Connect with us

Aktualitet

Duhet te prisni deri ne daten 28 Tetor/ Astrologia Susan Miller paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Peshorja

Për Peshoren, të ketë një marrëdhënie të lumtur dhe harmonike është kryesore. Ndonjëherë ky është një qëllim kaq i rëndësishëm për ju, saqë jeni të gatshëm të sakrifikoni nevojat tuaja. Mos u dorëzoni shumë shpesh ndaj asaj që mendoni dhe besoni.

Ky muaj fillon me një Hënë të plotë në shtëpinë tuaj të shtatë të martesës dhe aleancave të tjera, kështu që mund të fejoheni, martoheni ose të përgatisni letra për të bërë zyrtare një marrëveshje me një bashkëpunëtor biznesi, agjent, publicist ose specialist tjetër.

Marsi ka qarkulluar në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve që nga 27 qershori, kështu që mund të keni zbuluar se partneri ka ca luhatje humori dhe duket sikur është bërë e vështirë të flasësh me të.

Kjo Hënë e plotë e 1 tetorit mund t’ju ndihmojë të zgjidhni se çfarë po ndodh. Më shumë gjasa, janë ndryshimet në jetën e partnerit që po e shkaktojnë këtë, jo ju, prandaj tregohuni të mirëkuptueshëm.

Nëse mendoni se ju dhe partneri juaj nuk jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin, mund të paraqisni dhe letrat e divorcit. Ky është një lloj muaji ekstrem i zi ose i bardhë, i ndezur ose i fikur.

Mund të ndodhë që ju dhe partneri të mos bini dakord në lidhje me paratë ose një çështje të pasurive të patundshme, një lëvizje ose blerje të një shtëpie, ose mënyrën më të mirë për të ndihmuar një prind. Nëse keni shpresuar që një prind të jetojë me ju, partneri mund të mos jetë dakord me këtë ide.

Gjërat mund të tensionohen më shumë në Hënën e re më 16 tetor. Ju mund të zhgënjeheni nga mungesa e progresit që po shihni në disa fusha të jetës, por nëse asgjë nuk po ecën përpara, sado e çuditshme të duket kjo, mirëpritni vonesat, sepse në këtë muaj të egër, vonesat do t’ju sjellin dobi.

Ky nuk është muaji ideal për të ndërmarrë iniciativa. Ja përse:

Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, do të jetë në prapavijë nga 13 tetori deri më 3 nëntor dhe siç e dini tashmë, Marsi është gjithashtu në prapavijë deri në 13 nëntor. Nëse nënshkruani një kontratë, ajo do të duhet të rinegociohet më vonë, ose do ta gjeni të vështirë të përshtatni ditët që do të kaloni me pushime, me partnerin tuaj.

Në këtë muaj jo aq të lehtë, kemi një Hënë tjetër të plotë, 31 tetor, në Halloween. Kjo hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të tetë të financave – domethënë paratë e njerëzve të tjerë.

Ju mund të duhet të paguani për dikë tjetër, ose të mos i merrni paratë që prisnit nga dikush. Personi tjetër mund të përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij dhe madje mund të kundërshtojë për të paguar.

Universi ju jep mjetin që ju nevojitet më shumë për t’u marrë me sfidat që ai sjell – energji shumë të lartë. Kjo e vërtetë ia vlen të përsëritet: Aspektet e vështira prodhojnë energji të lartë.

Në fund të muajit, më 27 tetor, Afërdita do të zhvendoset te Peshorja deri më 21 nëntor për herë të parë këtë vit. Një muaj i shkëlqyer po vjen, një muaj që do të jetë i përsosur për të bërë pazar, për të ndryshuar look apo për t’u bërë gati për romancë.

Prisni derisa Mërkuri të shkojë në pozicionin e tij më 3 nëntor, para se të bëni ndonjë nga argëtimet e mësipërme.

Marsi kthehet në pozicionin e tij në 13 nëntor dhe gjatë asaj kohe do ta shihni që planet me partnerin apo gjëra të tjera në axhendën tuaj do të ndodhin më lehtësisht. Ditë më të mira po vijnë për Peshoren!

Akrepi

Ju keni qenë duke punuar shumë për një projekt që ka karakter personal ose profesional. Ndiheni të konsumuar nga disa projekte gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit. Sidoqoftë, teksa arrini në 1 tetor, me Hënë të plotë, po arrini në një përfundim mbi një detyrë të rëndësishme, ose të paktën, ndodheni pranë një momenti të rëndësishëm që do ndikojë në rrugën që do merrni në këtë projekt në të ardhmen.

Duket se keni një njeri të rëndësishëm në punë, mendimit të të cilit zakonisht i besoni, por në këtë Hënë të plotë të çuditshme, ka të ngjarë që ky person t’ju japë këshilla ose kritika të pakërkuara.

Marsi aktualisht është në sektorin tuaj të detyrave dhe ndërveprimi i tij me Afërditën, tregon se puna juaj e palodhur dhe gjykimi i zgjuar do të jenë të dukshme, duke bërë që një projekt a detyrë e caktuar me të cilën po merreni, të bëhet një pikë e rëndësishme në karrierë.

Do të keni mundësinë të reflektoni mbi ndodhitë e jetës, gjatë 12-18 muajve të fundit. Ju gjithashtu mund të jeni duke menduar për një negociatë që po filloni, por si zakonisht, ky muaj vazhdon të sjellë pengesa, prandaj jini të kënaqur me përparimin e ngadaltë që do të bëni, pasi këto ritme të ngadalta, do i ndjejnë në fakt, të gjitha shenjat. Kjo për shkak se Marsi është në prapavijë dhe do të kthehet në pozicionin e tij më 13 nëntor.

Mërkuri do të jetë gjithashtu në prapavijë nga 13 tetori deri më 3 nëntor, prandaj do të duhet të jeni të durueshëm. Mbaroni punë me çdo dokument të rëndësishëm nga fundi i nëntorit dhe nëse ndonjë dokument ju duhet me patjetër, sigurohuni ta zgjidhni deri më 5 tetor.

Neptuni do të jetë në një pozicion jashtëzakonisht mbështetës ndaj Saturnit, Plutonit dhe Jupiterit, duke rritur kreativitetin tuaj në mënyra të dukshme.

Nëse punoni në një fushë krijuese ose jeni duke punuar në një projekt personal artistik (të tilla si një rinovim ose ndryshim në dekor), Neptuni do t’ju ofrojë ndihmë të madhe në mënyrë që të bëni zgjedhjet që doni. Neptuni gjithashtu do t’ju ndihmojë të mendoni për mënyra imagjinare për të kapërcyer një ngërç në një negociatë, nëse hasni një.

Muaji do të përfundojë me drama. Gazetarët flasin gjithmonë për befasinë e tetorit dhe kjo sepse (pa dijeni për reporterët) është shkaktuar nga Urani në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Diellin.

Ky kundërshtim i rreptë i Uranit ndaj Diellit do të bjerë në një Hënë të plotë, më 31 tetor, duke e bërë atë të ngarkuar emocionalisht. Kjo nuk është një natë për të dalë. Njerëzit që do të hasni do të ndjehen të brishtë dhe emocionalë. Nëse planifikoni të festoni Halloween-in, mbani një grup të vogël.

Urani që kundërshton Diellin mund të jetë i vështirë për shëndetin tuaj, prandaj qëndroni të shëndetshëm, merrni vitamina, mbani maskën dhe lani duart.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending