Connect with us

Aktualitet

Java e dytë e nëntorit do të sjellë një furtunë / Astrologu Paolo Fox paralajmëron këto shenja

Published

on

Dashi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Shpeshherë do të jeni në humor të keq. Do të keni probleme me partnerin, i cili do t’ju vërë në dukje të gjitha mangësitë, për të cilat deri më tani ka heshtur. Në fundjavë, për fat, situata do të përmirësohet. Në aspektin profesional është më mirë që për momentin t’i kaloni gjërat në heshtje, sepse për çdo vërejtje tuajën mund të lindin keqkuptime.

Demi: Ju pret një javë e vështirë. Në aspektin profesional, situata do të jetë e paqëndrueshme. Binomi Hënë-Uran do t’ju vijë në ndihmë, por për fat të keq do të kalojë ca kohë përpara se të shikoni rezultate. Edhe në aspektin sentimental do të keni probleme. Po mendonit për një bashkëjetesë me partnerin, por me sa duket nuk ka ardhur ende momenti i duhur për këtë. Keni në mendje shumë projekte, por të ardhurat tuaja nuk i mbulojnë.

Binjakët: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, për sa i përket sferës së dashurisë. Tashmë mund të hidhni hapin e rëndësishëm, që po e mendonit prej kohësh. Ndërsa ata që kanë probleme në çift, duhet të bëjnë kujdes nga ndërhyrja e një të treti. Në aspektin profesional pritet që të keni disa mosmarrëveshje, por janë gjithsesi kalimtare. Përpiquni të gjeni mënyrën si të fitoni më shumë, ndoshta dhe me projektet “online”.

Gaforrja: Nëse do të dini të tregoheni të vendosur, me siguri që do të keni sukses në çështjet e zemrës. Pasi ta ndani mendjen për diçka, askush nuk do të arrijë t’ju bindë për të kundërtën. Për beqarët parashikohen takime interesante. Më pak entuziazmuese duket situata në aspektin profesional. Do t’ju duhet t’u jepni zgjidhje disa çështjeve të prapambetura dhe kjo do të bëhet shkas që të jeni të mërzitur. Për fat, është një periudhë kalimtare.

Luani: Duket se gjithçka do t’ju ecë mirë në aspektin profesional këtë javë, sepse yjet do t’ju favorizojnë. Duke filluar që nga dita e martë, do të vini në zbatim projektet që po i mendoni prej kohësh. Është e këshillueshme që ditën e diel t’u kushtoheni çështjeve të zemrës, pasi Hënën do ta keni në shenjë. Shpeshherë ndieni nevojën që të shkëputeni prej gjithçkaje dhe t’ia filloni nga e para. Mos e teproni me shpenzimet, nëse doni që t’ju mjaftojnë të ardhurat.

Virgjëresha: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, me përjashtim të ditës së hënë. Shkëputuni pak nga punët e përditshme, që të ripërtërini energjitë dhe të gjeni sërish ekuilibrin e brendshëm. Javën e kaluar në jetën tuaj ka hyrë një person i ri, por pak për fajin tuaj dhe pak për faj të fatit, gjërat mund të mos shkojnë fort mirë. Mos u tregoni të nxituar dhe mos bëni shpenzime të pamenduara. Merrini gjërat me qetësi dhe keni për ta parë se gjithçka do të shkojë mirë.

Peshorja: Do të ndiheni këtë javë në formë shumë të mirë. Do të jeni shpirti i festës. Më datë 11 do t’u kushtoheni disa çështjeve burokratike, ashtu siç edhe sugjeron binomi Jupiter-Pluton. Është e këshillueshme që të mos bëni investime të rrezikshme gjatë këtyre ditëve, për shembull në bursë, pasi planetët nuk jua këshillojnë. Angazhohuni më shumë në punë dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate. Shmangni takimet e rëndësishme apo nënshkrimin e kontratave ditën e mërkurë.

Akrepi: Yjet ju këshillojnë që në datat 9 dhe 10 nëntor të bëni një pushim të merituar nga puna. Provokimet në vendin e punës mund të vazhdojnë dhe për njëfarë kohe, por ju do të dini t’i kundërshtoni me mençuri. Nëse ndiheni të mërzitur, përpiquni të reflektoni për një moment se si do të vazhdojë jeta juaj nga tani e tutje. Merrini gjërat me qetësi, në mënyrë që të përshtateni me situatat dhe njerëzit e rinj. Edhe në dashuri nuk do t’ju ecë fort mbarë, ky nuk është momenti i duhur për të gjetur shpirtin binjak.

Shigjetari: Askush nuk është më i rëndësishëm se ju. Kushtojini më shumë kohë vetes suaj. Frekuentoni kurse fitnesi, bëhuni të bukur, bëni pazar, me pak fjalë mos e vrisni mendjen për asgjë. Në dashuri do të keni ulje e ngritje, ju takon ju të vendosni nëse doni të vazhdoni kështu. Një ditë ju duket sikur jeni në parajsë dhe tjetrën në ferr. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të rinj, por ata nuk do ta kuptojnë menjëherë se pala tjetër i pëlqen. Kujdes datat 6 dhe 9 nëntor, pasi Hënën do ta keni kundër.

Bricjapi: Në jetën tuaj po ndodhin ndryshime të shumta, si në aspektin profesional edhe në atë personal. Mos u dorëzoni, por vazhdoni përpara me kokën lart. Do të hasni disa probleme në vendin tuaj të punës, por për fat janë gjëra kalimtare. Fundja, po bëni diçka që ju pëlqen dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë. Kur vjen puna te dashuria, yjet ju këshillojnë që t’i kushtoni më shumë kohë partnerit dhe familjes, pasi duket sikur për momentin i keni kaluar në plan të dytë.

Ujori: Jo gjithçka do të shkojë ashtu si doni këtë javë, sepse do të keni ndryshime të shumta. Bëni kujdes në datat 4 dhe 5 nëntor, pasi do të kaloni ditë shumë të këqija. Do t’ju duket sikur e gjithë pesha e botës do t’ju bjerë përsipër. Mos u shkurajoni, sepse është vetëm një periudhë kalimtare. Tekefundit, situata të tilla i keni përjetuar edhe më parë. Në aspektin profesional, pritet që të keni të reja, kurse muaji dhjetor do të jetë fatsjellës në dashuri për beqarët.

Peshqit: Një thënie e vjetër thotë: “Injoranca është lumturi.” Nëse do ta bëni këtë moto të jetës suaj, do të gaboni rëndë. Kujdes të mos i bëni gjërat fshehurazi, sepse shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh. Po përjetoni një moment krize në dashuri, por mos u dorëzoni ende. Në aspektin profesional duket se jeni në rrugë të mbarë, por yjet ju këshillojnë të mos i delegoni detyrat tuaja. Një miku juaj ka nevojë për ju. Përpiquni të mos e zhgënjeni.

4 Comments

4 Comments

  1. Pingback: pop over to this site

  2. Pingback: vice city market link

  3. Pingback: Unlimited Reseller Hosting from $4.99

  4. Pingback: Service Virtualization Tools

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending