Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor 9-15 Nentor 2020 i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e javes

Published

on

DASHI

Të nxitur nga planetët, këtë javë do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe do dini t’i shprehni ndjenjat si duhet. Marrëdhënia mes jush do thellohet edhe më tepër. Beqarët do kenë plot njohje, por vetëm me dikë mund të nisin një lidhje afatgjatë. Takimi i rëndësishëm do ndodhë nga mesi i javës. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që do ju dalin. Gjendja shëndetësore do ketë përmirësime të mëdha. Do ndiheni më në formë e plot energji. Në punë do ju jepet një tjetër detyrë edhe me më shumë përgjegjësi. Për këtë do ju duhet akoma më shumë mund dhe përqendrim. Jeta familjare do jetë harmonike.

DEMI

Këtë jave duhet të shtoni dozat e fantazisë ju të dashuruarit nëse doni që gjërat t’ju ecin si duhet. Po ja latë gjithçka kohës rutina do ju pushtojë dhe nuk do përjetoni kurrfarë emocioni. Beqarët nuk do jenë ende gati tëe ndryshojnë statusin dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar duhet t’i hidhni hapat me ngadalë në mënyrë që të mos gaboni dhe ta përmirësoni situatën. Për shëndet më të mire do ju duhet të ushqeheni me kujdes dhe të praktikoni ndonjë lloj aktiviteti fizik. Në punë, ambienti yjor do jetë i favorshëm dhe do ecë përpara me shpejtësi më të madhe. Jeta familjare do vazhdojë të jetë e qetë dhe e qëndrueshme.

BINJAKËT

Do i përkushtoheni pa fund jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe do e bëni partnerin të ndihet si nëpër ëndrra. Çdo çast i kaluar bashkë do jetë fantastik dhe si nëpër ëndrra. Beqarët do kalojnë një javë të vështirë dhe pa takimet e ëndërruara. Mos u nxitoni sepse do vijë dhe dita juaj më me fat. Financat do dini gjithmonë si t’i menaxhoni prandaj nuk do keni vështirësi në këtë sektor. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Pagjumësia do bëjë të vetën dhe lodhja do ua harxhojë energjitë. Në punë më qetësi dhe më tepër përqendrim do mund të arrini atje ku keni dëshiruar. Po u treguat mendjemëdhenj keni për të humbur. Jeta familjare do fillojë të konsolidohet. Do i shprehni me tepër ndjenjat për të afërmit tuaj.

GAFORRJA

Javë e mbushur me ditë të jashtëzakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do kërkoni ta bëni partnerin të ndihet si mbi re. As atij nuk do i mungojnë idetë për t’ju surprizuar. Beqarët do pëlqejnë persona me karakter të fortë të cilët ju japin edhe me tepër qëndrueshmëri. Mundësitë për lidhje do jenë të mëdha. Me financat tregohuni sa më të matur sepse në rast të kundërt situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aspak në formën e dëshiruar. Në punë do jeni ambiciozë të mëdhenj dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atje ku keni menduar. Me familjarët do keni një marrëdhënie të qetë.

LUANI

Këtë javë do jeni në humor të mirë si ju ashtu edhe personi që keni në krah. Marrëdhënia mes jush do përmirësohet sepse të dy palët do jeni tolerante dhe do mundoheni ta kënaqni personin që keni në krah. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet dhe mund të përballen me zhgënjime. Nuk do jetë periudha e tyre më me fat kjo javë. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje për disa probleme që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do jetë delikat ditët e para, por do përmirësohet pas ditës së mërkurë. Në punë do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atje ku e keni planifikuar. Me familjarët marrëdhënia do jetë e ngrohtë.

VIRGJERESHA

Javë e qëndrueshme do jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dini si ta mbani tjetrin në pëllëmbe të dorës gjithë kohës dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqarët do bëjnë mirë të mos i besojnë pamjes së jashtme të disa personave sepse mund të zhgënjehen shpejt. Në planin financiar po bëtë çmenduri mund përballeni me probleme serioze. Gjendja shëndetësore do jetë shumë herë më e mirë. Nuk do keni me as shqetësime nga stomaku apo nga shpina. Në punë do keni ulje dhe ngritje. Mundohuni që një ide qe keni ta çoni deri në fund pasi në rast të kundërt do humbni çdo gjë. Jeta familjare do jetë shumë herë më e mirë se më parë dhe do merrni edhe vendime me rëndësi.

PESHORJA

Këtë jave do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme juve që jeni në një lidhje në mënyrë që të stabilizoni sa më shpejt marrëdhënien. Bisedat do jenë më të ngrohta se më parë. Beqarët do ndodhen shpesh përballë zgjedhjeve të vështira dhe nuk do dine çfarë hapash të hedhin. Mirë do jetë të mos nxitohen për asgjë. Në planin financiar fati do jetë ne anën tuaj dhe do arrini të kryeni shpenzimet e nevojshme pa ju dridhur dora. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do donit. Do jeni pa fuqi dhe mund të keni herë pas here shqetësime nga stomaku apo nga fundi i barkut. Në punë do jeni këmbëngulës dhe do bëni te pamundurën të arrini atje ku doni. Jeta familjare do stabilizohet.

AKREPI

Do dashuroheni pa fund gjatë gjithë kësaj jave dhe emocionet do jenë të veçanta çdo ditë. Asnjëherë më parë nuk mund ta kishit menduar se gjërat mund t’ju ecnin kaq mirë. Beqarët do realizojnë disa takime, por nuk do jenë të sigurtë për hapat që do hedhin. Le të presin deri nga fundjava sepse atëherë do jenë më të kthjellët. Financat do jenë delikate. Luftoni sa më parë me problemet sepse po i latë ato do zmadhohen më tepër. Shëndeti do varet nga mënyra sesi ju do kujdeseni për veten. Mos neglizhoni asnjë shqetësim dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik. Jeta profesionale do jete gjithë kohës e trazuar. Nuk do i përmbushni dot objektivat. Me familjen do keni edhe çaste të mira edhe mosmarrëveshje.

SHIGJETARI

Do tregoheni gjithë kohës të sinqertë me partnerin tuaj këtë javë dhe mes jush nuk do lindë asnjë problem. Mbrëmjet do jenë romantike dhe të mbushura me surpriza e emocione. Beqarët do tërhiqen mjaft nga disa persona që kërkojnë thjesht aventura, por arsyeja nuk do i lejojë të hedhin hapa të nxituara. Fillimi i javës do jetë delikat për financat. Vetëm pas të enjtes situata do pësojë disa ndryshime pozitive. Shëndeti do ketë goxha probleme për pjesën më të madhe. Mos i anashkaloni sepse mund te jetë vonë kur të kujtoheni te kujdeseni për veten. Në punë do keni probleme të njëpasnjëshme me kolegët, por ata nuk do ua pengojnë dot projektet e nisura. Familja e qete.

BRICJAPI

Edhe pse në fakt gjithë kohës do ndiheni mirë me atë që keni në krah, mundohuni të shmangni diskutimet për lidhjet e hershme sepse kjo mund te prishë gjithë harmoninë. Beqarët do mendojnë vetëm të bëjnë për vete shumë persona dhe do harrojnë te bëjnë përzgjedhje apo të fillojnë një lidhje. Financat do përmirësohen tej mase dhe e gjithë kjo falë perkudjesit të treguar së fundmi me shpenzimet. Edhe shëndeti do jete më i mirë. Do ndiheni në formë të shkëlqyer dhe nuk do ju mungojë energjia. Në punë do jeni te vendosur të ecni sipas planeve që keni bërë dhe dalëngadalë do arrini tek objektivat finale. Jeta familjare do jetë e ngrohtë dhe pa probleme.

UJORI

Këtë jave do jeni gjatë gjithë kohës nën dyshim dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni më tej. Partneri në fakt do ju surprizojë ditën e premte dhe kjo mund t’ju bëjë të reflektoni. Beqarët sado që të mundohen dhe çfarëdo që të bëjnë nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Në planin financiar do ketë ndryshime të mëdha dhe kjo falë një projekti fitimprurës që do e mbaroni me sukses. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Ushqehuni si duhet, shmangni dietat dhe praktikoni ndonjë aktivitet fizik që të jeni më në formë. Në punë do ndodhin gjëra të jashtëzakonshme të cilat as vetë nuk i kishit parashikuar. Të papunët do marrin propozime interesante. Në familje atmosfera do jetë entuziaste.

PESHQIT

Tregohuni të arsyeshëm gjatë kësaj jave juve që jeni në një lidhje sepse përndryshe mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin dhe do ndiheni keq. Beqarët do lodhen pak se kërkuari, por do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Disa nga ëndrrat do ju plotësohen më në fund. Financat do kenë më tepër përmirësime nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Do mund të hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Mund te prekeni nga ndonjë infeksion dhe nuk do jeni të qetë. Duhet të merrni kura sa më pare sepse gjerat nuk mund të rregullohen vetë. Në punë do jetë një jave dinamike dhe e mbushur me arritje të rëndësishme. Jeta familjare nuk do përbëjë problem.

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: white house market link

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!