Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 9 Tetor i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Gjatë kësaj dite duhet të ndryshoni patjetër sjelljen për të shmangur sa më shumë problemet. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shprehni çdo gjë që mendoni pa dorashka madje bëni edhe ndonjë kritikë pa pasur frik se mos lindin probleme. Po e dëgjuat tjetrin dhe po e mbështetët ai do iu ofrojë botën. Ju beqarët do jeni inteligjentë dhe do e dini mirë se cilin person të joshni për të pasur një të ardhme të ndritur. Në punë do dini gjithmonë si të veproni dhe si të mbroni interesat tuaja. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe menaxhimin do e bëni me seriozitet të madh.

Demi

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Do jeni si në ajër sot dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Nëse keni një lidhje do e lini pas dore partnerin dhe ai pak nga pak do filloj t’iu largohet. Reflektoni sa më parë dhe po mundët merrni masa sepse do i bini kokës më pas. Nëse jeni beqarët miqtë do ju krijojnë mundësitë për të takuar një peron me vlera dhe ju do i bini të mirës me këmbë. Në punë do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj gjërat do ju ecin mirë. Po bërë edhe pak më shumë përpjekje do arrini akoma më lart. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni mbështetje të madhe nga një anëtar familjeje ose nga një mik i afërt.

Binjakët

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin. Përkujdesi ndaj njëri-tjetrit do mungojë. Nëse jeni beqarë mirë është të merrni situatën në dorë dhe të joshni personat e duhur. Mundësitë sot do jenë të mira, por duhet të dini të përfitoni. Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë nuk duhet ende të shpenzoni shumë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Marsi do e bëjë më interesante jetën tuaj sot. Do ndërmerrni iniciativa dhe do jeni shumë më të logjikshëm nga më parë. Nëse keni një lidhje, jo vetëm që nuk do keni probleme e debate, por do ndiheni edhe gati për të hedhur hapa më tej. Pasditen dhe mbrëmjen do ja kushtoni posaçërisht atij që keni në krah. Ju beqarët do e keni dhunti joshjen dhe do e keni më të lehtë të afroheni me dikë që pëlqeni. Në punë bëni një bilanc të situatës dhe më pas hidhni hapa. Nëse kërkoni pista të reja keni për t’i gjetur dhe do arrini sukses të garantuar. Ekonomi nuk do arrini të bëni dot sepse do e keni të nevojshme të kryeni disa shpenzime më tepër.

Luani

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Sot nuk do ju mundojë për asnjë moment dinamizmi dhe jeta profesionale do jetë më e privilegjuara nga të gjitha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do krijoni asnjëherë situata të pakëndshme. Monotoninë dhe rutinën do e mbani gjithë kohës larg marrëdhënies që keni krijuar. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme dhe mund të nxitoni të hidheni në krahët e dikujt pa e njohur mirë. Në punë çdo gjë do marrë një tjetër kuptim. Do hidhni hapat e duhura kurdoherë dhe të gjithë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do guxoni shumë, do rrezikoni, por do ja dilni mbanë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.

Peshorja

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe për të mos pasur debate mund të pranoni edhe disa gjëra që as që i mendonit të mundura njëherë e një kohë. Pavarësia e njëri-tjetrit nuk do preket për asnjë moment. Ju beqarët do jeni indiferentë dhe nuk do ndiheni gati për ta hapur zemrën. Sipas Dritare.net, në punë ka ardhur koha të fluturoni me krahët tuaja dhe të mos vareni më nga kolegët. Do i kushtoni rëndësi edhe disa projekteve të lëna pas dorë dikur. Me financat do jeni shumë më të matur dhe nuk do keni probleme serioze.

Akrepi

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Sot nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buzëqeshja dhe gëzimi do rikthehen si sikur. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë më të lehtë nga më parë dhe do flisni më lirshëm për gjithçka. Në mbrëmje mund të vendosni edhe të bëni ndonjë udhëtim ose do merrni disa vendime. Ju beqarët do e harroni njëherë e mirë një lidhje të hershme nga e cila keni vuajtur dhe do filloni ta përgatisni veten për ndonjë takim të ri. Në punë do mbështeteni fort tek kolegët e besuar dhe do arrini të përmbyllni me sukses një projekt ambicioz. Me shpenzimet do jeni më të logjikshëm dhe gjendja e financave do mbetet nën kontroll.

Shigjetari

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Venusi dhe Mërkuri do iu japin shkëlqim syve tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa shumë persona do duan t’iu kenë pranë. Jeta do ju buzëqeshë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente vërtet fantastike dhe do ju duket sikur gjithçka do jetë magjike. Zgjidhuni sepse në fakt çdo gjë do jetë realitet. Ju beqarët duhet të bëni pak durim deri në mbrëmje sepse atëherë keni për të marrë propozime. Në punë gjerat do ju ecin mirë, por për t’u perfeksionuar do mendoni të bëni një trajnim të ri. Buxheti do jetë në një gjendje të shkëlqyer.

Bricjapi

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës, por gjithsesi do ndiheni të pasigurt dhe mund të hezitoni. Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më ë madhe të shkaktuara nga disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Merrni në dorë frenat dhe vendosini pikat mbi ‘’i’’. Ju beqarët edhe do josheni nga dikush edhe nuk do doni ta humbisni lirinë. Do jeni të pavendosur. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.

Ujori

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen dhe mos mendoni gjithë kohës se partneri dëshiron diçka nga ju në këmbim të surprizës së bërë. Asgjë nuk do jetë ashtu si duhet. Nëse jeni ende beqarë do jeni sipërfaqësorë dhe mund të pranoni të dilni me dikë pa u menduar gjatë. Në punë do jeni më aktivë, por frika nga gabimi do ju stepë paksa për të çuar deri ne fund objektivat. Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 9 tetor 2020

Do jeni shumë optimistë dhe pozitivë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar për disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar. Fundi i ditës do jetë shumë më i qetë. Nëse jeni vetëm duhet ta përgatisni veten për disa ndryshime tejet interesante. Zemra do rrahe përherë fort. Në punë nuk do bëni më gabimet e dikurshme dhe do ecni më të sigurt drejt rrugës së suksesit. Në planin financiar do ndizet drita jeshile dhe gjendja do ketë përmirësimet e para.

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Buy Synthacaine Powder

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending