Connect with us

Aktualitet

Dikush do ju veje shkopinj ne rrota/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje per daten 16 Tetor

Published

on

Dashi:

Kemi mbërritur në gjysmë të tetorit dhe deri tani gjithçka duket se ka shkuar mirë. Megjithatë, gjatë javës do të kaloni disa vështirësi. Dy, tri ditët e para do të jenë pozitive, më pas, më datë 16 dhe 17 tetor do të keni probleme në sferën e dashurisë. Edhe në aspektin profesional duket sikur diçka nuk ecën si duhet, por mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një situatë kalimtare. Këto kohë keni pasur probleme financiare, prandaj është e këshillueshme që të bëni punë shtesë.

Demi:

Pritet që në përgjithësi kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Demit. Edhe pse në fillim do të besoni të kundërtën, më vonë do të ndërroni mendim. Beqarët do të kenë telashe në dashuri, kurse çiftet e konsoliduara do të gjejnë sërish romancën mes tyre. Nuk është e këshillueshme që rreth datave 15 dhe 18 tetor të lini takime me të panjohur, të ndërroni vendbanim apo të nënshkruani kontrata të rëndësishme. Puna duket se do t’ju ecë mirë, por kujdes të mos stërmundoheni.

Binjakët:

Këtë javë fati nuk do të jetë në anën tuaj. Në aspektin financiar do të keni nevojë për një mbështetje të fortë. Shmangini këto kohë investimet në bursë apo tjetërkund. Pritet që më datë 17 tetor të keni mosmarrëveshje me partnerin. Për fat, në aspektin profesional çdo gjë do të shkojë mirë dhe mund të themi se e meritoni një pushim. Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj periudhe të bëni kurse kualifikimi.

Gaforrja:

E kotë ta fshehim, juve ju pëlqen të bëni pazar. Merreni veten me të mira dhe mos u kurseni në këtë drejtim. Blini një telefon të ri, ose ndoshta një televizor. Në dashuri jo gjithçka do të shkojë mirë. Mos u shkurajoni, por prisni, se ditë më të mira do të vijnë në javët në vazhdim. Kini parasysh se nuk është gjithmonë faji juaj nëse diçka nuk shkon mirë.

Luani:

Faturat e larta që duhen shlyer dhe llogaria e boshatisur në bankë, ju japin përshtypjen se nuk keni shpëtim për situatën tuaj financiare. Por në fakt gaboheni. Keni mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë. Provoni të filloni një aktivitet tregtar apo të bëni punën e ëndrrave tuaja. Ata që nuk kanë një diplomë, mund ta sigurojnë duke dhënë provimet në internet. Mund t’ju hyjë gjithmonë në punë. Gjendja juaj e rënduar shpirtërore do të reflektohet edhe te partneri dhe familja.

Virgjëresha:

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat në dashuri. Kushtojini rëndësi pamjes suaj të jashtme. Blini rroba të reja, frekuentoni më shumë palestrën, sepse përveçse që do të dukeni më të bukur në sytë e partnerit, është diçka që do t’ju ndihmojë shumë, sidomos për t’ju rritur vetëvlerësimin. Pritet që tek-tuk të keni ndonjë mosmarrëveshje me kolegët në punë, por mos u shqetësoni, sepse deri javën tjetër gjithçka do të jetë sqaruar.

Peshorja:

Nga data 12 deri më 17 tetor, do t’ju duket sikur po përjetoni një ëndërr. Gjithçka do të shkojë ashtu si ju dëshironi. Do të jeni me shumë fat si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Bëni kujdes ama në fundjavë, sepse mund të zgjoheni nga kjo ëndërr e bukur. Do të keni zënka me partnerin dhe ndoshta do të merrni një lajm të keq nga puna. Por mos u shqetësoni, sepse do të arrini të zgjidhni gjithçka dhe të dilni fitimtarë.

Akrepi:

Gjatë këtyre ditëve do të keni probleme financiare dhe është e vështirë që kjo të ndryshojë në një të ardhme të afërt. Mund të ishte ide e mirë të kërkoni një hua, por më parë duhet të siguroheni si ta shlyeni atë. Në fillim duhet t’i përvisheni mirë punës, më pas të vilni frytet. Një i afërmi juaj duket se po vuan për shkak të një situate delikate. Ka ardhur momenti që t’i gjendeni pranë.

Shigjetari:

Beqarët mendojnë se kanë gjetur njeriun e duhur për ta, por gaboheni. Do të keni zënka gjatë këtyre ditëve me dikë, që e keni njohur vetëm prej pak kohësh dhe që do t’ju bëjë të vuani shumë. Në aspektin profesional pritet që të keni rritje në detyrë apo rritje rroge, por jeni të sigurt se kjo punë ju bën vërtet të lumtur? Ata që janë në kërkim të një pune të re, së shpejti do të marrin një telefonatë të rëndësishme dhe të papritur.

Bricjapi:

Tashmë jeni mësuar me ndryshimet në jetën tuaj. Jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë që keni, por kjo nuk mjafton. Duhet të veproni në të mirë të interesit tuaj. Në dashuri do të keni ulje dhe ngritje, por përpiquni të ruani qetësinë dhe përqendrimin, në mënyrë që të arrini ato që dëshironi vërtet. Fati do t’ju ndihmojë në aspektin financiar. Ndokush prej jush mund të fitojë një shumë të mirë parash.

Ujori:

Jo vetëm kjo javë, por i gjithë muaji tetor do të jetë i vështirë për ju. S’ju mbetet veçse të prisni fillimin e muajit tjetër, i cili do të jetë pa dyshim më i mirë. Deri atëherë duhet të bëheni të fortë. Në dashuri do të përballeni me të shkuarën dhe kjo do t’ju lëndojë. Duhet të keni nerva të forta dhe të gjeni kurajën për të thënë gjithçka mendoni. Edhe në aspektin profesional nuk do t’ju ecë fort mbarë. Do t’ju duhet të prisni dhe disa kohë përpara se të gjeni një punë të re.

Peshqit:

Një siklet fizik ju shqetëson tashmë prej disa kohësh. Duhet të shkoni patjetër te një mjek apo te një fizioterapist. Reflektoni për objektivat që do t’i vini vetes dhe për atë që dëshironi në të vërtetë. Në fundjavë një mik do të ketë nevojë për ju. Me siguri që ai nuk do t’ju kërkojë ndihmë, por ju takon ju t’ia jepni. Në punë duket se gjithçka do të shkojë mirë, por një mosmarrëveshje e vogël me një klient mund të prishë raportin që keni me të.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi date 20 Tetor 2020/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Mëngjesi do jetë i qetë sot, mesdita disi më e zhurmshme dhe mbrëmja e kënaqshme. Ju të dashuruarit mund të keni kundërshtime për gjëra të vogla, por asgjë alarmuese. Nëse keni gjëra të paqarta flisni hapur dhe mos mbani gjëra përbrenda. Për ju beqarët ka mundësi që të vijë papritur një dashuri e madhe, e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E gjithë bota do duket me ngjyra tashmë. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do bini pre e ndonjë intrige të kolegëve. Do i përmbushni me përpikmëri të gjitha ato që iu janë kërkuar. Financat nuk do jenë të këqija, por mos i shlyeni sot borxhet. Prisni edhe pak sa të vijë një moment më i mirë.

Demi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do mungojë alegria në jetën tuaj dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Mund të kapeni me disa gjëra të vogla me ata që ju rrethojnë dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e mbrëmjes. Shume gjera kane për të ndryshuar shpejt për ju dhe zemra do ju ndihet edhe më mirë. Në punë sado vështirësi që të keni do i arrini objektivat. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t’i menaxhoni paratë.

Binjakët

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.

Luani

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot do jeni shumë të pasigurt dhe do hezitoni për çdo gjë. Në mbrëmje nervozizmi do rritet edhe më tepër. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme nuk do dini çfarë vendimesh të merrni dhe çfarë rruge të zgjidhni. Kjo ndodh për shkak të pasigurisë dhe debateve që keni pasur së fundmi. Ju beqarët do doni të joshni, por nga ana tjetër kur t’iu afrohet dikush nuk do keni guxim t’ia shprehni ndjenjat apo të bëni ndonjë gjest. Në punë, mjedisi yjor, ka për të sjellë shumë tronditje dhe vështirësi. Kolegët do i keni kundër dhe ata do nxitin shefat t’iu kritikojnë. Për të riorganizuar buxhetin duhet të prisni edhe pak ditë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjerë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë se dje.

Peshorja

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jene financat ato që do kenë përmirësime të mëdha. Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Sipas Dritare.net, në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

Akrepi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot edhe sikur të doni të tregoheni indiferentë ose të mbyllur nuk do mundeni dot. Nëse keni një lidhje do mrekulloheni nga disa gjeste të partnerit dhe nuk do mbani më inat as për ndonjë problem që keni pasur më parë. Pas mesditës do i shtoni dozat e fantazisë si ju ashtu dhe partneri dhe do kaloni çaste fantastike. Ju beqarët nuk e keni marrë ende veten nga një zhgënjim dhe nuk do preferoni të hidhni ndonjë hap pavarësisht mundësive që do iu jepen. Në punë gjeni mundësinë për të folur me shefat për disa ide inovative që do keni sepse keni për të përfituar shumë. Financat do fillojnë të kenë përmirësimet e para.

Shigjetari

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Ju beqarët do jeni akoma më të favorizuar. Do realizoni takimet e ëndrrave dhe nuk do ndiheni bosh si dikur. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Shpenzimet kryejini me llogari dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duket të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Ju beqarët keni për të realizuar takime shumë të veçanta, por më mirë të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse disa histori mund të jenë të ndërlikuara. Në punë duhet të reflektoni shumë gjatë para se të veproni sepse çdo gabim do ju shkatërrojë çdo gjë që keni arritur deri më sot. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.

Peshqit

Horoskopi i datës 20 tetor 2020

Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.

Continue Reading

Aktualitet

Fshini rrudhat e reja dhe te vjetra/ Ky eshte SERUMI BIO qe e pergatisni ne shtepi per 2 minuta

Published

on

Rrudhat jane nje dukuri e pashmangshme e cdo personi.Provoni te perdorni produkte natyrale ne vend operacioneve kirugjikale dhe kremrave te kushtueshem.

Me ane te ketij kremi qe do mund te lexoni ne kete artikull, ju do te largoni rrudhat nga fytyra juaj. Ai eshte i pershtatshem per te gjithe tipat e lekures pasi perberesit e tij jane plotesisht natyrale dhe te sigurt.

Perberesit qe j’u nevojiten jane:

▪ 1 luge vaj bademi apo ulliri

▪ 1 te kuqe te vezes

▪ 1 luge mjalte

▪ 2 luge vazeline

Pergatitja:

Me ndihmen e avullit te ujit zbusni fillimisht vazelinen per disa minuta. Me pas shtoni perberesit e tjere dhe i perzieni derisa te krijohet nje mase homogjene. Pas ketij procesi, kremi juaj eshte gati!

Aplikojeni kremin ne fytyre duke i bere masazh per 30 minuta. Me ndihmen e nje pecete te lagur pastroni fytyren tuaj.
Kremin mund t’a ruani ne frigorifer per perdorim te vazhdueshem.

Continue Reading

Aktualitet

Iku gjysma e muajit Tetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr nje oferte te mire nga jashte vendit

Published

on

Dashi

Këtë javë do të keni mundësinë të jeni në gjendje të krahasoni veten me një person i cili në ditët e ardhshme mund të jetë thelbësor për mbylljen e një marrëveshjeje, prandaj përpiquni ta mbani atë mirë dhe mos e teproni me përballje të hapura! Bëni më të mirën tuaj për të gjetur taktika me të cilat mund të korrigjoni fjalime të caktuara, në mënyrë që të mos krijoni zhgënjim edhe para se të adresoni çështjet më të spikatura!

Demi

Gjithçka këtë javë mund të duket e re për ju! Do të ketë edhe disa lajme reale, por përndryshe gjithçka do të jetë e njëjtë! Jeni ju që keni filluar të mendoni për punën tuaj me një këndvështrim tjetër dhe kjo mund të ketë një kuptim të dyfishtë! Java e ardhshme do të jetë pozitive sepse do të gjeni stimuj të rinj dhe projekte të reja për të realizuar, por edhe negativ, sepse mund t’ju duhet të hiqni kohë nga njerëzit që doni dhe që mbështeten në praninë tuaj!

Binjakët

Në fillim të javës mund të keni pyetje të shumta për të zgjidhur dhe bërë, dhe kjo mund t’ju detyrojë të shtyni projekte të tjera për një datë të mëvonshme. Gjithçka ju duket e mundur tani që nuk e keni filluar akoma!

Gaforrja

Këtë javë do të jeni shumë i zënë me punën tuaj dhe kjo do të jetë një burim krenarie e madhe për ju , por kini kujdes nga konkurrenca që po infiltron mjedisin tuaj!

Luani

Ndoshta këtë javë nuk do të jeni në gjendje të prodhoni aq sa dëshironi, pikërisht sepse do të jetë dikush që do t’ju bllokojë rrugën , si ardhja e një të afërmi ose ndonjë miku të largët.

Virgjëresha

Dikush këtë javë mund t’ju akuzojë se jeni shumë të lidhur me faktorin ekonomik, por ju e dini shumë mirë që mënyrat tuaja janë vetëm pasojë e një periudhe jo të kënaqshme, nga e cila duhet të rikuperoheni!

Peshorja

Këtë javë do të sillni në shtëpi një rezultat të shkëlqyeshëm, i cili do të jetë gjithashtu një kënaqësi e madhe për ju dhe për njerëzit që punojnë për ju ose me ju. Ju do të jeni të vetmit që do të arrini këtë moment historik në një kohë kaq të shkurtër!

Akrepi

Këtë javë do të duhet të shprehni mendimet tuaja, përndryshe dikush mund të marrë vendime që janë në kundërshtim me mënyrën tuaj të të menduarit dhe mbi të gjitha në kundërshtim me projektet që keni kryer deri më tani.

Shigjetari

Ditët e para të javës mund të harrohen, por për gjithçka tjetër, ju do të jeni luftëtarë të shkëlqyeshëm dhe do t’i vërtetoni të gjithëve se forca juaj vlen shumë më tepër se të tjerët!

Bricjapi

Para se të mund të relaksoheni plotësisht për pushimet, do të ketë vendime që duhen marrë shpejt, pa askënd që të vendosë çfarë të bëni! Të gjitha përgjegjësitë që keni marrë janë vetëm tuajat, në të gjitha rastet!

Ujori

Nuk do të kishte kohë më të mirë se kjo për të provuar besimin e të tjerëve, pasi të gjithë po mbështeten tek ju dhe, nëse bien në telashe, të gjithë do të vraponin tek ju për ndihmë!

Peshqit

Këtë javë përpiquni të shmangni grindjet me eprorët tuaj, veçanërisht nëse duhet të bëni ende pushime, pasi ata mund ta mendojnë menjëherë dhe të mos ju bëjnë një ditë të bukur!

Continue Reading

Trending