Connect with us

Aktualitet

Jave e re kismet i ri/ Ky eshte horoskopi javor 10-16 GUSHT sipas astrologut Paolo Fox

Published

on

Dashi:

Nuk do t’ju mungojnë aspak emocionet dhe pasioni që ju shoqëron gjithmonë. Po përgatiteni për një eveniment të rëndësishëm, ndaj dhe s’do të keni shumë kohë për gjëra të tjera. Beqarët do të zbaviten duke njohur njerëz të rinj dhe duke lidhur miqësi që do të zgjatin shumë. Lini pak mënjanë çka ka ndodhur muajt e shkuar dhe pushoni se e meritoni. Do të jeni shumë vigjilentë ndaj gjithçkaje ju rrethon.

Demi:

Gjatë fillimit të javës do të keni shumë punë për të bërë. Nëse keni planifikuar pushimet tuaja, bëni mirë t’i nisni brenda ditës së mërkurë. Kush nga ju është me pushime, do t’i kalojë netët e gjata të verës duke shëtitur dhe në një qetësi që ju mungonte prej kohësh. Ushqimi i mirë sigurisht që është pjesë e të gjitha ditëve tuaja. Hidhni pas krahëve të gjitha armiqësitë gjatë këtyre ditëve dhe vështirësitë do të shndërrohen në një kujtim të largët.

Binjakët:

Bëni gjithçka gati pasi fundjava do të kalohet me shoqërinë, buzë detit dhe me prindërit që kërkojnë gjithnjë e më shumë kohë pranë jush. Të hënën ose të martën keni caktuar një takim pune që do të jetë i suksesshëm. Duhet të tregoheni sa më korrekt. Shmangni vendet me shumë njerëz. Kjo javë do t’i kushtohet plotësisht argëtimit.

Gaforrja:

Kjo do të jetë një superjavë edhe për të lindurit e shenjës suaj. Gjithë vera do të përqendrohet në këtë javë, që nis mirë, por që do të përfundojë akoma më mirë. Keni një mal me gjëra nëpër duar. Takoni familjarët apo edhe miq të vjetër. Aspekti sentimental do të jetë i shkëlqyer, si për çiftet, ashtu edhe për beqarët. Shkëputuni nga gjithçka dhe do të buzëqeshni sërish.

Luani:

Deri në datën 16 do të ndieni presionin për të mbyllur disa gjëra në mënyrë përfundimtare. Të premte do të festoni pa u menduar shumë për çka ka ndodhur. Pa dyshim që fundjava do të jetë shumë e veçantë. Jeni një ndër shenjat që ka më shumë sharm, ndaj njohjet e reja s’do të mungojnë. Darka me shoqërinë dhe emocione të bukura.

Virgjëresha:

Dy ditët e para të javës do të jenë të qeta dhe disi të ngadalta. Ujërat do të trazohen diku nga mbrëmja e së mërkurës. Jeni duke pritur diçka apo dikë. Fundjava do të vijë me surpriza dhe emocione të veçanta. Dashuria do të shndërrohet në protagoniste dhe nuk do të mungojnë propozimet interesante. Organizoni diçka të paharrueshme.

Peshorja:

Parashikimi i yjeve këtë javë do t’ju shtyjë të shfrytëzoni sa më shpejt çdo mundësi që do t’ju vijë. Ditët do t’ju duken të gjitha njësoj, sikur asgjë nuk po ndodh. Organizohuni më mirë gjatë fundjavës për të shijuar këtë periudhë, që është e mbushur me dashuri. Bëni kujdes shëndetin, pasi nuk përjashtohen problemet me tensionin dhe dhembjet e kokës. Flini më shumë dhe do të ndiheni më mirë.

Akrepi:

Përgjatë javës do të ndodhin takime të veçanta. Dyqanet do të zënë pjesën më të madhe të kohës. Përpiquni t’i mbyllni të gjitha punët brenda ditës së enjte dhe shmangni nisjen për pushime në fundjavë. Kjo do të jetë java e duhur për të gjithë ata që duan të bëhen me fëmijë e që ëndërrojnë një familje. Vizita të papritura, kështu mos harroni të mbani shtëpinë në rregull.

Shigjetari:

Java do të nisë si të keni ngritur frenat e dorës. Për fat të keq, do të kaloni disa probleme. Megjithatë, nuk është nevoja të shqetësoheni pasi kjo gjendje është e përkohshme. Gjithçka do të përmbyset ditën e mërkurë. Takime romantike për çiftet e dashuruara. Nuk do të mungojnë as darkat e zakonshme në familje, ku do të kujtoni shumë gjëra dhe do të prekeni.

Bricjapi:

Keni kaluar një periudhë disi të trazuar, por më në fund tani do të gjeni pak paqe. Nëse keni diçka urgjente për të bërë, si për shembull të shkoni te dentisti apo të mbyllni ndonjë punë, bëjeni pa mbaruar gushti, sepse më pas do të jetë tepër vonë. Sistemoni shtëpinë. Bëhuni gati për disa restaurime gjatë shtatorit. Kupidi do të godasë në shenjë këtë javë.

Ujori:

Kjo do të jetë një javë e mbushur me dashuri, emocione, por mbi të gjitha aventura. Kush nga ju është vetëm, do të njihet me njerëz interesante. Një lidhje serioze në horizont nëse gjërat bëhen me qetësi. Çiftet që kanë kohë bashkë duhet të zgjidhin një problem të lënë pezull prej kohësh. Komunikimi është shumë efikas. Nëse flisni seriozisht dhe tregoheni të hapur, gjithçka do të shkojë më mirë. Kujdes nga dielli!

Peshqit:

Horoskopi javor do të jetë i bukur edhe për të lindurit në shenjën tuaj, që po përpiqen të harrojnë diçka. Kush nga ju i ka dhënë fund një lidhjeje, tani do të shërojë plagët dhe do të ecë vetëm me kokën përpara. Ditën e diel do t’ju vijnë lajme të mira. Po bëheni gati për rrugë ose po prisni njerëz. Ata që do të nisin pushimet, janë në kërkim të një parajse të vogël të shkëputur nga realiteti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending