Connect with us

Aktualitet

Duhet te prisni deri ne daten 18 Tetor/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr nje surpize

Published

on

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Tetori do të jetë një muaj i vështirë në aspektin ekonomik. Duhet të dini të menaxhoni disa shpenzime të mëdha. Tregoni edhe më shumë kujdes nëse keni bërë llogaritë gabim apo nëse një bashkëpunëtor/ortak juaji mban llogaritë për ju. Çaste tensioni në datën 15. Nëse jeni në një marrëdhënie pune që nuk funksionon, do t’i jepni fund. Saturni vazhdon të jetë kundra jush, ja pse zhvillimet më të mëdha për të lindurit e shenjës së Dashit do të ndodhin në vitin 2020. Shmangni problemet ligjore apo ekonomike. Me gjasë, gjatë muajit shtator marrëdhëniet sentimentale janë karakterizuar nga ndërlikime, por në tetor do ta keni më të lehtë t’i kapërceni vështirësitë. Yjet favorizojnë bashkëjetesat dhe martesat, por edhe ndarjet e shumëpritura që vijnë si pasojë e një marrëdhënieje që i duhej dhënë fund prej kohësh.

Nuk do të jenë të shumtë ata që do t’ju japin të drejtë gjatë tetorit. Marsi është kundër jush. Edhe pse do ta ngrini zërin, nuk do të zgjidhni gjë, sidomos në datat 19 dhe 20, që do të karakterizohen nga nervozizmi. Dëshira juaj për t’i çuar gjërat e lëna pezull deri në fund do të shkaktojë konflikte. Takimet me njerëz të rinj janë të favorizuara në fund të muajit. Tetori do të jetë muaj i lodhshëm, pasi Marsi do të ndikojë negativisht deri më datë 19 nëntor, ja pse ju kërkohet të bëni shumë kujdes. Ndonjëherë nxitoni t’i bëni gjërat me vrap, sepse nuk dini të prisni, por kjo mund t’ju hapë telashe. Vetë ndjesia se nuk jeni të lirë dhe kufizoheni nga të tjerët nuk ju pëlqen aspak.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Gjatë muajit tetor duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepërt. Një nga idetë tuaja s’do të pranohet nga të tjerët, por ju prapëseprapë duhet të bëni përpara. Mos harroni se të lindurit në këtë shenjë janë shumë kokëfortë dhe nëse s’keni një bashkëpunëtor apo një mik që t’ju mbështesë, bëhuni gati të përballeni me momente të mëdha tensioni rreth datës 15. Gjatë kësaj periudhe ndieni një dëshirë se duhet të ndryshoni diçka. Një lloj rebelimi i brendshëm do t’ju karakterizojë gjatë gjithë muajit, sidomos në datat 14 dhe 20. Nuk do të keni më aq besim te miqtë tuaj për shkak të disa gjërave që do të thonë dhe që për ju s’janë edhe aq të drejta. Do t’ju nevojitet një ndihmë financiare nga jashtë për të zgjidhur disa probleme të vogla ekonomike. Sa herë që tensionet në punë rriten është e pashmangshme që të mos ndikojnë edhe në jetën tuaj sentimentale. Në dashuri fjalët janë të tepërta për ju, më e rëndësishme është të luftoni për të.

Ata që muajin e kaluar kanë hedhur një hap të rëndësishëm, s’do ta kthejnë më kokën pas, por e ndiejnë se ka diçka që nuk shkon. Edhe çiftet e konsoliduara prej vitesh duhet të bëjnë kujdes, pasi tetori do të vërë në dyshim shumë gjëra të lidhjes. Ata që nuk shkëputen dot nga e shkuara do të ndiejnë shumë frikë dhe s’janë gati për një marrëdhënie të re, e megjithatë është më keq nëse jetoni me pendesa dhe zhgënjime. Nuk ju leverdis që këtë muaj të stërmundoheni në punë, sidomos gjatë mesit të muajit, periudhë që do të sjellë edhe probleme shëndetësore. Bëni kujdes me ushqyerjen, gjë që të lindurit në shenjën e Demit e kanë pikë të dobët. Është normale që të ketë periudha gjatë të cilave ndieni lodhje apo nervozizëm edhe pa ndonjë arsye të fortë. Tetori do të karakterizohet i gjithi nga nervozizmi.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Këtë muaj do t’ju kthehet buzëqeshja, pasi do të keni mundësi të shumta në aspektin profesional. Shumë nga ju kanë qenë të detyruar të luftojnë për rolin që mbajnë sot. Tani ju duket gjithçka më e lehtë. Studentët janë më të favorizuar në këtë periudhë, pasi premton risi dhe mundësi të jashtëzakonshme. Gjatë këtij muaji do të shfrytëzoni cilësitë tuaja më të mira, aftësitë për t’i bindur njerëzit me fjalë, por edhe të përgatisni terrenin për disa situata që janë me rëndësi për të ardhmen tuaj. Ata që kanë bërë një kërkesë, tani do të marrin një përgjigje pozitive. Këtë herë do t’i hidhni hapat pa frikën se do të gaboni. Ata që kanë një aktivitet privat, tani do të fillojnë të korrin më shumë fryte pas një periudhe pushimi. Datat më të favorshme do të jenë 17 dhe 18, ditët kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Marsi do të ketë sërish një aspekt interesat në shenjën tuaj dhe pasioni do të mbizotërojë këtë muaj. Lidhje të reja sentimentale.

Çiftet që i kanë bërë ballë ndikimit negativ të Jupiterit gjatë shtatorit, tani janë më të forta se kurrë. Shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve janë mosbesues në një marrëdhënie, por këtë muaj do të ndihen më të qetë dhe s’do të dyshojnë për tradhti. Ndoshta do të programoni një udhëtim në mes të muajit. Datat më të favorshme edhe për ndjenjat janë 18, 19, 20. Tanimë keni nevojë për gjëra konkrete. Bëni kujdes me çështjet ligjore, sidomos nëse kanë lidhje me prona. Tetori do të jetë një muaj interesant. Sa më shumë afron fundviti, aq më mirë do të shkojnë gjërat. Pika e dobët për ju janë ftohjet dhe alergjitë. Ankthi do të shkaktojë probleme me natyrë psikopatike, të cilat duhen trajtuar me shumë kujdes. Rreth datës 24 duhet të bëni pak pushim dhe të kujdeseni për veten.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Ditët e para të muajit do të karakterizohen nga tensioni, por gjërat do të përmirësohen pas datës 8. Jeni të shumtë ju që kërkoni më tepër, sidomos ata që kanë qenë pjesë e një programi të vështirë në punë. Një situatë e ndërlikuar me bashkëpunëtorët dhe ortakët do t’ju shtojë dëshirën për të punuar diku tjetër. Megjithatë, në tetor gjërat do të jenë më të ekuilibruara, por brenda jush mbetet ajo frika se mos gaboni nëse ndryshoni vend pune. Mos fajësoni më kot të tjerët nëse diçka shkon keq. Nervozizmi do të shtohet, sidomos kur të kuptoni se jeni ju fajtorët pse gjërat nuk po ndryshojnë. Probleme financiare për ata që kanë një aktivitet privat. Viti 2020 do të jetë më i suksesshëm. Gjatë tetorit do të keni më shumë kohë për ndjenjat. Mundësi shumë interesante gjatë datës 8. Përmirësime të dukshme në jetën në çift, sidomos për ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha. Nëse ia vlen ende barra qiranë, do t’i jepni një mundësi të dytë një personi që ju ka zhgënjyer. Ndoshta këtë muaj do të planifikoni një martesë apo një bashkëjetesë.

Muaji maj i vitit të ardhshëm është më i favorizuari për të tilla gjëra. Edhe ata që janë ndarë, do ta gjejnë rrugën e duhur, edhe pse me hapa të ngadaltë. Sigurisht që s’është e lehtë ta marrësh veten nga zhgënjimet, por mund t’ia dilni. Kujdes nga debatet në familje për çështje që lidhen me pronat. Këtë muaj, yjet ju mbrojnë shumë në aspektin fizik. Falë Mërkurit, Venusit dhe Uranit që kanë një ndikim fantastik, ditët e fundit të muajit do të jenë shumë të mira. Probleme të vogla me stomakun. Ju e dini që jeni shumë emotivë dhe kjo është pika juaj e dobët dhe e fortë njëherazi.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Vazhdon ndikimi pozitiv në shenjën tuaj. Jeni të përfshirë në gjithçka që ju intrigon apo që ju dhuron kënaqësi. Detyra të reja për ju. Jeni shumë të kërkuar, sidomos ata që në aspektin profesional kanë si përparësi komunikimin në publik. Do të shndërroheni në një pikë referimi për bashkëpunëtorët tuaj apo për kompaninë ku punoni, pasi ju bëni përpara përpos pengesave të shumta. Kjo do të thotë se luftoni pa pushim. E meqë po flasim për luftë, përgatituni për një betejë të fortë gjatë tetorit. Tetori është një muaj shumë konkurrues. Bëni kujdes nga rivalët. Disa kritika të parëndësishme do t’ju bezdisin, por do të dini t’i kaloni. Do të shpenzoni më shumë për familjen. Bëni blerjet e duhura. Fundi i muajit do të jetë më i favorshëm në aspektin financiar.

Tetori s’është muaji i duhur për ta tepruar. Në fushën e ndjenjave do të ndiheni disi të bllokuar. Kush nga ju është i pavendosur mes dy historive, do ta ketë të vështirë ta kalojë këtë krizë. Për të tjerët, tetori do të jetë interesat. Do të planifikoni një shpërngulje apo një transferim diku tjetër. Problemet e punës ndikojnë shumë në jetën tuaj sentimentale. E kur yjet janë të tilla, shmangni tradhtitë, xhelozitë apo ato debatet që çojnë drejt fundit të marrëdhënies, sidomos gjatë pjesës së dytë të muajit. Merrini gjërat më shtruar. Gjatë tetorit parashikohet që të keni probleme të vogla edhe në aspektin shëndetësor. Lodhja do të ndihet, sidomos nëse keni pranuar një detyrë të re apo nëse debatet në familje janë diçka e zakonshme. Kujdes në datat 28 dhe 31. Mund të bëni ndonjë gabim të pandreqshëm nëse s’i peshoni mirë gjërat.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Nëse deri tani s’keni marrë përgjigje pozitive në aspektin profesional, të jeni të sigurt se deri në fund të vitit gjithçka do të zgjidhet. Janë të favorizuar ata që merren me studime. Shumë shpesh jeni ju fajtorët për problemet në jetën tuaj, pasi përpiqeni të analizoni gjithçka me detaje, a thua se është duke ndodhur diçka fatale. Tre muajt e fundit të vitit janë një lloj faze përgatitore për gjërat interesante që do të ndodhin në vitin 2020. Nëse bëni punën që ju pëlqen, pa dyshim që edhe rezultatet do të jenë të kënaqshme. Periudha nga data 8 deri më datë 23 do të jetë plot risi. Viti nuk ka nisur mbarë për ju në aspektin financiar dhe me problemet ligjore. Tani po i afroheni një periudhe më të qëndrueshme. Mos e nënvlerësoni kurrë fushën e ndjenjave, sidomos nëse sapo jeni lidhur me dikë. Edhe çiftet që e kanë nisur vitin në mënyrë konfuze, tani do të gjejnë paqen që u mungonte.

Është momenti i duhur për ata që duan të bëhen me fëmijë, sepse me afrimin e dhjetorit, të gjithë planetët janë aktivë. Shumë nga ju refuzojnë të bien në dashuri, ndaj ju këshilloj t’i jepni një mundësi vetes. Mos prisni që personi i duhur t’ju trokasë në derë. Është më e lehtë ta kërkoni dhe pikërisht këtë duhet të bëni nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse në krah keni një person të papjekur, mund t’i thoni “mjaft” dhe të mos vuani më. Nëse pranvera ka qenë e shoqëruar nga tensione, tani gjërat do të shkojnë më mirë. Mërkuri dhe Venusi ju favorizojnë rreth datës 15. Mund të nisni kura të veçanta që do të kenë shumë sukses. Kujdes në datat 3 dhe 4 nëse kryeni punë të rrezikshme.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Dielli do të kalojë tranzit në shenjën tuaj, i shoqëruar edhe nga Marsi më datë 4. Çështjet me karakter profesional do të jenë të vështira, ja pse u duhet dhënë një zgjidhje sa më shpejt. Në dhjetor i duhet dhënë fund gjithçkaje që nuk funksionon. Kujdes nëse nisni projekte të reja që mund të rezultojnë një katastrofë, sidomos kur bëhet fjalë për investime. Kohët e fundit jeni bërë shumë mosbesues ndaj personave që ju rrethojnë, sidomos në ambientin e punës. Për shkak të problemeve në punë, nuk do të ndiheni mirë as fizikisht ose do të vuani së brendshmi. Sa herë që e kuptoni se ju kap melankolia, përpiquni të udhëtoni. Ndonjëherë, kur shkoni në vende të reja, mund të gjeni edhe zgjidhje që s’ju kishin shkuar ndër mend. Nëse ndonjë nga ju ka qenë duke pritur një rimbursim, ai do të vijë. Ajo që ju shqetëson pa masë është e ardhmja. Brenda disa muajsh duhet të sqaroni gjithçka që keni lënë pezull.

Nëse jeni të ndarë mes dy historish, duhet t’i qartësoni gjërat medoemos. Marrëdhëniet e krijuara gjatë gushtit do të jenë shumë të forta. Edhe nëse s’shkoni mirë me partnerët përkatës, mos kini frikë të thoni fjalën tuaj. Duhet ta kuptoni kur partneri/ja nuk ndihet mirë pasi jeni larguar për arsye pune. Keni shumë nevojë që në krah të keni një person të fortë që t’ju mbështesë për të kaluar çdo krizë e për t’ju dhënë një këshillë të mirë. Saturni nuk ju mbështet aspak, duke ju bërë pesimistë. Familjarët tuaj s’do të pranojë një zgjedhje të bërë së fundmi nga ju. Kujdes nga polemikat në familje, sidomos gjatë të dielave të tetorit. Po ashtu edhe fizikisht do të ndiheni të lodhur, ndaj pushoni paksa. Saturni ju bën nervoz si fizikisht, edhe shpirtërisht. Për të jetuar më të qetë, duhet të bëni të gjitha vizitat dhe terapitë. Ky fundvit s’do të jetë aspak i lehtë.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Përvishni mëngët dhe bëhuni gati për punë, pasi Venusi nis një kalim shumë të bukur në shenjën tuaj në datën 8. Po ashtu edhe Mërkuri do të jetë në favorin tuaj. Tetori do të jetë një muaj rilindjeje. Muajt e kaluar keni shpenzuar shumë, por këtë muaj do ta mbushni portofolin. Detyra të reja në punë, përgjegjësi që do të sjellin fitime. Pasi keni kaluar një krizë financiare prej disa muajsh, dëshira juaj për të ndryshuar ka qenë e madhe. Tani do të përballoni me sukses edhe ndryshimet më të vështira. Kush nga ju ka shitur një pronë apo një aktivitet ndihet më i kënaqur. Të gjitha çështjet ligjore janë të favorizuara në këtë periudhë. Sigurisht, mos pretendoni shumë duke dëshiruar gjëra të pamundura. Sukseset personale janë të garantuara. Këto javë do të jenë të mbushura me gjëra interesante edhe në fushën e ndjenjave. Falë Venusit dhe Mërkurit, pasioni do të shtohet dhe çiftet që kanë debatuar, sidomos në gusht, tani janë më të qeta. Kush nga ju është ndarë gjatë verës, vjeshta do t’i sjellë lajme të mira, madje do të merrni vendime që do t’ju ndryshojnë jetën. Një telefonatë do t’ju ngrohë zemrën rreth datës 21.

Bëni mirë të mos i shmangni emocionet dhe të jeni të hapur ndaj mundësive. Mos mendoni më për të kaluarën. Familja do të jetë protagoniste këtë muaj dhe për ata që duan të blejnë një shtëpi, tani është çasti i duhur. Këta muajt e fundit gjithçka ka ndryshuar në jetën tuaj për shkak të ndikimit të Uranit. Kjo periudhë e ndryshimeve të mëdha ju ka lodhur edhe paksa fizikisht, megjithatë tetori do të jetë muaji i kapërcimit të problemeve shëndetësore. Mos u lodhni me mendime të kota dhe shikojeni të ardhmen të mbushur plot me mundësi të reja.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ky muaj do të nisë me energji të mëdha, sidomos për ata që kanë nisur një punë të re. Gjatë vitit 2020 do të vini në provë përvojën tuaj. Ky muaj do të jetë më i qetë në aspektin profesional krahasuar me muajt e kaluar. Nëse keni nisur projekte të reja, tanimë gjërat janë në vijë. Mos hezitoni të flisni me persona që përfaqësojnë një element force në të ardhmen tuaj. Data 14 do të jetë shumë interesante. Të rinjtë janë shumë të favorizuar, sidomos ata që sapo janë diplomuar. Udhëtimet po ashtu janë të favorizuara, sepse sa herë që ndiheni të bllokuar, ju e kërkoni diku tjetër zgjidhjen. Një telefonatë e rëndësishme në datën 22. Çlirojeni zemrën, sidomos nëse kohët e fundit ju pëlqen dikush. Venusi qëndron neutral, jo si gjatë verës që ju ndihmoi shumë.

Çiftet e konsoliduara do të kenë më shumë kohë të flasin për të ardhmen dhe për projekte të përbashkëta me partnerët. Kush nga ju kalon në vetëmbrojtje në një lidhje, do të dalë i humbur. Pasioni dhe erotizmi do të jenë protagonistë për çiftet e martuara. Edhe ata më të përmbajturit do t’i dorëzohen pasionit. Muajt e fundit të 2019-ës do të jenë të mbarë, sidomos me mbështetjen e Marsit. Tani e dini mirë se cila është arsyeja e problemeve tuaja shëndetësore dhe duhet ta luftoni. Fundi i tetorit do të jetë edhe më i mirë.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Gjatë tetorit do të ndiheni të lodhur, hera-herës edhe të mërzitur nëse shikoni se diçka nuk shkon në drejtimin e duhur, por janë thjesht emocione kalimtare. Nëse keni bërë një kërkesë të rëndësishme për ju, brenda datës 23 do të merrni një përgjigje. Ky do të jetë një muaj i ngarkuar, plot nervozizëm dhe produktiv. Studentët që kanë provime janë shumë të favorizuar. Datat më të rëndësishme do të jenë 10, 11, 15 dhe 16. Keni dhuntinë për të bindur personat që ju rrinë afër. Edhe e hëna e datës 28 do të jetë e favorshme. Tetori do të jetë një muaj i shënjuar nga momente me energji të mëdha që do të sjellin suksesin tuaj. Një muaj i rëndësishëm për çiftet që duan të hedhin hapin e rëndësishëm drejt martesës. Vjeshta do të jetë e mbarë. Yjet janë të favorshëm edhe për ata që s’duan të jenë më të vetmuar. Të lindurit në shenjën tuaj ia dalin fare mirë edhe vetëm pasi ndahen.

Të mësuar me këtë vetmi arrini në përfundimin se e gjeni lumturinë vetëm të vetmuar. Bëni mirë të mos merrni masa kaq ekstreme, sidomos tani që mundësitë janë të mëdha. Muaji do të jetë i mbushur me emocione. Në jetën tuaj do të rikthehet një person që i përket së shkuarës, por jeni ju që vendosni nëse ju intereson. Lidhjet janë të favorizuara pas datës 23. Keni nevojë të rrini pak për hesapin tuaj. Të jetoni në izolim duke u menduar ju bën mirë, por janë fundjavat që jua bëjnë më të vështirë jetën. Megjithatë, sa më shumë i afrohemi fundvitit, aq më të favorizuara janë terapitë.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Bëni shumë kujdes me kontratat e reja që do të firmosni. Një miqësi mund të prishet për shkak të pakënaqësive që mund të lindin në aspektin profesional. Tetori është muaji i mundësive fitimtare. Qëllimi i astrologjisë është parashikimi i periudhave të favorshme, ndaj nëse keni një propozim interesant, tregohuni guximtarë dhe shfrytëzoni javën e parë të muajit. Në fund të muajit do të keni një ide të bukur. Disa shpenzime të paparashikuara. Jeta në çift nuk është edhe aq e favorizuar gjatë tetorit. Kjo s’do të thotë se do të karakterizohet nga ndarjet apo probleme të pazgjidhshme, por me gjasë puna do të jetë protagoniste në jetën tuaj këtë muaj. Shumë nga çiftet s’do të kenë kohë për njëri-tjetrin. Vëmendje do t’i kushtoni edhe një familjari apo një të afërmi që ka një problem shëndetësor.

Historitë e dashurisë që lindin në tetor nuk do të jenë të besueshme. Nëse një person ju bezdis dhe bëhet i padurueshëm, pas datës 15 do ta çoni në djall. Ndoshta do të pendoheni për disa vendime të marra nxitimthi dhe që keni ngritur zërin më shumë se ç’duhej. Tetori do të shoqërohet edhe nga probleme të vogla shëndetësore, ndaj bëni mirë të shkoni sa më parë për vizitë te mjeku. Lodhja do të ndihet shumë, sidomos gjatë mesit të muajit. Pika juaj e dobët janë gjymtyrët dhe sytë.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Betejat e mëdha që jeni detyruar të luftoni gjatë muajve të fundit, tanimë po marrin fund. Nëse keni punuar fort, fundi i 2019 do të jetë i suksesshëm. Shumë nga ju kanë hequr dorë nga bashkëpunëtorë të padobishëm, tani jeni ju protagonisti absolut. Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 23. Në horizont duken fitore të vogla, por të rëndësishme. Ju ftoj të gjithëve të gjeni ekuilibrin dhe të planifikoni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Ndryshimet janë të favorizuara. Dashuria kthehet sërish në një pikë referimi në jetën tuaj, sidomos pas datës 8, kur takimet me persona të rinj janë të favorizuara.

Dashuri të vjetra do të rikthehen. Çiftet që kanë kaluar një krizë të fortë, bëjnë mirë t’i qartësojnë gjërat e të mos jetojnë me ankth. Marrëdhëniet familjare do të jenë të mrekullueshme, sidomos gjatë fundvitit. Të vetmuarit do të kthehen sërish në lojë. Yjet janë bindës pas datës 20 dhe ju do të jepni një premtim të bukur. Është normale që edhe forma juaj fizike të përmirësohet, sidomos për ata që kanë nisur aktivitete sportive. Edhe ata që kanë kaluar një problem serioz, tani do ta marrin veten. Vetëm puna është ajo që ju nervozon. Për të arritur mirëqenien tuaj të brendshme, zbuloni çfarë ju shqetëson dhe kurohuni.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending