Connect with us

Aktualitet

Te enjten do te kete 1 zhvillim te rendesishem/ Kjo eshte shenja e horoskopit do te kete ndryshim drastik

Published

on

Horoskopi për javën 02 – 09 nëntor 2020

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Ka disa përvoja të pakëndshme para jush nëse përpiqeni të përdorni mënyra të ngutshme dhe do të bëni diçka që nuk lejohet. Po kërkoni një mënyrë për të justifikuar veprimet tuaja, por do hasni në një mungesë të të kuptuarit të mjedisit. Përpjekjet tuaja mund t’ju shpaguhen nëse më parë planifikoni gjithçka dhe vazhdoni planin në mënyrë të disiplinuar, pavarësisht nga të gjitha tundimet që do t’ju ngadalësojnë.

Shëndeti: Kujdes me ushqimin.

Dashuria: Pothuajse çdo gjë ju është bërë monotone. Mos u dorëzoni, sepse kjo fazë është kalimtare. Do të keni një rënie e dukshme energjie. Tensioni mund t’ju shkaktojë konflikte të hapura me personin e dashur, por edhe me miqtë.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: I keni krijuar vetes një atmosferë të pakëndshme. Ju duket që ambienti po ju rraskapit, ndërsa po e injoroni atë që edhe ju të tjerët me qëndrimin tuaj ngurtë po i lodhni. Mos harroni që ajo që arrin deri te ju është përpjesëtimisht ajo që ju e jepni. Shikoni se çfarë keni mundur të zgjidhni në mënyrën tjetër. Mos merrni vendime, sepse ka gjasa të bëni vlerësime të gabuara.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me sinuset, veshët, lëkurën.

Dashuria: Nuk e keni të lehtë të kontrolloni pakënaqësinë tuaj, andaj në këtë periudhë më së miri është t’i shmangni temat serioze dhe ndaj që çdo provokimi të mos reagoni. Sado që të jeni të bindur në qëllimin tuaj të mirë dhe në drejtësi, jini të bindur që çdo fjalë juaja do të kuptohet gabimisht.

Çiftet që kanë zgjedhur këtë ngjyrë në dhomën e gjumit, bëjnë më shpesh dashuri

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Ju mundojnë financat, marrëdhëniet me partnerët dhe dilemat lidhur me ndonjë investim. Nga ju pritet që të përshtateni, ndërsa qëllimi juaj është që të shmangeni. Ju këshillohet që të qëndroni në çdo gjë, sepse fitimi të cilin mund ta realizoni nuk është i parëndësishëm. Po afrohet momenti i realizimit të disa projekteve, si edhe i disa gjasave për nënshkrim të një marrëveshjeje, të cilën tashmë një kohë të gjatë po e prisni.

Shëndeti: Probleme me lëkurën, gurë në veshka.

Dashuria: Jeni para sfidave që me nxitim të merrni një vendim i cili mund t’ju sjellë zgjidhjen e duhur. Ideale do të ishte sikur, para çdo veprimi, edhe njëherë të mendoni mirë për çdo gjë. Mbase shkaktari i pakënaqësisë suaj qëndron në rënien e dukshme të energjisë, por që për këtë gjë nuk jeni të vetëdijshëm.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Nuk keni durim, sepse po ndieni që ndryshimet janë shumë afër. Dhe siç ndodh zakonisht, një minutë ju duket sa një vit. Tendosja ju çrregullon. Është e domosdoshme që të gjeni mënyrën që të relaksoheni. Besoni vetes, sepse ju presin biseda të volitshme dhe stabilizimi në sferën e financave. Jini të vendosur në çdo gjë që bëni, sepse do t’ju arrijnë shanse të mira.

Shëndeti: Ka mundësi për dhembje koke, probleme me sinuset dhe me sytë.

Dashuria: Keni nevojë për ndryshime, mirëpo nuk jeni të sigurt se çfarë do të ndryshonit. Pasi që te ju çdo gjë vjen në pako – puna, paratë dhe jeta dashurore, jeni të vetëdijshëm që nëse diçka konkretisht ndërmerrni, çdo gjë vini në rrezik. Çdo paqartësi te ju fut një frikë të papërshkrueshme dhe nevojë që të hiqni dorë.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Situata në të cilën gjendeni ju detyron të merrni një vendim i cili nuk ju pëlqen. Jeni të gatshëm për këtë, sepse po ju mundon, po mendoni që është nënshtrues për ju. Mos merrni çdo gjë me zemër. Nëse është qëllim i interesit më të lartë, nuk është keq ndonjëherë të bindeni. Lodhja, e cila tashmë një kohë të caktuar po ju mundon, po e merr haraçin e vet. Për punët e përditshme keni nevojë për më shumë angazhim se zakonisht.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Ka mundësi të keni një takim interesant me një person me të cilin lidhja dashurore është e pamundshme. Pranoni sfidën, por mbani çdo gjë sekret, sepse ajo aventurë më vonë mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Ju pret një leksion i rëndësishëm në të cilin patjetër duhet të mposhtni pavendosmërinë tuaj, e cila është një ndër karakteristikat tuaja të cilat shpesh janë kundër jush.

VIRGJËRESHA (23.08.-22.09)

Puna: Është koha e duhur të bëni një rregullim. Pastrimi si në shtëpinë tuaj ashtu edhe në vendin e punës do t’ju krijojë një ambient për realizimin e shumë projekteve të reja. Do të shtohen preokupimet tuaja lidhur me fitimet, partneritetin dhe investimet afatgjata. Nga ju kërkohet t’i ndryshoni disa shprehi.

Shëndeti: Probleme me sëmundje kronike.

Dashuria: Po ndiheni sikur jeni nën trysni të madhe. Kjo gjë po ju pengon. Personi i dashur ka nevojë për përkrahje dhe nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për tensionin tuaj kronik. Aktiviteti i shtuar fizik, shëtitja apo vrapimi mund t’ju këndellin, mirëpo vetëm me kushtin që të mos jenë të obligueshme.

PESHORJA (23.09.-22.10)

Puna: Po prisni shumë nga disa marrëveshje. Rezultatet nuk janë edhe aq të rëndësishme, ju u keni dhënë rëndësi. Mos shpenzoni kot fjalë, posaçërisht nëse përballë jush është dikush të cilit nuk i besoni. Mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë tuaja, në punë, angazhim dhe vetëmohim, vetëm në këtë mënyrë do të arrini suksesin e pritur. Të gjitha parat të cilat do t’ju arrijnë në ndonjë mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, po ashtu edhe do të shpenzohen.

Shëndeti: Problemet e vogla të cilat i keni injoruar, sërish do të shfaqen, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Flirti juaj i padëmshëm kërcënon t’ju tërheqë në një marrëdhënie nga e cila do ta keni të vështirë të dilni. Nëse dëshironi t’u ikni skandaleve, përmbajuni dhe mos iu nënshtroni tundimit. I gjithë kujdesi juaj është i orientuar në situatën problematike me personin e dashur. Pas disa turbulencave të mëdha, do të vijë një lehtësim i madh.

AKREPI (23.10.- 22.11)

Puna: Nuk jeni të sigurt në qëllimet tuaja. Ju duhet t’i zbatoni vendimet të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me ju. Nga ana tjetër, keni nevojë për përkrahje të bashkëpunëtorëve, por po ju mungon. Ndoshta ky është rasti të ndërmerrni përgjegjësinë e plotë dhe gjërat t’i përfundoni vetë.

Shëndeti: Rraskapitje dhe probleme me gjumin.

Dashuria: Në sferën e dashurisë ka gjasa të keni komplikime. Në të kaluarën keni festuar një fitore të vogël me të cilën partnerit ia keni bërë me dije se çfarë dëshironi. Tani është koha të jepni llogari, ndërsa autoriteti juaj mund të luhatet, nëse egon tuaj nuk e frenoni me kohë. Sjellja juaj posesive po bëhet e mundimshme për të gjithë, madje edhe për ju.

SHIGJETARI (23.11.-12.12)

Puna: Kontrolloni dokumentet, kushtet e udhëtimit si edhe mjetet të cilat ju janë të nevojshme. Moskujdesi mund t’jua komplikojë jetën këtë javë. Përqendrimin nuk e keni në nivelin e duhur. Kryesisht po mendoni për argëtim dhe relaksim. Me shpirt jeni larg nga vendqëndrimi, andaj do të jetë e dëshirueshme që këtë javë të qëndroni me këmbë në tokë. Në të kundërtën, do të keni një kthim të dhembshëm në realitet.

Shëndeti: Aktivizimi i problemeve kronike shëndetësore.

Dashuria: Po silleni në rreth. Zgjidhja është para hundëve tuaja, mirëpo ju me ngulm po u qëndroni tregimeve të vjetra të cilat arsyetojnë gjithë bllokadën në të cilën keni rënë. Përgjegjësinë ia vishni njerëzve të afërm, po harroni që ju vetë jeni krijues i lumturisë suaj. Personi i dashur po merr zgjidhjen e vlefshme.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Po ndiheni të pasigurt dhe nuk po ju kupton rrethi. Fitorja është e mundshme me luftë të madhe nëse do të jeni të qëndrueshëm. Shumica nga ju në këtë periudhë, në punë, do të ndiejnë tension të shtuar. Ai tension është rezultat i ndryshimeve të cilat janë në horizont, ndërsa mbi të cilat nuk keni kurrfarë kontrolli. Ndoshta është koha t’i analizoni impulset tuaja të brendshme, për shkak të të cilave nuk po pranoni zmbrapsjen, mbase edhe simbolike.

Shëndeti: Kushtoni kujdes sinjaleve të cilat jua dërgon trupi. Pushoni më shumë.

Dashuria: Keni shansin që për disa dëshira tuaja, të cilat deri tani kanë qenë të parealizueshme, përfundimisht do të merrni përkrahjen e personit të dashur. Pason një njohje me një person interesant të cilin e keni njohur sipërfaqësisht. Jini të durueshëm, sepse humori i paqëndrueshëm mund të shkaktojë stres të panevojshëm.

UJORI

Puna: Para jush është një detyrë e cila do t’ju ndihmojë të mposhtni padurimin tuaj. Besoni vetes, mos i dëgjoni se çfarë thonë të tjerët. Mendoni që do të qetësoheni nëse menjëherë i zgjidhni të gjitha dredhitë dhe dilemat të cilat ju mundojnë. Mos e kushtëzoni humorin tuaj me sukseset, sepse tensioni i tillë mund të jetë shkaktar serioz i rënies së energjisë, gjë që do të shprehet madje edhe në shëndet.

Shëndeti: Jeni të lodhur edhe mendërisht, edhe fizikisht. Probleme me gjumin.

Dashuria: Situata nuk është plotësisht e qëndrueshme. Keni plane të shumta dhe prisni që shpejt të inicioni njërin ndër ta. Fatkeqësisht, në këtë periudhë nuk pasojnë lëvizje të mëdha në këtë sferë, pos që veprimet e personit të dashur do t’ju detyrojnë të mendoni se a është rruga të cilën e keni imagjinuar me volitshmja për ju.

PESHQIT (20.02. – 20.03)

Puna: Para jush janë bisedime të rëndësishme afariste. Edhe pse fshehtas i keni bërë disa veprime, angazhimi dhe mundi juaj në vendin e punës nuk do të kalojnë pa u vërejtur. Pos kësaj, do të keni një lodhje sepse jeni pra një presoni të madh tashmë një kohë të gjatë. Mos i fajësoni të tjerët për ngarkimin e madh me punë, vetë jeni imponuar dhe keni marrë obligime të cilat nuk janë tuajat. Jini të durueshëm dhe këmbëngulës.

Shëndeti: Të mundshme ftohjet, probleme me traktin urogjenital.

Dashuria: Mirëkuptimi ndërmjet jush dhe personit të dashur është në nivelin më të ulët. Po i injoroni problemet, andaj këto ditë do të keni një befasi të pakëndshme. Para se t’ju pushtojë pesimizmi, gjeni për veten pak kohë të lirë. Kjo mbase do t’i mbush bateritë dhe do t’i sqarojë dilemat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending