Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor 21-27 Shtator sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshte shenja me FAT e javs ne dashuri

Published

on

Dashi:

Edhe pse java e tretë e shtatorit mund të mos ju duket fort e mbarë, përpiquni të tregoheni më tolerantë për të mirën tuaj dhe të personave që ju qëndrojnë pranë. Kjo do të shmangte mosmarrëveshjet me partnerin, gjithmonë nëse jeni të përfshirë në një lidhje. Në fund të fundit, kur vjen puna te dashuria, gjërat mund të përmirësohen. Edhe pse viti 2020 ka nisur me shumë dyshime dhe pasiguri, sforcohuni pak që t’i bëni një surprizë personit që e keni për zemër. Një gjest ngrohtësie nga ana juaj mund t’ju bëjë që të fitoni shumë pikë.

Demi:

Parashikohet që këtë javë do të keni konflikte, sidomos për sa u përket vogëlsirave të jetës së përditshme në çift. Nëse jeni të martuar apo thjesht bashkëjetoni, është normale që ndonjëherë të acaroheni, nisur edhe nga kohërat që po përjetojmë. Mbase një zgjidhje do të ishte të rrinit sa më pak nën të njëjtën çati. Nëse jeni beqarë, keni frikë të angazhoheni, sepse e keni të vështirë t’u besoni të tjerëve. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepruar, por skepticizmi juaj nuk ju lejon të njihni më mirë atë që keni përballë. Kjo është java e duhur për të krijuar një lidhje serioze.

Binjakët:

Më në fund, pas tensioneve të vogla që përjetuat gjatë javëve të kaluara, do të ndieni sërish dëshirën për t’u dashuruar. Ndiheni gati për jetën në çift dhe me siguri do të kaloni një javë të këndshme. Juve ju konsiderojnë si partnerin ideal, pasi jeni i kujdesshëm, i ndershëm e pasionant. Edhe nëse këto kohë lidhja juaj duket sikur ka pësuar një krizë, tani është momenti për ta ndrequr situatën, ndoshta duke i bërë një surprizë personit të zemrës. Tani e keni kuptuar sa e rëndësishme është kjo për ju.

Gaforrja:

Pritet që kjo të jetë një javë shumë e veçantë për sa u përket ndjenjave dhe raportit të dashurisë. Nuk do të mungojnë ulje-ngritjet, por nëse do të merrni vendime të padrejta, do t’i ndieni pasojat në javën e fundit të shtatorit. Prandaj, yjet ju këshillojnë të bëni kujdes. Nëse keni gjëra për të sqaruar, bëjeni menjëherë, përndryshe shumë çështje do të zvarriten. Për ata që kanë pasur probleme në lidhje, keqkuptimet do të vazhdojnë. Ndonjëherë krenaria ju bën të thoni gjëra të pamenduara.

Luani:

Gjatë ditëve në vazhdim do të mendoni shpesh për të shkuarën, për lidhjet e mbyllura pa një arsye të veçantë apo ato që ju kanë lënë shenjë. Mundet që ndonjë nga këto histori ta kujtoni me nostalgji. Yjet ju këshillojnë të mos e ktheni kokën pas. Nëse diçka është prishur, vështirë se mund të ndreqet, sado që të përpiqeni. Shmangni lidhjet e pamundura që nuk ju sjellin asnjë të mirë. Mos kërkoni një dashuri si në përralla, nëse më pas do të fiksoheni pas dikujt që nuk ka të njëjtat karakteristika si princi i kaltër. Bëni mirë t’i qartësoni mendimet.

Virgjëresha:

Vështirë se do të gjeni paqe këtë javë. Kuptojeni se nuk do të keni asnjë të mirë nëse do të vuani nga ndjenja e dyshimit. Personi që supozohet t’ju kuptojë nuk ka një shkop magjik, me të cilin të parashikojë të ardhmen. Nuk do të merrni përgjigje për dyshimet tuaja. Mos e bëni situatën dramatike, nëse diçka nuk ju shkon për shtat. Mund të ndodhë që partneri të mos e ketë mendjen te ju për një moment, por kjo nuk do të thotë se lidhjes suaj i ka ardhur fundi. Edhe pse mirëkuptimi nuk është pika juaj e fortë, mundohuni të tregoheni më të kuptueshëm me personin e zemrës. Mos analizoni vetëm të tjerët, por edhe veten tuaj.

Peshorja:

Kjo do të jetë java e shpresës dhe e qetësisë për të lindurit e kësaj shenje. Pritet që të merrni lajme të mira. Lidhjet e vështira më në fund do të shohin dritën e diellit. Mos hezitoni t’i tregoni partnerit për planet tuaja, sepse ai me siguri do t’ju mbështesë. Nëse gjatë kësaj periudhe nuk e keni thënë copë mendimin tuaj për të mos shkaktuar sherr, gjatë javës në vazhdim do ta kaloni me sukses provën. Jini optimistë dhe kini besim te njerëzit tuaj të dashur. Ata do t’i vlerësojnë këshillat që do t’u jepni dhe do të ndjekin shembullin tuaj.

Akrepi:

Java mund të mos fillojë ashtu si shpresoni ju, por mos u acaroni. Aty nga mesi i saj situata do të përmirësohet. Edhe nëse keni përjetuar një periudhë dyshimesh dhe pasigurie, tashmë e keni gjithçka të qartë. Vazhdoni në rrugën tuaj të sigurt, pasi dhe nëse do të keni telashe, partneri do t’ju dalë në krah. Mos harroni se dialogu, edhe pse ndonjëherë mund të duket i lodhshëm, është zgjidhja e shumë problemeve.

Shigjetari:

Pritet që gjatë kësaj jave të keni mosmarrëveshje me partnerin. Ndokush prej jush do të mendojë dhe ndarjen. Nëse do ta kërkoni shoqërinë tjetërkund, kjo do ta dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj. Ju që do të martoheni gjatë kësaj periudhe, mos u bëni paranojakë dhe mos e merrni me dyshim gjithçka që thotë partneri. Në të tilla raste është e këshillueshme që të ruani qetësinë dhe të mendoheni mirë para se të flisni. Nuk është e thënë që gjithmonë keni të drejtë ju, me raste tregohuni tolerantë.

Bricjapi:

Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes. Në përgjithësi jeni njerëz dyshues dhe është e vështirë që dikush të fitojë besimin tuaj. Kjo është një sjellje e zgjuar, por jo gjithmonë në favorin tuaj, sepse jo të gjithë janë të gatshëm të vihen në provë. Nëse jeni në çift, duhet të keni më shumë besim te ndjenjat e partnerit për ju. Nëse dikush nuk arrin ta harrojë një ish të dashur, me siguri që kjo e ka një domethënie. Tregohuni të qartë me veten dhe partnerin, sepse ai e meriton sinqeritetin tuaj.

Ujori:

Gjatë kësaj jave nuk do të përjetoni zhgënjime në dashuri. Nuk do të keni nevojë për këshillat e askujt, sepse instinkti juaj do t’ju tregojë rrugën e duhur. Lidhjet e konsoliduara do të bëhen edhe më të forta. Do të përjetoni momente të zjarrta pasioni. Për çiftet që sapo e kanë filluar lidhjen e tyre ky është momenti i duhur që të bëjnë plane për bashkëjetesë ose për të krijuar familje. Gjithçka duket se do të shkojë më së miri në funksion të lumturisë suaj.

Peshqit:

Kjo do të jetë një javë revolucionare në sferën e ndjenjave. Ndodh që ndonjëherë të jeni të paqëndrueshëm, për shkak edhe se kjo është një karakteristikë e shenjës suaj. Mos harroni megjithatë se të afërmit tuaj kanë nevojë për praninë tuaj të vazhdueshme dhe jo vetëm sporadike. Kjo nuk do të thotë se ju nuk dini të dhuroni dashuri, por se nuk jeni në gjendje të bëni gjeste demonstrative. Mos jini shumë kërkues, por kënaquni me ato që keni. Mos e flini mendjen se e keni bërë për vete dikë, pasi tundimi është gjithmonë i pranishëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending