Connect with us

Aktualitet

Iku gjysma e muajit Shtator/ Astrologu Paolo Fox zbulon shenjen me ndryshime drastike ne daten 22 Shtator

Published

on

DASHI:

Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj. Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30.

Çdo zgjedhje që bëni duket se do të vihet në diskutim nga njerëzit që ju rrinë afër. Shumë nga marrëdhëniet tuaja janë konfliktuale, sidomos ato që kanë nisur në fillim të vitit. Për fat të mirë, ju jeni të gatshëm për gjithçka. Pas datës 14, gjithçka do të shkojë më mirë në aspektin sentimental. Kjo është periudha e duhur për t’u dashuruar krejt papritur, pasi Marsi dhe Venusi janë në një pozicion të shkëlqyer. Sensualiteti në çift do të zgjohet. Mund të hapni një aktivitet privat me partnerët tuaj. Gjithsesi, shanset që në 2021 gjithçka të funksionojë do të jenë më të shumta. Jeni ende në fazë eksplorimi. Shtatori është muaji i përkryer për të rifituar energjitë. Bëni kujdes me mënyrën si ushqeheni, pasi mund të keni probleme me stomakun. Datat 12 dhe 13 do të jenë më të lodhshmet.

DEMI: Ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm në aspektin profesional, një muaj i shkëlqyer për t’u kthyer në vendin që ju takon. Mos ndërmerrni rreziqe të kota nga ana ekonomike, pasi prej një viti shpenzimet janë shtuar shumë. Data më e favorshme për propozime të reja do të jetë data 16. Studentët që janë angazhuar gjatë kësaj kohe do të marrin rezultate të mira. Mos u lodhni shumë gjatë datës 21, e cila do të karakterizohet nga nervozizmi, por që kurrsesi s’do të hedhë në erë çka keni arritur deri tani. Vazhdoni të shpenzoni për shtëpinë, madje jeni në kërkim të një shtëpie tjetër, nëse keni mundësitë. Kush nga ju ka nisur një aktivitet të ri, të tregohet i duruar.

Gjatë shtatorit do të ndryshojnë shumë gjëra në aspektin sentimental. Jeni bërë më kërkues ose keni nevojë për më shumë siguri. Periudha e zënkave do të jetë kalimtare, por bëni kujdes të mos tregoheni më shumë kritikë nga ç’duhet. Bëni kujdes brenda familjes, pasi do të merrni një vendim që lidhet me të ardhmen dhe jo të gjithë do të jenë dakord. Nëse gjatë viteve të fundit keni mbyllur një histori dashurie apo jeni ndarë, krejt papritur do të shfaqet një “ish” që do t’i trazojë mendimet tuaja. Çiftet e konsoliduara duhet të tregohen të kujdesshme vetëm nga problemet ekonomike. Tani do të arrini të kuptoni se cila është rruga e duhur. Kujdes në datën 21. Shtatori do të jetë disi stresues. Momentet e tensioneve do të kapërcehen me inteligjencë. Fakti që jeni emotivë ndikon shumë në jetën tuaj, edhe pse në dukje dukeni shumë racionalë. Dhembje të lehta koke dhe disa probleme të vogla gjatë gjysmës së muajit. Stomaku është pika juaj e dobët. Kujdes në datat 14, 15, 21 dhe 27.

BINJAKËT: Ka ardhur koha të arrini një fitore personale ose ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Nëse viti 2020 ka qenë viti i planifikimit, viti 2021 do të jetë ai i veprimit. Nëse jeni në pritje të një përgjigjeje të rëndësishme apo doni të zgjeroni aktivitetin tuaj, flisni me njerëz me pozitë. Venusi është në favorin tuaj dhe këtë periudhë jeni më bindës se kurrë, duke nisur nga data 7. Nuk do të jetë e vështirë të përjetoni emocione të reja. Do të rifitoni një rol që e keni pasur në të shkuarën. Mos nënvlerësoni mundësitë që në dukje janë të parëndësishme. Për projektet e reja flisni me njerëz të besuar. Pas datës 22, gjithçka do të shkojë fjollë.

Në aspektin sentimental do të ndërtoni diçka shumë të rëndësishme, e cila vitin tjetër do të shndërrohet në diçka serioze. Venusi dhe Mërkuri janë në pozicion të shkëlqyer, ja pse këto mundësi janë të arta. Më datë 13 do të njihni dikë shumë të veçantë. Një takim që do t’ju përfshijë me shumëçka. Për këdo nga ju që ka një lidhje serioze, gjërat do të shkojnë më mirë pas debateve që kanë karakterizuar këtë periudhë, sidomos pas datës 22, kur Dielli do të kthehet në shenjën tuaj. Jeni në kërkim të një shtëpie ku do të jetoni pas martese ose edhe për të bashkëjetuar. Shtatori nis disi i paqartë, ditët e para do të jenë të plogështa. Bëni kujdes në datat 2, 3 dhe 9. Kujdesuni më shumë për ushqyerjen. Shpeshherë jeni të nxituar dhe i kapërceni vaktet ose ndiqni dieta aspak të shëndetshme. Data 18 do të jetë e duhura për t’iu kushtuar formës fizike. Ju s’jeni nga ata që janë mësuar me vetminë dhe shpesh sajoni edhe punë të panevojshme. Mos kini fr ikë të qëndroni vetëm dhe të kuptoni çfarë nevojash keni.

GAFORRJA: Një projekt që kishit që prej vitit të kaluar do të ndryshojë dhe fillimi i diçkaje të re do t’ju shtojë ankthin. Sigurisht që jeni ende nën ndikimin e Jupiterit dhe të Saturnit, të cilët nuk ju lënë hapësirë të fitoni shuma të mëdha apo të ndërmerrni nisma të reja. Gjithçka do të ndryshojë diku afër dhjetorit, periudhë kur edhe punët e lodhshme do t’ju duken të bukura. Shpenzimet e mbledhura gjatë dy viteve të fundit po shtohen edhe më shumë, ja pse duhet të bëni kujdes me financat. Nuk është ende momenti i duhur për siguri profesionale, gjë që vetëm fundviti do ta sjellë.

Shpresojmë që muaji gusht të ketë sjellë diçka të bukur në zemrën tuaj, sepse në shtator do të konfirmohen lidhjet e sapokrijuara. Nevoja për të pasur një lidhje të bukur e të qetë bëhet gjithnjë e më e madhe. Do t’i shikoni me sy tjetër martesën dhe bashkëjetesën. Mos i kritikoni më shumë nga sa duhet ata që keni në krah. Kush nga ju i ka dhënë fund një lidhjeje, do të përjetojë emocione të tjera. Data 16 është më e favorshmja. Mos i përcillni brenda familjes problemet profesionale apo pasiguritë. Çiftet e reja mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Gjatë dy javëve të fundit keni qenë shumë të tensionuar dhe Marsi vazhdon t’ju bezdisë. Probleme të vogla shëndetësore, sidomos me stomakun. Shmangeni sa më shumë stresin, pasi po i afroheni një periudhe më të mirë. Mos e prishni gj akun nëse dikush del kundër jush, sidomos në datat 18 dhe 19.

LUANI: Marsi i favorizon ende të lindurit në shenjën tuaj dhe më në fund, më 6 shtator, edhe Venusi do të kalojë në këtë shenjë. Po mendoni që të shkëputeni nga bashkëpunimet profesionale, pasi s’ndiheni të kënaqur me mënyrën si ju trajtojnë. Mund të hiqni dorë nga gjithçka vetëm nëse keni disa kursime mënjanë dhe të prisni dhjetorin për t’u futur sërish në lojë. Kush nga ju punon për një kompani dhe nuk ndihet i plotësuar, do ta ketë punën pisk nëse brenda nëntorit nuk arrin të sigurojë ndryshimet që do. Jeni në kërkim të një ngritjeje në detyrë apo të diçkaje më shumë për veten pa marrë vendime drastike. Disa nga ju po bëjnë shpenzime të mëdha për vete, por edhe për të afërmit. Planifikojini mirë çështjet ekonomike, duke marrë parasysh se në dhjetor Saturni do të jetë kundër jush.

Ndjenjat do të zgjohen në këtë shtator që karakterizohet nga pasioni. Lidhje të reja. Për ata që janë lidhur prej kohësh, ka ardhur çasti i duhur që t’i vënë një emër marrëdhënies së tyre. Të martuarit janë të qetë, përveçse debateve financiare për mobilime apo për shtëpi të re. Do të kërkoni ndihmë. Datat më të favorshme janë datat 7 dhe 27. Këtë muaj, beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha, do të ndiejnë për herë të parë fluturat në stomak. Disa do të rrëmbehen nga pasioni dhe mund edhe të tradhtojnë. Organizoni gjithçka sa më mirë tani, në mënyrë që ta kaloni dhjetorin sa më të qetë. Gjatë shtatorit do të ndieni një ekuilibër të brendshëm shumë të mirë. Terapitë janë të sugjeruara në këtë periudhë. Datat 18 dhe 19 janë të duhurat për pak qetësi më shumë. Edhe pse tensionet s’do të mungojnë, ju jeni të aftë të kapërceni gjithçka.

VIRGJËRESHA: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për ata që do të nisin një projekt të ri profesional të bazuar në marrëveshjet që kanë bërë gjatë qershorit dhe korrikut. Ndieni nevojën për të bërë një zgjedhje drastike, madje edhe të braktisni rrugën që keni ndjekur deri tani. Ndoshta do të nisni edhe një punë që s’e keni bërë kurrë më parë. Me aftësitë tuaja personale do të arrini larg. Yjet i favorizojnë shumë shitblerjet. Madje edhe çështjet ligjore do të zgjidhen si jo më mirë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për investime të reja. Kini besim tek aftësitë tuaja.

Për shkak të karrierës, gjatë pranverës keni pasur probleme në aspektin sentimental. Çiftet janë përballur me vështirësi të mëdha, si transferime apo ndryshime, dhe tani ju duket sikur po jetoni një jetë tjetër. Kush nga ju nisi një marrëdhënie, nuk ishte aspak i qetë në fillim. Bëni kujdes nga ish-partnerët ziliqarë. Çiftet që punojnë me partnerët do të ndërmarrin nisma të reja. Nëse jeni të vetmuar, duhet të frekuentoni vendet e duhura për njohje të reja. Mund t’i bëni një dhuratë vetes, si të blini një makinë të re apo të ndryshoni diçka në mobilimin e shtëpisë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer dhe ju ndiheni më të fortë se kurrë. Kini parasysh se sa më shumë të punoni, aq më të stresuar do të ndiheni. Jeni në kohë që të nisni terapi të ndryshme. Edhe të lindurit në këtë shenjë kanë pikë të dobët stomakun.

PESHORJA: Ky është një muaj i veçantë, pasi nga data 5 shtator Mërkuri hyn në shenjën tuaj zodiakale. Edhe Venusi është i favorshëm. Ishte parashikuar që fundi i vitit do të ishte i suksesshëm ose gjendja juaj do të përmirësohej dukshëm në krahasim me muajt e kaluar. Nëse ju është mbyllur një mundësi bashkëpunimi, është e sigurt që do të gjeni një tjetër. Do të krijoni një kompani biznesi ose do të nënshkruani një marrëveshje institucionale. Edhe pse viti i çlirimit tuaj do të jetë viti 2021, mund të merrni një lajm të mirë. Me Mërkurin në shenjë, do të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje duke filluar nga data 14. Për shumë prej jush, tashmë është e mundur heqja e një barre. Veçanërisht ata që janë përballur për një kohë të gjatë me probleme ose që kanë pasur dikë kundër. Bashkëpunimet janë më pak të sigurta, por kënaqësitë janë më të mëdha. Kështu që tregojini vlerat tuaja, negocioni dhe bëni ortakë të rinj për të çuar përpara qëllimet tuaja edhe vitin që vjen.

Dashuria nxit një vorbull ndjenjash pozitive. Përveç kësaj, ky është muaji kur Dielli hyn në shenjën tuaj zodiakale, më datë 22. Ata që janë vetëm dhe të paangazhuar në një lidhje, kanë kohën e duhur për të kërkuar marrëdhënie të reja. Shtatori ju nxit dëshirën për dashuri dhe fitore, në rast se gjatë muajve të fundit keni pasur kriza. Ata që janë ndarë, duhet ta shohin të ardhmen nga një këndvështrim më pozitiv. Dashuria duhet parë me optimizëm. Vihuni në kërkim të njeriut të zemrës. Tani mund ta gjeni, mjafton që të vizitoni vendet e duhura dhe të mos bëheni shumë përzgjedhës. Sepse, që të themi të vërtetën, ata që i përkasin shenjës së Peshores nuk i kanë shijet të thjeshta. Prandaj u duhet më shumë kohë për t’u familjarizuar me dikë. Ata që nuk kënaqen lehtësisht nga një marrëdhënie e gjatë duhet të bëjnë kujdes nga tundimet, sepse mund të bien në grackën e një marrëdhënieje jashtëmartesore, e cila do t’u shkaktonte probleme të mëdha.

Sa më shumë që i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë gjëra keni për të strukturuar. Të shtunën, më datë 6, Venusi do të bëjë një kalim të bukur. Prania e Marsit është ende e ndjeshme, por e zbehtë në krahasim me të kaluarën. Ata që kanë kaluar stres në punë ose nuk janë të kënaqur me atë që kanë bërë ose po bëjnë, duhet të përqendrohen më shumë te vetja dhe të rifitojnë besimin pa kërkuar mendimin e të tjerëve. Mendoni se nuk keni forcë imponuese? Vetëvlerësimi i fituar do t’ju bëjë që të ndiheni më mirë dhe të shijoni jetën.

AKREPI: Nuk ju mungon aspak forca për të lu ftuar, por që tani e tutje është e rëndësishme të mbani sa më shumë në kontroll financat tuaja. Kush ka vendosur të transferohet në një qytet tjetër apo të ndryshojë punë, do të shpenzojë më shumë. Nëse keni një projekt apo doni të eksperimentoni me diçka, tani është çasti i duhur, pas shumë peripecive që ju kanë penguar. Janë më të favorizuar punëtorët e pavarur. Prej disa muajsh, të lindurit në këtë shenjë po përballen me probleme burokratike. Keni një çështje ligjore që ju mundon, sidomos nëse bëhet fjalë për një ish-partner. Arrini një marrëveshje përpara dhjetorit. Gjatë shtatorit do ta keni më të lehtë të bashkëpunoni me kolegët, të gjeni zgjidhje për problemet tuaja apo edhe të rinovoni një kontratë.

Në aspektin sentimental, ky do të jetë muaji i sqarimeve, i refuzimeve apo edhe i keqkuptimeve në një lidhje. Po tregoheni gjithnjë e më kritik kundrejt partnerit. Ju nuk jeni aspak të lehtë për t’u pasur në krah dhe tani pretendoni besnikëri dhe sinqeritet. Si do të përfundojnë lidhjet që kanë nisur si lojë këta muajt e fundit? Kujdes nëse keni lidhje paralele. Ata që po krijojnë lidhje të reja, le t’i jetojnë ditë pas dite pa pritur gjë në këmbim. Jeni në kërkim të dashurisë së madhe, por keni fri kë se mos vuani. Po shtyni disa vendime të cilave u ka ardhur koha. Kjo është një periudhë e tensionuar. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos nëse kanë të bëjnë me shtëpinë. Debate në familje. Ankthi shtohet, sidomos në datat 14 dhe 15. Më mirë shmangni gjithçka. Gjërat do të shkojnë më mirë pas datës 29.

SHIGJETARI: Përfundimisht, shtatori është muaji më i qetë dhe pozitiv për sa u përket kërkesave apo ndereve që mund të kërkoni. Nuk përjashtohet mundësia e një aktiviteti ndryshe dhe kërkimi i më shumë mundësive. Këto ndryshime janë të paracaktuara nga fati ndonjëherë, por me raste jemi ne që i dëshirojmë. Situata është e qetë edhe për shkak të pranisë së Mërkurit. Rikthimi i Venusit nga data 6 është një lloj garancie suksesi për sa u përket marrëdhënieve ndërpersonale. Marsi është gjithmonë në favorin tuaj. Edhe pse gjatë vitit të kaluar keni pasur konflikte në këtë periudhë, keni bërë zgjedhje që nuk ju kanë volitur ose keni hequr dorë nga diçka, sot keni mundësinë që ta merrni situatën në dorë. Është e qartë se ata që duhet të përballen me publikun, duhet të verifikojnë suksesin e tyre. Pikërisht kjo nuk ka për të munguar. Rreth datës 14, në qiellin tuaj shfaqet një element fati më shumë. Këtë periudhë duhet ta shfrytëzojnë edhe tregtarët për të përfunduar një marrëveshje.

Në qiellin e shtatorit ndihet më shumë harmonia dhe prania e dashurisë. Mos harroni se pranvera ishte një lajmëtare tensionesh, në disa raste edhe ndarjesh. Prandaj horoskopi i ri është si një ilaç universal, sepse arrin të zgjidhë problemet e së kaluarës dhe të ofron diçka të bukur e të re. Falë gjetjes së dialogut, do t’ju kthehet dëshira për të folur. Një takim rastësor mund t’u falë ndjenja të veçanta atyre që janë ndarë prej kohësh ose që janë në pritje të një pasioni të ri. Për zemrat e vetmuara, kjo periudhë pritet të jetë mjaft intriguese dhe nga gjysma e muajit mund të ndodhë diçka interesante. Me praninë e kaq shumë yjeve nuk ka si t’ju mungojë sharmi. Në një atmosferë planetare kaq tërheqëse, duhen shmangur përplasjet. Mund të kërkoni zgjidhje edhe me një ish-partner, nëse keni pasur probleme në të kaluarën. Ndieni nevojën që të përjetoni një pasion të fortë, energjik. Është koha e rinovimeve dhe e ndryshimeve që mund të lidhen edhe me banesën tuaj. Gjithçka është në lëvizje dhe më e thjeshtë për t’u menaxhuar.

BRICJAPI: Jo të gjithë mund të bëhen të pasur brenda ditës, por ata që kanë zhvilluar projekte të zgjuara gjatë muajve të kaluar, në shtator do të presin diçka më shumë. Studentët, sidomos ata që po përgatiten për provime të mbartura, do të kenë mundësi t’i kalojnë pa probleme të mëdha dhe të arrijnë rezultate nëse janë përgatitur. Madje, do të gjejnë shpejt edhe një vend pune. Të favorizuar janë edhe sportistët apo ata që kanë një profil krijues. Bricjapët po përpiqen të futen sërish në lojë gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një kompani, tani është periudha e mirë për të trazuar pak ujërat. Bëni zgjedhjet e duhura. Data 16 ofron mundësi të mëdha.

Kjo është një periudhë e veçantë në fushën e ndjenjave. Uroj të keni gjetur personin e duhur, edhe pse gushti ishte paksa i tensionuar për ju. Në tetor, gjërat do të shkojnë edhe më mirë, pasioni do të shtohet. Kush nga ju ka gjetur shpirtin binjak, është martuar dhe është bërë me fëmijë, nuk i ndal më askush. Ata që ishin betuar se s’do të binin më në dashuri, do të habiten nga ndjenjat që do të përjetojnë. Njohje të reja me njerëz tërheqës. Kush ka lidhje paralele, t’i qartësojë gjërat brenda shtatorit. Miqësi të reja që do të zgjatin një jetë. Edhe pse Marsi është kundër jush, pas një kalimi të gjatë që me siguri ka sjellë probleme fizike, mund të themi se muaji do të kalojë i qetë. Problemet e vogla shëndetësore do të kalohen falë këshillave të mjekut. Terapitë janë të favorizuara pas datës 15. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë janë gjithnjë artikulacionet. Jeta sedentare s’i bën mirë askujt, por sidomos një Bricjapi.

UJORI: Nëse keni punuar me kohë të pjesshme për një kohë të gjatë, nuk përjashtohet mundësia që në fund të vitit të merrni një lajm të mirë, sepse nga dhjetori hapet faza e rinovimit të kontratave. Megjithatë, nuk ju mungon dëshira për të ndryshuar e për të bërë diçka tjetër. Kush ka nisur një projekt para disa vitesh do ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Në çdo sektor profesional kërkohet revolucion i vërtetë. Duke i lënë hapësirë krijimtarisë personale dhe origjinalitetit mund të shkohet larg. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës dikush të ketë ndryshuar rol ose shoqëri. Të gjitha zgjedhjet e reja janë të lodhshme në fillim, por të lindurit në shenjën e Ujorit dinë të përshtaten mirë me çdo lloj ndryshimi. Çelësi i tyre i suksesit është origjinaliteti. Ata përpiqen të bëjnë ndryshime në çdo punë ose veprimtari. Krijimtaria është pika e tyre e fortë, po ashtu edhe dëshira për të mos ndjekur turmën. Edhe në këtë pjesë të dytë të vitit do të ishte e udhës që të nisnit diçka të re ose të hartonit strategjitë fituese që priten vitin tjetër. Hyrja në lojë do të jetë më e lehtë! Provimet dhe provat do të kapërcehen më mirë në fund të muajit, ndërsa në tetor krijimtaria do të jetë e favorizuar.

Nëse gjatë muajit korrik dhe gusht keni kaluar çaste jo të mira, shtatori ju jep mundësinë e rikuperimit, e cila vazhdon edhe në tetor. Ndikimi i Marsit, së bashku me shkëlqimin e Uranit, do të jetë një burim që duhet shfrytëzuar, sepse mund të favorizojë takime të këndshme nga data 15-21. Mesi i muajit është më intrigues për ndjenjat. Atyre të cilëve u është mërzitur dikush do t’ia kenë treguar vendin gjatë dy muajve të fundit. Ata që kanë kaluar një ndarje mund të jenë ende në kërkim të dashurisë. Shtatori i favorizon takimet e këndshme. Projektet e punës në grup mund të ndërmerren vetëm nga çifte që shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Takimet e reja janë të rëndësishme. Ujorët që martohen ose ligjërojnë bashkimin e tyre në këtë periudhë, e bëjnë vetëm për të vendosur rregull në jetën e tyre, duke u paraprirë normave që do të diktojë Saturni në fund të vitit.

Mund të ndodhë një rikuperim, edhe pse do të duhet të lihen mënjanë marrëveshjet e panevojshme dhe qëndrimet stereotipike. Ujorët fitojnë për shkak të origjinalitetit. Krijimtaria i ndihmon që të kapërcejnë mjaft probleme, por jo ato të zakonshmet që lidhen me paratë apo shtëpinë. Kohët e fundit, ujorët kanë pasur shumë luhatje financiare. Megjithatë, nëse keni një pasuri, mund ta shisni dhe të investoni një pjesë të kursimeve për të nisur diçka të re. E gjitha kjo do t’ju sjellë mirëqenie dhe dëshirë për t’ia nisur nga e para, veçanërisht pas datës 22.

PESHQIT: Duke nisur nga ky muaj, edhe Mërkuri s’është më kundër jush dhe ju ndihmon të keni sukses në fushën profesionale ose të keni ide më të qarta për karrierën tuaj. Bëni kujdes vetëm gjatë ditëve të para të muajit, deri më datë 5. Më pas, praktikisht personazhi kryesor në skenë jeni vetëm ju. Shpalosni të gjitha idetë dhe aftësitë tuaja. Kush nga ju do të fitojë një sfidë, Jupiteri do ta ndihmojë duke marrë vendimin e duhur. Po i afroheni një vjeshte që karakterizohet nga një forcë e madhe. Mos humbni asnjë çast, programojini gjërat sa më shpejt. Dëgjojeni ose pranojeni këshillën dhe ndihmën e një kolegu apo të shefit tuaj, i cili është shumë dashamirës. Do t’i vlerësojë më së miri aftësitë tuaja. Tani, më shumë se kurrë, duhet të dëgjoni zemrën. Duhet të keni kaluar pasiguritë që kishit gjatë pranverës dhe të jeni ende me partnerin tuaj.

Nëse një nga partnerët i ka kushtuar më shumë kohë punës, në vjeshtë duhet ta mbledhë shtëpia. Lidhjet që lindin në këtë periudhë nuk nisin për mrekulli, por me kalimin e kohës mund të shndërrohen në diçka serioze. Mos kërkoni dikë për t’u martuar, por jetoni emocionet dita-ditës. Kush nga ju është lënduar në të shkuarën, e ka të vështirë të hedhë hapat e parë, por periudha është shumë e favorshme dhe me emocione të vërteta. Vendime drastike për ata që kanë dy lidhje paralele. Yjet ju mbrojnë gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi periudha e problemeve fizike për ju duket shumë e largët. Viti nisi disi ngadalë, por tani gjithçka po shkon fjollë. Një kapitull i ri po nis për ju, gëzoni shëndet të plotë. Pika juaj e dobët janë këmbët. Ju këshillojmë vetëm të mos hani gjithçka ju del përpara, pasi keni shumë neps.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Duhet te prisni deri te premten/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 lajm te mire

Published

on

Dashi

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Hëna do sjellë forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni edhe më realistë. Fale mbështetjes që do iu japë Jupiteri dhe Venusi ju të dashuruarit jo vetëm që do i sqaroni mosmarrëveshjet, por do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Ju beqarët do vraponi pas personit të parë që do iu pëlqejë dhe do zhgënjeheni mjaft. Shëndeti, pas një periudhe jo të mirë dhe pa shumë energji, këtë javë do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Financat do jene kryesisht të qëndrueshme. Do bëni mire të mbroheni nga vjedhja e portofolave çka do ndikonte mjaft tek situata financiare. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambicioze. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Demi

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Nëse keni një lidhje, tregohuni më të respektueshëm me partnerin dhe mos e ndrydhni atë. Nëse i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni dhe do e shtyni të kërkojë dikë tjetër. Për ju beqarët priten dashuri me shikim të parë. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më pare me mjekun. Sipas Dritare.net, financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe ju do vazhdoni të tregoheni të kursyer me shpenzimet. Në punë do përballeni me probleme të vështira dhe do jeni gjithë kohës të stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje.

Binjakët

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e qetë. Përfitoni sa të mundni për të folur për tema të rëndësishme duke qenë se do jeni edhe më të kthjellet. Për ju beqarët do jetë një periudhë ideale për të filluar histori dashurie pasionante. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë e kënaqshme. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Do bëni mirë të shmangnit sheqernat dhe yndyrnat. Të ardhurat do kenë përmirësime. Përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta. Në punë ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por që janë mjaft të domosdoshme.

Gaforrja

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Në punë fillimi i javës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit.

Luani

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Virgjëresha

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mirë pranë personave të familjes. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshorja

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Ju të dashuruarit nuk duhet të tregoni dyshues për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë ta drejtoje sjelljen tuaj. Ju beqarët do keni një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambicioze dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi.

Akrepi

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë harmonike. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që iu kërkon partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Ju beqarët do tregoheni të papërgjegjshëm dhe do filloni lidhje të pamenduara mirë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Sipas Dritare.net, financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Shigjetari

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes.

Bricjapi

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit qe do ju pushtojë shpesh. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Ujori

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Peshqit

Horoskopi javor 26 tetor- 1 nëntor 2020

Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi javor i dashurise/ Kjo eshte shenja qe do te marr 1 surprize te merkuren

Published

on

Dashi

Çiftet do të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre, vetëm nëse përpiqen të bashkohen, veçanërisht për çështjet e vogla që zakonisht shkaktojnë debate. Aty mund të punosh më shumë.

Beqarët do ta kenë të vështirë të hapen me njerëzit që kanë takuar kohët e fundit, por do të duhet të përpiqen, të krijojnë më shumë besim. Do të jetë hapi i parë për një marrëdhënie më të pjekur.

Demi

Çiftet do të marrin disa vendime në fillim të javës, por më pas do të duhet të punohet që këto të materializohen. Nëse e lini kohën të kalojë, kjo vetëm do të përkeqësojë disponimin tuaj. Beqarët ndoshta do të zgjedhin kohë të gabuara për t’u afruar disa njerëzve, por gjithsesi mund të provoni përsëri , kur gjërat të jenë qetësuar. Duhet një moment për të kuptuar gjendjet shpirtërore, përpara se të afrohesh.

Binjakët

Çiftet menjëherë do të kuptojnë nëse diçka nuk shkon , kështu që do të jetë detyra juaj të përpiqeni të zbutni çdo trishtim, por edhe dyshimet që mund të lindin, për arsye të ndryshme.

Beqarët do të presin edhe pak para se të dalin me një person. Do të ishte më mirë të ishim më të sinqertë , por edhe të shpejtë, sepse dashuria nuk pret.

Gaforrja

Çiftet do të kenë nevojë për disa momente të tjera për tu mësuar me zakone të reja, por asgjë që mund të ndryshojë shumë marrëdhënien e krijuar me një qetësi të madhe.

Beqarët mund të përmirësojnë vetëbesimin e tyre, të jenë më të pëlqyeshëm dhe të lehtë, siç janë në të vërtetë. Një qëndrim tepër i rezervuar mund të frikësojë ata që keni para jush, duke mos lehtësuar njohuritë.

Luani

Çiftet do të përpiqen të lehtësojnë njëri-tjetrin, duke përmbushur nevojat e partnerit, pa qenë e nevojshme t’i shprehin ato . Nëse ekziston spontanitet, ai tashmë është avancuar mirë.

Beqarët nuk do presin shumë nga takimet e tyre, por përkundrazi duhet të jenë pak më pozitivë dhe të krijojnë pritshmëri. Në këtë mënyrë, çdo marrëdhënie e re mund të përmirësohet.

Virgjëresha

Çiftet nuk do të duhet të nxitojnë shumë , por ata përsëri mund të përpiqen të kapin aspektet pozitive në tjetrën që parashikojnë mirë për të ardhmen.

Beqarët do të kenë disa mundësi të mira për të takuar njerëz të rinj, por do të jetë e nevojshme të shkoni me këmbët kryesore, pasi që lëshimet e para janë gjithmonë më të mirat , por vetëm koha mund t’ju tregojë se çfarë të thoni ato që mund të prisni në të vërtetë.

Peshorja

Çiftet nuk do të dëshirojnë të humbin asnjë moment për t’u bashkuar dhe për të ndarë ide të reja , aktivitete të reja dhe mendime të reja. Jeni shumë me energji gjatë kësaj kohe dhe do të jetë mirë për të dy.

LEXO EDHE: Surprizon moti/ Ja çfarë pritet për këtë fundjavë, sa do të arrijnë temperaturat
Beqarët do kalojnë një moment shumë të gëzueshëm, në të cilin do t’iu dhurohen më të lumturit më total. Me masat e duhura paraprake, do të shmangni lëndimin.

Akrepi

Çiftet do të duhet të bashkojnë forcat për të zgjidhur një problem të vogël. Akordimi do të jetë i domosdoshëm. Nëse e keni të vështirë të bini dakord, përpiquni të dorëzoheni për këtë kohë.

Beqarët do qëndrojnë të vendosur në pozicionet e tyre, kështu që të njohurit e rinj mund të marrin një kthesë të gabuar. Më mirë të përpiqesh të japësh shpjegime dhe të shtosh njohuritë për kohë më të mira.

Shigjetari

Çiftet do të kalojnë momente dyshimi të përziera me momente shprese. E dyta duhet të mbizotërojë, sepse është gjithmonë gjëja më e mirë për të bërë. Koha do t’ju tregojë të drejtë dhe do t’ju japë gëzime të mëdha.

Beqarët nuk do ta kenë më të vështirë të përfshihen, por gjithsesi nuk do t’u besojnë njerëzve para tyre. Kjo është ajo që duhen njohuritë, para se të hidhen me kokë në një marrëdhënie.

Bricjapi

Çiftet do të gjejnë bashkëpunimin e duhur dhe do të rindërtojnë atë që është prishur me kalimin e kohës. Është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por gjithçka ka të bëjë me gëzimin, kështu që patjetër mund të bëni një përpjekje.

Beqarët do bëjnë çmos për të qenë të lumtur. Ky qëndrim do t’i lejojë njerëzit të afrohen dhe të hapen. Po kështu do të duhet të ketë një hapje në anën tjetër, edhe nëse për momentin do të duket e vështirë dhe e frikshme.

Ujori

Çiftet do të thellohen në tema të caktuara që po peshojnë si gurë, por do të jetë e nevojshme ta bëni lehtë, megjithëse është e vështirë të mos lëshohen. Mbajini këmbët në tokë dhe përpiquni të ndani sa më shumë që të jetë e mundur.

Beqarët nuk do të gjejnë ndonjë vështirësi të veçantë për të gjetur dikë interesant. Ajo që do të bllokojë më shumë mund të jenë çështje si distanca, diversiteti i tepruar etj. Janë mure që mund të shemben!

Peshqit

Çiftet do të zgjedhin të shkojnë më shpejt dhe më shpejt, megjithatë disa situata duhet të merren parasysh me kujdes, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike. Ndjenjat mund të jenë solide, prandaj nuk ka nevojë ta teproj , duke vënë në rrezik gjithçka që keni ndërtuar deri tani.

Beqarët nuk do të vendosin shumë pasion në takimet e tyre të para, ndoshta në mënyrë që të mos rrezikojnë të lëndohen. Sidoqoftë, ata që ndodhen para jush mund të keqkuptojnë dhe të largohen nga fusha para se të deklaroheni.

Continue Reading

Aktualitet

Nese ti ke 1 nga keto 9 gjera atehere ti je femer me klas moj shoqe

Published

on

Disa njerez mund te fitojne lehtesisht besimin e te gjitheve dhe te krijojne nje imazh pozitiv te vetvetes. Ky shpjegim eshte ber nga nje nga njerezit me me ndikim dhe autori i pothuajse 30 librave te komunikimit dhe te biznesit, Jeff Haden.

Ata nuk kane frike te humbin

Qellimi i njerezve terheqes eshte te japin me shume pa pritur asgje ne kembim pasi ata nuk perpiqen te fitojne ne gjithcka. Ata nuk e kane aspak te veshtire te flasin per dobesite, deshtimet dhe gabimet e tyre. Njerezit terheqes dine te vleresojne ndershmerine dhe emocionet reale.

Ata tregojne se jane sinqerisht te lumtur qe u njohet

E rendesishme ne nje bisede eshte mbajtja e kontaktit me sy. Kur ju buzeqeshni edhe ata buzeqeshin. Ata ju degjojne me kujdes dhe jane te perqendruar ne ate qe thoni. Njerezit terheqes i kushtojne vemendje fjaleve dhe emocioneve tuaja. Ky reagim i tille ju ndihmon te fitoni besimin e bashkebiseduesit tuaj dhe te gjeni nje gjuhe te perbashket me kedo.

Ata kerkojne mirekuptim te ndersjelle

Ne menyre te pavetedijshme shumica e njerezve kerkojne mosmarrveshje dhe kontradita. Keto te fundit na cojne me shume ne mosmarrveshje sesa ne nje bisede. Njerezit karizmatike dhe simpatike kerkojne nje gjuhe te perbashket. Per te marre emocione positive dhe per te filluar nje bisede interesante perpiquni te gjeni dicka te perbashket me bashkebiseduesin tuaj.

Ata perdorin fuqine e prekjes

Nje mjet i fuqishem qe i ndihmon njerezit te kuptojne me mire emocionet eshte prekja. Nese deshiron te pergezoni dike, mendoni se si ta beni ate me mire. Varet ne cfare situate jeni nese mund te shtrengoni duart apo te prekni dike ne shpatull. Kjo do ju ndihmoje per te fituar besimin, per te shprehur emocionet e duhura dhe per te provuar sinqeritetin e fjaleve.

Ata jane te mire ne perdorimin e shprehjeve te fytyres dhe gjesteve

Njerezit terheqes arrin ti shprehin emocionet me saktesi dhe teper mire. Ata arrijne te kthejne nje bisede vertete terheqese edhe pse ajo mund te kete qene nje histori e merzitshme. Ata shprehin gjendje shpirterore te hisorise se tyre me ane te mimikave pasi kjo ndihmon per te shprehur interesin e personit qe po bisedojne.

Nuk e kane problem te duken paksa “budallenj”

Ata nuk kane frike te tregojne te metat e tyre dhe per shkak te kesaj njerezit i respektojne ata edhe me shume. Njerezit nuk do te qeshin me ju kur te jeni gati te demostroni dobesite tuaja dhe kur ju nuk keni frike te dukeni budallenj. Te gjithe e kuptojne qe e gjitha kjo eshte ne rregull dhe te gjithe qeshin bashke me ju.

Ata jane te mire per te bere pyetje

Njerezit me karakter terheqes mund tju bejne te komunikoni lehtesisht per veten tuaj. Ata nuk ngurrojne te flasin hapur dhe te bejne pyetje. Ata i kushtojne vemendje mendimeve tuaja dhe kjo i ben ata me te besueshem. Thjeshte tregoni dicka te ngjashme me veten tuaj dhe i beni shume pyetje ne momentin qe keni zbuluar dicka ne lidhje me nje person te vecante. Ne kete menyre do te behet nje teme intersante per bisede.

Njerezit simpatike kujtojne sakte detajet dhe emrat. Ju ben te ndiheni me te rendesishem ne bisede fakti qe dikush thote emrin tuaj kur ju ka takuar vetem nje here.

Ata degjojne me shume dhe flasin me pak

Njerezit ne pergjithesi nuk jane te vemendshem pasi te gjithe deshirojne te ndajne lajmet e tyre.

Kur po tregoni nje histori dhe te shihni se si te gjithe ju degjojne me kujdes dhe jane duke reaguar emocionalisht ndaj fjaleve tuaja eshte gjithashtu nje ndenje e bukur.

Njerezit terheqes u pelqen me shume te degjojne sesa te flasin dhe kjo i ndihmon te gjejne dicka te perbashket dhe te mesojne me shume gjera interesante per nje person.

Continue Reading

Trending