Connect with us

Shqiperia

Cfare duhet te dish para se te shkosh ne Valbone dhe Theth/ 6 Gjera qe askush nuk jua thote

Published

on

Pas shume kohesh qe mendonim te shkonim ne Valbone dhe Theth (gati 2 vite) me ne fund ndodhi. Ishte nje nga ato vendimet e shpejta qe merren sot per neser, dhe vetem keshtu duhet te merrej qe ne te niseshim. Pas diskutimeve (ne vite) nese do te ishte me mire te shkonim me makinen tone, makine me qera apo guide vendosem qe guida ishte zgjidhja me mire (dhe ashtu ishte).

Nga te gjitha agjensite dhe paketat e ndryshme qe gjetem ne internet vendosem te benim intenerarin Valbone-Theth. Ne Valbone do te shkonim me nje furgon, do te pershkronim Komanin rreth 2 ore me traget. Me pas serish do te udhetonim me furgon rreth 2 ore te tjera drejt Valbones.

Mberritja ne Valbone ishte nje eksperience e jashtezakoshme! Natyra e mrekullueshme!

U vendosem ne nje bujtine ku menaxhohej nga te zotet. Na priti Kola , nje burre tipik me pamje malsori. I gjate, shpatullgjere dhe me mustaqe dukej se i shskonte shume panorames se atij vendi. Me nje miresjellje prej malsori na uroi mireseardhjen dhe nderkohe na kishte bere gati dreken. Drekuam jashte, mes freskise se maleve dhe natyres se eger te Bjeshkeve. Provuam fline e famshme te pergatitur nga e zonja e bujtines. Nuk eshte e nevojshme te them se sa e mire ishte…

Ne Valbone vizituam disa nga vendet me te bukura aty nder to edhe mullirin, nje nga pikat qe duhet patjeter ta shohesh nese shkon atje.

Te nesermen u zgjuam shume heret (ora 6). Hengrem mengjesin dhe rreth ores 7 u nisem per rruge. Ah ta dinim cfare na priste xxxxx! Guida jone ishte nje vajze shume simpatike qe quhej Marjana e cila nuk u lodh asnjehere nga 1 milion pyetjet tona kurioze, te njepasnjeshme dhe te perseritura.

Duhet te ecnim rreth 8 ore ne kembe, ne nje terren shume te veshtire per te shkuar nga Valbona ne Theth. Dhe jo nuk ka rruge per makine! Dhe po e vetmja menyre per te shkuar ishte ta pershkroje ne kembe. Por perpos lodhjes fizike (qe e kishim dhe se kishim marre shume parasysh) pjesa tjeter ishte mbreslenese. E gjithe panorama ishte fantastike, majat e maleve qe ne Valbone dukeshin aq te larta aty mund ti prekje me dore.

Ngjitem malin per rreth 1000 m. Ne qafen e Valbones ishim ne 1900 m lartesi mbi nivelin e detit. Zbritja ishte disi me e lehte. Beme edhe nje ndalese per dreken (qe e kishim marre me vete ne forme pikniku). Nuk kishte restorante, kjo ishte e vetmja menyre qe te mos vdisje maleve nga uria (haha bej shaka, ose jo).

Pas nje sage te gjate mberritem ne Theth (plot 8 ore). Thethi i bukur, i rrethuar nga malet, na i hoqi te gjithe lodhjen e rruges. Cuditerisht u ndjeme te shlodhur dhe gati per te filluar serish eksplorimin.

Filloi nje shi shume i lehte si per te na uruar mireseardhjen qe pushoi aty per aty. Pasdite vizituam ujvaren e Grunasit dhe Kullen e Pajtimit.

Te nesermen shkuam te Vaskat & Syri i Kalter. Rrugen nga bujtina deri aty e beme nje nga fugonat e zones. MOS shkoni me makinen tuaj nese nuk doni te mbeteni andej. Rruga ishte shume e keqe dhe kjo ishte menyra e vetme per te shkuar pak me shpejte (40 min me makine) ose mund ta beje edhe ne kembe por do te shkonte me gjate. Kur fillonte rruga qe nuk shkonte me makina ndaluam dhe vazhduam ne kembe udhetimin. Rreth 1 ore te tjera deri tek ujvara.

Siguroheni edhe ketu te keni marre uje me vete apo dicka per te konsumuar gjate rruges. Aty do te gjeni vetem nje dyqan te improvizuar por mos u habisni nga cmimet ;d. Syri i kalter ishte i mbipopulluar por kjo nuk ja hiqte aspak bukurine. Mund te merrni me vete rroba banje dhe te laheni. Uji eshte thjesht 5 grade (haha).

Me pas, rreth ores 2 hengrem dreken ne Theth dhe morem rrugen per ne Tirane. Gjate kthimit te gjithe me siguri po mendonim me vete. Ishin shume pak dite, na duhej me shume, nuk dua te kthehem!
Cfare duhet te keni parasysh:

1. Vishuni sa me sportiv (atlete, tuta, shirt)

Nuk eshte vendi te tregoni rrobat tuaja me te mira. Behuni njesh me natyren, shtrihuni, behuni pis. Ashtu shijohen ato zona.

2. Merrni shume pak gjera me vete. Cante shpine. Jo valixheeeee! Kur te ngjisesh malin duhet ta marresh canten ne shpine. Nuk i transporton dot ndryshe. Ne kishim marre shume me vete dhe paguam extra nje kal (50 mije leke) qe na i solli cantat ne Theth. Ishte e pamundur ndryshe.

3. Hidratohuni!

4. Shijoni qiellin naten. Ujet aty mund ti kapje me dore. Rruga e qumeshtit dukej me e ndrtishme se kurre! Kete qiell zor se e shikoni ndokund tjeter.

5. Beni patjeter qafen e Valbones ne kembe. Ishte eksperienca me e bukur e atij udhetimi. Lereni makinen ne shtepi dhe eshte koha per ecur.

6. SHIJOJENI UDHETIMIN. NESE NUK KENI SHKUAR AKOMA, BEJENI!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shqiperia

E dekoruar deri ne detajin me te vogel/Ciljeta Xhilaga ndan keto foto nga shtepia e saj,sa e bukur qenka

Published

on

Ciljeta Xhilaga ka fituar zemrat e shqipetareve qe ne daljen e saj te pare publike. Kengetarja e njohur eshte shume e pelqyer dhe numeron me mijera fansa.

Ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo publikon shume foto nga rutina e saj e dites.Gjate rubrikes ‘Per dreke me mua’ ku ishte e ftuar ne emisionin ‘E diela shqiptare’, Ciljeta tregoi disa nga ambientet e shtepise.

Nje shtepi e thjeshte dhe e arreduar shume bukur.Ngjyrat qe dominojne jane e bardha dhe lejlaja.

Kengetarja tregoi se pervecse di te kendoj, di edhe te gatuaj shume mire.

Ciljeta eshte cilesuar gjithmone si ikona e bukurise shqiptare. Ajo ka percjell gjithmone energji te mira me portretin e saj dhe eshte kthyer ne imazhin me te dashur per shqiptaret.

Kujtojme se Ciljeta eshte nene e nje djali te quajtur Fernando me te cilin kalon shume moment te bukura.

Continue Reading

Shqiperia

‘Mosss! Qenka e vërtetë!’, Gilberta e ”Perputhen” bën deklaratën e shumëpritur për Ilirin

Published

on

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Gilberta pranoi më në fund që ka akoma simpati për Ilirin. Konkurrentja tha se e ka kuptuar gjatë puntatës së djeshme, kur publiku i drejtoi disa pyetje dhe ajo shihte e buzëqeshur nga Iliri.

“Kuptova që prapë kam simpati për Ilirin, por dhe për Samiun. Nuk më kishte ndodhur Asnjëherë të isha në këtë lloj situate, që të pëlqeja dy persona njëkohësisht, po ja që ndodhi sepse ai (Iliri) e hapi vetë rrugën që unë të shihja dikë tjetër. E pranova sepse është mirë që gjërat të pranohen.

Më pëlqen të jem e drejtë me veten time. Kur pashë reagimin e Samiut, ne vazhduam me debatet “nuk është e vërtetë”, pastaj thashë “prit një minutë se mund të jetë e vërtetë”. Të gjithë më thonin dukeni, shikon, qesh, bën…por kur pashë puntatën dje që më bëheshin pyetje dhe unë i buzëqeshja, thashë “Mosss, qenka e vërtetë!”, rrëfeu Gilberta.

Kujtojmë se dyshja ishin shumë të afërt në fillim të programit, mirëpo më pas gjërat mes tyre u ftohën. Gilberta ka treguar se shkak ishte bërë Iliri, i cili nuk i kishte qëndruar pranë në një moment të vështirë.

Continue Reading

Magazina

Rudina Magjistari dhe Eneda Tarifa bejne ”XING” me te njejtin fustan ne emision/ Ja e papritura e bukur

Published

on

Eneda Tarifa dhe Rudina Magjistari jane dy nga personazhet me te pelqyer nga publiku. Te dyja po bejne shume vite qe jane shfaqur ne ekranin shqiptar, Eneda si kengetare dhe Rudina si moderatore.

Rudinen e shohim nga e hena ne te premte nen moderimin e emisionit me emrin e saj. Emisioni ‘Rudina’ eshte mjaft argetues dhe trajton tema te ndryshme.

Po ashtu edhe kengetarja e njohur Eneda Tarifa per vite me radhe ka marr duartrokitje te pafundme nga publiku. Pavaresisht se kane nje stil shume ndryshe te dyja bukuroshet kane bere ‘xing’ duke u shfaqur me te njejten veshje.Ishte Eneda ajo e cila e veshi e para kete fustan teksa ishte e ftuar ne emisionin e Rudines. Me sa duket moderatores i ka pelqyer shume dhe nuk ka hezituar qe ta veshi edhe ajo. Te dyja bukuroshet e kane kombinuar me sandale te kuqe dhe duken mjaft elegante e plot sharm.

Po ju si mendoni kujt i shkon me shume ky fustan, Enedes apo Rudines?

Continue Reading

Trending