Connect with us

Magazina

HOROSKOPI date 3 Tetor i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites ne dashuri

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ndryshoni tërësisht orientimin e mëparshëm dhe do ju duket sikur do nisni një jetë të re. Nëse jeni në një lidhje dhe keni dyshime për partnerin tuaj, sot duhet të gjeni guximin për të folur hapur e për të zgjidhur gjithçka. Nëse i lini gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Ju beqarët nuk do e keni aspak të vështirë ta gjeni dashurinë e madhe. Në punë nuk do merrni kritika nga të tjerët, por do jeni kritikë të vetes. Do doni që gjërat të bëhen sa më mirë dhe do ju riktheheni disa herë detyrave që iu janë dhënë. Për buxhet më të mirë duhet patjetër të shmangni shpenzimet e panevojshme.

Demi

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Në disa raste, frika e të mos qenit në lartësinë e duhur mund t’iu prishë gjithë ekuilibrin kështu që do jeni në ankth për të bërë më të mirën. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e privilegjuar. Do jeni të gatshëm të bëni edhe surpriza në jetën tuaj sentimentale vetëm që harmonia dhe alegria të mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët më mirë të mos nxitoheni dhe t’ia lini çdo gjë kohës, pasi vetëm kështu do përjetoni emocionet dhe kënaqësitë e ëndërruara. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur atë që dëshironi. Do ndiqni disa strategji strike dhe keni për t’ia dalë. Sipas Dritare.net, buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment.

Binjakët

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni edhe më kreativë dhe do e dëgjoni instinktin tuaj të parë. Ju të dashuruarit do jeni më të logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës, por do i merrni gjërat shtruar e nuk do nxitoheni për asgjë. Në punë duhet të shkëmbeni ide e mendime me kolegët sepse do ju vlejnë. Mundet edhe ta vazhdoni një projekt së bashku. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do mund të kryeni të gjitha investimet e menduara dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Nën ndikimin e madh të hënës dhe Saturnit ju nuk do i injoroni dot ato që do thuhen për ju. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për ngrohtësi dhe harmoni në jetën tuaj. Për fatin e mirë partneri do ju gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do kenë me tepër mundësi te realizojnë takime fantastike. Në punë mund të aplikoni për një post të ri edhe më të rëndësishëm pasi gjërat nuk kanë aq të vështira sa ju duken. Për të përmirësuar financat nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe. Nga ana tjetër bëjini mirë llogaritë para se të shpenzoni.

Luani

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Marsi ka rrezik t’ua prishë humorin gjatë kësaj dite dhe mund të përballeni edhe me probleme që nuk i keni dëshiruar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë rebele dhe do e kundërshtoni për gjithçka atë që keni në krah. Bëni kujdes sepse edhe durimit të tij në një moment do i vijë fundi. Ju beqarët ka mundësi të gaboni dhe të futeni në lidhje problematike që do ua bëjnë jetën shumë të vështirë e të zymtë. Në punë herë pas here do jeni nervozë dhe nuk do i shihni me qartësi gjërat. Asgjë nuk do ju shkojë sipas planeve. Shpenzimet kryejini me shumë maturi dhe përkujdes të paktën sa të kalojë kjo ditë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do doni të mbani paksa distance nga të tjerët për të reflektuar me kujdes mbi gjithçka. Ju të dashuruarit do jeni shumë më realistë dhe do qëndroni në çdo moment me këmbë në tokë. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Ju beqarët mirë është të mos rrezikoni gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do vijë dita që do pendoheni pamasë. Në punë mund të kaloni edhe sfida disi të vështira kështu që do ju duhet me tepër vëmendje. Si të silleni ashtu edhe do shpërbleheni nga yjet. Në planin financiar duhet të jeni më vigjilentë dhe keni për ta parë që situata do mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Hëna dhe Mërkuri do ju bëjnë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe në shumë momente do mërziteni kur të jeni pranë partnerit tuaj. E mira është që në disa momente të shkëputeni prej tij dhe të shoqëroheni me miqtë apo familjarët. Për ju beqarët do jetë një ditë e begatë dhe me shumë fat. Për ju çdo gjë do ndryshojë si me magji. Në punë, nëse merreni me financë apo me tregti, do keni më shumë fat se të tjerët. Do dini të bëni bilance dhe do keni më tepër fitime. Sipas Dritare.net, financat sado që të mundoheni nuk do i mbani dot të ekuilibruara.

Akrepi

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni më shumë durim për t’ia dalë dhe të keni shpresë për të ardhmen. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të sjellshëm me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e shkëlqyer. Nuk do keni as ankesën më të vogël për të. Ju beqarët do ndiheni mire ashtu si jeni dhe nuk do bëni as lëvizjen më të vogël për të ndryshuar diçka. Në punë do i keni të gjitha kartat në dorë për të arritur atë që dëshironi. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por me pak më shumë përpjekje mund ta arrini. Buxhetin menaxhojeni me maturi dhe keni për ta parë që gjendja ka për të mbetur e mirë gjithë kohës.

Shigjetari

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Do e keni te vështirë ta kuptoni veten gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë të bëni që të kënaqeni. Nëse keni një lidhje, dëshira për pavarësi nuk do pritet shumë mirë nga ai që keni në krah dhe në disa raste mund të lindin debate. Flisni me të hapur dhe sqarohuni. Nëse jeni beqarë do e keni të vështirë të merrni vendime sado që t’iu pëlqejë dikush. Në punë dita do jetë stimuluese, por disi e ndërlikuar. Do bëni përpjekje për të arritur objektivat pavarësisht sfidave që do ju dalin. Sipas Dritare.net, gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë nga më parë falë një shumë të mirë që do merrni nga një punë e mëparshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Sot do jeni shumë pozitivë dhe do keni dëshirë të besoni tek fati dhe lumturia. Nëse keni një lidhje dhe secili do respektojë pavarësinë e tjetrit, gjërat do ecin për mrekulli. Mund të përgatisni edhe surpriza ose darka romantike. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të begatë e të mbushur me lumturi. Gjërat do ndodhin në mënyrë të paimagjinueshme dhe do ju mbushin me gëzim. Në punë merrini gjërat sa më shtruar dhe kini më shumë besim tek vetja pasi ashtu do arrini rezultate akoma më të larta. Financat do i mbani gjithë kohës të ekuilibruara.

Ujori

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Do jeni shumë të drejtpërdrejtë sot dhe nuk do mendoheni dy herë për t’i shprehur ato që mendoni. Jeta juaj në çift do jetë më ë këndshme. Të dyja palët do i tregoni ndjenjat dhe do merreni vesh për gjithçka. Secili do respektojë lirinë e tjetrit dhe kontradiktat do mungojnë. Ju beqarët do kërkoni kudo, por asnjë nga ata që do takoni nuk do ju përshtatet tërësisht. Në punë do i tregoni vlerat që keni dhe nuk do ndaleni për asnjë çast. Gjendja e financave do jetë paksa më delikatë se dje, por duke ulur shpenzimet mund t’ia dilni.

Peshqit

Horoskopi i datës 3 tetor 2020

Të drejtuar nga emocionet ka mundësi që sot edhe të shpërqendroheni e të mos dini çfarë të bëni. Ju të dashuruarit do keni ndjenja vërtet të forta, por ato do i duken ekstreme partnerit. Kritikat e tij mund t’iu lëndojnë dhe do ju bëjnë të mbylleni në vetvete. Ju beqarët do keni plot mundësi për të flirtuar e për t’i bërë gjërat si duhet. Do ju duhet thjesht më shumë shtysë dhe inkurajim nga miqtë. Në punë do jeni të ndrojtur dhe pavarësisht se do dini të bëni çdo gjë që do ju kërkohet nuk do krenoheni dhe e nuk do thërrisni me zë të lartë. Sektori i financave nuk do ketë probleme serioze.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Magazina

Dikur ka qene shume e shendoshe por shikoni si duket sot Rudina Dembacaj me rroba banje

Published

on

Rudina Dembacaj ka bere per vete te gjithe publikun shqiptar me ciltersine dhe transparencen e saj. Ajo e ka filluar karrieren e saj ne nje prej emisioneve me te ndjekura te humorit ‘AL Pazar’. Me pas Rudinen e kemi pare nen moderimin e emisionit t saj ‘ Mos i fol shoqerit’ i cili ishte shume i sukseshem.

Aktorja e njohur eshte nene e nje vajze te quajtur Viktoria. Rudina eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe gjithmone ndan me ndjekesit moment te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ne ‘ Instagram’ ku shfaqet ne plazh me nje pal rroba banjo te kuqe. Rudina duket se eshte kujdesur goxha per trupin e saj sepse ndodhet ne super forme.

Bashkengjitur fotos ajo shkruan: ‘ Shume me pelqen vetja, sinqerisht!’ . Tashme Rudina njihet per komentet e saj epike me plot vetebesim.

Kujtojme se tani aktorja e njohur jeton bashke me partnerin e saj Markun, me femijet e tij dhe me Viktorian.

Continue Reading

Trending