Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 18 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Edhe pse në shumë momente do ju duket se do keni përpara shtylla shumë të forta që duhet t’i rrëzoni, falë përpjekjeve të bëra do ja arrini qëllimit. Komunikimi është pika juaj kyçe. Ju të dashuruarit do bëni çmos që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do mendoni për surpriza, madje mund të bëni edhe sakrifica. Ju beqarët do jeni të hapur dhe do pranoni çdo ftesë që do iu bëhet. Në këtë mënyrë keni për ta gjetur personin që do iu përshtatet më së miri. Në punë do ndiheni herë pas herë të lodhur, por bashkëpunëtorët nuk do ju lënë në baltë asnjë çast. Merak do ketë, por deri në mbrëmje ai do mbarojë. Situata financiare do jetë goxha e turbullt.

Demi

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin prandaj do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë do filloni edhe ndonjë projekt të ri, por asgjë nuk do ju trembë, Ju i keni të gjitha aftësitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë me sukses. Sipas Dritare.net, nëse ju propozohet edhe një post mendojeni seriozisht për ta pranuar. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.

Binjakët

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Intuita juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën për ju që jeni në një lidhje. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqaret. Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë do jetë sërish intuita që do ju çojë atje ku keni ëndërruar. Duke i dëgjuar edhe me më shumë kujdes eprorët nuk do bëni gabime. Kujdes vetëm nga kolegët ziliqarë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo shpenzim.

Gaforrja

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Gjatë gjithë kësaj dite duhet të mendoni sa më pozitivisht dhe të mos dorëzoheni përballë sfidave. Yjet kanë parashikuar gjëra interesante për ju. Atmosfera për ju që jeni në një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet te përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie, e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje goxha serioze. Në punë ka mundësi t’iu jepet një mision i ri që duhet ta pranoni pa u menduar dy herë. Kushtet në të cilat do punoni do jenë shumë më të mira se deri më sot. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

Luani

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni gjatë gjithë kohën nën presion dhe mund të bëni gabime të pamenduara. Idetë nuk do i keni të qarta aspak dhe ndonjëherë do e deformoni edhe realitetin. Jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojë mjaft ambientin. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Mos ngurroni të paktën të njiheni me disa persona. Në punë ka rrezik të ndodhin gjëra që nuk i kishit parashikuar. Kompania mund të pakësojë stafin ose mund të mbyllet krejt papritur. Lajmet nuk do jenë të mira. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë në planin financiar. Kujdes me hapat që do hidhni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Do i keni mendimet shumë të qarta gjatë kësaj dite dhe emocionet do ju shoqërojnë kurdoherë. Klima yjore për ju që keni një lidhje do jetë shumë e përshtatshme. Jeta juaj do jetë shumë më e bukur. Mund të shkëmbeni ide, por edhe puthje dhe ledhatime me partnerin. Ju beqarët nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do hidheni në krahët e një personi që do joshë pa menduar për të nesërmen. Në punë gjërat do ecin përgjithësisht mirë dhe do i ndiqni një për një të gjitha këshillat që ju kanë dhënë shefat. Ambicia gjithashtu ka për të qenë e fortë. Financat do jenë tejet delikate. Dijeni se gabimi më i vogël do ju rrënojë tërësisht.

Peshorja

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Jeta juaj sociale dhe ajo profesionale do jetë disi më e privilegjuara gjatë kësaj dite. Do i vini qëllime vetes dhe do bëni përpjekje për t’i realizuar këto qëllime. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realistë sepse përndryshe do e lodhni atë dhe nuk keni për të shkuar askund. Ju beqarëve do ju ndryshojë shpesh humori dhe nuk do jeni gati për të dalë me dikë. Në punë klima do jetë më e ngrohtë. Formimi që keni marrë kohët e fundit do ju hyjë shumë në punë. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do dini çfarë hapash të hidhni që gjendja të mbetet sa më e qëndrueshme. Do keni vështirësi.

Akrepi

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Në shumë momente do ndiheni të paqartë për hapat që duhet të hidhni sot. Do gjendeni edhe nën presion nga të tjerët ndërkohë që do spikatë shpirti juaj rebel. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e turbullt kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë debate herë pas here. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Në punë ka mundësi që herë pas here të ndiheni të dobët për shkak se do futni në lojë edhe ndjenjat. Nuk do arrin dot të përqendroheni sa duhet. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do jetë goxha e stabilizuar.

Shigjetari

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Marsi dhe Saturni do sjellin turbullira të shumta gjatë kësaj dite. Do hyni në kontradikta të njëpasnjëshme dhe do thoni gjëra të palogjikshme. Për ju të dashuruarit do ketë momente delikate. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë personit që dashuroni dhe do bini në melankoli. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni të bëni asgjë me ngulm. Në punë do ndodhin ndryshime të mëdha. Mund të ndryshoni ekipin, mund të afroheni me një koleg të ri, por mbi të gjitha nuk do ndiheni aq të qetë sa ditët më përpara. Financat do i ekuilibroni më në fund. Do ndiheni shumë më të qetë dhe të lumtur që më në fund ja dolët mbanë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Arma juaj më e fortë e joshjes do jetë talenti për të komunikuar. Do i hipnotizoni të gjithë ata që do keni pranë. Dikush do ju behet konkurrent i fortë ju të dashuruarve dhe do mundohet me çdo mënyrë t’ua marrë partnerin. Tregohuni të zgjuar dhe të kujdesshëm nëse nuk doni të mbeteni vetëm. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Gjithçka që do bëni sot do ketë ndikim të madh nesër. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe do i bindni të gjithë që kanë ide të kundërta me ju. Mërkuri dhe Dielli do iu japin çelësat që do ju duhen për t’ia dalë mbanë. Në planin financiar çdo gjë do ecë më së miri. Nuk priten aspak vështirësi.

Ujori

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Hëna dhe Jupiteri do bëhen bashkë sot për t’iu krijuar nja ambient sa më të këndshëm ku do mbizotërojë ekuilibri dhe entuziazmi. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e favorshme dhe pozitive. Keni për t’u ndier shumë më entuziastë. Do i zgjidhni që në mëngjes disa probleme të vogla që keni pasur dhe do jeni më të qetë që nga mesdita. Ju beqarët nuk do dini si të veproni për ta bërë për vete personin që doni. Në punë askush nuk do ju ndalë dot dhe do luftoni shumë fort për të arritur majat. Humori i mirë do ju ndihmojë pafundësisht. Në planin financiar do keni më shumë fat nga sa kishit menduar dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Peshqit

Horoskopi i datës 18 gusht 2020

Do jeni shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra që as vetë nuk mendonit se do i arrinit një ditë. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe do jeni gati të merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk do realizoni takimet e ëndërruara dhe do mbylleni në vetvete. Në punë gjërat do jenë shumë më të lehta nga më parë, ko për shkak të durimit e guximit tuaj, por edhe falë bashkëpunëtorëve. Financat do favorizohen nga Dielli. Mund të hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar ditët në vijim. Kjo do jetë gjëja më e mirë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Kush ishte djali qe puthi ?/Ja cfare pohon Tea ne instagramin e saj me deklaraten e plote

Published

on

Tea eshte personazhi qe ka krijuar me shume protagonizem nga te gjithe ne emisionin “Per’puthen”. Pas “drames” qe ndodhi mes saj dhe Beartit, qe askush nuk e priste, dje ajo hodhi dyshime per nje lidhje me nje djale tjeter.

Story qe hodhi dje tronditi gjithe fansat e saj dhe ne te njejten kohe Beartin. Diten e sotme ajo ka hedhur nje pyetesor per fansat dhe ata e kane pyetur pikerisht per kete gje.

Tea thyeu heshtjen duke u pergjigjur ne storyn e saj. Ajo tha qe ai ishte vetem nje mik i vjeter dhe mes tyre nuk ka dicka me shume se kaq.

Pervec kesaj, Tea thote qe kur te vije koha per lidhje romantike, ka shanse shume te medha qe askush sdo te dije asgje  dhe ne kete menyre i mbyll gojen te gjite atyre qe kishin dyshime per te.

Ajo ka vendosur qe te hedhi pas cdo gje qe ndodhi ne “Per’puthen” dhe te vazhdoje me jeten e saje ne privatesi. Sic tha dhe ne intervisten e saj te fundit, Tea i sqaroi te gjitha per “kapitullin e perputhen” dhe tani nuk do te pyetet me per te.

Per sa i perket jetes se saj private, ajo ka vendosur qe te mbaje gjithcka ne fshehtesi qe ketej e tutje. Por e sigurt eshte qe fansat e saj do te kene gjithnje dyshime per kete.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti s’di ta drejtosh emisionin Perputhen”, Bora Zemani i kthehet ndjekësit dhe e ben per 1 lek

Published

on

Moderatorja e njohur Bora Zemani tani prezanton programin me te ri televiziv “Per’puthen’ pas eksperiences se saj si drejtuese e disa formateve ne ‘Tring’ dhe ‘Vizion Plus’.

Bora eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Moderatorja e njohur ndan me ndjeksit e saj momente edhe nga jeta private pervecse nga daljet televizve.

Se fundmi ne llogarine e saj ne ‘Instagram’ ajo ka publikuar nje foto ku shfaqet ne studion e emisionit.

Fotoja ka marr shume pelqime dhe komente te ndryshme nga ndjekesit.
Nje prej tyre i ka shkruajtur se Bora nuk di qe te drejtoje emisionin ‘Per’puthen.

“Me vjen keq, por s’di ta drejtosh kete emision”, shkruan ndjekesja.
Moderatores i ka rene ne sy ky koment dhe nuk ka ngurruar qe t’i ktheje nje pergjigje epike.

Zemani ka shkruajtur: “Mos te te vije keq fare. S’ke ç’i ben”.

Kujtojme se Bora ne cdo dalje televizve kujdeset per cdo detaj qe nga zgjedhja e veshjes dhe deri tek grimi.

Continue Reading

Aktualitet

Me strece leopard dhe me barkun jashte/ Shikoni cfare trupi si ngjale ka bere Soni Malaj

Published

on

Soni Malaj eshte nje nga kengetaret me te pelqyera dhe me te mira per publikun. Sonit i shtohet edhe me shume hijesha sado qe vitet kalojne.

Ajo ka treguar se gjithmone ben kujdes te madh per mirembajtjen e linjave trupore.

Kengetarja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekesit momente te ndryshme nga perditshmeria e saj.

Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ne palester dhe e veshur me rroba sportive. Nepermjet ketyre fotove Soni na e verteton edhe nje here qe pavaresisht moshes gjithmone do te duket rrezellitese.
Ne sy bie barku i sheshte plot muskuj dhe linjat perfekte.

Edhe pse eshte nene, ajo eshte gjithnje ne super forme fizike.

Ne cdo dalje, imazhi i kengetares eshte i kuruar deri ne detaje.

Continue Reading

Trending