Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 5 SHTATOR i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Gjatë kësaj dite planetët do ju bëjnë të jetoni në një botë ëndrrash. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë plotësisht e qetë. Në shumë momente keni për të pasur edhe debate të zjarrta me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni pasi ndihen të lire dhe mund të bëjnë atë që dëshironi. Këto janë arsyet pse ende nuk do preferojnë të kërkoni dike për ta pasur në krah. Në punë duhet të jeni paksa më kreativë dhe t’iu tregoni të gjithëve aftësitë që keni për të menaxhuar çdo lloj situate. Financat do jenë goxha të mira dhe të privilegjuara.

Demi

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Do bëni shpesh lëshime gjatë kësaj dite dhe në disa raste të tjerët do përfitojnë nga kjo gjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni me pasion me atë që keni në krah dhe herë do debatoni ashpër me të për gjera pa rëndësi të madhe. Për ju beqarët nuk ka ardhur ende koha e duhur për të ndryshuar statusin. Sipas Dritare.net, në punë do ju bëhen disa oferta punë, por duhet ta mendoni çdo gjë me kujdes. Mos u nxitoni nëse nuk doni të bëni gabime. Për financat do jetë dita ideale që situata të përmirësohet sa më shumë. Do mund të bëni edhe disa investime.

Binjakët

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Gjatë kësaj dite yjet do iu japin perspektiva interesante dhe ju duhet të shfrytëzoni çdo moment për të bërë më të mirën. Nëse keni një lidhje duhet të mendoni patjetër për diçka të veçantë në mënyrë që marrëdhënia juaj të ngrohet më shumë. Çdo gjë do jetë e lejuar vetëm për momente emocionuese. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante, por do preferoni të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë duhet të keni besim tek kolegët dhe të mos ua vini veshin thashethemeve që mund të bëhen. Motivimi nuk do ju mungojë. Në planin financiar duhet të kufizoni në maksimum shpenzimet që t’ia dilni mbanë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Ka rrezik të jeni egoistë dhe oportunistë gjatë kësaj dite dhe kjo nesër do ju sjellë pasoja. Nëse keni një lidhje dhe nuk doni të keni probleme me partnerin tuaj, mundohuni të silleni mirë me të, ta respektoni dhe për çdo gjë të bashkëpunoni. Ju beqarët më në fund do e realizoni takimin e ëndrrave tuaja dhe bota do marrë një tjetër ngjyrë. Në punë do mbani inat ndaj kolegëve, nuk do jeni bashkëpunues dhe rigorozë si dikur dhe për pasojë nuk do arrini dot atje ku e kishit programuar. Në planin financiar duhet të kënaqeni me qëndrueshmërinë që do mbizotërojë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme.

Luani

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Edhe gjatë kësaj dite shumë do ju kenë zili për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Ju të dashuruarit do merrni vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Nëse prej kohësh jetën tuaj e ka pushtuar monotonia dhe mërzitja mund të vendosni edhe për një ndarje të përkohshme. Ju beqarët nuk do e keni mendjen tek jeta sentimentale, por papritur do takoheni me disa persona që do iu bëjnë t’iu rrahë zemra fort. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse ju bëhen propozime mendojini me kujdes. Në planin financiar duhet t’i zgjidhni sa më shpejt problemet sepse situata mund të ndërlikohet më tepër.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Ka mundësi që gjatë kësaj ditë të jeni të ftohtë me të gjithë dhe do doni që gjërat të bëhen si thoni ju. Po nuk u treguat të logjikshëm keni për të pasur goxha probleme. Nëse jeni në një lidhje, duhet patjetër të tregoheni më tolerantë me partnerin tuaj sepse vetëm kështu do mund të ruani një klimë harmonike. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin, pasi nuk është e sigurt nëse jeta do ju ndryshojë për mirë. Në punë do keni imagjinatë edhe më të zhvilluar kështu që gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe mund t’iu duhet të merrni borxhe për t’ia dalë mbanë.

Peshorja

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Pozicionimi i keq i Hënës dhe Uranit ka rrezik të sjellë probleme gjatë kësaj dite. Ju që keni një lidhje dhe që kohët e fundit keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje, duhet të bëni kujdes edhe sot sepse gjërat nuk parashikohen të ecin si duhet. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do arrini ta gjeni personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë gjithashtu keni për të pasur vështirësi sidomos nëse punoni në zyrë.. Mezi do i shtyni orët dhe nuk do jeni aspak të frymëzuar. Sipas Dritare.net, Financat nuk do jenë shumë të mira. Yjet nuk do e favorizojnë aspak stabilizimin e situatës kështu që do ju duhet tej mase maturi.

Akrepi

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka që mund të përmirësojë çdo sektor. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e ngrohtë. Me partnerin do kaloni vetëm momente të bukura dhe do doni të mos shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ju beqarët do keni një tërheqje të madhe për personat më të mëdhenj se vetja dhe ka mundësi të shoqëroheni me ta. Në punë bëni kujdes sepse problemet që mund të kenë nisur dje do arrijnë kulmin sot. Mos i besoni askujt. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë se jeni pasuruar aq shumë saqë të shpenzoni me sy mbyllur.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do e shihni sesi do ju ndryshojë jeta për mirë. Kujdesi që keni treguar do japë rezultate. Ju të dashuruarit do futeni në një etapë të re shumë më të bukur. Do flisni hapur për çdo gjë me partnerin, do i zgjidhni problemet e së shkuarës dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Ju beqarët do keni disa konflikte dhe mosmarrëveshje në punë prandaj nuk do e keni mendjen tek dashuria. Në punë keni për të pasur ndonjë debat me disa kolegë, por kjo nuk do ju pengojë për të arritur atë që doni. Qëllimet do i arrini të gjitha në momentin e duhur. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e qëndrueshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Qoftë në dashuri, në punë apo kudo tjetër, sot do keni tendencë të ndryshoni shpesh mendim dhe do jeni të paqëndrueshëm. Ju të dashuruarve do ju mungojë tërësisht realizmi dhe mund të kërkoni gjëra të pamundura nga ai që keni në krah. Rikthehuni sa më pare me këmbë në tokë, pasi në të kundërt do vuani. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe jeta juaj do vazhdoje të mbetet e njëjtë. Në punë do keni shumë aspirata, por po nuk bëtë përpjekje nuk keni për të arritur atje ku doni. Askush nuk do mendojë të bëjë punën për ju. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe pasi në çdo moment do jeni të arsyeshëm.

Ujori

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Pozicionimi i keq i Marsit dhe Saturnit do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje, planetët do sjellin mosmarrëveshje dhe probleme në jetën tuaj. Për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe secili prej jush do kërkojë me ngulm të behet si thoni ju. Ju beqarët do e gjeni personin e përshtatshëm vetëm në orët e mbrëmjes. Në punë nuk do jeni më ambiciozë si dikur. Planetët do ndikojnë negativisht tek ju dhe asgjë nuk do ju realizohet sipas planeve. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe duke shpenzuar pa llogari.

Peshqit

Horoskopi i datës 5 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ju duket sikur jeni të zotët të pushtoni botën, por në fakt gjërat nuk janë kaq të lehta. Për ju të dashuruarit ka rrezik që ndjeshmëria e tepruar për gjëra elementare të nxisë debate dhe konflikte. Mundohuni të reflektoni me kujdes dhe keni për t’i kuptuar gabimet. Ju beqarët do keni një ditë plot aksion dhe risi, por nuk do duan të fiksohen diku. Në punë ka për të qenë një ditë konfuze dhe nuk do ndiheni ende gati për të ndërmarrë iniciativa të reja. Financat do jenë përgjithësisht të mbrojtura. Mund të kryeni çdo shpenzim të nevojshëm dhe madje të ndihmoni edhe disa familjarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Aktualitet

Bora Zemani dhe Arbana Osmani bejne “XING” me veshjen/ Kujt i shkon me shume nga te dyja?

Published

on

Moderatorja e njohur e emisionit me shikueshmeri me te larte ‘Perputhen’ Bora Zemani, eshte shume e pelqyer nga publiku shqiptar.

Fillimet e karrieres se saj kane qene si kengetare ne spektaklin e muzikes TOP FEST. Pas kesaj Bora ka qene moderator e nje sere emisionesh dhe si imazh publicitar.

Po ashtu edhe Arbana Osmani eshte shume e dashur per publikun. Ajo eshte prej shume vitesh pjese e ekranit dhe ka moderuar disa nga emisionet me te rendesishme dhe me te ndjekura nder vite.

Te dyja bukuroshet e televizionit ‘Top Channel’ jane shfaur me te njejten veshje.

Ishte Bora ajo e cila u shfaq me kemishen e bardhe dhe me fundin e zi e me pas Arbana. Te dyja moderatoret duken me te vertete shume bukur dhe duhet te pranojme qe eshte nje nder veshjet qe ju shkon me shume.
Po ju si mendoni kush duket me bukur,Arbana apo Bora?

Continue Reading

Trending