Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 14 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Ka mundësi të jeni shumë kapricozë gjatë gjithë kësaj dite dhe të mos arrini të mbani vetëm një drejtim. Në shumë momente do futeni në debate. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të beje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë mëngjesi do jetë delikat, por nga mesdita yjet do ju ndihmojnë të gjeni motivimin dhe do provokojnë ngjarjet që aq shumë keni pritur. Mund të merrni edhe vendime me rëndësi të madhe. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.

Demi

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Gjatë ditës së sotme do keni shumë iniciativë dhe do dini si të ecni në rrugën e duhur. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa i kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje, shenja juaj do jetë më e privilegjuara. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione pa fund. Ju beqarët do jeni edhe më joshës dhe të gatshëm të krijoni një lidhje. Nëse afroheni me dikë që pëlqeni mos ngurroni as t’i shprehin pa fund ndjenjat dhe do ndihen më të sigurt për të ardhmen. Në punë gjërat nuk do funksionojnë ashtu si ju dëshironi. Mund të keni goxha vonesa dhe mund të ndiheni keq. Sipas Dritare.net, financat do jenë më të mira falë ndihmës që do iu japin familjarët.

Binjakët

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Do verboheni nga Neptuni gjatë kësaj dite dhe nuk do i bëni me kujdes llogaritë. Mund të humbisni edhe kohë kot së koti. Ka rrezik që monotonia dhe trishtimi ta pushtojnë lidhjen tuaj. Do bëni mirë të mos e humbni komunikimin me partnerin dhe të mos merrni vendime të nxituara. Urani do jetë planeti që do favorizojë takimet sentimentale për ju beqarët dhe do ua bëjë ditën më të bukur. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Në punë do ju dëshmoni të gjithëve se jeni të devotshëm dhe nuk neglizhoni asgjë. Kritikat do i pranoni pa asnjë vështirësi dhe do bëni përpjekje për të arritur sa më lart. Perspektivat financiare duken të shkëlqyera.

Gaforrja

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Përkushtojuni më shumë të afërmve dhe atyre që keni në zemër gjatë kësaj dite sepse nesër do pendoheni e do jetë vonë. Ju që jeni në një lidhje mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse jo vetëm do shkatërroni gjithçka që keni dertuar, por mund të vuani vetë tej mase. Nëse jeni beqarë do tundoheni mjaft nga disa persona dhe do ja shprehni menjëherë ndjenjat. Ka mundësi të ndryshoni status më shpejt nga sa e kishit menduar. Në punë sido që t’iu vijnë gjërat mos u nxitoni. Mos ndryshoni mënyrën tuaj të të vepruarit për asnjë arsye. Në planin financiar mendohuni mirë para se të veproni që të mos keni surpriza të pakëndshme.

Luani

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Gjatë kësaj dite nuk do keni asnjë arsye për të dyshuar apo për të hezituar. Do keni më shumë besim tek vetja dhe do vazhdoni rrugën e nisur. Nëse jeni në një lidhje do silleni shumë mirë dhe gjërat do ju ecin si duhet. Do i respektoni mendimet e njëri-tjetrit dhe do bëni atë që do ju duket të dyve më e mira. Nëse jeni të martuar rishtazi mund të mendoni edhe për një fëmijë. Ju beqarët do merrni propozime të forta që do ju nxitin të pranoni pa u menduar. Në punë do keni ide shumë të mirë dhe po guxuat mund të arrini më lart nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vete. Pranoni të merrni përsipër edhe ndonjë projekt që ju duket i paaritshëm. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masa strikte.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Shumë gjëra do qarkullojnë në mendjen tuaj gjatë kësaj dite. Do keni ëndrra pafund, por duhet të bëni durim që ato të realizohen. Ju që keni një lidhje duhet të reflektoni me kujdes mbi të ardhmen e jetës tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë, në një mënyrë ose në një tjetër do arrini ta bëjnë për vete personin që po vrojtoni prej kohësh. Më në fund edhe ju do filloni një angazhim serioz dhe afatgjatë. Në punë do dëshironi shumë të avanconi, por ambienti yjor nuk do jetë shumë i përshtatshëm. Tregohuni të kujdesshëm me çdo gjë dhe ruajeni fort ambicien që keni. Mungesa e realizmit në sektorin financiar do iu bëjë të gaboni rëndë. Shtrijini këmbët sa keni jorganin.

Peshorja

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do ecni me prioritete dhe sado të vështira t’iu vijnë gjërat do arrini të gjeni ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni pafundësisht diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni gjëra të reja. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi t’iu propozohet një post shumë i rëndësishëm që do ju bëjë edhe më të njohur, përfitoni nga rasti sepse vetëm ashtu keni për të ecur më përpara. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar.

Akrepi

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Qielli do hapet gjatë kësaj dite dhe për ju do jetë çdo gjë më e lehtë. Do jeni shumë më të hapur dhe pa komplekse kështu që nuk do ju trembin as sfidat. Pas një kohe të mbushur me mosmarrëveshje dhe debate të forta për ju të dashuruarit gjithçka do fillojë të rregullohet. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje. Nëse tregoheni më të kuptueshëm nuk do arrini më asnjëherë deri në këtë pikë. Ju beqarëve do iu duket se do iu bjerë nga qielli personi i ëndrrave. Në punë do përkushtoheni shumë për të përmbushur të gjitha objektivat dhe për të kaluar çdo lloj pengese. Edhe me kolegët gjithçka do shkojë mirë. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Shpenzimet e domosdoshme i bëni, por mos e tejkaloni limitin.

Shigjetari

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Marsi do e ndezë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. Tensioni nuk do ketë të mbaruar. Ka mundësi që ju të dashuruarit të mos keni ditë shumë të qëndrueshme. Nuk do mendoni në të njëjtën mënyrë si partneri juaj dhe kjo do e ndezë mjaft atmosferën. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të realizojnë asnjë takim të veçantë dhe kjo do iu dekurajojë pa masë. Në punë, nëse punoni në grup jeta do ju marrë një drejtim tërësisht tjetër. Dëgjojini shefat dhe mos bëni gjëra që janë në kundërshti me ato që ata ju thonë. Në planin financiar do keni vështirësi dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Dita e sotme pritet te jete paksa e vështirë. Ndonjëherë do keni edhe dyshime për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa dyshime mbi partnerin dhe kjo do krijoje një atmosfere aspak të qetë. Mos thoni fjalë të pamenduara pa qenë të sigurt për diçka. Ju beqarët do jeni shumë sharmantë dhe do keni mundësi të bëjnë për vete cilindo që do iu pëlqejë. Në punë ka shumë mundësi që gjërat t’iu ndërlikohen goxha. Do keni shumë konkurrencë dhe do përballeni me vështirësi nëse nuk merrni masa. Instinktit mos i besoni shumë sot. Jupiteri do iu nxitë të shpenzoni pa reflektuar dhe financat do jenë goxha delikate.

Ujori

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Mërkuri do iu japë ide të mira gjatë kësaj dite, por do e keni shumë të vështirë ta vini çdo gjë në praktikë sepse do jeni të shpërqendruar. Jeta juaj në çift do jetë goxha e turbullt. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe në çdo moment do doni të dalë e juaja. Ju beqarët do realizoni takimet e ëndërruara prej kohësh dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë mundohuni të largoni personat që ju pengojnë të ecni përpara. Vetëm ashtu do ndiheni më të qetë dhe do keni arritje. Financat do jenë të këqija, çka do ju mërzitë tej mase. Paratë duhet t’i menaxhoni gjithë kohës me maturi.

Peshqit

Horoskopi i datës 14 gusht 2020

Herë pas here do ju duket sikur nuk do ju kuptojnë dhe do mundohen t’iu bllokojnë. Në fakt Ju duhet të jeni më të hapur dhe dashamirës. Për ju që jeni në një lidhje kjo e sotmja do jetë një ditë e qetë. Për çdo gjë do flisni hapur me partnerin dhe nuk do mbani të fshehta. Ju beqarët nuk do jeni shumë të vëmendshëm dhe nuk do përfitoni sa duhet nga ftesat që do iu bëhen. Në punë disa kolegë do ju ftojnë të bashkëpunoni dhe kjo do ju motivojë të ecni më përpara. Financat do jenë më të qëndrueshme duke qenë se do merrni paratë që iu kishin marrë hua kohë më parë.

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: Business Transformation Strategy using Digital Technologies

  2. Pingback: good new unicvv 2022

  3. Pingback: best dumps 101 store

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending