Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 12 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Marsi do ju bëjë edhe më dinamikë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndaleni për çdo sfidë që do ndërmerrni. Ju të dashuruarit do kaloni shumë momente emocionuese pranë partnerit tuaj. Do e keni çdo gjë më të qartë për të ardhmen dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Ju beqarët duhet të lini veten të lirë dhe t’i lini emocionet t’iu udhëheqin. Në punë do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme. Mund të merrni pjesë edhe në një mbrëmje me persona me pozitë çka do ua ndryshojë rrjedhën e gjërave. Financat nuk do jenë problematike. Gjithsesi shmangni lojërat e fatit sepse do humbni më shumë sesa mund ta keni menduar ndonjëherë.

Demi

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Jupiteri do ju bëjë me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do fitoni simpatinë e të gjithëve. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë harmonike dhe të mbushur me pasion. Nëse partneri iu bën një propozim, mendohuni njëherë para se të jepni një përgjigje. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, Venusi dhe Marsi do iu ndihmojnë të gjeni dikë interesant. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha të mëdha. Do jeni të ngarkuar me detyra kështu që duhet të tregoheni përherë vigjilentë dhe të matur. Gjithsesi Neptuni do ua tregojë gjithmonë rrugën që duhet të ndiqni. Sipas Dritare.net, financat do jenë të mira, por mos premtoni të ndihmoni të tjetër nëse nuk doni të keni tronditje për vete.

Binjakët

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Jupiteri do ju vërë në pah si pikat e dobëta ashtu edhe cilësitë gjatë kësaj dite. Shprehuni sa më shumë që të mundeni. Për ju që keni një lidhje komunikimi me partnerin do jetë më i thjeshtë. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Për ju beqarët dita do jetë e zakonshme. Prisni edhe disa kohë për të takuar personin e ëndrrave. Në punë do e zgjeroni fushën tuaj të veprimit dhe do gjeni çelësat magjikë që do iu hapin shumë dyer. Sektori i financave nuk do preket nga asnjë planet. Nëse tregoheni të matur nuk do keni as problemin më të vogël.

Gaforrja

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do ju mungojë imagjinata dhe gjërat do ju vështirësohen akoma më shumë nga sa mendonit. Bëni pak më shumë kujdes dhe tregohuni të hapur. Pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje ju të dashuruarit do vendosni paqen. Do ndiheni më mirë dhe emocionet do jenë më të këndshme. Nëse jeni beqarë duhet të përgatiteni për takimin më të bukur të jetës tuaj. Përfitoni sa më shumë që të mundeni sepse rrallë herë mund të përsëritet e njëjta gjë. Gjërat në punë nuk do ju ecin aspak mirë nëse nuk bëni lëshime. Pranoni edhe këshilla sepse të vetëm nuk do arrini as tek gjysma e asaj që dëshironi. Në planin financiar nuk pritet asnjë problem. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe gjithçka do shkojë më së miri.

Luani

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni si në ajër dhe kjo do ju shkaktojë probleme të njëpasnjëshme. Po nuk qëndruat me këmbë në tokë zor se do ju stabilizohet situata. Për ju të dashuruarit nuk pritet një ditë e mirë. Xhelozia e tepruar mund të çojë në debate të zjarrta. Kujdes me ato që do thoni sepse as partneri nuk do durojë shumë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni ngaqë nuk do gjeni shpirtin binjak. Kaloni më tepër kohe me miqtë dhe do e largoni mendjen. Në punë duhet t’i rregulloni patjetër disa gabime të bëra, duhet të mblidhni dokumentet dhe më pas të hidhni hapa. Kujdes mos u ngatërroni gjërat sepse do keni probleme serioze. Në planin financiar duhet të dëgjoni më tepër këshillat e miqve sepse do iu ndihmojnë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Marsi do ju bëjë edhe më ambiciozë gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër energjia dhe vendosmëria do ua bëjnë gjërat akoma më të lehta. Për ju të dashuruarit do jetë ditë plot diell dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Do tregoheni më të gatshëm të provoni eksperienca të reja me atë që dashuroni dhe do ndiheni mirë. Ju beqarët do keni disa takime, por që nuk do ia vlejnë aq sa për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Në punë do vazhdoni punën e filluar para disa kohësh dhe do përkushtoheni me mish e me shpirt. Arritjet që do keni do nxitin edhe më shumë besimin e kolegëve dhe shefave tuaj. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Shmangni shpenzimet e pamenduara dhe nuk do keni probleme.

Peshorja

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Sido që të zhvillohet dita e sotme në fund ju do dilni fitimtarë. Pas disa orëve me mërzi buzëqeshja do ju rikthehet fuqishëm. Ju që keni një lidhje mos prisni gjithmonë surpriza nga partneri për t’u ndier mirë pasi edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në dashuri gjithçka është reciproke, mbajeni mend gjithmonë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do takoni një person të ëmbël, simpatik dhe mjaft të sjellshëm. Nëse iu pëlqen shumë jepini atij shenjat e para, por pa e tepruar. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, por herë pas here do ndiheni pa fuqi. Pranojeni ndihmën e kolegëve sepse ata që do ju ofrojnë mbështetje do e bëjnë me gjithë zemër. Edhe pse do shpenzoni pa u menduar, nuk priten probleme të mëdha financiare gjatë kësaj dite.

Akrepi

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë dinamikë dhe të gatshëm për të të bërë çdo gjë për të qenë të lumtur. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe kjo do ua shtojë emocionet. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj. Nuk do jeni më vetëm dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Në punë, Hëna dhe Jupiteri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta. Mund të merrni edhe propozime interesante që do ju bëjnë të ndiheni akoma më mirë. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Do shpenzoni me maturi dhe me shumë kujdes.

Shigjetari

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Nëse nuk doni të kaloni një ditë me probleme më mirë tregoni kujdes me hapat që do hidhni. Mbrohuni nga hileqarët dhe ata që kujtohen për ju vetëm kur ua kanë nevojën. Ju të dashuruarit duhet të tregohuni sa më të matur kur të flisni mbi një teme delikate me partnerin sepse pa dashje mund ta lëndoni atë. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni takime impresionuese, por që duhet të bëni kujdes mos niseni nga pamja e jashtme për të hedhur hapa. Ka disa persona që mund ta kenë shpirtin më të bukur sesa pamjen. Në punë do iu tregoni të gjithëve sa të aftë jeni dhe se nuk ju mungon profesionalizmi edhe kur ndiheni të lodhur. Financat do jenë delikate sepse do shpenzoni pa masë dhe pa reflektuar aspak.

Bricjapi

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Dielli dhe Saturni do ju mbështesin gjithë kohës sot, do ju bëjnë të keni më tepër besim dhe të realizoni ato që dëshironi. Venusi do iu ndihmojë ju të dashuruarve për të zgjidhur problemet në jetën në çift. Do i pranoni gabimet dhe dini të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të filloni aventura kalimtare vetëm e vetëm për të kaluar radhën sepse do lëndoheni mjaft. Në punë do ndiheni më të gatshëm për të vepruar edhe falë ndihmës së kolegëve. Keni për ta parë sesi do mund ta realizoni lehtësisht një mision të madh. Në planin financiar planetët do iu gjenden pranë dhe do iu nxitin ta menaxhoni me maturi buxhetin. Pritet që situata të stabilizohet shpejt.

Ujori

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Ka rrezik që Neptuni të nxitë iluzionet gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni në një botë tjetër. Në fakt realiteti është ndryshe dhe do ju mërzitë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë më e këndshme dhe më e bukur. Do jeni me humor shumë të mirë dhe do përjetoni emocione të mëdha pranë atij që doni. Ju beqarët do keni një surprizë në planin e dashurisë. As që e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu shkonin kështu. Në punë sado forcë të keni mos bëni shumë gjëra njëherësh sepse nuk do ja dilni t’i përfundoni si duhet. Ndryshime posti mos kërkoni sot. Financat do jenë të qëndrueshme, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.

Peshqit

Horoskopi i datës 12 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për të ecur përpara dhe më të vendosur. Ka mundësi gjithashtu që shumë pyetje tuajat të marrin një përgjigje. Nëse keni një lidhje do iu duket sikur do e rifilloni nga e para lidhjen tuaj dhe emocionet do jenë të mëdha. Do iu rrahë zemra fort kur të jeni pranë partnerit tuaj. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës dashurinë, por ajo nuk do vijë tek ata. Bëhuni pak më të duruar. Në punë do kënaqen i edhe me arritje të vogla sepse për ju më e rëndësishme është të mos gaboni. Do jeni disi më autonomë dhe do veproni në momentin e duhur. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër, por jo kot së koti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending