Connect with us

Aktualitet

Edhe pse eshte ne ditet e fundit te shtatzanise Arbana Osmani nuk i ndahet aventurave, ja cka bere

Published

on

Arbana Osmani ka treguar se nje pjese te mire te kohes se saj te lire e kalon me familjaret.

Moderatorja e njohur ka publikuar disa foto ne rrjetin social ‘Instagram’ me mbesen e saj Kenzen dhe Jonin. Arbana ka vendsour te kalojne nje fundjave aventurash ne natyre.

Bashkengjitur fotove me dy te vegjelit e saj qe me siguri do te kalojne nje dite plot energji Osmani shkruan “ Koha e aventurave me keta te dy”. Arbana kujdeset maksimalisht per deshirat e vogelusheve jo vetem per shijimin e shume ushqimeve te shijshme te bera nga ajo por edhe per argetimin.

Arbanen nuk e ka penguar aspak fakti se eshte ne pritje te embel per te ngjitur edhe destinacionte te largeta dhe qe te jete sa me shume aktive.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do te keni nje oferte nga jashte vendit/ Ky eshte horoskopi i detajuar per daten 29 Tetor 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Ditë tejet aktive ka për të qenë kjo e sotmja. Në program janë: takimet, idetë e reja dhe lëvizjet. Me pak fjalë nuk keni për t’u mërzitur aspak. Ju të dashuruarit do ia shprehni me çdo mënyrë dashurinë partnerit. Nuk do mungojnë as fjalët dhe as veprat, vetëm e vetëm që ambienti në çift të bëhet sa më i ngrohte. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Për punën do jetë ditë aktive dhe do ju duket sikur koha do ju fluturojë. Mund të realizoni disa takime dhe do merrni vendime me rëndësi. Në planin financiar do ndërmerrni disa rreziqe, por do ia dilni mbanë me sukses. Situata do stabilizohet ndjeshëm.

Demi

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë t’iu ndjekësh sepse nuk do bëni ato që do ju thonë dhe do veproni sipas mënyrës tuaj. Për ju të dashuruarit mund të ketë disa turbullira. Do kërkoni më shumë pavarësi ndaj partnerit ndërkohë që ai do kërkojë t’iu ketë më pranë. Ju beqarëve do iu dalin përpara shumë persona interesantë dhe nuk do dini kë të zgjidhni. Sipas Dritare.net, në punë nuk do lejoni askënd t’iu influencojë sepse keni idetë tuaja për çdo çështje. Mundohuni që të mos gjeni as zgjidhjet më të lehta, por të përqendroheni për të bërë më të mirën e mundshme. Ka ardhur koha të bëni pak më shumë ekonomi dhe të tregoheni të kujdesshëm me financat. Investimet lërini për më vonë.

Binjakët

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Marsi do ju nxitë të reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. As vendime të nxituara mos merrni sepse do pendoheni. Për ju të dashuruarit priten çaste harmonike dhe të këndshme. Gjithçka që do bëni do e bëni bashkërisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë askush nuk do iu ndalë dot së kërkuari personin e ëndrrave. Do lodheni pak, por shumë shpejt do e gjeni atë. Karriera pritet të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet që ju keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura. Eprorët do ju mbështesin pa u menduar dy herë. Financat do jenë të ndërlikuara dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më mirë kërkojuni këshilla specialisteve.

Gaforrja

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ndryshoni shpesh mendim për disa gjëra dhe do jeni disi të paqëndrueshëm. Po nuk zgjidhët një rrugë dhe ta ndiqni atë nuk do arrini gjë. Venusi do e mbroje jetën tuaj në çift. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Ju beqarët duhet të bëni kujdes kur të joshni. Jo të gjithë personat kanë të njëjtin tip dhe jo të gjithë janë njerëz të mirë ashtu siç mund ta japin përshtypjen. Në punë një koleg ka mundësi të mundohet t’ua zërë vendin e punës kështu që bëjini sytë katër. Tregohuni sa më profesionistë që të mundeni. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.

Luani

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Herë pas here do ndiheni si të bllokuar gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Do keni më shumë se kurrë nevojë për liri dhe hapësirë. Për ju të dashuruarit gjithçka do jetë e ndryshme për persona të ndryshëm. Nëse keni pasur një lidhje problematike do ketë një ndarje, por që do iu bëjë të ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje të fortë do vazhdoni të përjetojnë emocione të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do keni ndryshime. Në punë nuk do ndiheni më rehat në pozicionin që keni. Dëshira për ndryshim do jetë tej mase e fortë. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni me maturi edhe pse buxheti do jetë i qëndrueshëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Pas disa problemeve të vogla që do ju dalin, sot do arrini të zgjidhni gjithçka dhe do jeni më të qartë për hapat që duhet të hidhni nesër. Për ju të dashuruarit do ketë disa incidente të vogla, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje të shumta. Për ju beqarët nuk do mungojnë flirtet. Nëse keni një punë tuajën mos ushtroni presion tek punonjësit sepse një ditë mund të ndodheni edhe ju nën të njëjtin pozicion. Ruani qetësinë dhe gjithçka do ju ecë mirë. Në përgjithësi dita do jetë emocionuese. Sektori i financave do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Nuk priten probleme kështu që mund të jeni të qetë.

Peshorja

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do ndryshoni sjellje dhe do i habisni të gjithë ata që keni pranë. Uranin dhe Hënën do i keni mbështetje të madhe. Për ju të dashuruarit do jetë ditë më romantike dhe më emocionuese kjo e sotmja. Pritet të kaloni momente të këndshme pranë atij që doni dhe nuk do ndaheni për asnjë moment prej tij. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një ditë të zakonshme dhe pa takime interesante. Bëni durim sepse do vijë edhe dita juaj. Në punë do jeni thuajse në pikun e frymëzimit dhe do i keni të gjitha aftësitë të vini në zbatim idetë tuaja. Sipas Dritare.net, në planin financiar do gjendeni përballë dy zgjedhjeve të vështira. Mendohuni mirë para se të vendosni.

Akrepi

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Saturni do iu japë mundësinë të vendosni pikat mbi “i” gjatë kësaj dite, sidomos në sektorin profesional. Do jeni ambiciozë dhe largpamës si asnjëherë më parë. Më në fund ju të dashuruarit do i zgjidhni problemet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ai që keni në krah do iu përgatisë edhe një surprizë befasuese. Ju beqarët me shumë gjasa do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Dëshira juaj e madhe për të krijuar një familje do plotësohet. Në punë në shumë momente do ju duhet të bëni më tepër durim dhe situata do ju qartësohet. Po u bashkuat me kolegët do arrini edhe më lart. Në planin financiar situata nuk do jetë problematike. Duke ulur shpenzimet çdo gjë do vendoset në ekuilibër.

Shigjetari

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do reflektoni gjatë dhe nuk do gaboni kur t’iu duhet të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë mjaft e qetë. Komunikim do vazhdojë të jetë i mirë dhe nuk priten debate të zjarrta. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë që të mundni. Nëse jeni beqarë nuk duhet të filloni një lidhje me personin e parë që do iu dalë para sepse do pendoheni për këtë. Urani do jetë planeti që do ju nxitë të kërkoni më shumë autonomi në punë. Do doni të merrni ju drejtimin e një projekti dhe do dini si t’i bëni mirë llogaritë para se të veproni. Mësoni të shpjegoni gjithçka që edhe eprorët t’iu kuptojnë. Saturni do jetë planeti që do iu mbrojë nga tronditjet në planin financiar.

Bricjapi

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Dinamizmi i së djeshmes mund të shndërrohet në nervozizëm sot. Mundohuni të mos tregoheni shumë agresivë. Për të dashuruarit dita do jetë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se keni gjithmonë ju të drejtë. Kujdes mos e teproni. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse në mesditë do ketë disa takime. Për punën do jetë një ditë e vështirë dhe mund të ketë vonesa të mëdha. Disa gjëra mund të ndryshojnë në momentin e fundit si pa e kuptuar dhe do ju mërziteni shumë. Sektori i financave do jetë goxha i mirë. Përfitoni nga kjo për të bërë disa transaksione me rëndësi dhe për të shlyer borxhet.

Ujori

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Ka shumë mundësi që sot të ëndërroni jashtëzakonisht dhe realiteti nuk do ju pëlqejë aspak. Mund të keni edhe debate gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit, edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe mos hidhni hapa të nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika që do iu bëjë sepse do i thotë pa u menduar. Ditë e qetë dhe pa takime pritet për ju beqarët. Shfrytëzojeni për të qëndruar me miqtë sepse më pas do jeni më të zënë. Në punë do keni dëshira të shumta, por po nuk bëtë përpjekjet e duhura mos prisni që ata të realizohen. Shikojini gjithmonë me dyshim bashkëpunëtorët sepse disa nuk janë ashti siç thonë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet bëjini me kursim.

Peshqit

Horoskopi i datës 29 tetor 2020

Nën ndikimin e Diellit, Plutonit, Mërkurit dhe Saturnit sot do arrini të ndërtoni jetën që keni ëndërruar gjithmonë dhe që në fakt ju takon. Klima në jetën tuaj çift do ngrohet mjaft. Në disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente të zjarrta me partnerin. Venusi do ndikojë pozitivisht tek jeta juaj edhe nëse jeni beqarë. Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja. Nëse punoni në një zyrë do i keni gjërat edhe më të lehta sot dhe pa u lodhur shumë do arrini shumë lart. Pasdite mund t’iu bëhet edhe një ftesë për një takim me kolegë të jashtëm të cilin nuk duhet ta refuzoni. Në planin financiar çdo gjë do ndodhë si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Continue Reading

Aktualitet

Njere brune tjetra bjonde/ Xhensila Myrtezaj prezanton per here te pare motren e saj

Published

on

Xhensila Myrtezaj eshte nje nga kengetaret me te ndjekura dhe me te dashura per publikun shqiptar. Ajo eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ne ‘InstaStroy’ ajo ka ndare me ndjekesit e saj disa momente me motren ne diten e saj te lindjes.

Ne nje nga videot e publikuara, ngjashmeria eshte aq e madhe sa duken si motra binjake. Kengetarja e njohur ka zbuluar se ndodhet prane me te dashurese se saj per te festuar.

Motrat shfaqen me te njejtin stil por njera me floket ne ngjyra te erret e tjera bionde. Me te qeshuren e tyre, Xhensila dhe e motra duken si dy pika uji.

Per vajzat kjo do te kete qene nje mbremje shume e vecante pasi kane festuar mes njerezve me te dashur te tyre.

Xhensila eshte shume e rezervuar per foto te familjareve dhe rrallehere ka ndare momente me te. Kengetarja ka preferuar qe t’i mbaje larg vemendjes se rrjeteve sociale.

Continue Reading

Aktualitet

Duhet ti beni syte kater per tradheti/ Astrologia Meri paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Aferdita ne Peshore

Sot Ndryshon pozicioni i Aferdites Tashme Aferita ne Peshore do na sjelle me gezim deshire per tu harmonizuar me te tjeret dhe ndoshta deshire per me shume shoqeri

Dita e fundit Sot e Aferdites ne Virgjeresh dhe disa shenja do bejne levizjet e tyre te fundit ne ceshtje erotike ashtu sic i kishin programuar me Aferdite ne Virgjeresh Mendohej se do qendronin besnike ne nje marredhenie por ngjyrimi i Aferdites ne Peshore sot i bene te ndryshojne qendrim dhe te marrin mbrapsht te gjitha premtimet ne disa raste dhe madje tju tradhetojne per dike qe u jep me shume gezim dhe aspak patjeter jete te progaramuar

Dashi

Nje lidhje ne pune qe kishte te bente jo vetem me punen por ishte edhe njohje apo lidhje erotike sot do perfundoj duke ju lene te zhgenjyer

Demi

Sot eshte momenti i fundit per te vendosur per nje relacion te rendesishem ne jeten tuaj personale Nese ky vendim nuk merret akoma edhe sot kjo do te thote qe duhet te hiqni dore

Binjaket

Nje ceshtje familjare duhet te perfundoj sot si nje mundesi per te rregulluar shtepine harmonine familjare dhe nje ceshtje pronesie Nje propozim erotik nga dikush i njohur do behet sot

Gaforrja

Do pergatitetni te beheni me serioz ne qellimet tuaja megjithese do ti jepni nje ngjyrim familjar apo te rendesishem pasi kerkoni me shume siguri dhe njerez te sigurt

Luani

Sot do ti shkisni me lezet nje personi qe e keni mbajtur me fjale apo dokra per shume kohe dhe do ta lini kaq te mahnitur sa nuk do kete mundesi te reagoj

Virgjeresha

Diet e bukura po mbarojne dhe po fillojne ditete qe kane te bejne me shume me ate qe duhet te manaxhoni apo te merrni tashme Po kjo do jete e veshtire si fillim

Peshorja

Nga sot Aferdita ne shenjen tuaj do jete shume e kendshme dhe e dashur me shenjen tuaj Por para se ta merrni stafeten do ju duhet te perjetoni edhe nje tradheti te vogel

Akrepi

Aferdita ne Peshore ju sjell deshire per takime dhe jete te fshehte sentimentale Do keni me shume se nje variant dhe kjo do ju beje te levizni ne fshehtesi dhe ne heshtje

Shigjetari

Dite e bukur sot per ju do filloni te bini ne sy dhe te jeni me te pranueshem nga te tjeret Do keni propozime ne jeten personale apo dikush nga shoqeria do ju punoj nje loje jo te kendshme ne jeten personale

Bricjapi

Tashe e verteta qe keni dashur gjithmone te dale ne drite do duket ashtu sic eshte Kjo do ju sjelle qetesi pasi do kuptoni qe ju jeni te kerkuar por dikush ju kishte ngateruar dhe penguar

Ujori

Dite me fat sot ne lidhje me optimizmin dhe komunikimin me dike qe jeton large dhe qe tashme ju jep shprese direkte se do jete me ju apo do vij drejt jush sidomos ne jeten personale

Peshqit

Sikur te gjitha ditet ne vazhdim te nisnin me ngjyrimin e sotem do ndjeheshit shume mire Vetem kujdes se tashme asgje nuk eshte e konfirmuar por eshte nendorazi si ne ekonomi ashtu edhe ne jeten personale

Continue Reading

Trending