Connect with us

Aktualitet

Horoskopi javor nga Paolo Fox/ Këto janë shenjat më fatlume për datat 14-20 shtator

Published

on

Dashi:

Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë për ju. Në aspektin familjar duket se gjithçka do të shkojë më së miri. Edhe marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet së tepërmi. Disa çështje që kishin mbetur pezull, më në fund do të gjejnë zgjidhje. Jeni të gatshëm të përballeni me gjithçka që ju pengon për të arritur objektivat tuaja. Fundjava do të jetë gjithaq interesante.

Demi:

Kushtojini këtë javë një rëndësi të veçantë marrëdhënies me partnerin. Përpiquni që të jeni më të pranishëm dhe t’i dëgjoni ankesat e tij. Kështu marrëdhënia juaj do të përmirësohet së tepërmi. Gjatë ditëve në vazhdim do të jeni shumë të angazhuar me punë. Binomi Saturn-Pluton do t’ju ndihmojë në sferën profesionale. Do të arrini që gjithçka ta përballoni me sukses.

Binjakët:\

Do të jeni disi të paqëndrueshëm përgjatë këtyre ditëve. Në fillim të javës, atëherë kur Hëna do të jetë në shenjën e Luanit, do të ndiheni në humor të mirë. Më pas, me zhvendosjen e saj në shenjën e Akrepit, edhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë. Do të jeni indiferentë ndaj thashethemeve në adresën tuaj, por mundohuni që gjithsesi të mos e ekzagjeroni dhe të ruani ekuilibrat. Në aspektin profesional kërkohet një angazhim më i madh.

Gaforrja:

Duket se diçka nuk do të shkojë siç duhet në aspektin profesional. Do ta vini theksin më shumë te mungesat, sesa tek anët pozitive. Ndonjëherë është e nevojshme që të ktheni faqe dhe ta filloni diçka nga e para, duke qenë dhe më të fortë se më parë. Merrja e iniciativave të reja profesionale dhe bashkëpunimi me njerëz të rinj do të jetë një mënyrë e mirë për të shtruar rrugën e suksesit.

Luani:

Në aspektin e ndjenjave gjithçka do të shkojë shumë mirë. Binomi Mërkur-Venus do t’u vijë në ndihmë si të martuarve dhe beqarëve. Çështjet profesionale duhet t’i trajtoni me ndjenjën e përgjegjësisë. Mos lini pas dore hollësitë që më vonë mund të rezultojnë të rëndësishme. Dikush duket se po tradhton besimin tuaj. Mos rrini në terr, por përpiquni të hidhni dritë mbi këtë situatë.

Virgjëresha:

Jo gjithçka do të shkojë ashtu siç doni në aspektin profesional për të lindurit e shenjës suaj. Tregohuni më elastikë dhe më të kujdesshëm në marrëdhënien me kolegët, pasi gjithçka që do të bëni do të shikohet me dyshim. Do të ketë dhe nga ata që do të nisin një punë të re dhe java në vijim do t’i gjejë në lëvizje. Është e rëndësishme që ta nisni diçka me pozitivitet dhe me energji të reja.

Peshorja:

Fillimi i javës do të rezultojë monoton për ju. Binomi Mërkur-Jupiter do të ndikojë duke ju krijuar ankth. Aftësitë e spikatura të komunikimit që kanë të lindurit e kësaj shenje do të kulmojnë në fundjavë. Kërkoni diçka që mund t’ju frymëzojë dhe të ngacmojë anën tuaj krijuese. Një ide e mirë do të ishte të vizitonit vende të reja, të qeta në natyrë.

Akrepi:

Po përjetoni një moment të vështirë, me gjendje ankthi. Stresi ju shkakton shqetësime psikofizike, edhe pse së jashtmi dukeni të pamposhtur. Neptuni në prapavijë do të vërë në provë durimin tuaj. Përpiquni të mos dorëzoheni përballë problemeve, por t’i përballoni ato të vendosur. Në këto kohë një periudhë pushimi do t’ju bënte shumë mirë.

Shigjetari:

Do të jetë aspekti profesional ai që do të kërkojë vëmendjen më të madhe nga ana juaj. Ndokujt prej jush mund t’i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të punojë në të njëjtin vend pune ose jo. Një zgjedhje e tillë gjithsesi kërkon kohë, prandaj bëni durim. Edhe në aspektin sentimental mund të hasni vështirësi. Duhet të angazhohen të dy partnerët, në mënyrë që lidhja të funksionojë.

Bricjapi:

Java në vijim do t’ju gjejë të ngarkuar me punë. Duke filluar që nga dita e mërkurë, do t’ju duhet të përmbushni shumë detyra, në mënyrë që të mos lini gjëra të prapambetura. Do t’ju jepet edhe një mundësi tjetër për të pasur sukses. Këtë herë duhet ta shfrytëzoni në maksimum dhe të merrni një vendim përfundimtar, pasi diçka e tillë nuk ju ofrohet përditë. Reflektoni mbi të ardhmen!

Ujori:

Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e shenjës suaj. Në fillim do t’ju krijohet përshtypja se gjithçka ka ngecur në vend. Do të keni mosmarrëveshje në familje dhe në fundjavë edhe në vendin e punës. Është e këshillueshme që të mos e humbni qetësinë dhe të tregoheni diplomatë. Organizojeni mirë kohën tuaj, në mënyrë që ta përfundoni gjithçka brenda afatit.

Peshqit:

Këto ditë do t’ju karakterizojë një gjendje pështjellimi. Trinomi Neptun-Pluton-Hënë do të jetë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në lidhje me çështjet e zemrës do të parapëlqeni të mendoheni mirë përpara se të merrni një vendim. Ndonjëherë i mbroni fort idetë tuaja dhe nuk ju interesojnë mendimet e të tjerëve. Ndoshta jeni dashuruar me personin e gabuar. Në të ardhmen një mik mund t’ju zhgënjejë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending