Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 18 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mos flisni pa menduar dhe pa logjikuar gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni të lirë të bëni atë që do ndieni dhe ka mundësi të mbeteni sërish vetëm. Në punë matini mirë fjalët që do thoni sepse përndryshe gjithçka do ju bëhet më e vështirë dhe rrugëdalja do jetë e largët. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Demi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se kurrë që t’i bëni gjërat si duhet. Do planifikoni gjithçka e më pas do veproni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë me shumë gjallëri dhe alegri. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë mos u mundoni të kopjoni kolegët, por bëni atë që dini. Po i treguat edhe me të duruar dhe më këmbëngulës keni për të dalë të fituar. Për të menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Binjakët

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ju shkoni dot gjërave deri në fund dhe shpesh do ju duket sikur do mbyteni në një det pa ujë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha delikate. Shpeshherë do keni debate edhe për gjëra elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarëve, edhe sikur vetmia t’iu rëndojë shume, mirë është të mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botës. Çdo hap që do hidhni duhet ta ndieni. Në punë, nëse keni ndërmend të hidhni hapa, bëjini mirë planet në mënyrë që nesër të mos pendoheni për asgjë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.

Gaforrja

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më nervozë, përkundrazi do ndiheni më të sigurt për çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë aq të forta saqë në disa momente do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarëve do ju rrahë zemra më fort nga sa e kishit menduar dhe do filloni një lidhje të begatë. Në punë, rreziku për të bërë gabime do jetë shumë i madh kështu që për çdo hap që do hidhni mendohuni mirë. Nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni.

Luani

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Entuziazmi dhe alegria do ju pushtojnë gjithë kohës sot dhe gjithçka do ju duket më optimiste. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mund të merrni edhe disa vendime për të ardhmen së bashku. Ju beqarët duhet të bëni kujdes sepse disa persona intrigantë do mundohen t’iu joshin e më pas do i lëndojnë. Në punë do i shtoni dozat e imagjinatës dhe keni për ta parë se sa mirë do ju ece gjithçka. Po vazhduat kështu do merrni edhe një post të ri. Saturni do ju ndihmojë të riorganizoni buxhetin dhe gjendja do normalizohet.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Juve që jeni në një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do bëni mirë të mos shpërqendroheni shumë, por ta kërkoni personin e ëndrrave në rrethin tuaj shoqëror ose profesional. Në planin profesional do jeni shumë të paduruar dhe mund të inatoseni për gjënë më të vogël. Kontrollohuni sepse shumë shpejt do futeni në telashe të mëdha. Financat do jenë të mira se më parë.

Peshorja

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Tregoni më shumë besim dhe jeta do ju shpërblejë gjatë kësaj dite. Reflektimi do jetë gjithashtu pikë e vyer. Nëse jeni në një lidhje dhe kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjërat do fillojnë të normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Ju beqarët do jeni më pak në ankth dhe ka mundësi që me qetësi të gjeni një person fiks për ta. Për një pjesë gjërat do ndryshojnë menjëherë. Sipas Dritare.net, në punë do merrni një tjetër orientim dhe gjërat do ju ecin më mirë nga sa kishit menduar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër se më parë sepse gjendja ka për të qenë me të vërtetë delikate.

Akrepi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Ka mundësi që Hëna dhe Marsi t’iu vënë nën trysni gjatë kësaj dite. Shpesh do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do ndiheni shpesh si të përhumbur dhe aspak në humorin e duhur. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëni për vete secilin person që do pëlqeni. Në punë mundohuni të mos i vononi detyrat që iu janë dhënë sepse përveçse do merrni kritika, do mbeteni edhe shumë më mbrapa nga kolegët tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ju. Në planin financiar nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe mund të bëni edhe gabime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ju konkretizohen shumë nga ëndrrat që keni pasur. Durimi dhe besimi tek vetja do ju ndihmojnë mjaft. Më në fund, pas shumë përpjekjesh, ju të dashuruarit do arrini të rikrijoni një ambient të ngrohtë dhe harmonik. Do jeni më të qetë dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë më të favorshme pasi do realizoni takimet tuaja të ëndrrave. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe sado të mundohen t’iu ndalin, ju do arrini atje ku dëshironi. Buxheti në tërësi ka për të qenë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni pa menduar aspak.

Ujori

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj dite dhe keni për të ecur në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e lini shumë pas dore atë që keni në krah sepse ai mund të mërzitet dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Ju beqarët do keni një ditë te jashtëzakonshme. Më në fund ju do vendosin ta çoni më tej një njohje të kohëve të fundit dhe kënaqësia do jetë e madhe. Në punë mos merrni përgjegjësinë e detyrave të kolegeve që janë me pushime sepse nuk do arrini dot t’i realizoni. Kështu do krijoni dhe një opinion të keq për veten. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë çdo hap hidheni me kujdes në mënyrë që të mos përballeni me të papritura.

Peshqit

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të vështira sot dhe shpesh nuk do dini si të veproni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me turbullira. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe në disa momente ngritja e tepërt e zërit do e nxehë tej mase atmosferën. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do e keni programin shumë të ngjeshur dhe mund të ndiheni disi konfuzë. Organizohuni si duhet sepse ashtu gjërat do jenë më të lehta. Buxheti do influencohet pozitivisht nga yjet dhe do jetë i kënaqshëm.

8 Comments

8 Comments

  1. Pingback: Six hours in the dark: What really happened when Facebook Instagram and WhatsApp went down

  2. Pingback: buy weed online

  3. Pingback: หลังคาชิงเกิ้ลรูฟ

  4. Pingback: Phygital Rteailing Methods

  5. Pingback: DevOps Company

  6. Pingback: 강남셔츠

  7. Pingback: sbo

  8. Pingback: slot online

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Astrologia Meri Shehu dhe yjet na zbulojnë për antipatitë sipas shenjës së horoskopit

Published

on

Janë disa karakteristika të caktuara të cilat, secili nga ne nuk arrin dot t’i tolerojë tek të tjerët. Antipatia është subjektive dhe për çdo shenjë zodiakale, është një shenjë tjetër me të cilën nuk arrin dot të shkojë dakord. Horoskopi dhe yjet na zbulojnë antipatitë zodiakale!

Dashi

Një person i gëzueshëm dhe i shoqërueshëm si ty, vështirë se ka antipati që në vështrimin e parë. Por, duke parë natyrën pak ‘gërnjare’ tënden dhe rebele, shpesh të qëllon të kesh rivalë, si në fushën sentimentale, ashtu edhe në atë profesionale. Është një shenjë që, më shumë se kushdo tjetër të bën të humbasësh durimin: Peshorja. Nuk arrin të kuptosh se si ka mundësi që ka njerëz të tillë, të cilët nuk janë në gjendje të shfaqin vetveten ashtu siç janë apo që nuk japin një zgjidhje. Me një person të tillë nuk provon as të diskutosh.

Demi

Ke tendenca për të qenë shumë posesiv/e. Falë durimit tënd dhe maturisë, arrin gjithnjë rezultate optimale, si në fushën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Të pëlqen të shijosh suksesin tënd dhe nuk e pranon faktin se dikush mund të të ‘vjedhë’ protagonizmin dhe të mos marrësh dot komplimentet e merituara. Ja përse, mes personave antipatikë për ty, më antipatiku/ja është personi i lindur nën shenjën e Luanit. Në rastin e rivaliteteve të dashurisë, të shpëtojë kush të mundë!!!

Binjakët

Duke qenë se tenton gjithnjë të sillesh në mënyrë sa më miqësore me të gjithë, nuk kuptohet gjithmonë nëse dikush është i këndshëm për ty, ose jo. Je person që pëlqen zbavitjet, shakatë, qeshjet dhe të bësh vazhdimisht batuta, të cilat për ndonjë mund të jenë të pavend.

Gaforrja

Për ty është thelbësore të kesh rreth vetes njerëz të ndjeshëm, që kanë të njëjtat cilësi me ty dhe që duan të kalojnë kohë me familjen. Nuk arrin të konceptosh idenë se dikush mund të jetë indiferent ndaj kësaj të fundit. Ndaj, sjellja e Ujorit për ty është e papranueshme. Nuk arrin të gjesh ëmbëlsi apo butësi në asnjë nga sjelljet e tij. Sigurisht, nuk do jesh ti që do e ndjekësh sa herë që ‘arratiset’.

Luani

Ti ke namin e një personi shumë të drejtë dhe të ndershëm. Zakonisht nuk ke probleme në deklarimin e antipative të tua që, në shumicën e herëve janë për njerëzi fals, jo korrektë dhe aspak të sinqertë në drejtimin tënd, apo në drejtim të njerëzve që ti i do shumë. Shenja me të cilën nuk arrin dot kurrë të shkosh dakord është Akrepi. Mosbesimi i tij është një ndër gjërat më të padurueshme për ty. Edhe pse ka namin si hakmarrës, ti nuk e ke aspak frikë.

Virgjëresha

Është tejet e thjeshtë që një person të jetë antipatik për ty dhe po ta mendosh mirë, mund të gjesh diçka që nuk shkon tek të gjithë shenjat e zodiakut, përfshirë edhe tënden. Por një shenjë që nuk arrin dot kurrë ta kuptosh është ajo e Peshqve. Duket në fakt se keni koncept të ndryshëm për rregullin dhe përpikmërin dhe moskokçarja e tij të acaron shumë. Sipas teje, peshqit nuk arrijnë dot të kuptojnë se bëhen qesharakë dhe aspak realistë sa herë që ndjekin ëndrrat e tyre.

Peshorja

Nuk je person që do grindjet dhe shpesh i bën bisht. Për ty është e rëndësishme të jetosh në paqe në mënyrë që të ruash ekuilibrin e brendshëm. Je fleksibël dhe të pëlqen ta marrësh jetën me lehtësi. Pikërisht për këtë motiv, nuk shkon dot me njerëzit që i bëjnë gjërat më të vështira se ç’duhet. Antipatia jote mund të jetë për shenjën e Demit, që tregon gjithnjë se nuk është aq elastik në mendime sa do duhej për të folur me ty për çdo gjë.

Akrepi

Ti nuk je, pa diskutim, person i kuptueshëm apo që hap rrugë kollaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve të udhëheq ‘shqisa e gjashtë’. Ka shumë njerëz për të cilët ndjen antiati që në shikimin e parë, pa motiv dhe kjo ndjenjë të qëndron edhe pas shumë kohësh. Shenja e horoskopit që pa diskutim të çon në debate të ashpra sipas “Shqip”është ajo e Binjakëve. Ti je mosbesues/e nga natyra dhe sheh tek Binjakët personat më pak të besueshëm të gjithë Universit. Cinizmi i tyre shkon përtej esencës tënde.

Shigjetari

Një person i këndshëm dhe alegro si ty nuk ka probleme të shoqërohet me këdo, edhe me persona me zakone apo tradita kulturore tërësisht të ndryshme nga ty. Të pëlqen të udhëtosh dhe të ‘kapësh në ajër’ të gjitha propozimet aventuriere që të bëhen. Antipatia jote është për shenjën e Gaforres, që ka një stil jete shumë të ndryshëm nga ty. Ajo që të irriton më shumë, është fakti se qajnë shpejt. Ty të pëlqen të qeshësh dhe ke përshtypjen se Gaforrja mund të shuajë entuziazmin tënd.

Bricjapi

Qëndrimi yt i jashtëm jep shpesh përshtypjen se jeni person i ftohtë dhe autoritar. Kjo është arsyeja që shpesh ndesheni me njerëzit që nuk durojnë dot të marrin urdhra nga ty. Shenja me të cilën jeni zakonisht në konflikt është Dashi. Përsa i përket kokëfortësisë, është një luftë titanësh. Ti nuk duron dot faktin që Dashi reagon gjithnjë impulsivisht, pa respektuar një planifikim të detajuar. Është një shenjë që nuk e mban dot nën kontroll dhe ‘nxehtësia’ e tij të tremb.

Ujori

Ti je shenja që tërheq antipatitë e personave që ke përreth dhe shpesh as që ndërgjegjësohesh për këtë. Askush nuk arrin të kuptojë sjelljen tënde: ndonjëherë je personi më i pranishëm në botë në jetën e dikujt dhe të nesërmen je zhdukur. Në çdo rast nuk do rregulla, nuk do kufij dhe për këtë arsye hyn në konflikt me shenjën e Virgjëreshës, e cila përpiqet të të imponojë zakonet e saj të bezdisshme. Në shoqëri me një Virgjëreshë ndihesh si në kurth dhe për këtë arsye largohesh pa dhënë shpjegime.

Peshqit

Je person që përshtatet shumë shpejt në situata të ndryshme, por pavarësisht kësaj, nuk heq dorë nga ankesat kur gjërat nuk shkojnë siç do doje dhe ke tendenca për të bërë rolin e ‘viktimës’. Shenja për të cilën ke më shumë antipati është natyrisht ajo shenjë që injoron ankesat e tua dhe ka qëllimin për të të mësuar çfarë është e drejtë dhe  çfarë e gabuar në jetën tënde: Shigjetari. Prepotenca jote dhe mendjemadhësia e Shigjetarit janë origjina e përplasjeve të ashpra dhe të paharrueshme.

Continue Reading

Aktualitet

Shenjat më kokëfortë të horoskopit / Ja përse ndodh ndarja ne çifte nuk është diçka e çuditshme

Published

on

Ndërsa hëna ndikon në baticat, sjelljet tona gjithashtu mund të ndikohen nga universi. Në fund të fundit, kimia na mëson se materia nga e cila përbëhemi vjen drejtpërdrejt nga yjet. 

Më mirë mos i kundërshtoni kurrë; Shenjat më kategorike të horoskopit janë njerëzit që me të vërtetë janë në gjendje t’ju bëjnë të pendoheni për çdo ankesë!

BRICJAPI: vendi i pestë

Edhe pse Bricjapët janë vetëm në vendin e pestë në këtë renditje, mos u mashtroni. Bricjapët janë njerëz që kur thonë diçka, në përgjithësi e respektojnë atë dhe kjo mund t’ju befasojë vërtet. Edhe nëse janë njerëz që nuk janë  gjithmonë kategorikë (strikt), shpesh mund të ndodhë që t’ju lënë pa fjalë për ashpërsinë me të cilën i qasen një situate apo një zgjedhjeje. Sytë hapur me Bricjapët !

UJORI: vendi i katërt

I dashur Ujor , ndoshta meritoni një vend më të lartë në renditjen e shenjave më kategorike (strikte) të horoskopit . Në fund të fundit, edhe ju jeni njerëz që priren të jenë shumë kategorikë kur flasin! Një nga arsyet që ju vendosim kaq poshtë në tabelën e horoskopit të sotëm është se ju Ujori jeni vërtet shumë të mirë me të tjerët. Jeni kategorik, kjo është e vërtetë, por gjithmonë tentoni të bëni një përjashtim për njerëzit që njihni dhe që doni. Duket e pamundur për ta bërë atë siç duhet me ju, por, në realitet, nuk kërkon shumë!

DEMI: vendi i tretë

Duhet të kemi frikë, ose gati, t’i themi Demit jo: ata nuk do ta pranonin kurrë! Demat janë njerëz që nuk mund të bëjnë një hap prapa (mund të jetë kjo arsyeja pse ata janë edhe në renditjen e shenjave të horoskopit që krijojnë gjithmonë probleme , edhe kur nuk ka nevojë?). Të qenit kategorik (strikt), për Demin , është një mënyrë për të pohuar veten. Ata mendojnë se sa më kokëfortë të jenë, aq më të drejtë do të kenë. Shpesh Demi sillet kështu sepse  kanë të drejtë , por nuk mund ta komunikojnë në asnjë mënyrë tjetër veçse duke u bërë të fortë me zgjedhjet dhe vendimet e tyre!

VIRGJËRESHA: vendi i dytë

Të dashur miq të Virgjëreshës , duhet ta pranojmë me të vërtetë që jeni kategorik! (Strikt) Të lindurit e kësaj shenje, në fakt janë persona që nuk e kanë problem të imponohen! Virgjëresha ka gjithmonë një ide shumë të qartë se çfarë dëshiron nga jetë jeta e saj dhe e njerëzve përreth saj gjithashtu! Kjo është arsyeja pse, kur ka një Virgjëreshë përreth, është praktikisht e pamundur të bësh një gabim ose të bësh diçka të gabuar. Arsyeja është e thjeshtë: Virgjëresha është në gjendje t’u tregojë të gjithëve se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë atë. Kur ajo është pranë, është absolutisht e pamundur të bësh gjëra ndryshe nga sa i mendonte ajo! Është pothuajse  e pamundur të jesh më I rreptë se kaq!

AKREPI: vendi i parë

Në krye të renditjes Sipas Horoskopi.vip sot gjejmë të gjithë ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit  Sigurisht që nuk duhet të habitemi shumë: Akrepat janë njerëz që janë vërtet të aftë të komandojnë dhe pothuajse gjithmonë në një pozicion “udhëheqësi”. Një Akrep nuk e ka problem të thotë atë që duan dhe si duan. Kur një Akrep ka vendosur diçka, ata nuk mund të pranojnë që dikush të vërë në dyshim mënyrën e tyre të të menduarit ose të jetesës. Kjo është arsyeja pse, sado kategorik (strikt) që është Akrepi , rreth tij krijohet shpesh një botë me njerëz të cilët janë veçanërisht të frikësuar edhe vetëm për ta kundërshtuar atë. Kjo vetëm mund ta bëjë Akrepin edhe më të bindur për idetë e tij/saj nuk ka asnjë më kategorik sa akrepi!

Continue Reading

Aktualitet

Zbulo diçka për partneren tënde / Karakteristikat e çdo femre sipas shenjës suaj të horoskopit

Published

on

Dashi: Unë jam

Karakteristikat: ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik, energjik, por jo mevullnet të qëndrueshëm. Ka bukuri fizike. Adhurues i aktiviteteve fizike. Doni aventurën, nuk mund të qëndroni të prisni që gjërat të vijnë vetë, jeni gjithmonë në kërkim. Zakonisht flisni pa u menduar shumë dhe pa I analizuar gjërat paraprakisht. Kjo shkakton ofendim tek të tjerët, mirëpo sjellja juaj bën që të kenë mendim pozitiv për ju.

Planeti: Mars

Mangësia: arrogant, i pamatur.

Demi: Unë kam

Karakteristikat: Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze. Jeni të duruar, mirëpo nuk e tregoni. Herë jeni xhelozë, herë nuk doni t`ja dini për xhelozinë. Në ambient të ri nuk ndiheni rehat, keni ndjesinë se jeni mysafir i padëshiruar.

Planeti: Venera

Mangësia: posesiv, i ngutshëm.

Binjakët: Unë mendoj

Karakteristikat: I zhdërvjelltë, kureshtar, komunikues, I shoqërueshëm, I aftë. Ka pamje rinore dhe shpirt të ri. Jeni elokuent në të folur, , diplomatik dhe burim I pashtershëm I ideve të reja. Jeni gjithmonë në kërkim të gjërave të reja. Zakonisht hasni në problem sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni ti shihni faktet para se të reagoni.

Planeti: Mërkuri

Mangësia: sipërfaqësor dhe mosmirënjohës.

Gaforrja: Unë ndiej

Karakteristikat: I përkushtuar, misterioz, ka imagjinatë të fortë. E dhënë pas shtëpisë dhe familjes. Ka vullnet të dobët dhe është I dhënë pas pijes. Është shenja më emocionale. Nga jashtë dukeni se jeni më të fortë, nga brenda jeni shumë të thyeshëm. Keni nevojë për përkrahje emocionale, mirëpo ndjenjat dhe problemet I mbani përbrenda. Dëshirojnë të posedojnë. Dëshirojnë të merren me të kaluarën. Të hollat nuk i harxhojnë lehtë.

Planeti: (sateliti) hëna

Mangësia: së tepërmi i ndjeshëm, koprrac.

Luani: unë dua

Karakteristikat: Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Do të urdhërojë, të shtypë, është autoritar. Është shpirtgjerë, elegant. Nëse i niset rrugës religjoze, bëhet përjashtues, dogmatik. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë e përdorni këtë për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve. Krenaria është problem më I madh që keni. Jeni të sigurtë në vetvetë dhe ndieni se mund të bëni cdo gjë.

Planeti: dielli

Mangësia: Snobizmi.

Virgjëresha: Unë analizoj

Karakteristikat: precis, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, mosbesues. Bashkëpunëtor I shkëlqyer, tek i cili mund të mbështeteni gjithnjë. Më shumë beson në arsye sesa në intuit. Botës I paraqiteni si person I qetë dhe në kontroll të cdo situate, porn ë drendi keni një shkallë të lartë nervozizmi dhe shqetësimi. Megjithatë jeni në përpjekje të përmirësimit të vetes. I analizoni gjërat deri në detaje, kjo ju kufizon imagjinatën dhe krijueshmërinë.

Planeti: Mërkuri

Mangësia: vesves, cikërrimtar.

Peshorja: Unë mat

Karakteristikat: i kujdesshëm, i matur, harmonik, ka shije të mirë dhe pamje estetike. Në punë është diplomat, e do punën në grup. Keni shkallë të lartë elegance. Të hollat i shpenzoni pa kontroll. Shmangeni nga situatat që mund tju sjellin probbleme. I bëni të tjerët të ndihen mirë në shoqërinë tuaj.

Planeti: Venera

Mangësia: tekanjoz, harxhon shumë.

Akrepi: Unë dëshiroj

Karakteristikat: kanë vullnet të fortë, janë dinamikë, të shpërqëndruar, këmbëngulës, seriozë, besnikë, posedues. Janë enigmatikë, misteriozë. Janë njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruuhen si të fuqishëm dhe të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni kombinim i një personi me emocionet më të mira dhe më të këqija. Intensiteti është celësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që bëni. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Jeni shumë këmbëngulës, bëni gjithcka për të arritur atë që doni. Bëjnë gjithcka për miqtë. Motoja e tyre është: Gjithcka ose asgjë.

Planeti: Plutoni

Mangësia: Xheloz

Shigjetari: Unë kuptoj

Karakteristikat: e do lirinë, është entuziast, tip sportist, lakmitar, kryelartë, snob, por gati gjithnjë në anën e ligjit. Jeni zemërgjerë dhe të gatshëm ti ndihmoni të tjerët. Siqeriteti dhe humori janë anë pozitive tuajat. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse ju kap gjendja negative e keni të vështirë të dilni.

Planeti: Jupiteri

Mangësia: i mungon guximi.

Bricjapi: Unë shfrytëzoj

Karakteristikat: serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin në moshën e shtyyrë. Është këmbëngulës, ka vullnet të madh, i mencur. Arrin cdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për veten. Kontrollon ndjenjat. Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit. Jeni këmbëngulës, të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të kujdeshshëm me paratë, dini të kurseni. Jeni të përgjegjshëm, praktikë dhe të ftohtë.

Planeti: saturni

Mangësia: i turpshëm.

Ujori: Unë di

Karakteristikat: individualist, origjinal, jokonvencional. Është kontravers, i pakapshëm, mendjelehtë, joshës, kumarxhi. Duk e duron kontrollin. Jeni plot ide, por duhet të mësoni ti dëgjoni edhe të tjerët. Angazhimet janë të rëndësishme për ju, doni të jeni mes të tjerëve për të treguar cilësitë tuaja. E urreni punën fizike.

Planeti: Urani

Mangësia: egoist ndaj të afërmve dhe human ndaj të tjerëve.

Peshqit: Unë besoj

Karakteristikat: person jo i drejtpërdrejtë, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por lider në punë. Jeton në botën e imagjinatës. Ka intuitë të fortë, është vizionar dhe ndërmjetës i shkëlqyer. Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i takoni kësaj bote. Keni talent dhe sharm të mrekullueshëm. Keni ide të mëdha dhe plane, por duhet ti tregoni. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj çka kanë bërë por sipas brendësisë së tyre.

Planeti: Neptuni

Mangësia: Dyfytyrësia

Continue Reading

Trending