Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 17 SHTATOR i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites ne dashuri

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Sot gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si ju e keni dashur dhe sytë do ju vezullojnë. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia absolute. Edhe kur të dashuroheni do e bëni gjithçka në heshtje dhe emocionet do jenë të këndshme. E rëndësishme është që debatet nuk do jenë aspak pjesë e jetës tuaj. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa pasi sot nuk është dita më e begatë. Në punë do i rregulloni një e nga një të gjitha problemet që ju kanë dalë dhe do jeni më të arsyeshëm. Nuk do ketë vështirësi në këtë fushë. Në planin financiar yjet do ju sjellin fat dhe mund të fitoni ndonjë lotari.

Demi

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i bëni gjërat me nxitim dhe as të stresoheni. Merreni çdo gjë shtruar. Për ju të dashuruarit e sotmja duket mjaft pozitive. Do kaloni momente shumë të këndshme me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shtuar. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë falë një propozimi që do ju bëjë dikush. Në disa momente nuk do ju besohet se jeni në realitet. Sipas Ditare.net, në punë do jeni të vendosur dhe këmbëngulës. Sado sfida t’iu dalin përpara ju nuk do dorëzoheni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa dhe të shpenzoni.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Mos flisni pa menduar dhe pa logjikuar gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni të lirë të bëni atë që do ndieni dhe ka mundësi të mbeteni sërish vetëm. Në punë matini mirë fjalët që do thoni sepse përndryshe gjithçka do ju bëhet më e vështirë dhe rrugëdalja do jetë e largët. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se kurrë që t’i bëni gjërat si duhet. Do planifikoni gjithçka e më pas do veproni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë me shumë gjallëri dhe alegri. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Në punë mos u mundoni të kopjoni kolegët, por bëni atë që dini. Po i treguat edhe me të duruar dhe më këmbëngulës keni për të dalë të fituar. Për të menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Luani

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ju shkoni dot gjërave deri në fund dhe shpesh do ju duket sikur do mbyteni në një det pa ujë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha delikate. Shpeshherë do keni debate edhe për gjëra elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarëve, edhe sikur vetmia t’iu rëndojë shume, mirë është të mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botës. Çdo hap që do hidhni duhet ta ndieni. Në punë, nëse keni ndërmend të hidhni hapa, bëjini mirë planet në mënyrë që nesër të mos pendoheni për asgjë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni të bindur për shumë gjëra dhe herë pas here mund të futeni në telashe. Komunikimi për ju që keni një lidhje do lërë për të dëshiruar, prandaj herë pas here mund të keni edhe mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos mendoni gjithmonë se ju keni të drejtë dhe të tjerët anë ata që gabojnë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Hëna dhe do realizoni disa takime fiks ashtu si i kishit ëndërruar. Sipas Dritare.net, në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Do keni edhe më shumë kreativitet, por do ju duhet edhe pak mbështetje për t’u shprehur. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm dhe gjendja ka për t’u përmirësuar ditë pas dite.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Juve që jeni në një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do bëni mirë të mos shpërqendroheni shumë, por ta kërkoni personin e ëndrrave në rrethin tuaj shoqëror ose profesional. Sipas Dritare.net, në planin profesional do jeni shumë të paduruar dhe mund të inatoseni për gjënë më të vogël. Kontrollohuni sepse shumë shpejt do futeni në telashe të mëdha. Financat do jenë të mira se më parë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Tregoni më shumë besim dhe jeta do ju shpërblejë gjatë kësaj dite. Reflektimi do jetë gjithashtu pikë e vyer. Nëse jeni në një lidhje dhe kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjërat do fillojnë të normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Ju beqarët do jeni më pak në ankth dhe ka mundësi që me qetësi të gjeni një person fiks për ta. Për një pjesë gjërat do ndryshojnë menjëherë. Në punë do merrni një tjetër orientim dhe gjërat do ju ecin më mirë nga sa kishit menduar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër se më parë sepse gjendja ka për të qenë me të vërtetë delikate.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Ka mundësi që Hëna dhe Marsi t’iu vënë nën trysni gjatë kësaj dite. Shpesh do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do ndiheni shpesh si të përhumbur dhe aspak në humorin e duhur. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëni për vete secilin person që do pëlqeni. Në punë mundohuni të mos i vononi detyrat që iu janë dhënë sepse përveçse do merrni kritika, do mbeteni edhe shumë më mbrapa nga kolegët tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ju. Në planin financiar nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe mund të bëni edhe gabime.

Ujori

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më gati për të ecur para dhe do ndryshoni disi edhe stilin e jetës. Ju të dashuruarit tregohuni shumë të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe mundohuni t’ia plotësoni pjesën më të madhe të dëshirave. Nëse silleni mirë mbrëmja do jetë edhe më e këndshme. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni larg princin e kaltër sepse ai ka për të qenë fare pranë jush. Në punë do ju mungojë shpesh durimi dhe nuk do përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Financat, falë ndikimit të Jupiterit, do jenë të jashtëzakonshme. Mund të përfitoni edhe për të bërë ndonjë investim më tepër.

50 Comments

50 Comments

  1. Pingback: it danışmanlık ücretleri

  2. Pingback: home search

  3. Pingback: https://www.channelfocuscommunity.net/forum/general-channel-discussion/392-the-insider-secrets-of-writing-resource-discovered

  4. Pingback: best cvv sites

  5. Pingback: ตู้แปลภาษา

  6. Pingback: sell track 2

  7. Pingback: nova88

  8. Pingback: Guns For Sale Online

  9. Pingback: you could try here

  10. Pingback: maxbet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending