Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 13 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të ndryshoni mënyrën e komunikimit dhe të mos tregoheni më aq të ashpër sa më parë. Për ju të dashuruarit ka rrezik që gjërat të mos ecin ashtu si i kishit ëndërruar në jetën tuaj sentimentale. Do ketë tension dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme, madje edhe për gjëra elementare. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni plot njohje të reja dhe ka mundësi që për dikë zemra t’iu rrahë fort. Në punë do filloni një aktivitet të ri. Fillimi do jetë paksa delikat, por më pas me kalimin e kohës situata do normalizohet. Në planin financiar duhet ta pranoni ndihmën e të afërmve tuaj pasi vetëm kështu do e kaloni më lehtësisht fazën e vështirë.

Demi

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Ditë shumë optimiste pritet të jetë kjo e sotmja. Do ndiheni përherë shumë të kënaqur. Ju që jeni në një lidhje keni për t’u ndier gjithë kohës mirë dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër nga yjet. Gjithë ditën do jeni të buzëqeshur. Ju beqarët do realizoni edhe më shumë takime, por do e keni të vështirë të bëni një zgjedhje përfundimtare. Në punë do jeni tolerantë ndaj kolegëve dhe do i pranoni këshillat që ata do iu japin. Në këtë mënyrë gjërat do ju ecin edhe më mirë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i keq, kështu që përfitoni nga rasti për të bërë investimet më të domosdoshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Gjatë kësaj dite gjërat do ecin normalisht dhe nuk do keni probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Shfrytëzojeni këtë gjë për të folur me partnerin edhe për ndonjë tekë delikate. Ju beqarët do jeni të favorizuar në çështjen e ndjenjave dhe ka gjasa që të takoni personin e duhur. Në punë do jeni shumë më të motivuar se më parë. Nuk do lodheni aspak dhe do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Do rriten përgjegjësitë, por nuk do e ndieni aspak. Në planin financiar duhet t’i bëni gjithmonë me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme më vonë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Saturni dhe Dielli do bashkëpunojnë fort gjatë kësaj dite dhe do favorizojnë çdo sektor. Nuk do qëndroni më të izoluar. Ju të dashuruarit do i keni yjet në favorin tuaj dhe ata do krijojnë kushtet e duhura që ju të pajtoheni e të afroheni më tepër me partnerin. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me ngulm dhe me shpejtësi sepse mund të gaboni rëndë. Në punë ka mundësi të jeni super të ndjeshëm ndaj kritikave dhe gati për t’u dorëzuar. Fatmirësisht miqtë do ju gjenden pranë dhe do ju bëjnë të reflektoni në kohë. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar kështu që mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e menduara.

Luani

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Ka shumë mundësi që sot të harroni sensin e masës dhe të bëni gjëra tejet të gabuara. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do ecë ashtu si do e dëshironit, por gjithsesi mundohuni të paktën të ruani qëndrueshmërinë dhe qetësinë. Mos e kritikoni atë që keni në krah për çdo gjë. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit tani për tani sepse ndiheni mjaft mirë edhe ashtu si jeni. Në planin profesional duhet t’i fiksoni me kujdes objektivat dhe keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Asgjë nuk është e lehtë, por me durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate kështu që po bëtë shpenzime të tepruara mund të keni probleme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni aspak të trishtuar përkundrazi do ju rikthehet buzëqeshja. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj do fillojë të përmirësohet. Do dalin edhe disa rreze dielli të cilat do ua ngrohin edhe zemrën. Ju beqarët do kaloni sfida e peripeci të mëdha derisa të arrini ta bëni për vete dikë që pëlqeni. Dita e sotme nuk do jetë e shënuara. Në punë do iu jepen detyra të reja dhe keni për të pasur arritje më të mëdha se me parë. Tashmë e tutje gjithçka do jetë më e bukur. Neptuni do ndikojë negativisht tek financat dhe do ju nxitë të bëni disa gabime me pasoja për të ardhmen.

Peshorja

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të çliruar dhe do flisni pa dorashka me të gjithë ata që do keni pranë. Ju të dashuruarit do flisni më hapur me partnerin tuaj dhe do mundoheni t’i zgjidhni njëherë e mirë problemet që ju kishin dalë më herët. Deri në mbrëmja ambienti do jetë ngrohur mjaft dhe do jeni më të çliruar. Ju beqarët nuk do arrini dot ta bëni për vete dikë që pëlqeni kështu që edhe sot do mbeteni vetëm. Sipas Dritare.net, në punë do ndiheni plot dëshirë për të ecur përpara dhe do jeni të pandalshëm. Shefat do kenë shumë besim tek ju. Buxhetin nuk do arrini ta mbani nën kontroll pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara.

Akrepi

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Nëse mundoheni të mos influencoheni nga të tjerët gjatë kësaj dite, gjithçka ka për t’iu ecur më së miri. Ju të dashuruarit do jeni në humor akoma më të mirë dhe do bëni edhe lëshime ndaj atij që keni në krah. Problemeve të së shkuarës do ju vini kapak njëherë e mirë. Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin që keni ëndërruar sepse miqtë do ua sjellin pranë. Në punë do keni edhe më shumë besim tek vetja dhe gjithçka do ju realizohet sipas planeve që keni bërë. Financat do dobësohen goxha për shkak të disa borxheve të hershme që do ua kërkojnë t’ua shlyeni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Ka mundësi që me disa të luani si macja me miun sot. Tregohuni të kujdesshëm që në fund të dilni ju të fituarit. Ju të dashuruarit duhet të luftoni fort kundër çdokujt që do mundohet t’ua prishë harmoninë. Mbi partnerin nuk duhet të vendosni askënd tjetër. Nëse jeni beqarë do pranoni të njiheni me disa persona dhe në fund do dini të bëni zgjedhjen më të mirë. Në punë gjërat do ju ecin përgjithësisht mirë. Do gjeni rrugën e duhur dhe gjithçka do ju duket më e lehtë. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme kështu që kufizojeni veten në maksimum nëse nuk doni probleme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Analizoni me kujdes gjithçka e me pas veproni sot. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Perspektivat në jetën tuaj në çift duken goxha të mira. Do keni një komunikim të mire me partnerin dhe mes jush nuk do krijohen konflikte. Ju beqarët nuk duhet të bëni gjëra ekstreme dhe të dilni nga vetja vetëm për të ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në punë do jeni edhe më të përqendruar se më parë kështu që pak nga pak do i realizoni objektivat tuaja. Bëni të pamundurën mos shpërqendroheni asnjë çast. Financat do i organizoni më së miri dhe gjendja do fillojë të ketë përmirësimet e para.

Ujori

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Dita e sotme nuk do jetë shumë e lehtë sot dhe ne disa momente duhet t’i shtoni përpjekjet për të arritur ku doni. Ju të dashuruarit do mundoheni me çdo mënyrë ta riktheni pasionin në jetën tuaj dhe deri në fund të ditës keni për t’ia dalë mbanë. Gjithë kohën e lirë do e kaloni me atë që doni. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me risi dhe emocione. Shfrytëzojeni në maksimum çdo mundësi për të filluar lidhje. Në punë do e ndieni edhe më shumë lodhjen, por nuk do dorëzoheni asnjë çast. Mbani përgjegjësi për çdo hap që do hidhni. Financat për fat të mirë nuk do kenë tronditje dhe kjo për shkak të maturisë suaj.

Peshqit

Horoskopi i datës 12 shtator 2020

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të dëshironi të jeni në krye të çdo gjëje sot. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ose pasionante ose shumë konfliktuale. Gjithçka do varet nga atmosfera që ka mbizotëruar së fundmi në lidhjen tuaj. Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe as vetë nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Prisni edhe pak nëse nuk doni të lëndoheni. Për punën, edhe pse yjet nuk do ju mbështesin fort, ju sërish do arrini të realizoni atë që dëshironi. Me durim dhe këmbëngulje mund të marrësh përherë atë që do. Për fat buxheti do jetë disi më i qëndrueshëm dhe nuk do ketë probleme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending