Connect with us

Aktualitet

Nuk do te jete nje dite e lehte/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 14 Tetor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Ditë më e bukur do jetë kjo e sotmja dhe gjërat kanë për t’iu ecur më mirë sesa kishit menduar. Nëse keni një lidhje, ato që keni pritur te përjetoni për aq shumë kohë do të ndodhin sot. Do flisni për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime të përbashkëta. Për ju beqarët dita do jetë e mrekullueshme. Mundësitë për të takuar personin tuaj të ëndrrave do jenë të shumta. Në punë mos e ulni kokën asnjëherë dhe tregohuni krenarë për çdo gjë që keni arritur. Në fund të fundit gjithçka është realizuar me mund e sakrifica. Në planin e financave duhet të tregoheni të arsyeshëm edhe pse në përgjithësi çdo gjë do shkojë mirë.

Demi

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Nuk do ju pëlqejë aspak padrejtësia sot dhe do luftoni fort kundër kësaj gjëje. Në disa momente mund të kaloni edhe situata të tensionuara. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes nga paqëndrueshmëria. Nën ndikimin negativ të Uranit ju mund të refuzoni kategorikisht të bëni lëshime dhe kjo do sjellë probleme. Ju beqaret nuk do keni fare dëshirë të sakrifikoni lirinë tuaj, por një person i veçantë që do shfaqet papritur do ju turbullojë. Sipas Dritare.net, në punë ka rrezik të debatoni ashpër me disa kolegë që janë munduar t’iu mashtrojnë dhe ju kanë dëmtuar në rrugën që keni nisur. Flisni edhe me shefat për gjërat që ju shqetësojnë. Saturni do favorizoje financat dhe ju do mund të realizoni edhe shpenzime. Besojuni edhe lojërave të fatit.

Binjakët

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Hëna dhe Venusi do ju bëjnë me humor të mirë gjatë kësaj dite. Do e shihni çdo gjë me pozitivizëm dhe çdo hap do e hidhni me qetësi. Nëse sapo keni krijuar një lidhje me personin qe iu pëlqente prej kohesh dhe doni që marrëdhënia juaj të vazhdoje sa më gjatë duhet të keni besim tek njëri-tjetri dhe të flisni për çdo gjë. Largojeni sa më parë xhelozinë e tepruar. Ju beqarët më mirë ta lini veten të lire dhe të mos programoni asgjë. Dita në fakt do jetë shumë e bukur. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë, por kjo do jetë në të mirën tuaj. Nëse ua vini mirë veshin e ardhja ka për të qene e shkëlqyer. Marsi do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Përfitoni sa të mundeni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Sot do keni një vendosmëri për t’u adhuruar dhe do ja dilni mbanë të përmbyllni edhe gjërat më të vështira. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë të ankoheni sepse i dashuri i zemrës do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të provoni një dashuri të sinqertë dhe shume të bukur. Ëndrra juaj më në fund do të bëhet realitet. Në punë do jeni shumë të fokusuar tek objektivi që doni të arrini dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Për fat të keq financat do jenë të rrezikuara pasi do keni tendencë të shpenzoni pa kontrolluar sa e keni buxhetin. Ky do jetë një gabim që do lërë edhe pasoja afatgjata.

Luani

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Intuita dhe ndjeshmëria do jenë aleatet tuaja më të fortë gjatë kësaj dite. Ata do ju ndihmojnë të dilni edhe nga situatat delikate ku keni rënë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin tuaj mundohuni t’i sqaroni gjërat shpejt sepse nëse i lini pas dore situata mund të përkeqësohet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Personat që do takoni sot nuk janë për ju kështu që qëndrojuni larg. Në punë do keni edhe më tepër besim tek vetja dhe do i merrni seriozisht detyrat që do iu jepen. Financat rrezikojnë të preken nga ndikimi negativ i Uranit. Vetëm nëse tregoheni vigjilentë do mund të dilni pa u lagur nga kjo situatë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Influencat e planetëve do jene te kontrastuara sot. Në disa momente do ndiheni edhe në udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë të bëni. Nëse keni një lidhje, nga njëra anë Jupiteri dhe Urani do sjellin debate të papritura dhe nga ana tjetër Venusi do e mbrojë dashurinë. Ju beqarët do keni një takim që nuk e prisnit, por që do iu pëlqejë jashtë mase. Personi do jetë tepër interesant për t’u njohur. Në punë çdo iniciativë që do ndërmerrni do mbështetet nga Hëna dhe gjërat do jenë shumë më të lehta nga sa mund ta kishit menduar. Në planin financiar Dielli do jetë ogur i mirë. Kujdes duhet të bëni nga Plutoni që do iu nxitë ta lironi dorën me shpenzimet.

Peshorja

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Edhe pse mund t’iu dalin të papritura jo të pëlqyeshme sot nuk do e lëshoni veten, por do luftoni fort për të zgjidhur çdo gjë. Ju të dashuruarit do e merrni më seriozisht lidhjen tuaj sentimantale. Nëse ende nuk i keni bërë gjërat zyrtare ka ardhur koha të merrni vendime. Nëse jeni vetëm, nuk do përjetoni aventura, por do filloni një histori të sinqertë që do vazhdojë gjatë. Në punë, në orët e mesditës mund të ketë edhe tension për shkak të xhelozisë së disa kolegëve. Sipas Dritare.net, planetët nuk do influencojnë aspak në planin financiar. Për pasojë ai do jetë në ekuilibër të plotë dhe do jeni të qetë.

Akrepi

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Sot do jeni shumë më të disponueshëm për çdo gjë çka do bëjë që gjërat t’iu ecin më së miri. Do jeni edhe më të duruar. Nëse keni një lidhje, bashkëpunimi do mbizotërojë në çdo moment dhe të dy palët do jeni të gatshëm të eksperimentoni gjëra të reja. Ju beqarët do kërkoni më shumë të argëtoheni e të ndiheni mirë sesa do kërkoni dashurinë e madhe. Në fakt planetët do i keni përherë mbështetje. Në punë duhet të keni besim tek intuita dhe keni për ta parë sa mirë kanë për t’iu ecur gjërat. Situata financiare mund të jetë paksa delikate, megjithatë me një menaxhim të mirë do ja dilni mbanë ta kaloni ditën pa probleme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Sot nuk do keni më një ditë të vështirë përkundrazi do ndiheni më të qetë e do bëni gjëra interesante. Për ju që keni një lidhje, jeta sentimentale do marrë një tjetër kthesë. Do i harroni të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Edhe ju beqarët do keni ndryshime mjaft pozitive. Përfitoni sa më tepër për të njohur persona të rinj. Në punë, toleranca e treguar ndaj disa kolegëve do japë frytet e veta. Mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do ua përmirësojnë të ardhmen. Gjithçka do shkojë mirë në planin financiar nëse ju tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Bricjapi

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Intuita juaj nuk do jetë e keqe, por shpeshherë nuk do dini si ta përdorni atë. Jeta juaj sentimentale nuk do jetë mjaftueshëm e qetë kështu që duhet të jeni më të kujdesshëm. Për ju beqarët ka ardhur momenti të përjetoni emocione shumë të forta. Do keni të gjitha mundësitë për të nisur një histori të bukur dashurie. Në punë do e keni paksa të vështirë të ndiqni në mënyrë strikte planet që keni bërë dhe kjo do ua vonojë pak përfundimin e projekteve të kërkuara. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Nga mesi i ditës do keni edhe një surprizë që do ua bëjë ditën edhe më të këndshme.

Ujori

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Sot në shumë momente do keni dyshime për vazhdimësinë në çdo fushë dhe do keni frikë të hidhni hapa para. Nëse keni një lidhje do doni të qëndroni pak kohë vetëm dhe nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje. Për ju beqarët do jetë dite mjaft e përshtatshme. Personi që aq shumë e keni menduar do shfaqet si me magji. Përfitoni sa me shumë të munden. Në punë dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe mundohuni të bëni diçka ndryshe për të marrë akoma më shumë kënaqësi. Një koleg i besuar do ju ndihmojë gjithë kohës. Buxheti nuk do jetë aspak i stabilizuar kështu që mos bëni asnjë investim financiar. Prisni edhe disa ditë me tepër sepse do jeni me më shumë fat.

Peshqit

Horoskopi i datës 14 tetor 2020

Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok. Edhe nëse keni pasur probleme do i kaloni. Ju beqarët do keni mundësi të krijoni një lidhje mjaft të bukur dhe që do iu sjellë kënaqësi pa fund. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do realizoni çdo detyrë që do iu jepet. Mundet t’i jepni një ndihmë edhe kolegëve të ngushtë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë për të riorganizuar buxhetin tuaj. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë tej mase.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending