Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 16 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites ne dashuri

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Marsi do sjellë pak më shumë dinamizëm në jetën tuaj. Do i kenë idetë shumë të qarta. Falë ndikimit të Hënës ju të dashuruarit nuk do keni asnjë lloj problemi. Nga ana tjetër dita nuk ka për të qenë aspak rutine pasi të dy palët do mendoni të bëni diçka ndryshe. Nëse jeni beqarë do keni shumë ngarkesë në pune dhe duke u marrë me të nuk do e kenë mendjen aspak tek jeta sentimentale. Në punë komunikimi do jetë shumë më i kollajtë me kolegët dhe nuk do keni kurrfarë debati me ta. Gjërat do ju ecin sipas planeve. Çështjet financiare do favorizohen tej mase. Do ndiheni mirë kur situata të përmirësohet.

Demi

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do keni në krah Neptunin dhe Venusin. Ata do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë se me parë. Venusi do e privilegjojë jetën sentimentale për ju që jeni në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni vetëm emocione pozitive. Nëse keni kohë që po mendoni për një fëmijë më në fund do merrni lajmin e gëzuar. Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm për pamjen e jashtme dhe do merrni plot ftesa. Në punë gjithashtu do ketë ndryshime pozitive fiks ashtu siç e keni pritur. Sipas Dritare.net, të ardhurat do kenë disa përmirësime të vogla, megjithatë jo aq sa për të kryer investime ekstravagante.

Binjakët

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Mos u mundoni për asnjë moment të kontrolloni emocionet tuaja gjatë kësaj dite sepse do dilni të humbur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha pozitive. Do ja kaloni mjaft mirë pranë të dashurit të zemrës dhe nuk do keni asnjë zënkë me të. Ju beqarët do keni frikë të hidhni hapa edhe pse thellë brenda vetes e dëshironi pafund këtë gjë. Në planin profesional do ndiheni goxha të turbullt dhe ndonjëherë mezi do merrni vendim për të vepruar. Buxheti do kërkojë përkujdesje të veçantë pasi në të kundërt do keni tronditje të forta. Kërkoni edhe mbështetje nga të afërmit.

Gaforrja

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do lindin disa ide shume të çuditshme të cilat mirë është t’i shqyrtoni me kujdes. Ju të dashuruarit do keni një ditë të qëndrueshme. Secili do mbajë përgjegjësitë e veta dhe do kujdeset që atmosfera të jetë gjithmonë e këndshme. Ju beqarët do ndiheni më në fund gati për të tentuar e për të provuar eksperienca të reja. Emocionet do shtohen orë pas ore. Në punë gjërat do evoluojnë goxha dhe ndonjëherë do ju duket edhe vetë çudi. Përfitoni nga rasti. Buxheti ka për të qenë shumë herë më i mirë se më parë. Do ndiheni më të lumtur kur të bëni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Luani

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Pritet që dita e sotme të jetë shumë dinamike për ju dhe do ju lindin disa dëshira të tjera të çmendura. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ecë mirë sot. Edhe në rast debatesh të vogla do dini si të dilni gjithmonë nga situata dhe do ruani qetësinë. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me mundësi për aventura të jashtëzakonshme, por do jetë në dorën e tyre sesa do duan të përfitojnë. Në punë do keni përshtypjen sikur jeni në rrugën e duhur dhe do e lëshoni veten. Bëni pak kujdes sepse jo gjithmonë gjërat janë aq të lehta sa duken. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Herë pas here do ndiheni të pakënaqur nga jeta, megjithatë të afërmit do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin fort. Nëse jeni në një lidhje dhe doni të keni një të ardhme të ndritur me partnerin tuaj duhet ta pranoni atë ashtu si është. Çdokush ka të meta, e rëndësishme është që askush të mos shkelë mbi tjetrin dhe secili të respektojë të drejtat e atij që ka në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni princin e kaltër. Në punë komunikimi do jetë i vështirë me disa kolegë. Mund të ketë edhe ndryshime të papritura në minutën e fundit. Në planin financiar gjërat do normalizohen dhe do shpenzoni me më shumë qetësi.

Peshorja

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Para se të dilni në përfundime, mendohuni mirë gjatë kësaj dite. Jeta juaj në çift do jetë shumë më e animuar. Do qeshni, do ndjeni gëzim në shpirt dhe zemra do ju rrahë shumë më fort nga më parë. Ju beqarët nuk do e keni pikësynim ndryshimin e statusit, por ka mundësi që falë ndikimit të Uranit të bini kokë e këmbë në dashuri me një person. Në punë do jeni edhe më të disponueshëm se më parë dhe do merrni plot falënderime. Mund t’iu kërkohet të punoni edhe më gjatë në orar. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe sepse do dini mira si ta menaxhoni situatën.

Akrepi

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ju duhet të luf toni fort për ta ndryshuar situatën në të cilën ndodheni. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e turbullt. Do fryjnë stuhi të fuqishme dhe të rrallë do jenë ata që do dilni prej tyre pa u dëmtuar. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni në humorin e duhur për të ndryshuar statusin tuaj, kështu që do refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë, mos kërkoni me ngulm ndryshime të mëdha kur nuk jeni ende gati. Merrini gjërat më shtruar dhe keni për të parë se gjithçka do ju ecë si duhet. Në planin financiar duhet të zgjidhni sa më shpejt problemet që ju kanë dalë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Sado të mundohet Dielli ta ngrohë jetën tuaj sot, ajo sërish nuk do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit do mbizotëroje paqëndrueshmëria gjithë kohës. Herë do dashuroheni me pasion e herë do debatoni me furi. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të hapur sepse vetëm ashtu do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë do keni ide të mira që duhet t’i shprehni, me pak përpjekje do arrini edhe t’i bindni shefat për një sipërmarrje. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e yjeve dhe do i kaloni vështirësitë. Logjika dhe maturia do jene pikat më të forta.

Ujori

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Peshqit

Horoskopi i datës 16 shtator 2020

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

6 Comments

6 Comments

  1. Pingback: buy dumps with pin online

  2. Pingback: kardinal stick

  3. Pingback: DevOps consulting firms

  4. Pingback: Gloucester Escort

  5. Pingback: Kennected Reviews

  6. Pingback: nova88

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending