Connect with us

Magazina

Eshte e gjithmone e kuruar deri ne detaje por ja si duket Jonida Maliqi pa pike makeup-i ne fytyre

Published

on

Jonida Maliqi shquhet si ikona e stilit te showbiz-it shqiptar. Kengetarja e njohur eshte shume e vleresuar per dukjen e saj.

Jonida eshte nga ato imazhe te cilen nuk e shikon asnjehere me nje grim qe nuk i rri bukur apo me floke qe i rrin keq. Ndersa per veshjen, qe Maliqi te komentohet per nje veshje te papershtatshme eshte thuajse ne kufijte e te pamundures.

Por Jonida i ka habitur te gjithe ndjekesit e saj pasi ka publikuar nje foto ku shfaqet pa filtra dhe make up. Kengetarja e njohur ne foton e publikuar eshte duke promovuar dhe aplikuar njerin prej kremrave qe ajo perdore.

Artistja duket po aq e bukur sa gjithnje edhe nese nuk kurohet deri ne detaje apo pa piken e grimit .

Embelsia e kengetares Jonida Maliqi nuk humbet asnjehere, sido qe ajo te shfaqet!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Magazina

U be baba per here te pare/ Ja cfare eshte duke bere Eduarti, bashkeshorti i Arbana Osmanit

Published

on

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj jane nje nder ciftet me te pelqyer per publikun shqiptar. Diten e sotme ata kane mirepritur djalin e tyre te pare se bashku.

Lajmin e dha vete Eduarti kur ka postuar foton e pare me te vogelushin.Regjisori i njohur ka publikuar nje video ne “Instastory” ku shfaqet me vajzat e emisionit “Dua te te bej te lumtur” dhe me aktorin e njohur te humorit Gaz Paja.

“Ja jam duke marr ca keshilla prinderimi” shprehet Eduarti teksa shihet shume i buzeqeshur dhe i lumtur.
Arbana dhe Eduarti kane vendosur qe vogelushin e tyre ta quajne Diell.

Kujtojme se regjisori i njohur gjate intervistes ne “Pushime On Top” zbuloi se do te ishte nje emer tipik shqiptar ndersa per dasmen tha se do te ishte ne Boge por akoma nuk ka nje date.

Continue Reading

Magazina

Arbana u be nene per here te dyte/ Kjo eshte dhurata e Xhemi Shehut per djalin e saj Dielli

Published

on

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mikesha te ngushta prej vitesh. Ato njihen per miqesine e tyre te bukur dhe te ralle.

Diten e sotme moderatorja Arbana Osmani ka sjell ne jete femijen e saj te dyte.Padyshim qe edhe ne kete dite, Xhemi do te ishte prane mikeshes se saj.

Ajo ka postuar nje foto ku ka zbuluar suprizen e embel per vogelushin qe sapo ka ardhur ne jete.
Krah fotos ku ka etiketuar Arbanen dhe Eduartin, Xhemi shfaqet me nje arush te madh ne makine dhe shkruan “ Me Luken drejt Diellit”.

Keto me siguri qe duhet te jene momentet me te vecanta dhe me te bukura per ciftin dhe njerezit e tyre te dashur.
Kujtojme se Eduarti ishte ai qe dha lajmin i pari dhe pas ketij momenti ndjekesit nuk kane ngurruar te urojne moderatoren e njohur per ardhjen ne jete te djalit te saj.

Continue Reading

Magazina

Jave e re kismet i ri/ Ky eshte horoskopi javor 19-25 Tetor nga astrologu Paolo Fox

Published

on

Dashi:

Mërkuri do të kthehet më në fund nga shenja juaj, por Venusi dhe Dielli do të jenë në prapavijë. Shpeshherë do të ndiheni të lodhur dhe do të keni mosmarrëveshje me të tjerët si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Aty nga mesi i javës edhe Hënën do ta keni kundër. Yjet ju këshillojnë që të mos tërhiqeni përpara vështirësive. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si shpresoni.

Demi:

Java do të nisë mbarë, sepse Hëna do t’ju favorizojë. Marsi nga ana tjetër do të ndikojë që të ndiheni më energjikë ditë pas dite. Mërkurin do ta keni kundër, prandaj edhe do të keni mospërputhje mendimesh me ata që ju rrethojnë. Mundohuni të mos përfshiheni në polemika të kota dhe pranojini kritikat që do t’ju bëjnë. Është e udhës që më parë të mendoheni e pastaj të veproni.

Binjakët:

Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni në humor të keq. Të paktën, ndikimi i saj i keq do të kompensohet nga Dielli. Ashtu si dhe javën e kaluar, Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë, duke ju shkaktuar stres dhe duke ju penguar në mbarëvajtjen e punëve. Është më mirë që ta planifikoni gjithçka, në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur. Mos harroni se ndonjëherë stresi i bën problemet të duken më të mëdha nga ç’janë në të vërtetë.

Gaforrja:

Gjendja gjatë këtyre ditëve do të jetë disi e paqëndrueshme. Marsin, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë. Prandaj do të ndiheni më optimistë dhe energjikë. Me siguri që perspektiva do të ishte e mirë, po të mos ishte për ndikimin e Diellit dhe të Venusit, të cilët do t’ ju bëjnë mosbesues kundrejt disa situatave. Tregohuni të duruar dhe kini parasysh se nëse humbisni besimin te vetja, gjithçka do ta keni kundër.

Luani:

Situata gjatë kësaj jave do të jetë e paqëndrueshme. Nga njëra anë do të keni Diellin që do t’ju udhëheqë dhe Venusin që do t’ju mbështetë, nga ana tjetër Mërkuri dhe Jupiteri do t’ju nxjerrin pengesa. Pra, do të gjendeni mes dy zjarresh të forta. Do të ketë ditë që do të ndiheni në humor të mirë dhe ditë të tjera gjatë të cilave do të ndiheni konfuzë dhe të shpërqendruar. Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes me dietën. Mundohuni gjithashtu që të mos u impononi idetë tuaja të tjerëve.

Virgjëresha:

Hëna, Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju ecë mbarë. Do të dini të tregoheni të vendosur dhe të hapur në marrëdhënie me të tjerët. Toleranca dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i suksesit. Ju presin me pak fjalë ditë të shkëlqyera. Të jeni të bindur se do të realizoni çdo synim që do t’i vini vetes.

Peshorja:

Edhe këtë javë Diellin do ta keni aleat. Do të ndiheni në humor të mirë dhe energjikë. Për më tepër, edhe Venusi do të shkëlqejë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat në dashuri. Aty nga e mërkura edhe Hëna do t’ju favorizojë dhe me siguri që do të përjetoni ndjesi të mira. Mos harroni se do të jeni të suksesshëm vetëm nëse do të arrini t’u pëlqeni të tjerëve.

Akrepi:

Do të kaloni një javë të qetë me planetët në anën tuaj. Edhe Mërkuri, edhe Marsi do të ndikojnë për mirë në këtë shenjë. Nëse do të shtojmë këtu dhe ndikimin pozitiv të Jupiterit, mund të themi pa frikë se keni në dorë kartat më të mira. Tani ju duhet vetëm të luani që të fitoni. Ky është momenti më i përshtatshëm për të vepruar. Hidhini hapat me ngadalë, por të sigurt.

Shigjetari:

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Gjendja juaj e mirë shpirtërore do të reflektohet edhe në marrëdhënie me të tjerët. Dielli në shenjë do t’ju dhurojë forcë dhe energji. Marsi në disonancë megjithatë mund t’ju krijojë ndonjë problem dhe t’ju shkaktojë çaste acarimi. E rëndësishme është që, sido që të ndiheni, të tregoheni gjithsesi të sjellshëm me këdo.

Bricjapi:

Do të përjetoni gjatë kësaj jave ndjesi të ndryshme. Nga njëra anë do të keni Diellin dhe Venusin armik, duke ju bërë që të ndiheni në humor të keq. Kurse nga ana tjetër do të keni mbështetjen e Marsit, që do t’ju dhurojë energji. Falë mbështetjes së Jupiterit do të ndiheni më optimistë, kurse Mërkuri do të ndikojë që të jeni më të kthjellët. Mos harroni se jeta është një ekuacion me shumë ndryshore.

Ujori:

Gjatë këtyre ditëve Diellin dhe Venusin do t’i keni aleatë. Prandaj do të jeni të favorizuar në sferën e ndjenjave dhe në marrëdhënie me të tjerët. Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ngatërrojë paksa idetë dhe do të ndikojë që të jeni të shpërqendruar. S’ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse disa gjëra do të shkojnë mirë dhe disa të tjera jo. Përpiquni megjithatë që të vendosni rregull në jetën tuaj.

Peshqit:

Po filloni ta merrni veten pak e nga pak nga lodhja e ditëve të kaluara. Edhe Mërkurin, edhe Jupiterin do t’i keni në anën tuaj. Ata do t’ju sjellin fat në të gjitha fushat dhe do t’ju mbështesin në marrëdhënie me të tjerët. Marsin do të vazhdoni ta keni kundër dhe më së shumti do të ndikojë negativisht për të lindurit e dhjetëditëshit të tretë. Bëni durim! Kini parasysh se jeta është sfidë për këdo.

Continue Reading

Trending