Connect with us

Aktualitet

Do te kene ngritje ekonomike/ Astrologia Susan Miller jep lajmin e mire per keto 2 shenja per SHTATORIN

Published

on

Peshorja

Financat tuaja kanë qenë një sfidë e vërtetë kohët e fundit, por për këtë muaj, kemi lajme të mira. Të ardhurat do të jenë surprizuese, por misioni juaj është të gjeni të mesmen e artë për çdo mundësi që ju jepet.

Surpriza që do të merrni, 5 ditë pas Hënës së Plotë të 1 shtatorit do t’ju ndryshojë humorin. Jupiteri do të sjellë re të arta në aspektin e shtëpisë dhe familjes, prandaj konsiderojeni veten me fat në çështjet pronash, trashëgimie apo një dhurate të madhe ditëlindjeje.

Nëse po kërkoni për një shtëpi të re, fati është në anën tuaj. Një kredi/borxh do të aprovohet shumë shpejt në ditët e Hënës së Re të 17 shtatorit.

1 tetori do ta kthejë vëmendjen tek partneri juaj. Afërdita dhe Marsi do të jenë mbi kokën tuaj si zogj të dashuruar, prandaj është një periudhë e mirë për t’ju gëzuar marrëdhënies. Tabloja është shumë e bukur, edhe pse ti dhe partneri yt ndani mendime të ndryshme për disa gjëra. Mund të keni ndonjë konflikt që lidhet me stilin tuaj të jetesës, apo me pjesëtarët që do të jetojnë me ju në një shtëpi.

Dikush nga njerëzit e tu të dashur mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj pa kushte, por kjo mund të shkaktojë konflikte të vogla me partnerin tuaj.

Për t’ju kthyer fillimit të muajit, 1 shtatori me siguri ju ka gjetur duke punuar mbi një projekt finalja e të cilit do të jetë e madhe. Gjithashtu paga që do të merrni është më shumë nga ç’mendoni ju. Një çështje që lidhet me shëndetin do të përfundojë me marrjen e përgjigjeve të analizave apo të një terapie. Si çdo gjë tjetër në këtë fillim shtatori, lajmet që do të dëgjoni do t’ju bëjnë të lumtur.

Marsi është në një udhëtim të gjatë përgjatë shtëpisë suaj të 7-të, atë të partneritetit, prandaj nëse jeni të martuar, prisni që partneri t’ju japë disa lajme që do t’ju emocionojnë. Gjatë kohës së prapavijës 9 shtator- 13 nëntor, gjërat do të ecin më ngadalë se zakonisht. Edhe na bashkëjetesën tuaj, por mos u shqetësoni, thjesht ndiqni ritmin.

Mësoni të jeni të kënaqur me progresin e vogël. Nëse keni dokumenta për të firmosur, bëjeni këtë në javën e parë të shtatorit. Nëse keni nevojë për një kompjuter, një celular, kondicioner apo një tjetër pajisje elektronike, bëjeni gjatë ditëve të para të shtatorit.

Hëna e Re e 17 shtatorit do t’ju bëjë t’i merrni punët më ngadalë dhe me shumë gjasa, keni nevojë për pushim. Ruani kohë për miqtë pasi ata do të marrin pjesën më të madhe të vëmendjes suaj. Thjesht kujdesuni të ruani distancën kur dilni të gjithë bashkë.

Akrepi

Ky muaj do t’ju gjejë shumë të zënë me punë, prandaj merreni me qetësi. Duket se po punoni me teknika të reja apo për një projekt shumë inovativ, mundësi që do ta shijoni pasi do t’ju ndihmojë të rriteni dhe të mësoni shumë përgjatë rrugës. Po eksperimentoni me gjëra të reja, fundi i të cilave pritet t’ju japë sukses.

Ndoshta do të kërkoni të firmosni një kontratë këtë muaj dhe Hëna e Plotë e 1 shtatorit (+/- 5 ditë) është momenti më i mirë për ta bërë. Nuk ka rëndësi kur firmosni, e rëndësishme është të konsultoheni me një avokat që të analizojë detajet.

Rrethoni datën 9 shtator. Do të jetë ditë nga e cila do të përfitoni shumë. Duhet të merrni inisiativa të reja para se Marsi të shkojë në prapavijë në 9 shtator. Gjithnjë, kini parasysh të lini një hapësirë ditësh pak para fillimit dhe mbarimit të prapavijës. Gjatë prapavijës, mund të përballeni me klientë që ndryshojnë mendje, apo me një shef që i vonon gjërat, por kjo është e natyrshme për një fenomen të tillë.

Miqtë tuaj do të luajnë një rol të rëndësishëm pas Hënës së Re të 17 shtatorit, madje do të bëni dhe të rinj. Këtë periudhë shfrytëzojeni për të bërë qejf dhe për t’u qetësuar. Do të gjeni më shumë kohë për rrjetet sociale dhe do të suprizoheni nga njerëzit që duan të jenë në rrethin tuaj. Mund t’ju jepet një mundësi për të udhëtuar diku afër, ndoshta për të vizituar një mik/mikeshë.

Mund ta gjeni veten shumë të ndjeshëm gjatë Hënës së Plotë ose shumë shpirtërore, por mendoni pozitivisht. Një ëndërr që keni dashur për shumë kohë, mund t’ju realizohet.

Për t’u kthyer sërish tek fillimi i muajit, kur vjen puna tek dashuria hëna e 1 shtatorit ka ndikuar në mënyrë spektakolare. Urani është në pozicionin e duhur për t’ju bërë një surprizë, prandaj javën e parë të shtatorit shfrytëzojeni për romancë.

6 Comments

6 Comments

  1. Pingback: buy oxycontin online no script for pain in usa canada australia overnight delivery cheap

  2. Pingback: บาคาร่า ขั้นต่ำ 5 บาท

  3. Pingback: blogaritma

  4. Pingback: nova88

  5. Pingback: DevOps

  6. Pingback: hydrogen generator kit/47% Fuel-Saving Plug-N-Play HHO Kit HHO generator Hydrogen kits for cars trucks

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending