Connect with us

Aktualitet

Dite te veshtira per keto 2 shenja horoskopi/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron per ndryshime ne Nentor

Published

on

Dashi Duket sikur gjithçka do t’ju shkaktojë pakënaqësi gjatë këtyre ditëve. Duke filluar që nga data 3 nëntor, binomi Mërkur-Venus i vendosur në prapavijë në shenjën e Peshores do t’i trazojë ujërat edhe në shenjën e Dashit si në çështjet e punës edhe në ato të dashurisë. Për fat që keq, edhe Hënën do ta keni armike.

Demi Situata në punë paraqitet disi e paqëndrueshme. Për momentin duket se asgjë nuk do të ecë në aspektin profesional, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë. Mos prisni që këtë javë të shikoni rezultate. Edhe në sektorin ekonomik punët do të çalojnë. Bëni kujdes me shpenzimet, në mënyrë që t’i dilni të keqes para.

Binjakët Gjithçka do ta merrni me zell gjatë kësaj jave. Duke filluar që nga dita e martë, Mërkuri do të kthehet në shenjën tuaj dhe dy ditë më pas edhe Hëna po ashtu. Do të punoni pa u lodhur që t’i realizoni objektivat që i keni vënë vetes, kurse fundjavën do t’ia kushtoni të dashurve tuaj dhe me siguri që binomi Hënë-Venus do t’ju favorizojë.

Gaforrja Pritet që kjo të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. Gjatë gjysmës së parë të saj, deri paraditen e ditës së enjte, nuk pritet që të ketë ndonjë të re. Më pas, nga e enjtja në drekë dhe deri në fund të javës, do të jeni të përqendruar në çështjet e zemrës. Partneri do të ndihet me fat, pasi do të marrë gjithë vëmendjen që meriton.

Luani Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin profesional. Binomi Mërkur- Venus nuk e favorizon Peshoren, por do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj. Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar, kur bëhet fjalë për çështjet e punës. Tashmë do të keni një marrëdhënie më të qetë me kolegët. Rezultatet më të mira do t’i shikoni në fundjavë.

Virgjëresha Do të përjetoni gjatë këtyre ditëve një gjendje pështjellimi. Me përjashtim të ditës së hënë, kur Hëna do ta zbutë ndikimin e keq të planetëve, të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të ndihen në përgjithësi konfuzë, sidomos në sektorin e ndjenjave. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të nisur një lidhje serioze.

Peshorja Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit e shenjës së Peshores. Një fjalë e thënë pa takt, një gjest i paqartë mund t’ju shkaktojë një gjendje pështjellimi, sidomos në marrëdhënie me familjarët. Mërkuri dhe Venusi do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në fundjavë do të keni mundësi të sqaroheni me njerëzit që ju interesojnë.

Akrepi Do të ndiheni në paqe me veten dhe të tjerët. Trinomi Mërkur-Diell-Neptun do të vendoset në orbitën e shenjës suaj, duke ju ndihmuar në sferën profesionale gjatë gjithë javës. Të enjten dhe të premten do të jeni të favorizuar në marrëdhënien në çift. Gjatë këtyre ditëve do të jeni më pasionantë se kurrë.

Shigjetari Proverbi i famshëm “Durimi është virtyti i të fortëve”, nuk do të gjejë zbatim në shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Ju si shenjë e zjarrit ju karakterizon pasioni dhe gjallëria, cilësi këto që të tjerëve u duken mjaft tërheqëse. Yjet nuk do t’ju favorizojnë në aspektin profesional dhe kjo do t’ju shkaktojë gjendje ankthi dhe pasigurie.

Bricjapi Dashuria këtë javë do të jetë e paqëndrueshme. Polemikat e shumta në lidhje me çështjet profesionale me siguri që do t’jua prishin humorin dhe do të ndikojnë për keq në lidhjen në çift. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni me partnerin, sidomos në fundjavë, pasi puna mund të arrijë gjer në zënkë.

Ujori Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Do të ndjeni gjatë këtyre ditëve një dëshirë të çmendur për të bërë sa më shumë blerje, sidomos kur bëhet fjalë për pajisje të teknologjisë së fundit. E pse jo fundja, përderisa mund t’ia lejoni vetes? Do të keni gjithashtu marrëdhënie të mira me miqtë dhe me familjarët.

Peshqit Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për fizikun tuaj. Shumë prej jush do të blejnë produkte të kujdesit personal, që do t’ju ndihmojnë të ndiheni sa më mirë. Mos e ngrini zërin hëpërhë për çështjet e punës, pasi fare lehtë mund të humbisni durimin. Bëni kujdes sidomos ditën e hënë, pasi ajo nuk është dita më e përshtatshme për të gjetur të drejtën tuaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending