Connect with us

Keshilla

Kjo eshte dieta qe shkrin dhjamin e barkut/ Ja si te hiqni 3 KG dhjam ne 1 jave

Published

on

Nepermjet vetive te limonit per shkrirjen e yndyrnave dieta me limon ka si parim te saj renien ne peshe. Limoni eshte i njohur per stabilizimin e nivelit te yndyrave ne gjak, rritjes se metabolizmit te organizmit, stimulimin e procesit te tretjes, efikas kunder fryrjeve te barkut si dhe gjithashtu ai eshte mjaft efikas per eleminimin e indeve dhjamore.

Kjo diete eshte e pasur me hekur, kalium, kalcium, proteina, vitamina dhe minerale, kryesisht me vitamina C, B dhe P. Dieta me limon eshte nje diete e ekuilibruar dhe e shendetshme.

Dieta me limon fillon me konsumin e nje gote me uje me limon cdo mengjes esell e cila ka veti te fuqishme per largimin e toksinave dhe per shkrirjen e yndyrave. Cdo darke mbushni nje kane me uje dhe vendosni ne te 2 kokrra limon te prera ne feta te holla. I shtoni edhe 2 kokrra te tjera limoni ne cdo jave qe kalon duke cuar 6 kokrra limon deri ne javen e fundit.

Pirja e nje gote me kete perberje rekomandohet 1-2 ore para ushqimit. Keshillohet qe tretesira te vaket perpara pirjes per efekte me te medha ne shkrirjen e yndyrnave.

Dita e Pare

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: 1 tas i vogel me oriz e shoqeruar me 1 fete djath te bardhe dhe sallate me fruta dhe perime mikse me leng limoni dhe pak vaj ulliri.

Zemra: Kos me feta molle dhe limoni.

Darka: Spinaq i zier me leng limoni, 2 veze te ziera dhe 1 fete buke (e zeze ose integrale).

Dita e Dyte

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Peshk me limon e shoqeruar me brokoli te zier dhe te regjur ne leng limoni.

Zemra: Kos me feta banane dhe limoni.

Darka: Fileto pule me perime te zgares me leng limoni.

Dita e Trete

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Spageti me djathe, e shoqeruar me sallate me fruta dhe perime mikse me leng limoni dhe pak vaj ulliri.

Zemra: Kos me feta limoni dhe pjeshke.

Darka: Rizoto me fruta deti e pergatitur me feta limoni.

Dita e Katert

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Fileto pule, e shoqeruar me sallate greke me leng limoni dhe pak vaj ulliri.

Zemra: Kos me feta limoni dhe kivi.

Darka: Peshk i shoqeruar me 2 kokrra patate te ziera dhe sallate me domate dhe limon.

Dita e Peste

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Sallate mikse me limon dhe 2 feta me buke te zeze ose integrale.

Zemra: Kos me feta limoni dhe fruta te thata.

Darka: 2 feta djathe i bardhe (me pak yndyre), e shoqeruar me sallate me perime mikse te ziera dhe te pergatitura me leng limoni dhe 1 fete buke te zeze ose integrale.

Dita e Gjashte

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Proshute me sallate mikse me limon dhe 2 feta me buke te zeze ose integrale.

Zemra: Kos me feta limoni dhe rrush.

Darka: 1 veze me sallate jeshile me limon dhe 1 fete buke te zeze ose integrale.

Dita e Shtate

Mengjesi: 1 gote uje me limon, 100 gr kos me kornfleksa (rekomandohet tershera).

Zemra: Nje frut sipas deshires.

Dreka: Peshk me sallate mikse me limon dhe 2 feta me buke te zeze ose integrale.

Zemra: Kos me feta limoni dhe nje luge gjelle mjalte.

Darka: Fileto pule e shoqeruar me sallate jeshile me limon dhe 1 fete buke te zeze ose integrale.

Ne dy javet e tjera zbatohet receptura e javes se pare. Kjo diete mund te ndiqet çdo 2 muaj deri ne mberritjen e peshes ideale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilla

11 Keshilla te Modes qe bejne Dallimin Midis Elegancës dhe Ekstravagancës

Published

on

Ne shpesh kemi tendence t’i kujtojme nuancat e vogla ne momentin e fundit kur perpiqemi qe veshja jone te duket e shkeqyeshme. Keto detaje demostrojne sensin e persosur te veshjes dhe qe i japin pamjes se nje personi ndjesine e kompletimit.

Ne menyre qe te fitoni admirimin e publikut,ne kemi zgjedhur disa gjera qe duhet t’i kushtoni vemendje.

Perlat

Vetem paramendet e vertete te modes mund te zgjedhin dhe ta kombinojne sakte kete lloj aksesori. Nje gjerdan elegant me perla te rralla ka tendencen ta beje personin qe e ka vendosur te duket me e vjeter.

Ne mode jane rikthyer gjera si reto-perlat ne forma sferike jo ideale ose perlat barok. Filloni me vathet nese keni deshire te eksperimentoni me ta sepse aksesoret duken me modern me keto perla.

Orat

Nje nga aksesoret me te dobishem eshte nje ore. Ato plotesojne pamjen e nje gruaje qe nuk humb kohen e saj dhe forcojne nje dore te holle femerore.

Ky aksesore mund te zgjidhet per cdo veshje dhe ne gama te gjere cmimesh. Zgjidhni nje rast me nje sasi minimale te detajeve dhe nje rrip me nje ngjyre neutrale nese jeni duke kerkuar nje ore per perdorim te perditshem. Per nje pamje per ne mbremje,orat me dizanje komplekse mund te jene nje shtese e mire.

Shall mendafshi

Shalli i mendafshit terheq vemendjen per disa pjese te trupit dhe i jep butesi figures.Zgjidhni nje ngjyre qe do te theksoje ngjyren syve dhe do te permiresoje tonin e lekures se fytyres nese preferoni te lidhni nje shall ne qaf.

Rroba me printime kafshesh

Nje tipar i shpeshte i koleksioneve te modes eshte printimi i lekures se kafsheve. Keto printime perdoren per te dekoruar gjithcka qe nga getat, fundet, fustanet e deri tek palltot. Ky model mund te prishe gjithcka ose mund te krijoje nje pamje te gjalle dhe te guximshme.

Nese ekziston vetem nje artikull me nje printim nga lekura e kafsheve atehere mund te krijohet nje veshje elegante dhe harmonike.

Kimono

Keto stile jane te famshme per strukturen e pelhurave dhe pasurine e printimeve te tyre te ndritshme.Ju mund te krijoni stilin tuaj duke e veshur ate me xhinse dhe nje bluze te thjeshte ose te vishni nje kimono ne vend te nje fustani. Pepiquni te mos e teproni me shume detaje.

Syzet

Zgjedhja e nje skeleti te bukur eshte mjaft sfidues. Syzet terheqin vemendjen nga syte dhe mund te korrigjojne tiparet e fytyres.

Italo Pantano, redactor ne Italian Vogua shkruan: “Sot skeletet e guximshme te zeza, klasike, plastike gjysme transparente dhe ato gjeometrike” me tela “jane mode.”

Veshjet e kokes

Per te zbuluar se cilat ju pershtaten me se mire provoni lloje te ndryshme te kapeleve. Eshte e rendesishme te mbani mend se duhet te pershtatet me formen e fytyres dhe me te gjithe veshjen tuaj.

Braletet

Nje bralete po behet nje element veshjeje qe nuk po del me nga moda.Me ndihmen e saj ju mund te krijoni imazhe te guximshme dhe terheqese. Nje bralete mund ta kombinoni me pantallona me bel te larte, xhinse ose fund. Nje bralete do te behet sendi juaj i preferuar i veshjes sepse do te jeni qendra e vemendjes kudo nese mund te arrini nje kombinim provokues por te lehte.

Veshje me stilin e burrave

Veshjet me stilet e meshkujve mund te jene te pershtatshme per cdo veshje moderne. Kjo kemishe ose xhakete sportive mund te permiresoje atraktivitetin e nje gruaje ne menyre mjaft efektive.

Ne menyre qe te krijoni nje pamje te bukur, zgjidhni veshje sipas mases tuaj.Pamjen e veshjeve te stilit per meshkuj mund ta permiresoje ne menyren e perkryer grimi i theksuar, kepucet me take te larte, aksesoret dhe cantat me shkelqim.

Veshje asimetrike

Veshjet asimterike mund te ndryshojne ne menyre te konsiderueshme proporcionet e trupit dhe jo cdo grua do te ishte e gatshme te provonte nje pamje me keto detaje.
Kjo prerje e pabarabarte terheq vemendjen ne vendet e nevojshme, duke marre vemendjen nga gjerat qe nuk jane ne proporcion.

Takat

Kepucet me platoforme te larte kane tendence ta bejne tere trupin te duket disproporcional.

Ndersa takat e larta duken elegante dhe te kendshme. Ato jane gjithmone ne mode, ju bejne qendren e vemendjes se gjithkujt dhe mund te permiresojne cdo pamje.

Continue Reading

Keshilla

E fejuar jashte ‘Perputhen’ / Jasmina Kadriu ka nje shpjegim per foton qe qarkulloi ne media

Published

on

Në média ka qarkulluar mé shpéjtësi të madhé një foto é konkurréntés së “Për’puthén”, Jasmina Kadriu, mé një mashkull mistérioz mé të cilin shfaqét duké u puthur.

Lart é poshtë u tha sé ajo është é féjuar jashtë émisionit, ndaj konkurréntja është détyruar t’i përgjigjét të gjitha këtyré aludimévé.

Ajo é ka ripostuar foton në InstaStory-n é saj, duké sqaruar sé pérsoni në fjalë është ish-i dashuri, mé të cilin s’ka më asnjë lidhjé.

Madjé, Jasmina shkruan sé publikimi i fotové është cënim privatësié për djalin që nuk është pérsonazh publik.

“Eshtë mbi é 20-ta faqé që po é hédh ISH-in tim! Pikë së pari nuk mund të hidhni një pérson privat sé është cënim i privatësisë, sidomos kur ai nuk ka të bëjë mé mua! E dyta, nësé doni të bëni lajmé, të paktën gjéni diçka kohérénté, jo këtu é para 7 muajsh sé latë nam! Kështu që mos iu fusni angarivé é léjini njérëzit të jétojnë të qétë pa u prishur punë mé këto lajmé pa lidhjé! Nuk ka taksirat askush të pëfshihét në “skandalét” tuaja!”- shkruan Jasmina é révoltuar.

Që préj hyrjés së saj në émision, konkurréntja shfaqi aféksion të madh për Andin, mé të cilin ka shkëmbyér édhé puthjé në buzë.

Continue Reading

Keshilla

Harrojeni piskatoren dhe dyllin/ Ja si te hiqni qimet dhe pushin e fytyres pa dhimbje dhe me lehte

Published

on

Qimet në fytyrë janë një problem që e kanë një pjesë e mirë e grave. Shkaqet janë të  ndryshme, si p.sh çrregullimet hormonale. Shpesh herë depilimet shkaktojnë irritime, puçrra me infeksion dhe skuqje të lëkurës.

Për të shmangur të gjitha këto ka disa mënyra me anë të maskave. Këto lloj maskash mund t’i bëni në shtëpinë tuaj pa shumë produkte.

Do t’ju duhet 1 e bardhë veze. Në një pjatë ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Me anë të një furçe e shpërndajmë të bardhën e vezës në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, vendosim mbi të bardhën e vezës në fytyrë një pecetë të hollë.

Mund ta vendosni në të gjithë fytyrën ose në pjesët ku keni qime te padëshiruara. E lyejmë pecetën sërish me të bardhën e vezës, dukë përdorur një furçë ose gishtat tuaj. Sipër shtresës së dytë të bardhës të vezës vendosim sërish një pecetë tjetër të hollë.

E lëmë të bardhën e vezës të ftohet. Më pas fillojmë të heqim ngadalë pecetat e thara. Bashkë me to do të ikin dhe qimet.

Maska me sheqer dhe mjaltë: 1 lugë gjelle sheqer kaf ose të bardhë. 1 lugë gjelle mjaltë. 1 lugë gjelle ujë, 1 tas që duron nxehtësinë e mikrovalës, 1 spatul(ose shkop akulloreje), disa copa në formë shiritash

Udhëzime: Vendosini të gjithë përbërësit në një enë që duron nxehtësinë. Vendosini enën në mikrovalë ose në një ngrohëse të çfarëdoshme. Përzieni përbërësit për rreth 30-35 sekonda, deri sa përzierja të fillojë të flluskojë dhe të kthehet në ngjyrë kafe. Largojeni enën nga nxehtësia dhe lëreni përzierjen të ftohet pak, sa mos ju djegë lëkurën. Pra të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë

Merrni pak nga dylli i ngrohtë me anë të një spatula dhe vendoseni atë në zonën ku keni qimet e padëshiruara. Merrni një copë në formë shiriti dhe vendoseni mbi zonën e lyer me dyllë. Me anë të gishtave ushtroni pak presion mbi copën, duke e sheshuar atë me lëvizje sipas drejtimit të rritjes së qimeve. Më pas tërhiqeni copën me ngadalë në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve. Përsëriteni të njëjtin proces deri sa qimet e padëshiruara të jenë larguar nga fytyra juaj.

Maska me shafran Indie: Shafrani i Indisë mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me përbërës të tjerë për heqjen e qimeve të fytyrës. Ai ka veti antibakteriale dhe parandalon infeksionet e lëkurës.

Merrni 2 lugë çaji shafran Indie dhe përziejeni atë me ujë për të bërë një pastë të hollë. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10-15 minuta. Pasi maska të jetë tharë, fshijeni atë me një copë pak të lagur duke e lëvizur copën në drejtimin e rritjes së qimeve.

Përdoreni këtë maskë rregullisht për disa javë deri sa qimet e fytyrës tuaj të jenë larguar plotësisht, njëherë e përgjithmonë.

Continue Reading

Trending