Connect with us

Magazina

Jave e re kismet i ri/ Ky eshte horoskopi javor 19-25 Tetor nga astrologu Paolo Fox

Published

on

Dashi:

Mërkuri do të kthehet më në fund nga shenja juaj, por Venusi dhe Dielli do të jenë në prapavijë. Shpeshherë do të ndiheni të lodhur dhe do të keni mosmarrëveshje me të tjerët si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Aty nga mesi i javës edhe Hënën do ta keni kundër. Yjet ju këshillojnë që të mos tërhiqeni përpara vështirësive. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si shpresoni.

Demi:

Java do të nisë mbarë, sepse Hëna do t’ju favorizojë. Marsi nga ana tjetër do të ndikojë që të ndiheni më energjikë ditë pas dite. Mërkurin do ta keni kundër, prandaj edhe do të keni mospërputhje mendimesh me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të mos përfshiheni në polemika të kota dhe pranojini kritikat që do t’ju bëjnë. Është e udhës që më parë të mendoheni e pastaj të veproni.

Binjakët:

Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni në humor të keq. Të paktën, ndikimi i saj i keq do të kompensohet nga Dielli. Ashtu si dhe javën e kaluar, Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë, duke ju shkaktuar stres dhe duke ju penguar në mbarëvajtjen e punëve. Është më mirë që ta planifikoni gjithçka, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur. Mos harroni se ndonjëherë stresi i bën problemet të duken më të mëdha nga ç’janë në të vërtetë.

Gaforrja:

Gjendja gjatë këtyre ditëve do të jetë disi e paqëndrueshme. Marsin, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë. Prandaj do të ndiheni më optimistë dhe energjikë. Me siguri që perspektiva do të ishte e mirë, po të mos ishte për ndikimin e Diellit dhe të Venusit, të cilët do t’ ju bëjnë mosbesues kundrejt disa situatave. Tregohuni të duruar dhe kini parasysh se nëse humbisni besimin te vetja, gjithçka do ta keni kundër.

Luani:

Situata gjatë kësaj jave do të jetë e paqëndrueshme. Nga njëra anë do të keni Diellin që do t’ju udhëheqë dhe Venusin që do t’ju mbështetë, nga ana tjetër Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju nxjerrin pengesa. Pra, do të gjendeni mes dy zjarresh të forta. Do të ketë ditë që do të ndiheni në humor të mirë dhe ditë të tjera gjatë të cilave do të ndiheni konfuzë dhe të shpërqendruar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me dietën. Mundohuni gjithashtu që të mos u impononi idetë tuaja të tjerëve.

Virgjëresha:

Hëna, Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju ecë mbarë. Do të dini të tregoheni të vendosur dhe të hapur në marrëdhënie me të tjerët. Toleranca dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i suksesit. Ju presin me pak fjalë ditë të shkëlqyera. Të jeni të bindur se do të realizoni çdo synim që do t’i vini vetes.

Peshorja:

Edhe këtë javë Diellin do ta keni aleat. Do të ndiheni në humor të mirë dhe energjikë. Për më tepër, edhe Venusi do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat në dashuri. Aty nga e mërkura edhe Hëna do t’ju favorizojë dhe me siguri që do të përjetoni ndjesi të mira. Mos harroni se do të jeni të suksesshëm vetëm nëse do të arrini t’u pëlqeni të tjerëve.

Akrepi:

Do të kaloni një javë të qetë me planetët në anën tuaj. Edhe Mërkuri, edhe Marsi do të ndikojnë për mirë në këtë shenjë. Nëse do të shtojmë këtu dhe ndikimin pozitiv të Jupiterit, mund të themi pa frikë se keni në dorë kartat më të mira. Tani ju duhet vetëm të luani që të fitoni. Ky është momenti më i përshtatshëm për të vepruar. Hidhini hapat me ngadalë, por të sigurt.

Shigjetari:

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Gjendja juaj e mirë shpirtërore do të reflektohet edhe në marrëdhënie me të tjerët. Dielli në shenjë do t’ju dhurojë forcë dhe energji. Marsi në disonancë megjithatë mund t’ju krijojë ndonjë problem dhe t’ju shkaktojë çaste acarimi. E rëndësishme është që, sido që të ndiheni, të tregoheni gjithsesi të sjellshëm me këdo.

Bricjapi:

Do të përjetoni gjatë kësaj jave ndjesi të ndryshme. Nga njëra anë do të keni Diellin dhe Venusin armik, duke ju bërë që të ndiheni në humor të keq. Kurse nga ana tjetër do të keni mbështetjen e Marsit, që do t’ju dhurojë energji. Falë mbështetjes së Jupiterit do të ndiheni më optimistë, kurse Mërkuri do të ndikojë që të jeni më të kthjellët. Mos harroni se jeta është një ekuacion me shumë ndryshore.

Ujori:

Gjatë këtyre ditëve Diellin dhe Venusin do t’i keni aleatë. Prandaj do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave dhe në marrëdhënie me të tjerët. Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ngatërrojë paksa idetë dhe do të ndikojë që të jeni të shpërqendruar. S’ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse disa gjëra do të shkojnë mirë dhe disa të tjera jo. Përpiquni megjithatë që të vendosni rregull në jetën tuaj.

Peshqit:

Po filloni ta merrni veten pak e nga pak nga lodhja e ditëve të kaluara. Edhe Mërkurin, edhe Jupiterin do t’i keni në anën tuaj. Ata do t’ju sjellin fat në të gjitha fushat dhe do t’ju mbështesin në marrëdhënie me të tjerët. Marsin do të vazhdoni ta keni kundër dhe më së shumti do të ndikojë negativisht për të lindurit e dhjetëditëshit të tretë. Bëni durim! Kini parasysh se jeta është sfidë për këdo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

Arbana Osmani ndan me ne foto nga salla e lindjes/ Ja si dukej ajo pak para lindjes se Diellit

Published

on

Per Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn, 19 tetori ishte nje dite e bekuar sepse ata u njohen me vogelushin e tyre. Ishte vete Eduarti ai i cila dha lajmin e bukur duke publikuar nje foto teksa e mbante ne krahe te voglin ndersa moderatorja e njohur publikoi nje foto te duarve te te katerve si familje. Sigurisht qe kjo ishte dita me e bukur per ciftin.

Se fundmi Arbana ka publikuar me ndjekesit disa foto ne ‘Instastory’. Ajo shfaqet e veshur me te bardha teksa ka qene para se te vinte ne sallen per te lindur.

Bashkengjitur fotos Osmani shkruan: “Nje jave me pare, duke pritur te shkoja ne sallen e lindjes. Selfie i fundit shtatzene!”

Gjithashtu ne foton tjeter te postuar shihen duart e Diellit dhe Jonit. “Takimi i pare me vellain e madh me te mire ne bote”, shkruan Arbana ne foton e publikuar e cila na emocionoi te gjitheve.

Eduarti pas lindjes se Diellit ka treguar se eshte nje baba i perkushtuar. Ai e suprizoi Arbanen vetem pak dite me pare duke i dhuruar nje varse me emrat e djemve te saj. Ne videon qe Arbana publikoi dukej se i kishte pelqyer shume pasi syte i shkeqlenin nga lumturia.

Kujtojme se pak kohe pas lindjes Arbana do te shfaqet serish ne ekran per sezonin e ri te programit te saj “Dua te te bej te lumtur”.

Continue Reading

Magazina

Vetem pak dite pas lindjes se djalit/ Shikoni sa ne forme duket Arbana Osmani

Published

on

Pak dite me pare Arbana Osmani u be nene per here te dyte, fryt i dashurise nga marredhenia me regjisorin Eduart Grishaj.

Ajo eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto ose video te ndryshme. Se fundmi ajo ka publikuar nje fotografi nga nje eveniment. Moderatorja e njohur shfaqet super ne forme dhe me nje nur te embel ne fytyre. Krahas fotos se publikuar ku eshte me partnerin, Osmani shkruan: “Pime kafen me te shkurter ndonjehere”.

Duket se tani Arbana nuk ka shume kohe per shkak te angazhimit me femijen e sapolindur. Cifti duket se ka vendosur ta shijoje kete periudhe duke qendruar me shume krah njeri-tjetrit. Arbana Osmani solli ne jete nje djale qe e quajti ‘Dielli’.

Ajo dhe regjisori i njohur Eduart Grishaj kane zgjedhur kete emer unik, tipik shqiptar per femijen e tyre. Dje, moderatorja zbuloi dhe dhurate e pare qe i beri Eduarti. Krahas vareses ku dalloheshin dy emrat, Jon dhe Diell, Arbana shkruante: “Varesja ime e preferuar nga dizenjuesi im i preferuar.”

Continue Reading

Magazina

Kane mbetur edhe 2 muaj nga viti 2020/ Ky eshte horoskopi per muajt Nentor dhe Dhjetor 2020

Published

on

Dashi

Muajt e parë ishin më të lehtë se viti që lamë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj.

Përsa i përket fushës financiare, priten përfitime në vlerë monetare gjatë nëntorit, kjo falë ortakërive dhe bashkëpunimeve.

E meqë ende nuk jeni në muajin nëntor ju kujtojmë nga parashikimi vjetor i Paolo Fox se kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit nëntor. Gjatë tetorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri, shkruan meganews.al.

Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 22 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju.

Demi

2020-a është viti ku planetet radhiten në atë mënyrë, që punët, planet e çdo gjë tjetër t’ju shkojë fjollë. Nëse nuk ju ka shkuar deri më tani, prisni pjesën e fundit të vitit.

Bëni kujdes me shpenzimet, tregohuni të zgjuar dhe kurseni nëse mundeni, sepse ky vit do të karakterizohet nga vendime të rëndësishme financiare. Venusi është planeti juaj mbështetës dhe këtë vit do të përqendrohet vetëm te çështjet financiare.

Fundi i nëntorit dhe dhjetori do të shënojnë një zhvillim të suksesshëm. Meqë i kemi para, vlen për t’u përmendur që nëntori dhe dhjetori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave.

Binjakët

Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit duket se i keni përqëndruar të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj nga data 4 prill deri më 7 nëntor, ja pse kjo periudhë është më e favorshmja për ju.

Venusi ndikon te paratë, te ndjenjat, te marrëdhëniet tuaja dhe pikërisht në këto sfera ju kërkoni përmirësim. Kujdes se mos merrni borxhe. Përmirësime të ndjeshme në fund të vitit në aspektin financiar.

Gaforrja

Gaforrja, shenja e ujit që drejtohet nga planeti i Mërkurit. Këtë vit do të përballeni me detyrimet tuaja dhe do të ndërmerrni angazhime afatgjata. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj duke kufizuar kështu buxhetin.

Arsyeja mund të jetë shtimi i detyrimeve ose një investim që keni bërë. Nëntori dhe Dhjetori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja. Shumë nga ju do të vendosin se puna që bëjnë aktualisht duhet të ndryshojë dhe të marrin një pozicion të ri, pasi s’po marrin atë çka kërkojnë.

Luani

Luani, shenja që drejtohet nga Dielli dhe shenja e zjarrit. Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundtetorit e deri në fillim të nëntorit. Këtë vit do t’ju jepet mundësia të shtoni kursimet, të fitoni më shumë falë punës që bëni.

Nëntori dhe Dhjetori janë muajt më të favorshëm për ortakëri të reja dhe në përgjithësi për financat tuaja. Për sa i përket karrierës, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por kjo s’do të thotë se nuk do të rriteni profesionalisht.

Virgjëresha

Virgjëresha, shenja e Tokës drejtohet nga planeti i Mërkurit, i cili simbolizon ndryshimin. Shenjat me të cilat të lindurit në këtë shenjë shkojnë janë Bricjapi, Akrepi, Gaforrja dhe Demi.

2020 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Lexoni gjithçka përpara se të firmosni, sidomos gjatë gushtit. Eklipsi diellor i datës 22 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju. Shumë nga ju do të bëjnë dy punë këtë vit dhe për rrjedhojë, do të shpërbleheni mirë edhe nga ana financiare.

Peshorja

Kjo shenjë drejtohet nga planeti i Venusit dhe njësoj si Binjakët dhe Ujori është shenjë ajri. Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Një miku apo partneri juaj i ngushtë do t’ju ndihmojë shumë. Deri në muajin nentor, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj.

Më 25 tetor, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Nuk ka asgjë që të tregojë probleme madhore financiare, por se tregoheni të zgjuar, s’është aspak keq. Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar, por karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij. Me siguri, mendoni se zgjedhjet tuaja janë të kufizuara, për shkak të rrethanave, mungesës së kualifikimeve, moshës apo vendit ku jetoni.

Akrepi

Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2020-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në nentor. Nentori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë.

Shigjetari

Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Gjatë pjesës së parë të vitit, mund të jeni ndjerë sikur fati ju ka braktisur dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni.

Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Vetëm pas dhjetorit do të bëni përpara.

Bricjapi

Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët e kanë nisur vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e kanë marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2019. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit janë më të hapur për të komunikuar me të tjerët.

Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë.

Ujori

Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt.

Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme.

Peshqit

Peshqit, shenjë e ajrit dhe drejtohet nga Neptuni, njësoj si Gaforrja dhe Akrepi. Gjatë vitit 2020 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Këtë vit duhet të tregoheni të vërtetë me veten dhe të ndiqni idetë tuaja unike.

Për durimin që do të tregoni do të shpërbleheni në nëntor dhe në dhjetor, muaj gjatë të cilëve do t’ju jepet mundësia për të pasur bashkëpunime të reja!

Continue Reading

Trending