Connect with us

Aktualitet

Do te zgjidhni 1 problem qe ju ka shqetesuar/ Ky eshte horoskopi date 4 Nentor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Nëse i lini gjërat pas dore, mos prisni mrekulli nga planetët sot. Mundohuni ta joshni, ta dashuroni dhe ta surprizoni sa të mundni partnerin tuaj nëse keni një lidhje. Vetëm kështu çdo çast do bëhet edhe më fantastik. Nëse jeni beqarë ka mundësi të ndihmoheni nga Merkuri dhe ta gjeni personin më të përshtatshëm. Shumë gjera do jenë ndryshe për ju. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Karriera do te ecë përpara dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Demi

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Ditë e mirë do jetë kjo për ju, por gjithsesi nuk do mungojnë herë pas herë edhe sfidat e vështira. Do jeni goxha energjikë, të motivuar dhe nuk do ndaleni përballë problemeve. Ju që jeni në një lidhje do dini t’i shprehin më shumë ndjenjat tuaja edhe me ane të poezisë, pikturës apo muzikës. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë, nuk do jeni me shumë fat për te gjetur dashurinë e madhe, megjithatë nuk keni për t’ia kaluar keq edhe vetëm. Në punë duhet të provoni edhe fusha të reja të paktën për të provuar veten. Nuk do jeni në pikun e suksesit, por gjërat në përgjithësi do ecin mirë. Sipas Dritare.net, financat duhet t’ua besoni specialistëve të paktën derisa të stabilizohen sepse vetë nuk do ja dilni dot.

Binjakët

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Kjo ditë do jetë e mbushur me aktivitet dhe ndryshime për ju. Mirë është te mos bëni projekte afatgjata sepse asgjë nuk mund të parashikohet. Për ju çiftet do ketë plot të reja. Do jeni më alegro dhe do dilni për t’u argëtuar, ndërkohë që mund të ndryshoni edhe shtëpi. Marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për të qenë gjithë kohës harmonike dhe e mbushur me gëzim. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm një partner, por kur ai të vije do jete vërtet si e kini ëndërruar. Në pune priten vetëm arritje, suksese dhe rritje page. Të ardhurat do vijnë duke u përmirësuar, kështu qe mund te bëni edhe investime me shume pa pasur frikë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Për ju kjo ditë do jetë goxha ë ndërlikuar. Stresi, lodhja dhe mërzitja do mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës. Disa mund të kenë edhe arritje, por pas përpjekjeve tejet të mëdha. Ju çiftet, duke qenë se do merreni me angazhime të tjera shpeshherë nuk do keni kohë për njeri-tjetrin dhe kjo mundet të krijoje disa hendeqe. Gjithsesi me qetësi dhe durim do arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet. Ju beqarët do jeni shumë kureshtarë dhe do jeni gati të tentoni edhe aventura kalimtare vetëm për të mos mbetur më të vetmuar. Puna do ketë prioritet, por asgjë nuk do arrihet lehtë. Financat do kërkojnë gjithashtu përkujdes, maturi dhe seriozitet. Nëse bëni çmenduri me shpenzimet do mbeteni në mëshirë të fatit.

Luani

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Dielli do e ngrohë dhe do e ndriçojë jetën tuaj sot. Shumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Ju beqarët do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër pa u trembur aspak nga sfidat që mund t’iu dalin. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Ka rrezik të mos i pranoni aftësitë që keni sot dhe mundet ta nënvlerësoni veten. Dielli dhe Saturni do jenë planetët me negativë. Nëse keni një lidhje do keni vetën debate pafund me partnerin. Asgjë nuk do funksionojë mirë dhe gjërat nuk do stabilizohen edhe pse do i pranoni fajet tuaja. Ju beqarët besojuni miqve tuaj më të mirë sepse ata do ju prezantojnë me persona vërtet interesantë. Në punë priten probleme. Mundet të vendosni edhe të ikni nga atje ku jeni për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Dijeni se më mirë se atje nuk keni për të gjetur. Financat do i përkeqësoni vete duke shpenzuar pambarimisht.

Peshorja

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni si duhet me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë fantastike. Sipas Dritare.net, në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

Akrepi

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Ditë e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe me fat që e keni në krah. Nuk do mungojnë asnjë çast surprizat, përkëdheljet dhe ledhatimet për të. Nëse jeni beqarë nuk do keni ditën tuaj më me fat dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe sot. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante. Në planin financiar do keni më shume fat se kurrë ndonjëherë më parë prandaj duhet të përfitoni për të bere disa investime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite do gjeni zgjidhje edhe për disa gjëra që ju kishin bllokuar së fundmi. Që nga pasditja gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla dhe do e bëni tjetrin të dashurohet edhe njëherë marrëzisht pas jush. Nëse jeni beqarë nuk duhet të refuzoni asnjë ftesë sepse asnjëherë nuk i dihet kur është takimi i duhur. Në punë do lodheni shumë nga gjithë gjërat që keni për të bërë megjithatë nuk do dorëzoheni asnjë moment. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve që të mos keni probleme më pas.

Bricjapi

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Marsi do ua bëjë jetën të vështirë sot. Do keni ide të mira, por nuk do i vini dot në praktikë. Nëse keni një lidhje do vuani tej mase sepse partneri do ju lërë gjithë kohës pas dore. Flisni me të sa më parë dhe sqarojini gjërat si duhet. Më mirë të jeni të qartë sesa të brengoseni duke mos ditur një përgjigje. Ju beqarët do dilni nëpër takime, por personat që do ju ftojnë nuk do ju pëlqejnë në shumë aspekte. Në punë do doni të bëni shumë gjëra njëherësh dhe në fakt nuk do bëni të saktë asgjë. Sektori i financave do mbetet delikat dhe i trazuar. E gjithë kjo nga mungesa juaj e seriozitetit.

Ujori

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Sot çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri dhe do gjeni gjithmonë fjalët e duhura për të dalë nga ndonjë situatë delikate. Ju të dashuruarit do jeni te përkëdhelurit e yjeve dhe emocionet do jenë të shumta. Çdo sekondë do jetë emocionuese në maksimum. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni me ngulm dashurinë dhe kurrsesi nuk duhet të bëni sakrifica. Më mirë lërjani çdo gjë kohës. Në punë duhet të përgatiteni edhe për kundërshtim të ideve nga shefat, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Në planin financiar do jeni të vendosur të gjeni zgjidhjet për problemet që keni pasur.

Peshqit

Horoskopi i datës 4 nëntor 2020

Sot nuk keni pse të sforcoheni për asgjë pasi gjithçka do ju shkojë më së miri. Nëse jeni në një lidhje do keni për të kaluar një ditë të bukur dhe të veçantë. Do ndiheni përherë mirë pranë partnerit dhe nuk do doni të ndryshoni asgjë. Nëse jeni beqarë, duhet t’ia shprehin ndjenjat atij që pëlqeni nëse doni ta bëni për vete. Sektorit profesional mirë është t’i kushtoni edhe më shumë vëmendje. Tregohuni edhe pak më të organizuar dhe bëni plane para se të hidhni hapa. Gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë, prandaj vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i datës 31 Tetor nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjaket

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjeresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

Continue Reading

Aktualitet

Qëllimet në jetë për secilën shenjë të horoskopit na i zbulon sot astrologia Meri Shehu

Published

on

Çdo shenjë e horoskopit ka një qëllim në jetë, e ndërsa qëllimi kryesor për çdo njeri mund të ndryshojë, janë pothuajse njësoj për ata të shenjës së njëjtë.

DASHI

Dashi janë ata të cilët kërkojnë gjithmonë të jenë më të mirë se të tjerët. Kjo shëenjë është entuziaste dhe konkurruese dhe do gjithmonë të krijojë gjërat më të mira, si p.sh të thyejë një rekord botëror. E vetmja gjë që një dash nuk do të dojë të bëjë në këtë jetë, është të flejë gjumë.

Qëllimi I një dashi në jetë është të bëjë progress, qoftë në teknologji, shkrim, shkencë etj. Sido që të jetë gjithmonë do të gjesh një dash që përpiqet të arrijë një qëllim.

DEMI

Si nje shenjë e tokës, demi dëshiron stabilitet. Ky është motivi dhe qëllimi I një demi në jetë, të krijojë një bazë të besueshme me këdo që takon në jetë.

Sipas horoskopi.vip Demi do të jetë ai të cilit mund ti kesh besim, që do të jetë gjithmonë aty kur tit ë kesh nevojë. Kjo shenjë do tu japi të tjerëve atë që ata kanë nevojë kur gjenden keq, dhe do të sigurohen që ata të ndihen që kanë dikë që I ndihmon.

BINJAKËT

Binjakët janë fluturat e botës. Qëllimi I tyre është të bashkojë njerëzit. Ata I ndihmojnë të tjerët të takojnë dikë special, ose një mik të ri në një qytet të ri. Janë të aftë apo jo?

GAFORRJA

Gaforrët kanë ardhur në jetë për ti treguar dashurinë të gjithëve. Si një shenjë e ujit, ata janë shumë në kontakt me ndjenjat e tyre, por edhe të të tjerëve, dhe kjo veti u është dhënë si avantazh.

Nuk është një avantazh I keq, mbajeni mend. Gaforret dashurojnë të përdorin inteligjencën emotive për ata që I rrethojnë. Janë ata që do të jenë aty kur të kesh nevojë, një shpatull ku mund të qash dhe nuk do të lënë të biesh në një moment të keq.

LUANI

Kush udhëheq botën? Luan e udheheqin botën, duan të jenë të njohur dhe të adhuruar, kështu që mos u çudisni nëse qëllimi I tyre është që të shkëlqejnë.

Një gjë është e sigurtë, që luanët do të mbahen mend gjatë dhe kur most ë jenë më në këtë botë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë analizuese dhe të besueshmë dhe sigurohen që bota të vazhdojë të rrotullohet. Kjo shenjë e tokës preferon të sigurohet që çdo gjë ecën ashtu siç duhet dhe janë aty për ta rregulluar nëse diçka nuk ecën ashtu siç duhet.

Duan që gjërat të ecin vaj dhe të ruajnë paqen. Janë gjithë kohës duke punuar për ti bërë gjërat më të mira që të funksionojnë mirë sepse për këtë janë këtu. Mos pusho se punuari virgjëreshë, bota ka nevojë për ty.

PESHORJA

Shenjat e ajrit si peshorja adhurojnë komunikimin e mirë  dhe duan të desgjojnë të dyja anët e historisë. Kjo e bën qëllimin e tyre në jetë akoma me të rëndësishëm.
Peshoret janë këtu për të siguruar që në botë ka ekuilibre dhe në një farë mënyre janë gjykuesti jo zyrtarë të botës që dëgjojnë problemet dhe gjejnë një mënyrë për ti zgjidhur.

Një peshore mund të qëndrojë neutral, për të luftuar për kauza që ta bëjnë botën një vend më të mirë.

AKREPI

Akrepat janë këtu për ti treguar pasionin botës. Janë të apasionuar dhe e shfaqin atë. Nuk mund ta kapësh një akrep në diçka ku ai nuk do ti jepet 100%.

Akrepat bëjnë gjithçka ose asgjë dhe të gjithë rrotull mund ta dallojnë kur ata janë të përfshirë në diçka. Ata janë këtu ti tregojnë botës sesi bëhen gjërat kur ti I hedh një dozë të fortë pasioni.

SHIGJETARI

Një shenjë e lirë dhe kurioze si shigjetari është në tokë për ta zbuluar atë.

Janë duke udhëtuar gjithë kohës dhe dukë kërkuar mënyra të reja për ti bërë gjërat dhe nuk mund të evitojnë kërkimin e kulturave apo teknikave të reja. Ky është motivi përse një shigjetar ka qëllimin të kërkojë të renë kudo.

BRICJAPI

Janë në këtë tokë tu tregojnë të tjerëve se miqtë mund të jenë dhe të familjes. Investojnë shumë në familjet e tyrë të vërteta. Të gjithë e dinë që gjaku ujë s’bëhet.

Bricjapët duan të tregojë se miqtë gjithashtu janë të rëndësishëm sa edhe familja. Ata I japin një kuptim të veçantë miqësisë dhe duan që bota ta shikojë që miqtë e vërtetë janë si një familje.

UJORI

Ujorët janë këtu për të treguar anën humane të gjithsecilit. Investimi I tyre personal është dashuria për njerëzit në përgjithësi. Përqafojnë faktin që jemi humanë dhe bëjmë gabime, dhe janë të arët që ecin përpara dhe angazhohen në kauza të mira. Ujorët duan që që të gjithë në tokë të duhen dhe të kujdesen për të tjerët sesa të urrehen dhe të shfaqin dhunë dhe urrejtje.

PESHQIT

Më shumë mundësi shenja e peshqve është në harmoni me ndjenjat e saj dhe si shenjë e ujit, arti është një mënyrë e të shprehurit shumë e vlerësuar. Qëllimi I tyre është që të nënvijëzojnë rëndësinë e kreativitetit.

E dinë që vetshprehja është e mirë për shpirtin dhe arti është një nga menyrat më të njohura për tu shprehur. Peshqit promovojnë muziken. Artin, poezinë dhe çdo lloj kreativiteti që njerëzit përdorin për të shprehur emozionet dhe mendimet.

Continue Reading

Aktualitet

3 gabimet më të mëdha që bën secila nga shenjat e horoskopit në çift sipas astrologes Susan Miller

Published

on

Shenjat astrologjike ndonjëherë të shtyjnë për mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ja çfarë gabimesh bëni më shpesh me partnerin nxitur prej yjeve.

Dashi: Inatosja, padurimi dhe dëshira për të qenë lider. Duke qene energjikë, entuziastë dhe ambiciozë, dashët mund të bëhen edhe agresivë dhe tejet kërkues pa e kuptuar. Në momente intime ata duhet ta lenë ndonjëherë partnerin të bëjë atë që dëshiron dhe kanë për t’u ndier edhe më mirë.

Demi: Kokëfortësia, përtacëria dhe vetëkënaqësia . Në përgjithësi demat i marrin gjërat shumë shtruar dhe kjo mund të merret si përtacëri nga personi tjetër. Një tjetër gabim që ata bëjnë në një lidhje është kokëfortësia. Kur thonë diçka mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk ndryshojnë mendim. Ata vetëkënaqen dhe ku duket sikur e bëjnë mirë gjithçka pa ua thënë këtë personi në krah.

Binjakët: Joshja e tepërt, kopjimi dhe luajtja e lojërave. Binjakët mund të jenë herë pas here edhe dy persona të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shpesh atyre ju mungon koherenca dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë pranë. Nja nga gabimet më të mëdha është flirtimi me të tjerë.

Gaforrja: Serioziteti i tepërt, shmangia e konflikteve dhe dëshira për të kaluar gjithë kohën me partnerin. Një nga gabimet më të mëdha të gaforreve është se nuk pranojnë që dikush të bëjë shaka me ta. Gjithsesi ata i shmangin gjithmonë edhe konfliktet dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë në krah. Ndonjëherë duhet edhe të debatosh për të mbrojtur idetë. Të shtyrë nga yjet gaforret duan të jenë gjithë kohës pranë me të dashurinë zemrës çka mund të krijojë edhe atmosfera mbytëse. Kushdo ka nevojë edhe për liri.

Luani: Kërkimi i vëmendjes, mungesa e përulësisë dhe trillimi. Luanët duan të trajtohen përherë sikur janë më të mirët. Në shumë raste ata mund të jenë të tillë, por përulësia do i bëjë të pëlqehen edhe më tepër. Ndonjëherë ata mund të tregohen edhe arrogantë në çift dhe mund të trillojnë për të marrë komplimente dhe vlerësime sa më shumë.

Virgjëresha: Analizimi i tepërt, parashikueshmëria dhe vetëpërmbajtja. Ata janë shumë tokësore dhe duan ta kenë gjithçka në rregull kudo. Ata fiksohen edhe pas detajeve të vogla, duan të parashikojnë çdo gjë dhe kjo mund ta mërzitë personin që kanë në krah. Ndonjëherë gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë në një lidhje dhe ata nuk duhet ta kontrollojnë as të folurin.

Peshorja: Argumentimi i tepërt, kapricot dhe ekuilibrimi i tejskajshëm. Peshoret janë të logjikshëm dhe i peshojnë mirë gjërat, por në një lidhje ndonjëherë ekuilibri i tepërt nuk është i mirë. Në raste debatesh ata mundohen te argumentojnë gjithçka me pikë e me presje çka është një tjetër gabim.

Akrepi: Të qenit shumë të fshehtë, të tërhequr dhe të veçuar. Në përgjithësi këta persona rrethohen me mire që askush të mos i afrojë. Vetëm në rastet kur dikush ju pëlqen shumë mund të shfaqen hapur dhe të afrohen. Gjithsesi në një lidhje janë të fshehtë dhe nuk ndajnë çdo gjë pasi kanë frikë nga zhgënjimet. Këto janë gabime që nuk e lënë marrëdhënien të ecë si duhet.

Shigjetari: Pavarësia, gënjeshtrat dhe nxitimi. Këta persona duan të jenë përherë të lirë , spontanë dhe të përjetojnë aventura. Këto janë gabime që ne një lidhje mund t’iu kushtojnë. Një tjetër problem përbëjnë edhe gënjeshtrat që përdorin për të dalë nga disa situata.

Bricjapi: Të menduarit se dinë çdo gjë, janë kufizues dhe shumë kërkues. Bricjapët mund të jenë të fiksuar pas disa zakoneve që mund ta bëjë një lidhje të vështirë për të ecur përpara. Atyre ju duket sikur dinë çdo gjë dhe nuk i marrin parasysh ato që thotë partneri.

Ujori: Mungesa e empatisë, pasja e mendimeve të ngurta dhe lëshimi i vetvetes. Ujorët nuk janë shumë të lehtë për t’u duruar. Ata i mendojnë gjërat me detaje, mund të krijojnë ide të ngurta që askush nuk ua ndryshon dot dhe në raste sfidash e lëshojnë veten menjëherë. Këto janë gabime që jo çdokush i pranon në një marrëdhënie. Në shumë raste ujorët nuk i vlerësojnë sa duhet as ndjenjat e partnerit.

Peshqit: Ndjeshmëria e tepërt, fshehja e ndjenjave dhe dëshira për vlerësim. Peshqit njihen si shpirtra të ndjeshëm dhe bëjnë pjesë tek ata partnerë që duan që ndjenjat t’iu pranohen e dëshirat t’iu plotësohen. Në fakt ata mundohen t’i fshehin ato që ndjejnë dhe për partnerin çdo gjë bëhet më e vështirë. Mendojnë se janë më të mirët dhe e kërkojnë me ngulm vlerësimin.

Continue Reading

Trending