Connect with us

Aktualitet

Luani i pari, Bricjapi i fundit/ Ky eshte parashikimi i astrologut Paolo Fox per muajin Shtator

Published

on

DASHI

– Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj.

Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30. Çdo zgjedhje që bëni duket se do të vihet në diskutim nga njerëzit që ju rrinë afër. Shumë nga marrëdhëniet tuaja janë konfliktuale, sidomos ato që kanë nisur në fillim të vitit. Për fat të mirë, ju jeni të gatshëm për gjithçka. Pas datës 14, gjithçka do të shkojë më mirë në aspektin sentimental. Kjo është periudha e duhur për t’u dashuruar krejt papritur, pasi Marsi dhe Venusi janë në një pozicion të shkëlqyer. Sensualiteti në çift do të zgjohet. Mund të hapni një aktivitet privat me partnerët tuaj. Gjithsesi, shanset që në 2021 gjithçka të funksionojë do të jenë më të shumta. Jeni ende në fazë eksplorimi. Shtatori është muaji i përkryer për të rifituar energjitë. Bëni kujdes me mënyrën si ushqeheni, pasi mund të keni probleme me stomakun. Datat 12 dhe 13 do të jenë më të lodhshmet.

DEMI

– Ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm në aspektin profesional, një muaj i shkëlqyer për t’u kthyer në vendin që ju takon. Mos ndërmerrni rreziqe të kota nga ana ekonomike, pasi prej një viti shpenzimet janë shtuar shumë. Data më e favorshme për propozime të reja do të jetë data 16. Studentët që janë angazhuar gjatë kësaj kohe do të marrin rezultate të mira. Mos u lodhni shumë gjatë datës 21, e cila do të karakterizohet nga nervozizmi, por që kurrsesi s’do të hedhë në erë çka keni arritur deri tani. Vazhdoni të shpenzoni për shtëpinë, madje jeni në kërkim të një shtëpie tjetër, nëse keni mundësitë. Kush nga ju ka nisur një aktivitet të ri, të tregohet i duruar. Gjatë shtatorit do të ndryshojnë shumë gjëra në aspektin sentimental. Jeni bërë më kërkues ose keni nevojë për më shumë siguri.

Periudha e zënkave do të jetë kalimtare, por bëni kujdes të mos tregoheni më shumë kritikë nga ç’duhet. Bëni kujdes brenda familjes, pasi do të merrni një vendim që lidhet me të ardhmen dhe jo të gjithë do të jenë dakord. Nëse gjatë viteve të fundit keni mbyllur një histori dashurie apo jeni ndarë, krejt papritur do të shfaqet një “ish” që do t’i trazojë mendimet tuaja. Çiftet e konsoliduara duhet të tregohen të kujdesshme vetëm nga problemet ekonomike. Tani do të arrini të kuptoni se cila është rruga e duhur. Kujdes në datën 21. Shtatori do të jetë disi stresues. Momentet e tensioneve do të kapërcehen me inteligjencë. Fakti që jeni emotivë ndikon shumë në jetën tuaj, edhe pse në dukje dukeni shumë racionalë. Dhembje të lehta koke dhe disa probleme të vogla gjatë gjysmës së muajit. Stomaku është pika juaj e dobët. Kujdes në datat 14, 15, 21 dhe 27.

BINJAKËT

– Ka ardhur koha të arrini një fitore personale ose ta shikoni të ardhmen me më shumë optimizëm. Nëse viti 2020 ka qenë viti i planifikimit, viti 2021 do të jetë ai i veprimit. Nëse jeni në pritje të një përgjigjeje të rëndësishme apo doni të zgjeroni aktivitetin tuaj, flisni me njerëz me pozitë. Venusi është në favorin tuaj dhe këtë periudhë jeni më bindës se kurrë, duke nisur nga data 7. Nuk do të jetë e vështirë të përjetoni emocione të reja. Do të rifitoni një rol që e keni pasur në të shkuarën. Mos nënvlerësoni mundësitë që në dukje janë të parëndësishme. Për projektet e reja flisni me njerëz të besuar.

Pas datës 22, gjithçka do të shkojë fjollë. Në aspektin sentimental do të ndërtoni diçka shumë të rëndësishme, e cila vitin tjetër do të shndërrohet në diçka serioze. Venusi dhe Mërkuri janë në pozicion të shkëlqyer, ja pse këto mundësi janë të arta. Më datë 13 do të njihni dikë shumë të veçantë. Një takim që do t’ju përfshijë me shumëçka. Për këdo nga ju që ka një lidhje serioze, gjërat do të shkojnë më mirë pas debateve që kanë karakterizuar këtë periudhë, sidomos pas datës 22, kur Dielli do të kthehet në shenjën tuaj. Jeni në kërkim të një shtëpie ku do të jetoni pas martese ose edhe për të bashkëjetuar. Shtatori nis disi i paqartë, ditët e para do të jenë të plogështa. Bëni kujdes në datat 2, 3 dhe 9. Kujdesuni më shumë për ushqyerjen. Shpeshherë jeni të nxituar dhe i kapërceni vaktet ose ndiqni dieta aspak të shëndetshme. Data 18 do të jetë e duhura për t’iu kushtuar formës fizike. Ju s’jeni nga ata që janë mësuar me vetminë dhe shpesh sajoni edhe punë të panevojshme. Mos kini frikë të qëndroni vetëm dhe të kuptoni çfarë nevojash keni.

GAFORRJA

– Një projekt që kishit që prej vitit të kaluar do të ndryshojë dhe fillimi i diçkaje të re do t’ju shtojë ankthin. Sigurisht që jeni ende nën ndikimin e Jupiterit dhe të Saturnit, të cilët nuk ju lënë hapësirë të fitoni shuma të mëdha apo të ndërmerrni nisma të reja. Gjithçka do të ndryshojë diku afër dhjetorit, periudhë kur edhe punët e lodhshme do t’ju duken të bukura. Shpenzimet e mbledhura gjatë dy viteve të fundit po shtohen edhe më shumë, ja pse duhet të bëni kujdes me financat. Nuk është ende momenti i duhur për siguri profesionale, gjë që vetëm fundviti do ta sjellë. Shpresojmë që muaji gusht të ketë sjellë diçka të bukur në zemrën tuaj, sepse në shtator do të konfirmohen lidhjet e sapokrijuara. Nevoja për të pasur një lidhje të bukur e të qetë bëhet gjithnjë e më e madhe. Do t’i shikoni me sy tjetër martesën dhe bashkëjetesën.

Mos i kritikoni më shumë nga sa duhet ata që keni në krah. Kush nga ju i ka dhënë fund një lidhjeje, do të përjetojë emocione të tjera. Data 16 është më e favorshmja. Mos i përcillni brenda familjes problemet profesionale apo pasiguritë. Çiftet e reja mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Gjatë dy javëve të fundit keni qenë shumë të tensionuar dhe Marsi vazhdon t’ju bezdisë. Probleme të vogla shëndetësore, sidomos me stomakun. Shmangeni sa më shumë stresin, pasi po i afroheni një periudhe më të mirë. Mos e prishni gjakun nëse dikush del kundër jush, sidomos në datat 18 dhe 19.

LUANI

– Marsi i favorizon ende të lindurit në shenjën tuaj dhe më në fund, më 6 shtator, edhe Venusi do të kalojë në këtë shenjë. Po mendoni që të shkëputeni nga bashkëpunimet profesionale, pasi s’ndiheni të kënaqur me mënyrën si ju trajtojnë. Mund të hiqni dorë nga gjithçka vetëm nëse keni disa kursime mënjanë dhe të prisni dhjetorin për t’u futur sërish në lojë. Kush nga ju punon për një kompani dhe nuk ndihet i plotësuar, do ta ketë punën pisk nëse brenda nëntorit nuk arrin të sigurojë ndryshimet që do. Jeni në kërkim të një ngritjeje në detyrë apo të diçkaje më shumë për veten pa marrë vendime drastike. Disa nga ju po bëjnë shpenzime të mëdha për vete, por edhe për të afërmit. Planifikojini mirë çështjet ekonomike, duke marrë parasysh se në dhjetor Saturni do të jetë kundër jush.

Ndjenjat do të zgjohen në këtë shtator që karakterizohet nga pasioni. Lidhje të reja. Për ata që janë lidhur prej kohësh, ka ardhur çasti i duhur që t’i vënë një emër marrëdhënies së tyre. Të martuarit janë të qetë, përveçse debateve financiare për mobilime apo për shtëpi të re. Do të kërkoni ndihmë. Datat më të favorshme janë datat 7 dhe 27. Këtë muaj, beqarët do të përjetojnë emocione të mëdha, do të ndiejnë për herë të parë fluturat në stomak. Disa do të rrëmbehen nga pasioni dhe mund edhe të tradhtojnë. Organizoni gjithçka sa më mirë tani, në mënyrë që ta kaloni dhjetorin sa më të qetë. Gjatë shtatorit do të ndieni një ekuilibër të brendshëm shumë të mirë. Terapitë janë të sugjeruara në këtë periudhë. Datat 18 dhe 19 janë të duhurat për pak qetësi më shumë. Edhe pse tensionet s’do të mungojnë, ju jeni të aftë të kapërceni gjithçka.

VIRGJËRESHA

– Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për ata që do të nisin një projekt të ri profesional të bazuar në marrëveshjet që kanë bërë gjatë qershorit dhe korrikut. Ndieni nevojën për të bërë një zgjedhje drastike, madje edhe të braktisni rrugën që keni ndjekur deri tani. Ndoshta do të nisni edhe një punë që s’e keni bërë kurrë më parë. Me aftësitë tuaja personale do të arrini larg. Yjet i favorizojnë shumë shitblerjet. Madje edhe çështjet ligjore do të zgjidhen si jo më mirë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për investime të reja. Kini besim tek aftësitë tuaja. Për shkak të karrierës, gjatë pranverës keni pasur probleme në aspektin sentimental. Çiftet janë përballur me vështirësi të mëdha, si transferime apo ndryshime, dhe tani ju duket sikur po jetoni një jetë tjetër.

Kush nga ju nisi një marrëdhënie, nuk ishte aspak i qetë në fillim. Bëni kujdes nga ish-partnerët ziliqarë. Çiftet që punojnë me partnerët do të ndërmarrin nisma të reja. Nëse jeni të vetmuar, duhet të frekuentoni vendet e duhura për njohje të reja. Mund t’i bëni një dhuratë vetes, si të blini një makinë të re apo të ndryshoni diçka në mobilimin e shtëpisë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer dhe ju ndiheni më të fortë se kurrë. Kini parasysh se sa më shumë të punoni, aq më të stresuar do të ndiheni. Jeni në kohë që të nisni terapi të ndryshme. Edhe të lindurit në këtë shenjë kanë pikë të dobët stomakun.

PESHORJA

– Ky është një muaj i veçantë, pasi nga data 5 shtator Mërkuri hyn në shenjën tuaj zodiakale. Edhe Venusi është i favorshëm. Ishte parashikuar që fundi i vitit do të ishte i suksesshëm ose gjendja juaj do të përmirësohej dukshëm në krahasim me muajt e kaluar. Nëse ju është mbyllur një mundësi bashkëpunimi, është e sigurt që do të gjeni një tjetër. Do të krijoni një kompani biznesi ose do të nënshkruani një marrëveshje institucionale. Edhe pse viti i çlirimit tuaj do të jetë viti 2021, mund të merrni një lajm të mirë. Me Mërkurin në shenjë, do të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje duke filluar nga data 14. Për shumë prej jush, tashmë është e mundur heqja e një barre.

Veçanërisht ata që janë përballur për një kohë të gjatë me probleme ose që kanë pasur dikë kundër. Bashkëpunimet janë më pak të sigurta, por kënaqësitë janë më të mëdha. Kështu që tregojini vlerat tuaja, negocioni dhe bëni ortakë të rinj për të çuar përpara qëllimet tuaja edhe vitin që vjen. Dashuria nxit një vorbull ndjenjash pozitive. Përveç kësaj, ky është muaji kur Dielli hyn në shenjën tuaj zodiakale, më datë 22. Ata që janë vetëm dhe të paangazhuar në një lidhje, kanë kohën e duhur për të kërkuar marrëdhënie të reja. Shtatori ju nxit dëshirën për dashuri dhe fitore, në rast se gjatë muajve të fundit keni pasur kriza. Ata që janë ndarë, duhet ta shohin të ardhmen nga një këndvështrim më pozitiv. Dashuria duhet parë me optimizëm. Vihuni në kërkim të njeriut të zemrës. Tani mund ta gjeni, mjafton që të vizitoni vendet e duhura dhe të mos bëheni shumë përzgjedhës. Sepse, që të themi të vërtetën, ata që i përkasin shenjës së Peshores nuk i kanë shijet të thjeshta. Prandaj u duhet më shumë kohë për t’u familjarizuar me dikë. Ata që nuk kënaqen lehtësisht nga një marrëdhënie e gjatë duhet të bëjnë kujdes nga tundimet, sepse mund të bien në grackën e një marrëdhënieje jashtëmartesore, e cila do t’u shkaktonte probleme të mëdha. Sa më shumë që i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë gjëra keni për të strukturuar. Të shtunën, më datë 6, Venusi do të bëjë një kalim të bukur. Prania e Marsit është ende e ndjeshme, por e zbehtë në krahasim me të kaluarën. Ata që kanë kaluar stres në punë ose nuk janë të kënaqur me atë që kanë bërë ose po bëjnë, duhet të përqendrohen më shumë te vetja dhe të rifitojnë besimin pa kërkuar mendimin e të tjerëve. Mendoni se nuk keni forcë imponuese? Vetëvlerësimi i fituar do t’ju bëjë që të ndiheni më mirë dhe të shijoni jetën.

AKREPI

– Nuk ju mungon aspak forca për të luftuar, por që tani e tutje është e rëndësishme të mbani sa më shumë në kontroll financat tuaja. Kush ka vendosur të transferohet në një qytet tjetër apo të ndryshojë punë, do të shpenzojë më shumë. Nëse keni një projekt apo doni të eksperimentoni me diçka, tani është çasti i duhur, pas shumë peripecive që ju kanë penguar. Janë më të favorizuar punëtorët e pavarur. Prej disa muajsh, të lindurit në këtë shenjë po përballen me probleme burokratike. Keni një çështje ligjore që ju mundon, sidomos nëse bëhet fjalë për një ish-partner. Arrini një marrëveshje përpara dhjetorit. Gjatë shtatorit do ta keni më të lehtë të bashkëpunoni me kolegët, të gjeni zgjidhje për problemet tuaja apo edhe të rinovoni një kontratë. Në aspektin sentimental, ky do të jetë muaji i sqarimeve, i refuzimeve apo edhe i keqkuptimeve në një lidhje. Po tregoheni gjithnjë e më kritik kundrejt partnerit. Ju nuk jeni aspak të lehtë për t’u pasur në krah dhe tani pretendoni besnikëri dhe sinqeritet. Si do të përfundojnë lidhjet që kanë nisur si lojë këta muajt e fundit?

Kujdes nëse keni lidhje paralele. Ata që po krijojnë lidhje të reja, le t’i jetojnë ditë pas dite pa pritur gjë në këmbim. Jeni në kërkim të dashurisë së madhe, por keni frikë se mos vuani. Po shtyni disa vendime të cilave u ka ardhur koha. Kjo është një periudhë e tensionuar. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos nëse kanë të bëjnë me shtëpinë. Debate në familje. Ankthi shtohet, sidomos në datat 14 dhe 15. Më mirë shmangni gjithçka. Gjërat do të shkojnë më mirë pas datës 29.

SHIGJETARI

– Përfundimisht, shtatori është muaji më i qetë dhe pozitiv për sa u përket kërkesave apo ndereve që mund të kërkoni. Nuk përjashtohet mundësia e një aktiviteti ndryshe dhe kërkimi i më shumë mundësive. Këto ndryshime janë të paracaktuara nga fati ndonjëherë, por me raste jemi ne që i dëshirojmë. Situata është e qetë edhe për shkak të pranisë së Mërkurit. Rikthimi i Venusit nga data 6 është një lloj garancie suksesi për sa u përket marrëdhënieve ndërpersonale. Marsi është gjithmonë në favorin tuaj. Edhe pse gjatë vitit të kaluar keni pasur konflikte në këtë periudhë, keni bërë zgjedhje që nuk ju kanë volitur ose keni hequr dorë nga diçka, sot keni mundësinë që ta merrni situatën në dorë. Është e qartë se ata që duhet të përballen me publikun, duhet të verifikojnë suksesin e tyre. Pikërisht kjo nuk ka për të munguar. Rreth datës 14, në qiellin tuaj shfaqet një element fati më shumë.

Këtë periudhë duhet ta shfrytëzojnë edhe tregtarët për të përfunduar një marrëveshje. Në qiellin e shtatorit ndihet më shumë harmonia dhe prania e dashurisë. Mos harroni se pranvera ishte një lajmëtare tensionesh, në disa raste edhe ndarjesh. Prandaj horoskopi i ri është si një ilaç universal, sepse arrin të zgjidhë problemet e së kaluarës dhe të ofron diçka të bukur e të re. Falë gjetjes së dialogut, do t’ju kthehet dëshira për të folur. Një takim rastësor mund t’u falë ndjenja të veçanta atyre që janë ndarë prej kohësh ose që janë në pritje të një pasioni të ri. Për zemrat e vetmuara, kjo periudhë pritet të jetë mjaft intriguese dhe nga gjysma e muajit mund të ndodhë diçka interesante. Me praninë e kaq shumë yjeve nuk ka si t’ju mungojë sharmi. Në një atmosferë planetare kaq tërheqëse, duhen shmangur përplasjet. Mund të kërkoni zgjidhje edhe me një ish-partner, nëse keni pasur probleme në të kaluarën. Ndieni nevojën që të përjetoni një pasion të fortë, energjik. Është koha e rinovimeve dhe e ndryshimeve që mund të lidhen edhe me banesën tuaj. Gjithçka është në lëvizje dhe më e thjeshtë për t’u menaxhuar.

BRICJAPI

– Jo të gjithë mund të bëhen të pasur brenda ditës, por ata që kanë zhvilluar projekte të zgjuara gjatë muajve të kaluar, në shtator do të presin diçka më shumë. Studentët, sidomos ata që po përgatiten për provime të mbartura, do të kenë mundësi t’i kalojnë pa probleme të mëdha dhe të arrijnë rezultate nëse janë përgatitur. Madje, do të gjejnë shpejt edhe një vend pune. Të favorizuar janë edhe sportistët apo ata që kanë një profil krijues. Bricjapët po përpiqen të futen sërish në lojë gjatë kësaj periudhe. Nëse keni një kompani, tani është periudha e mirë për të trazuar pak ujërat. Bëni zgjedhjet e duhura. Data 16 ofron mundësi të mëdha. Kjo është një periudhë e veçantë në fushën e ndjenjave. Uroj të keni gjetur personin e duhur, edhe pse gushti ishte paksa i tensionuar për ju. Në tetor, gjërat do të shkojnë edhe më mirë, pasioni do të shtohet. Kush nga ju ka gjetur shpirtin binjak, është martuar dhe është bërë me fëmijë, nuk i ndal më askush.

Ata që ishin betuar se s’do të binin më në dashuri, do të habiten nga ndjenjat që do të përjetojnë. Njohje të reja me njerëz tërheqës. Kush ka lidhje paralele, t’i qartësojë gjërat brenda shtatorit. Miqësi të reja që do të zgjatin një jetë. Edhe pse Marsi është kundër jush, pas një kalimi të gjatë që me siguri ka sjellë probleme fizike, mund të themi se muaji do të kalojë i qetë. Problemet e vogla shëndetësore do të kalohen falë këshillave të mjekut. Terapitë janë të favorizuara pas datës 15. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë janë gjithnjë artikulacionet. Jeta sedentare s’i bën mirë askujt, por sidomos një Bricjapi.

UJORI

– Nëse keni punuar me kohë të pjesshme për një kohë të gjatë, nuk përjashtohet mundësia që në fund të vitit të merrni një lajm të mirë, sepse nga dhjetori hapet faza e rinovimit të kontratave. Megjithatë, nuk ju mungon dëshira për të ndryshuar e për të bërë diçka tjetër. Kush ka nisur një projekt para disa vitesh do ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Në çdo sektor profesional kërkohet revolucion i vërtetë. Duke i lënë hapësirë krijimtarisë personale dhe origjinalitetit mund të shkohet larg. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës dikush të ketë ndryshuar rol ose shoqëri. Të gjitha zgjedhjet e reja janë të lodhshme në fillim, por të lindurit në shenjën e Ujorit dinë të përshtaten mirë me çdo lloj ndryshimi. Çelësi i tyre i suksesit është origjinaliteti. Ata përpiqen të bëjnë ndryshime në çdo punë ose veprimtari. Krijimtaria është pika e tyre e fortë, po ashtu edhe dëshira për të mos ndjekur turmën. Edhe në këtë pjesë të dytë të vitit do të ishte e udhës që të nisnit diçka të re ose të hartonit strategjitë fituese që priten vitin tjetër. Hyrja në lojë do të jetë më e lehtë!

Provimet dhe provat do të kapërcehen më mirë në fund të muajit, ndërsa në tetor krijimtaria do të jetë e favorizuar. Nëse gjatë muajit korrik dhe gusht keni kaluar çaste jo të mira, shtatori ju jep mundësinë e rikuperimit, e cila vazhdon edhe në tetor. Ndikimi i Marsit, së bashku me shkëlqimin e Uranit, do të jetë një burim që duhet shfrytëzuar, sepse mund të favorizojë takime të këndshme nga data 15-21. Mesi i muajit është më intrigues për ndjenjat. Atyre të cilëve u është mërzitur dikush do t’ia kenë treguar vendin gjatë dy muajve të fundit. Ata që kanë kaluar një ndarje mund të jenë ende në kërkim të dashurisë. Shtatori i favorizon takimet e këndshme. Projektet e punës në grup mund të ndërmerren vetëm nga çifte që shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Takimet e reja janë të rëndësishme. Ujorët që martohen ose ligjërojnë bashkimin e tyre në këtë periudhë, e bëjnë vetëm për të vendosur rregull në jetën e tyre, duke u paraprirë normave që do të diktojë Saturni në fund të vitit.

Mund të ndodhë një rikuperim, edhe pse do të duhet të lihen mënjanë marrëveshjet e panevojshme dhe qëndrimet stereotipike. Ujorët fitojnë për shkak të origjinalitetit. Krijimtaria i ndihmon që të kapërcejnë mjaft probleme, por jo ato të zakonshmet që lidhen me paratë apo shtëpinë. Kohët e fundit, ujorët kanë pasur shumë luhatje financiare. Megjithatë, nëse keni një pasuri, mund ta shisni dhe të investoni një pjesë të kursimeve për të nisur diçka të re. E gjitha kjo do t’ju sjellë mirëqenie dhe dëshirë për t’ia nisur nga e para, veçanërisht pas datës 22.

PESHQIT

– Duke nisur nga ky muaj, edhe Mërkuri s’është më kundër jush dhe ju ndihmon të keni sukses në fushën profesionale ose të keni ide më të qarta për karrierën tuaj. Bëni kujdes vetëm gjatë ditëve të para të muajit, deri më datë 5. Më pas, praktikisht personazhi kryesor në skenë jeni vetëm ju. Shpalosni të gjitha idetë dhe aftësitë tuaja. Kush nga ju do të fitojë një sfidë, Jupiteri do ta ndihmojë duke marrë vendimin e duhur. Po i afroheni një vjeshte që karakterizohet nga një forcë e madhe. Mos humbni asnjë çast, programojini gjërat sa më shpejt. Dëgjojeni ose pranojeni këshillën dhe ndihmën e një kolegu apo të shefit tuaj, i cili është shumë dashamirës. Do t’i vlerësojë më së miri aftësitë tuaja. Tani, më shumë se kurrë, duhet të dëgjoni zemrën. Duhet të keni kaluar pasiguritë që kishit gjatë pranverës dhe të jeni ende me partnerin tuaj. Nëse një nga partnerët i ka kushtuar më shumë kohë punës, në vjeshtë duhet ta mbledhë shtëpia. Lidhjet që lindin në këtë periudhë nuk nisin për mrekulli, por me kalimin e kohës mund të shndërrohen në diçka serioze. Mos kërkoni dikë për t’u martuar, por jetoni emocionet dita-ditës.

Kush nga ju është lënduar në të shkuarën, e ka të vështirë të hedhë hapat e parë, por periudha është shumë e favorshme dhe me emocione të vërteta. Vendime drastike për ata që kanë dy lidhje paralele. Yjet ju mbrojnë gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi periudha e problemeve fizike për ju duket shumë e largët. Viti nisi disi ngadalë, por tani gjithçka po shkon fjollë. Një kapitull i ri po nis për ju, gëzoni shëndet të plotë. Pika juaj e dobët janë këmbët. Ju këshillojmë vetëm të mos hani gjithçka ju del përpara, pasi keni shumë neps.

5 Comments

5 Comments

  1. Pingback: pic5678

  2. Pingback: https://www.squeeqee.co.uk/carpet-cleaning-north-london

  3. Pingback: สล็อตวอเลท ไม่มีขั้นต่ำ

  4. Pingback: sbobet

  5. Pingback: where to buy shroom chocolates free shipping

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i datës 31 Tetor nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjaket

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjeresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

Continue Reading

Aktualitet

Qëllimet në jetë për secilën shenjë të horoskopit na i zbulon sot astrologia Meri Shehu

Published

on

Çdo shenjë e horoskopit ka një qëllim në jetë, e ndërsa qëllimi kryesor për çdo njeri mund të ndryshojë, janë pothuajse njësoj për ata të shenjës së njëjtë.

DASHI

Dashi janë ata të cilët kërkojnë gjithmonë të jenë më të mirë se të tjerët. Kjo shëenjë është entuziaste dhe konkurruese dhe do gjithmonë të krijojë gjërat më të mira, si p.sh të thyejë një rekord botëror. E vetmja gjë që një dash nuk do të dojë të bëjë në këtë jetë, është të flejë gjumë.

Qëllimi I një dashi në jetë është të bëjë progress, qoftë në teknologji, shkrim, shkencë etj. Sido që të jetë gjithmonë do të gjesh një dash që përpiqet të arrijë një qëllim.

DEMI

Si nje shenjë e tokës, demi dëshiron stabilitet. Ky është motivi dhe qëllimi I një demi në jetë, të krijojë një bazë të besueshme me këdo që takon në jetë.

Sipas horoskopi.vip Demi do të jetë ai të cilit mund ti kesh besim, që do të jetë gjithmonë aty kur tit ë kesh nevojë. Kjo shenjë do tu japi të tjerëve atë që ata kanë nevojë kur gjenden keq, dhe do të sigurohen që ata të ndihen që kanë dikë që I ndihmon.

BINJAKËT

Binjakët janë fluturat e botës. Qëllimi I tyre është të bashkojë njerëzit. Ata I ndihmojnë të tjerët të takojnë dikë special, ose një mik të ri në një qytet të ri. Janë të aftë apo jo?

GAFORRJA

Gaforrët kanë ardhur në jetë për ti treguar dashurinë të gjithëve. Si një shenjë e ujit, ata janë shumë në kontakt me ndjenjat e tyre, por edhe të të tjerëve, dhe kjo veti u është dhënë si avantazh.

Nuk është një avantazh I keq, mbajeni mend. Gaforret dashurojnë të përdorin inteligjencën emotive për ata që I rrethojnë. Janë ata që do të jenë aty kur të kesh nevojë, një shpatull ku mund të qash dhe nuk do të lënë të biesh në një moment të keq.

LUANI

Kush udhëheq botën? Luan e udheheqin botën, duan të jenë të njohur dhe të adhuruar, kështu që mos u çudisni nëse qëllimi I tyre është që të shkëlqejnë.

Një gjë është e sigurtë, që luanët do të mbahen mend gjatë dhe kur most ë jenë më në këtë botë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë analizuese dhe të besueshmë dhe sigurohen që bota të vazhdojë të rrotullohet. Kjo shenjë e tokës preferon të sigurohet që çdo gjë ecën ashtu siç duhet dhe janë aty për ta rregulluar nëse diçka nuk ecën ashtu siç duhet.

Duan që gjërat të ecin vaj dhe të ruajnë paqen. Janë gjithë kohës duke punuar për ti bërë gjërat më të mira që të funksionojnë mirë sepse për këtë janë këtu. Mos pusho se punuari virgjëreshë, bota ka nevojë për ty.

PESHORJA

Shenjat e ajrit si peshorja adhurojnë komunikimin e mirë  dhe duan të desgjojnë të dyja anët e historisë. Kjo e bën qëllimin e tyre në jetë akoma me të rëndësishëm.
Peshoret janë këtu për të siguruar që në botë ka ekuilibre dhe në një farë mënyre janë gjykuesti jo zyrtarë të botës që dëgjojnë problemet dhe gjejnë një mënyrë për ti zgjidhur.

Një peshore mund të qëndrojë neutral, për të luftuar për kauza që ta bëjnë botën një vend më të mirë.

AKREPI

Akrepat janë këtu për ti treguar pasionin botës. Janë të apasionuar dhe e shfaqin atë. Nuk mund ta kapësh një akrep në diçka ku ai nuk do ti jepet 100%.

Akrepat bëjnë gjithçka ose asgjë dhe të gjithë rrotull mund ta dallojnë kur ata janë të përfshirë në diçka. Ata janë këtu ti tregojnë botës sesi bëhen gjërat kur ti I hedh një dozë të fortë pasioni.

SHIGJETARI

Një shenjë e lirë dhe kurioze si shigjetari është në tokë për ta zbuluar atë.

Janë duke udhëtuar gjithë kohës dhe dukë kërkuar mënyra të reja për ti bërë gjërat dhe nuk mund të evitojnë kërkimin e kulturave apo teknikave të reja. Ky është motivi përse një shigjetar ka qëllimin të kërkojë të renë kudo.

BRICJAPI

Janë në këtë tokë tu tregojnë të tjerëve se miqtë mund të jenë dhe të familjes. Investojnë shumë në familjet e tyrë të vërteta. Të gjithë e dinë që gjaku ujë s’bëhet.

Bricjapët duan të tregojë se miqtë gjithashtu janë të rëndësishëm sa edhe familja. Ata I japin një kuptim të veçantë miqësisë dhe duan që bota ta shikojë që miqtë e vërtetë janë si një familje.

UJORI

Ujorët janë këtu për të treguar anën humane të gjithsecilit. Investimi I tyre personal është dashuria për njerëzit në përgjithësi. Përqafojnë faktin që jemi humanë dhe bëjmë gabime, dhe janë të arët që ecin përpara dhe angazhohen në kauza të mira. Ujorët duan që që të gjithë në tokë të duhen dhe të kujdesen për të tjerët sesa të urrehen dhe të shfaqin dhunë dhe urrejtje.

PESHQIT

Më shumë mundësi shenja e peshqve është në harmoni me ndjenjat e saj dhe si shenjë e ujit, arti është një mënyrë e të shprehurit shumë e vlerësuar. Qëllimi I tyre është që të nënvijëzojnë rëndësinë e kreativitetit.

E dinë që vetshprehja është e mirë për shpirtin dhe arti është një nga menyrat më të njohura për tu shprehur. Peshqit promovojnë muziken. Artin, poezinë dhe çdo lloj kreativiteti që njerëzit përdorin për të shprehur emozionet dhe mendimet.

Continue Reading

Aktualitet

3 gabimet më të mëdha që bën secila nga shenjat e horoskopit në çift sipas astrologes Susan Miller

Published

on

Shenjat astrologjike ndonjëherë të shtyjnë për mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ja çfarë gabimesh bëni më shpesh me partnerin nxitur prej yjeve.

Dashi: Inatosja, padurimi dhe dëshira për të qenë lider. Duke qene energjikë, entuziastë dhe ambiciozë, dashët mund të bëhen edhe agresivë dhe tejet kërkues pa e kuptuar. Në momente intime ata duhet ta lenë ndonjëherë partnerin të bëjë atë që dëshiron dhe kanë për t’u ndier edhe më mirë.

Demi: Kokëfortësia, përtacëria dhe vetëkënaqësia . Në përgjithësi demat i marrin gjërat shumë shtruar dhe kjo mund të merret si përtacëri nga personi tjetër. Një tjetër gabim që ata bëjnë në një lidhje është kokëfortësia. Kur thonë diçka mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk ndryshojnë mendim. Ata vetëkënaqen dhe ku duket sikur e bëjnë mirë gjithçka pa ua thënë këtë personi në krah.

Binjakët: Joshja e tepërt, kopjimi dhe luajtja e lojërave. Binjakët mund të jenë herë pas here edhe dy persona të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shpesh atyre ju mungon koherenca dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë pranë. Nja nga gabimet më të mëdha është flirtimi me të tjerë.

Gaforrja: Serioziteti i tepërt, shmangia e konflikteve dhe dëshira për të kaluar gjithë kohën me partnerin. Një nga gabimet më të mëdha të gaforreve është se nuk pranojnë që dikush të bëjë shaka me ta. Gjithsesi ata i shmangin gjithmonë edhe konfliktet dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë në krah. Ndonjëherë duhet edhe të debatosh për të mbrojtur idetë. Të shtyrë nga yjet gaforret duan të jenë gjithë kohës pranë me të dashurinë zemrës çka mund të krijojë edhe atmosfera mbytëse. Kushdo ka nevojë edhe për liri.

Luani: Kërkimi i vëmendjes, mungesa e përulësisë dhe trillimi. Luanët duan të trajtohen përherë sikur janë më të mirët. Në shumë raste ata mund të jenë të tillë, por përulësia do i bëjë të pëlqehen edhe më tepër. Ndonjëherë ata mund të tregohen edhe arrogantë në çift dhe mund të trillojnë për të marrë komplimente dhe vlerësime sa më shumë.

Virgjëresha: Analizimi i tepërt, parashikueshmëria dhe vetëpërmbajtja. Ata janë shumë tokësore dhe duan ta kenë gjithçka në rregull kudo. Ata fiksohen edhe pas detajeve të vogla, duan të parashikojnë çdo gjë dhe kjo mund ta mërzitë personin që kanë në krah. Ndonjëherë gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë në një lidhje dhe ata nuk duhet ta kontrollojnë as të folurin.

Peshorja: Argumentimi i tepërt, kapricot dhe ekuilibrimi i tejskajshëm. Peshoret janë të logjikshëm dhe i peshojnë mirë gjërat, por në një lidhje ndonjëherë ekuilibri i tepërt nuk është i mirë. Në raste debatesh ata mundohen te argumentojnë gjithçka me pikë e me presje çka është një tjetër gabim.

Akrepi: Të qenit shumë të fshehtë, të tërhequr dhe të veçuar. Në përgjithësi këta persona rrethohen me mire që askush të mos i afrojë. Vetëm në rastet kur dikush ju pëlqen shumë mund të shfaqen hapur dhe të afrohen. Gjithsesi në një lidhje janë të fshehtë dhe nuk ndajnë çdo gjë pasi kanë frikë nga zhgënjimet. Këto janë gabime që nuk e lënë marrëdhënien të ecë si duhet.

Shigjetari: Pavarësia, gënjeshtrat dhe nxitimi. Këta persona duan të jenë përherë të lirë , spontanë dhe të përjetojnë aventura. Këto janë gabime që ne një lidhje mund t’iu kushtojnë. Një tjetër problem përbëjnë edhe gënjeshtrat që përdorin për të dalë nga disa situata.

Bricjapi: Të menduarit se dinë çdo gjë, janë kufizues dhe shumë kërkues. Bricjapët mund të jenë të fiksuar pas disa zakoneve që mund ta bëjë një lidhje të vështirë për të ecur përpara. Atyre ju duket sikur dinë çdo gjë dhe nuk i marrin parasysh ato që thotë partneri.

Ujori: Mungesa e empatisë, pasja e mendimeve të ngurta dhe lëshimi i vetvetes. Ujorët nuk janë shumë të lehtë për t’u duruar. Ata i mendojnë gjërat me detaje, mund të krijojnë ide të ngurta që askush nuk ua ndryshon dot dhe në raste sfidash e lëshojnë veten menjëherë. Këto janë gabime që jo çdokush i pranon në një marrëdhënie. Në shumë raste ujorët nuk i vlerësojnë sa duhet as ndjenjat e partnerit.

Peshqit: Ndjeshmëria e tepërt, fshehja e ndjenjave dhe dëshira për vlerësim. Peshqit njihen si shpirtra të ndjeshëm dhe bëjnë pjesë tek ata partnerë që duan që ndjenjat t’iu pranohen e dëshirat t’iu plotësohen. Në fakt ata mundohen t’i fshehin ato që ndjejnë dhe për partnerin çdo gjë bëhet më e vështirë. Mendojnë se janë më të mirët dhe e kërkojnë me ngulm vlerësimin.

Continue Reading

Trending