Connect with us

Aktualitet

Do te merrni nje shume te mire lekesh/ Ky eshte horoskopi ditor 19 Gusht

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Më Hënën në krah sot çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft sensuale. Do e joshni pafund partnerin dhe do ruani me të një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Edhe për ju beqarët ka për të qenë një ditë e bukur e me fat. Keni për ta ndryshuar statusin. Në punë do bëni mirë të mos i tejkaloni limitet me asgjë. Përqendrohuni tek thelbi i gjërave dhe do dilni të fituar. Financat do jenë shumë të favorshme për të bërë edhe investime, megjithatë maturia duhet të mbizotërojë në çdo moment.

Demi

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Pritet një ditë shumë e mirë dhe e ngrohtë sot. Dielli dhe Marsi do kujdesen për gjithçka. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e shkëlqyer. Do dashuroheni me shumë pasion dhe shpesh do ju duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët duhet të jeni të logjikshëm dhe nuk duhet të bëni gjëra për të cilat më vonë të pendohen. Në punë do jeni paksa të hallakatur për shkak të vapës dhe mungesës së shumë kolegëve. Shumica janë me pushime dhe ju mezi do e shtyni. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nëse ju shpenzoni me sy mbyllur e pa menduar për të ardhmen, situata mund të përkeqësohet brenda ditës.

Binjakët

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Kërkimi me ngulm i pavarësisë dhe lirisë absolute mund t’iu çojë drejt gabimeve sot. Më mirë merrini gjërat si t’iu vijnë. Paqja, begatia dhe harmonia do mbizotërojnë për ju të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe zemra do rrahë fort sa herë të ndodheni pranë tij. Ju beqarët nuk do jeni të privilegjuar në sektorin e dashurisë kështu që do ju duhet ende të prisni për ndryshimet e ëndërruara. Në punë do keni shumë dhunti dhe do arrini gjithçka që i keni vënë qëllim vetes. Buxheti nuk do jetë i keq, por ai mund të përmirësohet tej mase nëse shfrytëzoni mundësitë dhe pranoni propozimet për punë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur për të hedhur hapa para dhe motivimi nuk do ju mungojë asnjë çast. Nëse keni një lidhje gjërat kanë për të ecur shumë mirë. Do keni një komunikim të ngrohtë dhe do buzëqeshni gjatë gjithë kohës. Ju beqarët do jeni shumë spontanë dhe do bëni atë që do mendoni për momentin. Në punë, një koleg do iu japë mbështetje të madhe dhe do iu inkurajojë në rrugën që keni nisur. Më në fund do mund të përparoni. Në planin financiar nuk do keni probleme apo tronditje të mëdha. Vështirësitë do kalojnë dhe në fund të ditës gjendja do jetë më e kënaqshme.

Luani

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Do jeni disi kokëfortë gjatë kësaj dite dhe kjo mund t’iu shkaktojë probleme mjaft serioze. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të pamatur dhe arrogantë me partnerin tuaj sepse keni për të pasur probleme shumë serioze. Mundohuni që në çdo moment të jeni të logjikshëm. Ju beqarët nuk do dini si të silleni me personat që do takoni dhe ka rrezik që mundësi të shkëlqyera t’iu ikin nga duart. Në punë do keni mundësi të hidhni hapa para dhe të realizoni ambiciet. Ja që me përpjekje, durim dhe këmbëngulje mund të arrini çdo qëllim. Gjendja e financave do përmirësohet tej mase dhe ju mund të kryeni shpenzimet e menduara.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Hëna do ju bëjë ta shfrytëzoni në maksimum ditën e sotme. Do argëtoheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Ju të dashuruarit do keni ndodhi të papritura, por që do ju bëjnë mjaft mirë. Partneri do dijë si t’iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të dëshiruar. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se më parë dhe do mund të takojnë persona me vlera. Merrni kohën e duhur për t’i njohur në çdo aspekt e më pas hidhni hapa. Në punë do keni më shumë dëshirë për të kaluar në një tjetër etapë. Guxoni sot sepse yjet do i keni në anën tuaj. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm për të bërë çdo lloj lëshimi që gjërat t’iu ecin edhe më mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e begatë. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Ju beqarët do e takoni më në fund shpirtin tuaj binjak dhe çdo gjë do ju ndryshojë rrënjësisht. Në punë do bëni mirë të përvishni mëngët dhe të merrni disa vendime. Po qëndruat me këmbë në tokë dhe po nuk u dorëzuar me problemin e parë, keni për të fituar. Sipas Dritare.net, financat do i menaxhoni me shumë përkujdes e maturi prandaj nuk do ju ndodhë asnjë lloj problemi në këtë sektor.

Akrepi

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Gjatë kësaj dite Urani do ua bëjë çdo gjë më të bukur. Do ndiheni plot hare dhe të gatshëm për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft romantike. Emocionet që do përjetoni do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa. Prisni edhe pak për të bërë zgjedhjet. Në punë duhet të merrni masa dhe të riorganizoni gjërat. Mos ua hidhni fajin kolegëve sepse nuk është e drejtë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Gjatë kësaj dite emocionet kanë për të qenë të forta dhe gjithë kohës do ndiheni mire. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë plot shkëlqim. Çdo gjë mes jush dhe atij që keni në krah do ecë sipas parashikimeve. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj ftesave që do ju bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë më në fund do dilni nga një situatë e vështirë ku ishit futur dhe do ndiheni më të qetë. Do e shihni me pozitivizëm të ardhmen. Buxheti nuk do jetë as shumë i mirë, por as shumë problematik. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.

Bricjapi

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Sot gjërat nuk duhen shumë mirë pavarësisht se do ketë disa planetë që do mundohen të ruajnë qëndrueshmërinë. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënie pritet të jetë e stuhishme. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do bini aspak në një mendje. Ju beqarët duhet të jeni më të disponueshem ndaj takimeve që do realizoni dhe jeta ka për t’iu marrë një tjetër drejtim. Në punë yjet do iu japin mundësinë të provoni veten në një fushë tjetër. Bëni përpjekje dhe merrni iniciativa nëse doni të ecni më përpara. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që të mos keni probleme duhet të merrni masa paraprakisht.

Ujori

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Jeta sentimentale do ndikojë shumë sot në çdo plan. Sa më e kënaqshme të jetë ajo aq më mirë do ju ecin gjërat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive. Do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes dhe do ndiheni krenarë. Pasdite përgatituni për ndonjë surprizë nga partneri. Ju beqarët do keni disa takime, por më mirë të mos nxitoheni për t’i dhënë fjalën dikujt. Në punë nuk do kënaqeni me rezultatet që do arrini dhe mund të qëndroni orë shtesë për të bërë më të mirën e mundshme. Mos e teproni me lodhjen sepse keni për të pasur probleme me pas. Në planin financiar do e keni më të qarte situatën në të cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar më tepër.

Peshqit

Horoskopi i datës 19 gusht 2020

Gjatë kësaj dite mirë është që para çdo hapi të mendoheni mirë se ku doni të shkoni. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të fillojnë debate të forta mes jush dhe atij që keni në krah për disa çështje shumë delikate. Tregohuni më diplomate dhe matini fjalët nëse nuk doni probleme serioze. Për ju beqarët do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do jeni krenarë dhe do ju duket sikur dini gjithçka. Nuk do pranoni këshilla nga kolegët dhe në fakt do bëni shumë gabime. Kthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Shpenzimet kryejini pasi t’i keni bërë mirë llogaritë. Në këtë mënyrë do shmangni çdo të papritur të pakëndshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending