Connect with us

Aktualitet

Do te ndryshoni punen dhe vendin ku jetoni/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK DT 10 DHE 11 TETOR 2020

SENTIMENALIZEM NE NGRITJE

E Shtune dhe e Djele dhe Aferdita ne Virgjeresh lidhet harmonikisht me Uranin ne Dem

Ne shenja toke tregon nje rigjenerim praktik te anes sentimentale

Ikona e vetes sone do ndryshoj rigjenerohet por edhe shqtesohet Cfarre kemi planifikur ndryshon krejtesisht
Rutin ngjan me nje kurth dhe kushtet e reja e ndryshojne

Do ndjejme kenaqesi praktike ne ceshtjet materiale

Bota fizike dhe materialja kane kufij te percaktuar dhe kushtezime dhe ne do ndjejme nevojen qe ti shp erthejme pengesat

Ne jeten personale do kerkojme marredhenie thelbesore dhe te verteta Shume shpejt do dalim nga veza e arte dhe do shikojme realitetin me kembe ne toke

Dashi

Kjo fundjave do ju afroj emeocionalisht dhe erotikisht me nje person qe ju lidh puna por edhe perditshmeria Nje fitore e perbashket do ju lidhi me shume

Demi

Do arrini te beni nje ndryshim ne jeten personale apo do merrni nje vendim qe do ju coj drejt nje personi qe ju do konkretisht pa fjale te medha por me vepra

Binjaket

Nje ndryshim cilesor ne psikologjine tuaj do sjelle ide dhe ndryshime te rendesishme ne manaxhimin e familjes dhe biznesit Nje investim ka mundesi te shkoj mire

Gaforrja

Do merrni nje hov kete fundjave ne jeten personale por qe duhet te shoqerohet nga nje ndryshim i madh qe mund te jete ndryshim partneri apo menyre jetese

Luani

Jeta do ju diktoj kete fundjave nje plan qe ka thurrur per ju ne lidhje me punen dhe karrieren Mund te planifikohet nje ndryshim ne punen dhe vendin ku jetoni

Virgjeresha

Aferdita ne shenjen tuaj do tju rikthej vemendjen ne nje projekt qe ka te beje me jashte vendit apo ne afrimin sentimental me dike qe jeton large

Peshorja

Nje lidhje pasionante deri tani e fshehte dhe e padeklaruar nga ju tashme do arrij te marri forme dhe emer dhe do shpallet si lidhja juaj me e mire

Akrepi

Ndryshimi i kushteve ne bashkepunime apo ne kerkese oferte do beje qe ju te dilni me te vendosur qarte ne kerkesat dhe ne pozicionet tuaja

Shigjetari

Do merrni nje adhurim ne lidhje me punen dhe karrieren te cilin duhet ta shoqeroni me nje ndryshim ne jeten tuaj apo ne zakonet e rendomta te perditeshmerise

Bricjapi

Do keni nje fundjave romantike dhe praktike duke arritur te kuptoni se ndryshimet e mira nuk jane gabim dhe e papritura ne jeten personale do ju beje te kenaqur

Ujori

Familja dhe shtepia do kerkoj me shume kujdesin tuaj duke bere ndryshime te cilat sjellin energji te re ne marredhenie me te afermit dhe te dashurit Nje njohej ne pune do behet familja juaj

Peshqit

Perballja me realitetin do jete pak e veshtire per ju pasi do keni gjithcka qe doni perreth por nuk do ta shikoni qarte dhe nuk do mundesni ta beni tuajen

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do te keni nje dite te mbushur me kerkesa/ Ky eshte horoskopi i dates 22 Tetor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Dite e mbushur me shumë vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja sidomos për planin familjar. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një ambient të turbullt e të mbushur me debate të njëpasnjëshme. Po nuk u treguat të kujdesshëm dhe herë pas here diplomatë situata do vijë gjithmonë duke u përkeqësuar më shumë. Ju beqarët do takoni një person që do ju dojë me të vërtetë shumë që në fillim, por do jeni në dyshim dhe të pabindur për të hedhur hapa., Në punë do keni konflikte edhe me kolegët e rinj çka do ju bëjë të merrni kritika dhe ulje në pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdoje të jetë i trazuar.

Demi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje mund të mërziteni shumë në disa momente. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim sepse sa më shumë të qëndroni në heshtje aq më keq për ju. Nëse jeni ende beqarë do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë mundohuni të mos harxhoni gjithë energjitë për diçka që nuk ka për të dhënë ndonjë rezultat kushedi. Sipas Dritare.net, për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment. Nuk do jetë nevoja as të kufizoheni shumë me shpenzimet.

Binjakët

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Shpeshherë do ju mungojë delikatesa sot dhe mund t’i mërzitni ata që keni pranë, por do reflektoni shpejt. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur ashtu si doni ju. Në punë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse ai nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Sido që t’iu vijnë gjërat jini krenarë për veten dhe mos u ndalni. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike.

Gaforrja

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Do keni më shumë besim tek vetja sot dhe përgjegjshmëria nuk do ju mungojë asnjë moment. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jete përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inate njëri- tjetrit. Ju beqarët do jeni sharmante dhe joshës. Të shumtë do jenë personat që do iu ngacmojnë, por asnjëri nuk do jetë i përshtatshëm plotësisht. Në punë do gëzoheni kur t’iu propozohet të punoni me një koleg dhe nuk do mërziteni edhe sikur të debatoni me të. Në fund të fundit gjërat e mëdha arrihen duke shkëmbyer ide e mendime. Financat më në fund do ekuilibrohen dhe nuk do keni probleme.

Luani

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Çdo gjë që keni kërkuar deri më sot do mund t’iu plotësohet gjatë kësaj dite. Jeta juaj sentimentale do shkojë më së miri. Do i lini pas të gjitha debatet dhe konfliktet që keni pasur me partnerin dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët do jeni të mbyllur në vetvete dhe nuk do doni të dilni e të argëtohen me miq. Dijeni se ne këtë mënyrë nuk keni për ta gjetur kurrë atë që kërkoni. Në punë do jeni tej mase të ngarkuar, por ama përqendrimin do e keni maksimal. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Për sa iu përket financave ato do jenë më të qëndrueshme se me parë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Jo çdo gjë do jetë e bukur gjatë kësaj dite, por ju do dini si të kaloni pa shumë mund çdo pengesë e të papritur. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që mëngjesi të ketë disa debate të vogla, por që do ju ndihmojnë të qartësoheni më tepër. Partneri do e kuptojë më mirë situatën dhe nuk do ju bëjë më vetëm ju përgjegjës të problemeve. Ju beqarët do keni frikë të pranojnë ftesat dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Në punë, nëse keni në dorë një projekt që ju pëlqen vërtet, mos u ndalni së bëri atë që mendoni. Nëse jeni në kërkim të një punë të re do ju shfaqen mundësi interesante. Buxheti do fillojë të kenë tronditje për shkak të shpenzimeve të festave.

Peshorja

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Çfarëdo që të ndodhë sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do shmangni çdo situatë të sikletshme. Nëse jeni në një lidhje ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij në momente inati nuk do e merrni për keq. Marrëdhënia mes jush do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Sipas Dritare.net, në punë gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar, por ju sërish nuk do e lëshoni veten. Të gjithë kalojnë vështirësi dhe ata që kalojnë sprova bëhen më të fortë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.

Akrepi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Marsi dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj më të mirë sot. Do flisni me takt dhe nuk do keni aspak probleme. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të zakonshme dhe goxha më të qëndrueshme. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Nëse jeni beqarë dhe doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë. Nëse nga ana tjetër preferojnë aventurat kalimtare do jeni me shumë fat për të realizuar ëndrrat. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë dashakeqë që do mundohen t’ua prishin planet. Shmangni edhe disa propozime të dyshimta që mund t’iu bëhen. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.

Shigjetari

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Për shkak të ndikimit disi negativ të Diellit dhe Neptunit sot do e keni të vështirë ta mbani gojën dhe mund të thoni gjëra të gabuara. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë plotësisht e qëndrueshme kjo e sotmja. Meqë të dy i dini mirë dëshirat e njëri-tjetrit duhet të mundoheni më tepër për t’ia plotësuar qejfet partnerit reciprok. Ju beqarët do i kushtoni më tepër rëndësi shoqërisë dhe nuk do mendoni si e si të krijoni një lidhje. Në punë, për sfidë ndaj kolegëve ose për inat, do bëni më shumë përpjekje dhe mund të lëndoni veten vetëm për të arritur sa më lart. Vendosmëria do jetë tipari kryesor. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Vetëm në këtë mënyrë nuk do keni probleme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do shmangni asnjë përgjegjësi dhe do ndiheni më të gatshëm t’iu përgjigjeni pyetjeve të personave me të cilët ndani interesa të përbashkëta. Ju të dashuruarit do jeni në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin tuaj. Emocionet do shumëfishohen dhe do ndiheni më mirë se asnjëherë. Ju beqarët do ndikoheni mjaft nga Urani dhe do e gjeni një person që do iu përshtatet më tepër. Në punë do kaloni edhe momente të mërzitshme, por në tërësi gjërat do ju ecin mirë. Në planin financiar do kryeni investime të rëndësishme të cilat do e përmirësojnë ndjeshëm buxhetin tuaj.

Ujori

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Do jeni shumë më të organizuar gjatë kësaj dite dhe komunikimi i mirë do ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Nëse keni një lidhje do jeni më të qartë për atë që doni dhe do bëni disa ndryshime. Kujdes mos e lëndoni partnerin pa dashje. Nëse e mendoni të arsyeshme merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët do keni shije te çuditshme, por do e gjeni personin që keni ëndërruar. Në punë dita e sotme do jetë një fillim i ri me plot objektiva dhe angazhime. Në planin financiar do keni goxha vështirësi, kështu që bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Horoskopi i datës 22 tetor 2020

Me ndihmën e Mërkurit dhe Jupiterit sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe më impresionues. Do dini si t’i kaloni edhe situatat më delikate. Atmosfera në çift do fillojë të ngrohet dhe komunikimi ndërmjet jush dhe partnerit do jetë më i mirë. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Për ju beqaret nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Bëni akoma më tepër durim nëse doni të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë mirë është t’i bëni llogaritë mirë sepse ndonjëherë dy herë dy nuk bëjnë katër. Mos kini as besim absolut tek kolegët. Për të përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave të fatit.

Continue Reading

Aktualitet

Do ju hapen portat e fatit te mire/ Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron keto 3 shenja horoskopi

Published

on

DEMI DITOR

Të përgjithshmet

Dita e sotme duket të jetë më e këndshme për ju në krahasim me të kaluarat, vecanërisht nëse keni lindur në dhjetditëshin e parë ku përjetoni ndryshime për shkak të Uranit dhe Merkurit të kundërt. Njëkohësisht, mezi prisni të ndiheni përsëri të lirë, por e sigurta është se do t’ju jepen arsyje të buzëqeshni, akoma dhe në vështirësi.

Dashuria

Një ditë mjaft ndihmuese për të shprehur gjithcka që mendoni tek personi që ju intereson.Pavarsisht kësaj, jeni akoma në një periudhë të rënduar për lidhjet tuaja ndërpersonale dhe ftoheni të tregoheni të përmbajtur dhe të duruar.

Karriera dhe financat

Në vija të përgjithshme klima është e këndshme, por pa munguar dhe presionet nga më të lartit tuaj. Paralelisht, familjarët do t’ju ndihmojnë ekonomikisht.

GAFORRJA DITOR

Të përgjithshmet

Hëna përballëjush ju bën të mendoni në përgjithësi rolin që luajnë të tjerët në jetën tuaj. Por paralelisht luhen lojra pushteti në lidhjet tuaja me të tjerët se kush përfundimisht e ka fjalën e fundit. Madje, kontrasti i Merkurit të kundërt me Uranin ka mundësi të sjellë disa kundërshtime dhe fjalë zemërimi…

Dashuria

Një ditë favorizuese për cështjet tuaja personale. Por paralelisht, do duhet dhe ju të dispononi kohë për të dëgjuar ato që duan të tjerët të ndajnë me ju. Fundja, në c’do rast, mos hëzitoni të kapni mundësitë që do t’ju prezantohen sot.

Karriera dhe financat

Financat vazhdojnë të favorizohen, duke respektuar rrethanat analoge, mjafton të mos bëhet kjo shkak për shpenzime të tepruara.Gjithashtu, kini kujdes debatet e papritura me kolegë.

LUANI DITOR

Të përgjithshmet

Eshtë një ditë e mirë për të sistemuar cështjet e lëna pezull dhe detyrimet e përditshmërisë, kështu që mund të tregoni talentet tuaja, nëpërmjet përpjekjeve që bëni, duke vënë në një rregull sirtaret e shtëpisë por edhe të mëndjes.

Dashuria

Përpiqeni të ruani balancat, ndërkohë akoma dhe nëpërmjet vështirësive, gjeni arsyje për të buzëqeshur, dicka që e përcillni dhe tek personat që ju rrethojnë. Por në përgjithësi, kërkesat e partnerit tuaj, janë të shumta, fundja, shokët do jenë ata që do t’ju mbështesin!

Karriera dhe financat

Ditë pozitive për karrierën tuaj, por edhe për rrugëtimin e detyrimeve në punën, për shkak të rrethanave analoge.Brenda periudhën së ardhshme madje, do të keni një zhvillim shumë pozitiv profesional.Paralelisht, ndonjë person i fuqishëm ka mundësi t’ju ndihmojë ekonomikisht.

Continue Reading

Aktualitet

Tea do e puthte për inat të Shqipes, habit reagimi i Andit: Nuk do ndodhte kurrë

Published

on

Disa puntata më parë të “Përputhen”, teksa debatonin, Tea tha me zë të ulët, se do të dëshironte të puthte Andin për inat të Shqipes. Kjo deklaratë është dëgjuar nga publiku i gjerë dhe puntatën e sotme u diskutua në studio.

Tea e pranoi se e ka thënë këtë dhe u shpreh se do e bënte për inat të Shqipes dhe jo se ndiente ndonjë gjë për Andin.

Andi nuk e priti aspak mirë këtë deklaratë dhe u shpreh se do ta refuzonte puthjen e Teas.

Tea: Thash ashtu për të provuar Shqipen se ishte origjinal takimi. Kështu ishte, nuk është se po vdisja të puthja Andin, se po të doja do e puthja në takim. Publiku më tha pse nuk e puthe.

Andi: Nuk e besoj që Tea do e bënte, edhe unë nuk e di sa do ta lejoja ta bënte një gjë të tillë. Nëse do të ndodhte ndonjë gjë do të ndodhte në takim.

Arjan Konomi i drejtohet Teas: Ti si do ndiheshe (nëse Andi do të puthte)?

Tea: Unë jo mirë.

Bora Zemani i drejtohet Shqipes: Ti do ta bëje një takim me Andin pas kësaj?

Shqipja: Ata mund të putheshin dhe me ndjenjë, edhe në qoftë se njeriu edhe ndryshon.

Andi: Si mund ta pranoja unë që ajo thotë do e puth për inat të Shqipes, me mua jo nuk ndodh. Nuk është kjo tema e kësaj. E kam tek pjesa e kësaj që do sqarohej për pjesën e puthjes. Nëse do të afroheshe me ndjenjë, unë pak a shumë e njoh, nuk e di si do ta bëja. Por siç e the për inat, kurrë në botë edhe sikur Kim Kardashian të vinte.

Continue Reading

Trending