Connect with us

Aktualitet

Kane mbetur dhe 2 muaj nga viti 2020/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do kete ndryshime drastike

Published

on

Dashi

Gjysma e parë e muajit do jetë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme. Nëse keni një lidhje do keni disa probleme të vogla. Partneri do ju kërkojë llogari, por ju nuk do keni dëshirë t’i përgjigjeni. Nëse jeni beqarë, do keni shumë takime, por ka pak mundësi ta gjeni atë që kërkoni. Shëndeti nuk do jetë problematik, por as shumë i mirë. Kujdesuni më tepër për dhëmbët dhe tensionin. Për sa ju përket financave gjërat do jenë normale. Do paguani faturat e muajit, por përsëri do ju ngelen edhe ca para. Në punë do jeni goxha të ngarkuar. Kolegët do mundohen t’iu kritikojnë, por mos e vrisni shumë mendjen. Pjesa e dyte e muajit do shkojë më mirë. Do jeni më diplomatë dhe do bëni që të tjerët t’ju dëgjojnë.

Demi

Gjatë këtij muaji nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje partneri do ju mbështesë për gjithçka dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ai do jetë i duruar, megjithëse nuk duhet ta teproni dhe të bëheni të bezdisshëm. Nëse jeni beqarë do keni takime të veçanta me dikë që do ju bëjë të ndjeheni mirë. Më vonë do e kuptoni se ky person nuk është i lirë. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore në shumë momente do jetë delikate. Do jeni pak të stresuar dhe të lodhur. Për sa iu përket financave, deri në datën 17 nuk duhet të kryeni shumë shpenzime sepse do ngeleni shpejt me xhepat bosh. Në punë, ato që bëni nuk do ju kënaqin mjaftueshëm kështu që do kërkoni diçka tjetër.

Binjakët

Në përgjithësi ky do jetë një muaj i suksesshëm dhe plot të mira. Nëse keni një lidhje gjërat do ju shkojnë mirë tre javët e para. Nga data 24 mund t’iu lindin disa probleme të vogla që do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarë do ju buzëqeshë fati. Për sa i përket shëndetit do keni rënie në peshë. Financat nuk do jenë të mira deri në datën 19 dhe ju nuk do bëni gjithçka doni. Pas kësaj date çdo gjë do rregullohet dhe dëshirat tuaja do bëhen realitet. Nëse merreni me tegeti do fitoni akoma më tepër. Në punë do keni sukses. Do jeni diplomatë dhe do arrini çdo objektiv që i keni vënë vetes. Data 19 do jete ditë e shënuar për karrierën tuaj. Edhe nëse keni për të firmosur një kontrate zgjidhni këtë date sepse do ju sjellë fat.

Gaforrja

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos konsumoni shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.

Luani

Këtë muaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm sepse në një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Duhet të ndryshoni sjellje sepse kështu nuk do keni nga t’ia mbani. Ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Nuk do ndiheni më të vetmuar përkundrazi do realizoni takime të veçanta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe edhe pse nëse vuani nga problemet me stomakun apo me zemrën duhet të bëni pak kujdes me ushqimet. Financat do mbeten të turbullta ende. Në punë do ju mungojë besimi tek vetja dhe ka rrezik të mos i arrini dot objektivat. Do ishte mirë ta pranonit ndihmën e disa kolegëve.

Virgjëresha

Pritet një muaj pozitiv dhe me gjëra të mira. Ju që jeni në një lidhje do i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj këtë muaj dhe do ndani me të çdo ide apo mendim. Mos dëgjoni aspak çfarë do ju thonë disa miq sepse ju kanë zili dhe duan t’ia prishin harmoninë. Ju beqarët do realizoni disa takime fantastike të cilat do iu bëjnë të ëndërroni gjithë kohës. Nuk do mbeteni vetëm për shumë kohë. Shëndeti do jetë goxha delikat. Stresi do ju shkaktojë ankth dhe probleme me zemrën. Në planin financiar do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do filloni të hiqni edhe para mënjanë për të pasur një të ardhme të qëndrueshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël. Më të suksesshme do jenë 10 ditët e fundit të muajit kur mund të përfundoni edhe një projekt goxha fitimprurës.

Peshorja

Ky do jetë një muaj dinamik dhe shumë kreativ. Ju që keni një lidhje, duke qenë se do jeni shumë të shqetësuar për shoqërinë do e lini pak pas dore dashurinë. Gjithsesi partneri juaj do ju kuptojë dhe do kaloni momente të lumtura. Për ju beqarët një ish-i juaj mund të kthehet nga fundi i muajit dhe do ju turbullojë pak. Për sa ju përket parave, keni parasysh që tre javët e para do jenë plot fat. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Do jeni disi të stresuar dhe të lodhur. Bëni pak pushim dhe merruni me ndonjë sport. Sipas Dritare.net, gjendja financiare do përmirësohet shumë dhe ju mund të shpenzoni më shumë. Gjithsesi bëni pak kujdes. Pas datës 10 mund të ndërmerrni disa projekte profesionale. Do jeni me shumë fat dhe mund të keni edhe ngritje në detyrë. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt që do ja dilni mbanë do bëni mirë të pranoni.

Akrepi

Këtë muaj do keni shumë ide dhe projekte në mendjen tuaj, por duhet t’i mendoni me kujdes. Nëse keni një lidhje do prisni shumë nga personi që doni, por nuk do merrni mjaftueshëm. Ai ka të tjera preokupime dhe nuk do rrijë shumë me ju. Bëhuni më të pavarur. Nëse jeni beqarë, do jeni pak të shqetësuar pse nuk keni fat në dashuri. Mos u stresoni shumë pasi çdo gjë do rregullohet. Për shëndetin kujdesuni më shumë sepse do jetë e nevojshme. Për sa ju përket parave, duhet të bëni më shumë ekonomi. Para borxh mos jepni për asnjë arsye. Në punë merrni mendimin e kolegëve, por në fund vendosni vetë. Mos ju besoni shumë komplimenteve që do ju bëjnë sepse nuk do jenë shumë të sinqerta.

Shigjetari

Ky fillim muaji do jetë i tejmbushur me pune. Mundohuni të mos shkoni me pushime, sepse gjithë kjo ngarkesë do të dyfishohet kur të ktheheni. Këtë periudhë mund të keni edhe ndonjë problem të vogël që nuk do ju lërë të qetë. Nga mesi i muajit do mendoni të nisni një specializim të ri. Për dashurinë do jetë një muaj shumë i këndshëm. Do ndjeheni shumë mirë pranë partnerit dhe do jeni mjaft sensuale. Nëse jeni beqarë do ndjeheni mirë nën shoqërinë e miqve. Pritet edhe një takim i papritur, por nuk do e merrni shumë seriozisht. Shëndeti do kërkojë më tepër përkujdes. Mendoni se ketë muaj po e menaxhoni më mirë buxhetin tuaj, por financat sa do vijnë e do pakësohen. Fati nuk do jetë me ju.

Bricjapi

Muaj dinamik dhe i mbushur me projekte të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe së bashku do hidhni ato hapa që janë të domosdoshme. Dy javët e fundit do jenë edhe më emocionuese. Ju beqarët do kënaqeni edhe me aventura kalimtare, prandaj do e shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Shëndetin duhet ta mbani në çdo moment nën kontroll sepse po abuzuat me diçka dhe po nuk u treguat të kujdesshëm do keni shqetësime. Marrëdhënien me paratë nuk do e keni të mirë. Do shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do ju dobësohet tej mase. Në punë mos u dekurajoni edhe sikur të përballeni me sfida të vështira. Besoni tek vetja juaj dhe keni për t’ia dalë mbanë me sukses.

Ujori

Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t’ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat.

Peshqit

Jeta familjare do ketë më shumë prioritet se gjithçka tjetër këtë muaj. Çdo moment të lire do e kaloni me ata qe doni më tepër. Nëse keni një lidhje, javët e para do keni mosmarrëveshje, por më pas do e kuptoni se e keni bërë gabime të dyja palët. Java e fundit e muajit do jetë shumë më e ngrohtë. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe në punë. Financat mund të kenë përmirësime nëse ju vini fre shpenzimeve. Investimet ekstravagante lërini për më vonë. Në pune do keni shumë ngarkesë dhe nuk do jeni të qete për asnjë çast. Pranojeni ndihmën e kolegëve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending