Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 22 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Edhe pse Plutoni do ju shtyjë herë pas here të ndërmerrni rreziqe, ju sërish do ja dilni mbanë në çdo moment. Këmbëngulja do jetë pika më e fortë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja. Do keni një bashkëpunim dhe një komunikim për t’u pasur zili. Ju beqarët do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e të afërmve dhe miqve sepse në të kundërt do bëni gabime me pasoja të rënda. Në punë nuk do pranoni asnjë kritikë që do ju bëhet sepse për të arritur deri këtu jeni munduar shumë. Në planin financiar situata do jetë e jashtëzakonshme për shkak të një shume të majme që do merrni nga një punë e mbaruar me sukses.

Demi

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do i vini vetes disa qëllime, por asnjëri nuk do jetë i lehtë për t’u arritur. Do ju dalin sfida e pengesa të njëpasnjëshme. Ju të dashuruarit do përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme dhe në disa momente do preferoni të qëndroni vetëm. Ju beqarët do nxirrni pretekste të njëpasnjëshme për të mos dalë neper takime, por më vonë keni për t’u penduar. Në punë mundohuni të përdorni gjithë njohjet që keni për të marrë atë që dëshironi. Nga ana tjetër kolegëve ziliqarë mos ju besoni asgjë. Sipas Dritare.net, buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja ka për të qenë më e mirë. Përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim.

Binjakët

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Gjatë kësaj dite të gjithë do flasin për ju dhe për arritjet tuaja kështu që do ndiheni më së miri. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Ndjenjat do shprehen pafund nga të dy palët. Ju beqarët do filloni një histori të bukur dashurie e cila do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Në punë do i kaloni pa problem që të gjitha pengesat dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Sado që të mundohen, askush nuk do ja dalë t’iu ndalojë. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni shumë të arsyeshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Dielli do ju bëjë edhe më të ndjeshëm sot dhe më të përkujdesur gjithashtu. Do mundoheni të ndiheni mirë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen po njësoj. Ju që keni një lidhje do jeni të sjellshëm dhe do e respektoni mjaft partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona e më pas të vendosni se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i keni të qarta qëllimet dhe nuk do hezitoni të hidhni edhe hapa. Kolegët do ju gjenden përherë pranë. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm në çdo moment. Shfrytëzojeni rastin për të kryer disa investime të vogla dhe të domosdoshme.

Luani

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Do e bëni çdo gjë në mënyrë të papritur gjatë kësaj dite dhe shumë nuk do i kuptojnë qëllimet që do keni. Për ju të dashuruarit do ketë shumë momente të mbushura me mister. Nuk do i kuptoni ato që do bëjë partneri dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Ju beqarët do pëlqeni mjaft disa persona, por do ndiheni si të bllokuar para tyre aq sa nuk do ja shprehin dot këtë pëlqim. Në punë fjalët i merr era, veprat janë ato që ngelen. Përqendrohuni më tepër tek gjërat që duhen bërë dhe mos u dorëzoni për asnjë lloj arsyeje. Edhe financat do jenë tej mase të paqëndrueshme. Bëni shumë kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do i shprehni idetë dhe mendimet më lirshëm. As që nuk do ju interesojë aspak mendimi i të tjerëve. Ndikimi i Diellit tek sektori i dashurisë do jetë shumë i mirë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente sensuale dhe në çdo kohë do mbizotërojë bashkëpunimi dhe ngrohtësia. Ju beqarët nuk do dini çfarë hapash të bëni për të ndryshuar statusin dhe ka rrezik të mbeten ashtu si jeni. Në punë konkurrenca do jetë e fortë, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju të dorëzoheni. Me argumentet e duhura mund të merrni atë që dëshironi. Për fat buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ketë aspak probleme në këtë sektor.

Peshorja

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Dita e sotme mund të jetë pak e ndërlikuar sot. Mirë është të bëni kujdes dhe t’i menaxhoni gjërat me kujdes. Nëse keni një lidhje, duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj në mënyrë që të mos ju pushtojë rutina vrasëse. Flisni me partnerin dhe merrini vendimet së bashku. Për ju beqarët do favorizohen tej mase takimet. Do jetë në dorën tuaj sesa do përfitoni. Në punë do jeni më autonomë. Vërtet do lodheni pak më shumë se zakonisht, por ama do arrini atje ku keni dëshiruar. Sipas dritare.net, përgjegjësitë do shtohen. Në planin financiar do ketë një ndryshim pozitiv të situatës. Do ndiheni vërtet mjaft mirë dhe të kënaqur.

Akrepi

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tregohuni më realistë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni me forcë ta mbani pas vetes partnerin tuaj, por gjeni mënyra për ta joshur si më pare atë. Kujdes me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët nuk duhet ta lini t’iu ike nga duart një rast që do iu jepet sepse më vonë do pendoheni, por nuk do mund të ktheheni dot pas. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, prandaj duhet të zgjidhni metodat më të mira. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos blini gjëra të shtrenjta vetëm për t’ia plotësuar qejfin vetes.

Shigjetari

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Shfrytëzojeni sa më shumë ditën e sotme për të kaluar kohë me të afërmit dhe për t’u argëtuar pafund. Për ju të dashuruarit ndodh ndonjëherë edhe që të mbyllni sytë për të mos pasur zënka e debate në çift, por sot nuk do jetë kështu. Do i kërkoni llogari partnerit për sjelljen e kohëve të fundit dhe do sqaroheni me qetësi. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë për të krijuar një lidhje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe cdo gjë që do arrini do vlerësohet nga shefat. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt do iu jepet një pozicion i ri. Në planin financiar do i hidhni hapat me maturi dhe nuk do keni asnjë problem.

Bricjapi

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Jupiteri do ju bëjë më optimistë se më parë gjatë kësaj dite dhe do jeni shumë më shprehës. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj në çift dhe dita ka për të qenë e jashtëzakonshme. Emocionet nuk do kenë të ndalur asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot të gjeni persona aq interesantë sa për të filluar një lidhje dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë askush nuk do ju frenojë dot synimet që keni. Do jeni edhe mjaft të motivuar dhe të vëmendshëm me gjithçka. Ka mundësi të merrni edhe shpërblime për arritjet. Të ardhurat duhet t’i mbani gjithë kohës nën kontroll që të mos keni të papritura të pakëndshme.

Ujori

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Do jeni shumë të zgjuar gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Për asnjë moment nuk do ju ndodhin të papritura të pakëndshme sepse gjithçka e keni programuar me kujdes. Ju të dashuruarit do keni ndryshime të mëdha në jetën tuaj dhe asgjë nuk ka për të ecur keq me atë që keni në krah. Të gjithë do ju kenë zili për rehatinë, harmoninë dhe lumturinë që reflektoni. Ju beqarët më mirë të qëndroni vetëm edhe pak kohë dhe të reflektoni sepse dita e sotme nuk do ketë ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do të zgjidhen që të gjitha problemet që keni pasur dhe me anë të argumenteve do bindni edhe personat më skeptikë. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.

Peshqit

Horoskopi i datës 22 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do i jepni rëndësi gjithckaje dhe nuk do lini asnjë gjë pas dore. Ju të dashuruarit do jeni më të përqendruar tek jeta juaj dhe do bëni të pamundurën që ta ndryshoni për mirë lidhjen. Edhe ju beqarët do jeni me fat në dashuri. Sharmi që zotëroni dhe buzëqeshja mahnitëse do tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në punë mund të gjendeni edhe nën presion disa çaste, madje do inatoseni, por gjithçka do kalojë. Fjalët e disa kolegëve të vjetër do ju mbajnë nën kontroll. Financat mund të kenë edhe disa tronditje, por me pak më tepër kujdes mund të arrini ta mbani nën kontroll situatën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending