gjatë kësaj dite dhe të jeni më të vendosur, sërish gjërat nuk do i keni mjaftueshëm të lehta. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos ecin ashtu si kishit ëndërruar. Në disa momente do debatoni ashpër me partnerin. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë, Marsi dhe Dielli do ju bëjnë të ndiheni më të lirë dhe të hidhni hapa para. Do i merrni gjërat shtruar dhe do dini ta respektoni hierarkinë në çdo moment. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë kështu që mos kryeni asnjë investim të ekzagjeruar.

Ujori

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Edhe pse në mëngjes mund të tregoheni të dashur dhe të afruar, duke parë rrethanat gjërat do fillojnë të përkeqësohen sot. Ju të dashuruarit do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të dhe sqarojini gjërat njëherë e përgjithmonë. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat nuk do ju pëlqejnë aspak. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe mund t’iu jepen detyra të reja. Pavarësisht vështirësive që do kaloni, perspektivat duken të mira. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa e seriozitetit. Ndryshoni sa më parë strategji.

Peshqit

Horoskopi i datës 13 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do ndiheni herë pas here si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Do merrni fryme me vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë ulje dhe ngritje kështu që tregohuni sa më të kujdesshëm. Kokëfortësia do jetë ajo që do ju prishë më shumë punë se kurrë. Nëse jeni beqarë duhet të luani me sharmin tuaj në mënyrë që ta bëni për vete atë që do pëlqeni. Në punë planetët do ju nxitin të merrni iniciativa të reja, por do e keni paksa të vështirë të hidhni hapa nga frika e zhgënjimeve. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë do jetë të mos kryeni ende investime të mëdha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending