Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 20 Tetor 2020/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Mëngjesi do jetë i qetë sot, mesdita disi më e zhurmshme dhe mbrëmja e kënaqshme. Ju të dashuruarit mund të keni kundërshtime për gjëra të vogla, por asgjë alarmuese. Nëse keni gjëra të paqarta flisni hapur dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju beqarët ka mundësi që të vijë papritur një dashuri e madhe, e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota do duket me ngjyra tashmë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do bini pre e ndonjë intrige të kolegëve. Do i përmbushni me përpikmëri të gjitha ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet. Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.

Demi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.

Binjakët

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

Luani

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.

Peshorja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Sipas Dritare.net, në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

Akrepi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur më parë. Pas mesditës do i shtoni dozat e fantazisë si ju ashtu dhe partneri dhe do kaloni çaste fantastike. Ju beqarët nuk e keni marrë ende veten nga një zhgënjim dhe nuk do preferoni të hidhni ndonjë hap pavarësisht mundësive që do iu jepen. Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide inovative që do keni sepse keni për të përfituar shumë. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

Shigjetari

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Peshqit

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending