Connect with us

Sot

Bejini syte kater/ Keto jane 6 sjelljet qe do e cojne lidhjen tuaj drejt ndarjes

Published

on

Dashurite e reja jane gjithmone deh ese dhe shpesh mungojne shenjat e hershme nga te cilat mund te kuptoni se kjo lidhje nuk do te zgjasi shume.

Problemi1: Ju beni nje gje st

Partneri juaj mund ta perceptoj buajrine tuaj si shenje e nje vr arje ndergjegjeje dhe mund t’ju aku zoj per nje lloj tra dhtie. Nje partner qe projekton pasigurite e tij dhe ceshtjet mbi ju sipas studimeve nuk eshte ideali per ju.

Problemi2:

Dashuria juaj e re fillon ju vendos ne prove duke postuar fotografi ne rrjetet sociale vetem me shoqerine apo duke mos ju pergjigjur telefonatave per ore te tera. Kjo lidhja ka nje date skadimi qe eshte vetem pak hapa larg dhe kjo eshte nje shenje shume e qarte.

Sjelljet qe ndryshojne shume shpejt:

Nje jave mund te kaloje gjithe kohen me ju dhe te jete shume i/e dashur ndersa javen tjeter ai/ajo nuk eshte me njesoj dhe cdo gje ka ndryshuar. Sipas Amy Deacon, punonjesja klinike cociale dhe themeluesja Keshillimit per Mireqenien tregon se kjo eshte nje shenje qe ata nuk jane ende gati.

Duhet te jeni te kujdesshem nese ata shpesh e humbin ftohtesine e tyre me persona te tjera qe sapo i kane njohur dhe fillojne me batuta paska dhe shume personale. Menyra se si i kane marredheniet me te tjeret tregon shume per ta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sot

Horoskopi i muajit Dhjetor 2020 nga Astrologia Meri Gjini/ Kjo eshte shenja me FAT e muajit

Published

on

Për të folur për parashikimin e yjeve, ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor, ku theksoi që disa shenja do ta ndjejnë vërtetë atmosferën e festave të fundvitit, ndërsa disa të tjera do të kenë problematika të ndryshme si në anën ekonomike apo profesionale.

Dashi:

Në datën 15 me hyrjen e Venusit te Shigjetarët, 15 me 20 do të kenë një pesëditësh me atmosferën e fatit do ta ndjejnë dashurinë fuqishëm. Realisht do të shohin se do të zhvillohen në drejti të planeve të tyre të biznesit, apo të hapave të tyre personale, të planeve konkrete që do të kenë që në fillim të 10 ditëshit të parë të 2021. Do të shohin se do të jetë një periudhë shumë e mirë, për sa i përket planeve konkrete profesionale. Do të thosha nuk është momentale, për të gjitëh konceptohet ‘punoj sot të kem nesër’. Do të duhet të bëj diçka sot apo do më vijnë nga qielli, apo të ardhurat e momentit do t’i duhet t’i harrojmë. Kështu që për Dashin fillon kjo periudhë.

Lufra
Demi:

Për sa i përket periudhës së parë, eklipsi i hënës nxjerr si zgjidhje të problematikave që mund të kenë si familje. Mund të jenë çështje që i përkasin fizikut, komunikimit apo rikuperimit, apo bashkëveprimeve, ndoshta edhe harxhimeve për festa, që do të ishte mirë që ta kontrollin pak për pjesën e parë se do të ishte shumë më e thjeshtë që t’i gëzohen blerjeve festive mbas datës 15 me eklipsin e diellit, ku do tu hapet mundësia që në 15 me 20, të kenë mundësi të ndihmohen realisht dhe konkretisht me pjesët e ekonomisë së xhepit, që do të thotë lëvizje bankare, lëvizje mes miqsh apo do të gjejnë mbështetje të plotë me ekonominë nga njerëzit që kanë shumë afër. Mos të shqetësohen përsa i përket punës se atë ndryshimin që duan do ta kenë pa ardhur data 7 e janarit.

Binjakët:

Do tu duhet që në periudhën në të cilën ndodhen të bëjnë një bilanc, nevoja është që çfarë duan, po në fakt përpara se të shprehin nevojat e tyre, do të duhet të tregohen pak empatikë me nevojat e partnerit, apo nevojat e të tjerëve që kanë në familje. Empatia do të ishte formula e artë për të ruajtur ekuilibrin, në të kundërt mund të ketë prishje ekulibri në raporte shtëpie, dhe do të ndodh në 15 e parë të muajit. Po në fakt është e natyrshme që të kenë këto luhatje humori, pasi eklipsi atë bënë. Është e pamundur që ta shmangin, por në datën 5 shënohet një periudhë që do të jetë relativisht e gjatë. Ata kanë nevojë më shumë që të vlerësohen, të kenë baza të qendrueshme në të ardhmen dhe për disa të kenë edhe ndryshime të mira.

Gaforrja:

Në pjesën e parë deri nga data 15 ky eklips do të lërë prioritet kujdesin ndaj vetes dhe jo vetëm gaforrja, po gjithë shenjat e ujit do të vazhojnë gjithë 15-ditëshin e parë të jenë të kujdesshëm për të mbrojtur veten e tyre. Ndërkohë me largimin e Saturnit, në datën 17 do fillojnë të ndjehen jo vetëm të fortë fizikisht, mendërisht, por edhe sikur janë zgjidhur nga zinxhirët për të vendosur pikat mbi i në raportet profesionale.

Luanët:

Në pjesën e parë është nevoja për të qenë me miq dhe njëkohësisht për t’u larguar problematikave të ditëve apo të momentit. Por luanët nuk është se më shqetësojnë për sa i përket pjesës emocionale, pasi ka një formulë magjike që vetëm ata e dinë, që edhe kur mërziten e gjejnë butonin të ndryshojnë atmosferën. Mund ta gjejnë veten duke harxhuar energji për një gjë që nuk ja vlen, nuk ka nevojë t’ja qartësojë mendimin të tjerëve, por të shohin punën e tyre. Ndërsa për sa i përket fati nuk do t’ju mungojë për çdo veprim apo inisjativ serioze që do të marrin.

Virgjëreshat:

Në pjesën e parë të muajit do të lënë menjëanë pjesën emocionale dhe do të merren konkretisht me detyrimet e pambyllura që nga data 21 shtator e deri më tani, të cilat mund të jenë si në lidhje me bashkëpunëtorët, ashtu edhe në lidhje me bankën, si me çështje ligjore, zyrtare. T’i vendosi si prioritet nga sot në fakt deri më datën 17 me qëllim që t’i mbylli. Mos t’i mbarti në periudhë festash, sepse është më tepër nevoja për largim, për pushim, për të stakuar trurin dhe për t’u marrë me veten.

Peshorja:

Në pjesën e parë do të duhet të merret me çështje zyrtare, të lënë menjëanë luhatjet e humorit se eklipsi ndikon shumë se janë të prekshëm nga hëna dhe të bëjnë të mundur të vendosin ngjyra në jetën e tyre. Duke nisur nga dita e djeshme muzikë, muzikë, muzikë, larg situatave dhe njerëzve që i ngarkojnë negativisht. Do të kenë çështje të vogla për të zgjidhur, pasi të mëdhajat do të duhet të jenë mbasi marsi të largohet.

Akrepi:

Në pjesën e parë do të duket sikur periudha e eklipse ju shton harxhimet. Duhet ta kontrollojnë këtë tendecë me qëllim të shpenzojnë pas datës 15, sepse nëse nuk mbajnë një kontroll është pikërisht kjo arsyeja që në datën 15 dhe vazhdimësi do t’i prish humorin, edhe pse pak e vështirë për tu kontrolluar, sepse kanë dalë në një muaj nëntor ku i kanë dal gjërave që duan.

Shigjetarët:

Kanë venusin nga sot, do të kenë eklipsin dhe ndryshimin e Staturnit në familjen e tretë të tyre që ka të bëjë me përmirësimet konkrete të asaj çfarë duan të korrin në fakt, sepse për të mbjedhur kanë tre vjet që po e bëjnë, punën gjithashtu. Ndërsa në këtë periudhë do të ishte më mirë të merren me pjesën sociale. dashuria do të ketë një vend shumë të rëndësishëm në pjesën e tyre dhe kam bindjen që në pjesën më të madhe do të jetë e ngjyrosur shumë bukur. Duket sikur në këtë periudhë të flasësh për dashurinë është shumë e vështirë, por duket se për Shigjetarët do të jetë kryefjala. Akademikët, mësuesit, ata me pjesën e artit do të nisin një periudhë shumë më të lehtë për të arritur shkëlqimin maksimal të tyre.

Bricjapët:

Me Mërkurin në familjen e tyre i bie që të vendosin pikat e tyre mbi ‘I’, mbi diskutimet që janë bërë në familje, por edhe në ambjentet profesionale. Në 15-ditëshin e dytë do të kenë mundesinë të marrin një benefit përsa i përket çështjes së xhepit, edhe për të zbatuar ndonjë ide të tyre, ose për të treguar pak anën artistike ashtu siç e kanë dhe të kenë mundësinë të marrin vëmenje dhe vlerësim, pasi e kanë shumë të rëndësishme në këtë periudhë. Gjithsesi largimi i Saturnit nga planeti i tyre do t’i rrisi shumë ritmin dhe nga ana tjetër do t’i ndihmojë. Viti që vjen do të rezultojë shumë më me fat se 2020 që i bëri të tregonin me shumë dhunë vlerat e tyre, po nuk kanë arritur akoma që të korrin.

Ujorët:

Ndoshta e kanë nisur muajin me intonacione pak të larta për sa i përket pasigurisë ekonomike të tyre apo për sa i përket prakticitetit, por e kanë drejtëpërdrejtë me lekun në këtë periudhë pjesën e stresit. Por do të ndryshojë totalisht atmosfera duke nisur nga dita e nesërme, ose do të sjellin ide miqtë se si të përmirësohet xhepi i tyre, ose do të jetë ndihmë e drejtëpërdrejtë. Do të rezultojë shumë e mirë data 15 për zgjidhje të një çështje që ka lidhje me xhepin e tyre, pikërisht me një çështje që i ka shqetësuar periudhën e fundit që ka filluar që në datën 21 shtator.

Peshqit:

Ngelet prooritet nga eklipset prioritet, periudha e shëndetit të tyre. Ngelet edhe familja nëse kanë probleme që lidhen me fizikun deri nga data 17 prioritet. Por gjithsesi e shijojnë shumë këtë pjesën që t’i japin kohën dhe mundin e tyre në shërbim të atyre që kanë nevojë dhe do ta bëjnë me zgjedhje totalisht të ndërgjegjëshme, jo të detyruar nga halli, nga data 15 deri në 20. Pas datës 20 duket se shoqëria është ajo pavarësisht humorit të ngurtësuar që do të kenë në 10-ditëshin e festave është shoqëria që do t’i tërheqi në ambjentet e tyre.

Continue Reading

Sot

Do te zgjidhni 1 problem qe ju ka munduar/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK I DT 1 DHJETOR 2020

NE GADISHMERI

Dita e pare e mujait te Fundit te nje viti shume te Veshtire dhe Saturni ne Bricjap takohet me Asteroidin Pallas 2

Asteroidi Pallas Athina eshte i lidhur me numrin 2

Athina Pallas ka te beje me Perendeshen e Diturise Athina

Eshte shume trategjike dhe me cilesi luftarake te shkelqyera
Mbart energjine e Zeusit

Cileson nje femer qe eshte autonome dhe e fuqishme

Saturni per disa dite do ta lere shenjen e Bircjapit ku qendroi rreth tre vjet Saturni eshte me i rendesishmi ne pocicionin e vet dhe shpreh te gjitha permasat kohe hapesire dhe vend Eshte e Djeshmja e Sitmja dhe e Ardhmja

Ne shenjen e Bricjapit Saturni cilesoi Vlerat por edhe kushtezoi veprimet dhe lirite Kjo per shkak te nje vleresimi te ulet qe kishim ne per jeten

Nderkohe sot eshte strategjik dhe do beje nje hap para drejt zhvillimit me zgjuarsi te se ardhmes

Ne kohe te veshtira taktika dhe dituraia na ndihmon

Sot nje femer do jete me ne gjendje ta ndihmoj shoqerne ose nje grup femrash

Dashi

Jeni ne ditete e fundit te nje veshtiresie tre vjecare ne lidhje me planet e se ardhmes apo bllokimit ne lidhje me jeten personale e karrieren

Demi

Ceshtje te udhetimeve apo studimeve e ceshtje ligjore sot do gjejne nje zgjidhje apo do filloj fillimi i nje periudhe me zgjidhje te ketyre problemeve

Binjaket

Nje ndrhyrje e zgjuar e dikujt qe bashkepunon me ju dhe ka gjera pa sqaruar mund tju veje ne nje pozicion te veshtire ne diten e sotme

Gaforrja

Bashkepunimet me nje femer ne cdo lloj menyre do jene te suksesshme per ju ne diten e sotme Nese keni ndjerre nje pengese ne martese do keni nje mundesi rikuperimi ose dalje ne marredhenie te pavarur

Luani

Puna do filloj tju preokupoj ne diten e sotme Por nje oferte e mire dhe e zgjuar mund tju ngjall interes Kjo oferte do ju vij nga nje person qe ju ka lodhur keto tre vjetet e fundit

Virgjeresha

Nje mundesi e fundit ne permiresimin e nje lidhje erotike do ju jepet ne diten e sotme dhe ju duhet te veproni me zgjuarsi Ne te kundert do jete dikush tjeter qe fiton ne vendin tuaj dhe ju e humbni pergjithmone kete rast

Peshorja

Do keni nje dite interesante persa u perket planeve dhe projeketeve ne lidhje me nje shtepi apo fitimin e pavaresise ne jeten tuaj nga nje detyrim qe ku kishte mbajtur peng keto vitet e fundit

Akrepi

Sot do ju sjellin nje propozim apo nje lajm qe mund ta ktheni ne favorin tuaj me nje taktike apo startegji te zgjuar Mund te perfshiheni ne nje projekt ambicioz

Shigjetari

Duhet te luftoni shume sot per ceshtjet tuaja ekonomike pasi edhe disa dite keni ne favorin tuaj saturinin qe tju organizoj ne menyre te tille qe te kaperceni deshtimet dhe pasigurite

Bricjapi

Ne jeten tuaj nje femer do behet simboli i levizjeve dhe energjive tuaja per te ecur perpara Mund te jeni edhe ju vete qe do dilni me te pavaruara ne jeten tuaj

Ujori

E keni gati planin qe do vini ne zbatim sapo Saturni te leshoj pezullimet apo kushtezimet qe kishte vene ne jeten tuaj Sot do beni veprimet e para drejt lirise tuaj

Peshqit

Nuk mund tja dilni dot vetem ne kete moment te rendesishem dhe te veshttire Por mundesite do jene para jush mjafton qe ju te mos humbni lugen ne monetin e gabuar

Continue Reading

Sot

Muaji Dhjetor do te nis i mbare/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 1 Dhjetor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Marsi dhe Urani do ju bëjnë shumë kreativë gjatë kësaj dite. Do e merrni situatën në dorë dhe do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet shumë pozitivisht nga yjet. Nuk do keni më as problemin më të vogël me atë që doni, përkundrazi do ndiheni mirë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë do keni një ditë premtuese. Gjithçka që keni dashur do mund t’iu realizohet brenda pak kohe. Në punë do jeni të frymëzuar dhe të motivuar. Nuk do ju mungojnë për asnjë moment idetë dhe do shkëlqeni më shumë se kurrë më parë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu që nuk do ju dalë asnjë e papritur.

Demi

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do doni t’i lini asgjë rastësisë dhe do ecni gjithë kohës me plane. Ambiciet që keni pasur do i realizoni dalëngadalë. Ju të dashuruarit do kaloni plot çaste intime dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni dhe me shumë gjasë do e ndryshoni shpejt statusin. Bravo për këmbënguljen. Sipas Dritare.net, në punë do i bëni sytë katër dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do merrni edhe ndihmë nga ata që ju kanë qëndruar përherë pranë. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.

Binjakët

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Për shkak të peripecive që do kaloni gjatë kësaj dite ka mundësi të mbylleni brenda guaskës tuaj. Askush nuk do ju kuptojë dot dhe nuk do e shpjegojë zgjidhjen që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë të stresuar kohët e fundit dhe nuk do jeni në humorin e duhur për të provuar eksperienca të reja. Flisni hapur me partnerin në mënyrë që edhe ai t’iu kuptojë. Ju beqarët do realizoni disa takime, por pas dikujt do fiksoheni më tepër. Në punë nuk do jeni të gatshëm në ndërmerrni sfida dhe do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nuk priten as arritje, por as vështirësi shumë të mëdha. Në planin financiar do keni më tepër fat se kurrë më parë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Nëse ju kishin munguar prej kohësh ndjesitë e forta, sot gjithçka do marrë flakë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe disi të vështirë për jetën tuaj, dielli do rilindë dhe zemra juaj do ngrohet sërish. Do jeni më të logjikshëm dhe më shprehës me partnerin tuaj. Ju beqarët do e joshni si duhet atë që pëlqeni dhe në fund do arrini qëllimin përfundimtar. Në punë arritjet tuaja nuk do vlerësohen nga të gjithë dhe disa mund të mundohen t’ua prishin planet. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë ende vonë. Po filluan problemet zor se do i zgjidhni shpejt ato.

Luani

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Disa sfera të jetës tuaj do privilegjohen sot, ndërsa disa të tjera jo. Bëni kujdes në çdo moment. Nëse keni një lidhe do kaloni vështirësi të vazhdueshme deri në pasdite, ndërkohë që në mbrëmje do kaloni momente të qeta. Mundohuni që para çdo hapi të reflektoni për pasojat në të ardhmen. Nëse jeni vetëm nuk do mund ta ndryshoni dot statusin tuaj edhe sikur të mundoheni pafund. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Ambienti nuk do jetë shumë i ngrohtë. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm falë lojërave të fatit, por mirë është të mos vazhdoni më të luani me to.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Marsi do ju japë shumë qëndrueshmëri gjatë kësaj dite dhe pak nga pak do arrini të realizoni projektet që keni menduar. Nuk do ju mungojë as maturia. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju ëndërroni shumë më lart. Do jeni përsëri të mërzitur sot. Në punë, Dielli dhe Marsi do ju japin vendosmëri dhe do ju bëjnë të ecni para me projektet e nisura. Nuk do hezitoni as të ndërmerrni ndonjë rrezik të vogël për të carë më para. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do harxhoni.

Peshorja

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni në një njëjtën linjë me gjithë ata që keni pranë dhe kështu gjërat do ju ecin më mirë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë do keni ide origjinale sesi të ecni para dhe si të realizoni më së miri detyrat që iu janë dhënë. Konkurrencë do keni, por nuk do ju bëjë përshtypje. Sipas Dritare.net, financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni nëpër duar. Matuni disa herë para se të veproni.

Akrepi

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Planetët do kenë ndikim pozitiv sot në jetën tuaj dhe do tregoheni të mençur me zgjedhjet që do bëni. Për ju që keni një lidhje Dielli do e ngrohë atmosferën kështu që ju në çdo moment do ndiheni mirë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët gjithashtu do ndodhë papritur një takim, i cili mund të ndryshoje gjithçka. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura bëhen pa plan. Në punë do keni mbështetjen e planetëve dhe miqve tuaj. Mund të merrni përgjigje pozitive edhe për disa kërkesa që keni bërë. Tashmë është koha të veproni që e nesërmja të jetë më e mirë. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

E sotmja do jetë shumë më e qëndrueshme për ju dhe do i shihni gjërat me më shumë pozitivitet. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e bukur dhe pa asnjë lloj problemi. Partneri mund t’iu bëjë edhe një propozim interesant që do iu lërë me gojë hapur. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni për asnjë moment së joshuri edhe sikur mos ja arrini qëllimit përfundimtar. Në punë do nënshkruani disa kontrata të reja dhe do familjarizoheni me detyrën e marrë së fundmi. Ja që asgjë nuk është e pamundur kur i bën gjërat me dëshirë. Buxhetin do e mbani nën kontroll dhe kjo do ju lejojë të kryeni edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.

Bricjapi

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Parashikimet për këtë ditë duken të mira, por duhet të dini ta përmbani veten sa më shumë. Për ju të dashuruarit paqja do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Marrëdhënia me partnerin do jetë e këndshme dhe pa probleme. Ju beqarët nuk do doni të bëjnë aspak ndryshime në jetën tuaj sepse koha që kaloni me miqtë është shumë e vyer. Në punë do i bëni gjërat si duhet dhe do kënaqeni me rezultatet që do arrini. Do jeni mjaft të motivuar dhe do jeni burim frymëzimi edhe më kolegët. Në planin financiar nuk do arrini dot t’i zgjidhni problemet që keni pasur dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq.

Ujori

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do keni më shumë pushtet dhe do arrini të konkretizoni shumë nga planet si sentimentale ashtu edhe profesionale. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë asgjë nuk do jetë shumë ë thjeshtë, por as e pamundur. Do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do arrini ta fitoni një pozicion të mirë që keni kohë që e keni menduar. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.

Peshqit

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2020

Sado të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin. Do kërkoni shumë autonomi dhe mund të hyni në konflikte me të tjerët. Për ju të dashuruarit, Urani do të provokojë një stuhi të lehtë. Do jeni më shume sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë që doni. Për sa iu përket ju beqarëve do keni takime, por nuk duhet të shkoni shumë larg që herën e parë. Në punë duhet ta pranoni pa u menduar mbështetjen e kolegëve sepse vetë nuk keni për të arritur asgjë nga ato që keni menduar. Nëse keni dyshime për ndonjë detyrë të shefave pyetini ata. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem me to.

Continue Reading

Trending