Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 10 GUSHT i detajuar/ Kjo eshte shenja qe do te marr nje lajm te mire

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Mund të nevrikoseni sot edhe për gjëra elementare, megjithatë do arrini të reflektoni në kohë pa pasur probleme. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ngrihet në piedestal. Do keni një marrëdhënie të jashtëzakonshme me partnerin dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do ndiheni më të lirë për të joshur çdo person që pëlqeni dhe jeta do ju marrë drejtimin e duhur. Në punë do realizoni çdo gjë pa asnjë lloj problemi dhe do ndiheni më krenarë për veten. Motivimin gjithashtu e keni të madh. Financat gjithashtu do konsolidohen pas masave strikte që do merrni. Duhet theksuar se edhe ndihma e familjareve do jetë e vyer.

Demi

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Hëna do ju nxitë të komunikoni edhe më shumë gjatë kësaj dite kështu që nuk ka për t’iu dalë asnjë lloj problemi. Ju të dashuruarit do ndiheni aq mirë pranë atij që doni saqë nuk do doni aspak të bëni ndryshime. Ndjenjat do i shprehni me mënyra të ndryshme të dy palët. Ju beqarët nuk do e gjeni dot personin e duhur me të cilin të filloni një lidhje, por kjo nuk do iu pengojë për t’u argëtuar me miqtë. Sipas Dritare.net, në punë do merrni kohën tuaj për të diskutuar me kolegët dhe së bashku me ta do vendosni se çfarë rrugë do ndiqni. Bashkimi gjithmonë bën fuqinë. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa kishit menduar dhe mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më tepër.

Binjakët

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Jeta juaj nuk do jetë më e trazuar dhe e zymtë si më parë. Pasi keni reflektuar do dini si të veproni. Për ju që keni një lidhje marrëdhënia do konsolidohet akoma më shume. Do filloni të bëni edhe plane afatgjata me partnerin sepse tani nuk keni më asnjë dyshim që ai është i duhuri për të kaluar gjithë jetën. Ju beqarët do keni disa njohje të reja, por asnjë nga personat nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të filluar një lidhje. Në punë mos u përzieni me persona që nuk kanë reputacion të mirë edhe sikur t’iu duhet të vonoheni me projektet. Do e shihni që do dilni me të fituar. Financat do i organizoni më së miri dhe nuk do keni probleme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do keni shumë energji, por duhet të dini si ta kanalizoni si duhet atë. Vetëm ashtu keni për të fituar. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë mjaft e favorizuar. Fati do ju buzëqeshë nëse keni dëshirë t’i përmirësoni kushtet e jetesës. Ju që jeni vetëm dhe që deri me sot keni pasur frikë të joshni dikë, duhet ta lini veten të lire dhe të tentoni. Urani do vazhdojë ta favorizojë jetën tuaj profesionale. Çdo gjë do ndodhë si duhet dhe në momentin kur është përcaktuar. Edhe financat do kenë goxha përmirësime. Përfitoni nga kjo për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Luani

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni më bujarë nga më parë. Nëse jeni në një lidhje, mos e lini pas dore partnerin tuaj sepse dikush tjetër do tregohet i shkathët dhe mund t’ua rrëmbejë nga duart atë. Ju beqarët më në fund do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë njëherë e mirë jetën. Në punë do ndryshoni tërësisht drejtimin. Fillimisht do ju duket çdo gjë e vështirë dhe e paarritshme, por pak e nga pak do ja dilni mbanë. Sipas Dritare.net, me shpenzimet tregohuni të matur dhe të organizuar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak e prisni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Herë pas here nuk do jeni me humor shumë të mirë sot dhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Bëni kujdes! Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e kënaqshme ka për të qenë kjo. Çdo gjë ka për të ecur mirë mes jush dhe shumë persona do ju kenë zili. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni gati për të filluar lidhje, por gjithsesi nuk do i refuzoni ftesat për njohje. Në punë nuk do ju mungojë motivimi shumicën e kohës, megjithatë gjërat nuk do jenë aq të thjeshta sa duken. Bëni përpjekjet tuaja, por pa sakrifikuar çdo gjë. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë e papritur. Mundohuni të shlyeni të gjitha borxhet e mara.

Peshorja

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Nëse nuk tregoheni të duruar gjatë kësaj dite, sidomos në punë dhe në dashuri, keni për të dalë të humbur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft kritikë ndaj partnerit tuaj dhe me të drejtë, por ai nuk do ju kuptojë. Në disa momente mund të keni edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do bëni deklarata të forta dashurie dhe mund të hidhni ndonjë hap të madh. Në punë do jeni shumë të organizuar dhe do i përfundoni në kohë të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Askush nuk do arrijë dot t’iu dekurajojë. Sipas Dritare.net, Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë dhe tregohuni gjithë kohës vigjilentë. Vetëm në këtë mënyrë do mbani larg problemet.

Akrepi

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do kuptoni shumë gjëra dhe do sqaroheni për gjithçka. Hënën dhe Saturnin do i keni përherë në krah. Ju që keni një lidhje do bindeni akoma më shumë se dashuria është kuptimi i jetës. Gjërat do ecin mirë me partnerin dhe do ndiheni gjithë kohës të lumtur. Nëse jeni beqarë nuk duhet të tregoheni të pakujdesshëm pasi do bëni gabime me pasoja për të ardhmen. Në punë do ju bëhen kritika, por ato do i vlerësoni shumë dhe do jenë një nxitje për të bërë edhe më tepër përpjekje. Me shpenzimet duhet të jeni më strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Dita e sotme ka për të qenë shumë e qëndrueshme dhe në përgjithësi do kënaqeni me mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra dhe do e dashuroni akoma më shumë jetën. Ju beqarët do takoni personin që do ju përshtatet në çdo pikë dhe do mendoni që së shpejti të ndryshoni jetën. Në punë, përpjekjet dhe sakrificat që keni bërë së fundmi do japin rezultatet e veta, mjafton të bëheni të duruar. Buxheti nuk do jetë i keq, por bëni kujdes nga hajdutet që mund t’iu vjedhin në rrugë apo në shtëpi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Largoni çdo mendim negativ nga mendja gjatë kësaj dite dhe mendoni vetëm pozitivisht. Bëni plane dhe mendoni si do t’i realizoni projektet e menduara. Për ju të dashuruarit pritet një ditë pasionante. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme për të ardhmen. Nëse jeni beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar dhe posesivë sepse do pendoheni për gjithë jetën. Në punë do jeni autoritarë dhe të vendosur kështu që askush nuk do ju sfidojë dot. Do punoni të vetëm dhe do arrini rezultate të kënaqshme. Urani do ndikojë negativisht tek financat dhe ka rrezik që gjendja të përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masa shpejt mund të mbeteni edhe pa para.

Ujori

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Humori juaj do ndryshojë shpesh sot dhe për shumë gjëra nuk do jeni të bindur. Kjo do ju frenojë të hidhni hapa më tej. Ju të dashuruarit nuk do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë herë pas here disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos këmbëngulni gjithë kohës që të dalë e juaja. Ju beqarët do ndiheni gati për të hedhur hapa me rëndësi dhe do ju thoni po personave që iu kanë propozuar. Në punë nuk do jetë dita më e mirë, megjithatë do arrini t’i përmbyllni gjërat më thelbësore. Për të tjerat do duhet edhe pak kohë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe nuk do ju dalin probleme.

Peshqit

Horoskopi i datës 10 gusht 2020

Dita e sotme do jetë një ditë e qetë dhe pa ndonjë surprizë të madhe. E rëndësishme është që do ndiheni rehat. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e zakonshme dhe pa emocione të mëdha. Gjithsesi më mirë ashtu sesa një ditë fillimisht me pasion dhe me pas plot me debate. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe jeta do ju marrë një tjetër kuptim. Në punë bëni përpjekje për t’i përshpejtuar gjërat sepse po i latë siç janë do mbeteni shumë mbrapa. Në planin financiar duhet ta kontrolloni veten nëse nuk doni të keni probleme dhe vështirësi.

9 Comments

9 Comments

  1. Pingback: psilo gummies

  2. Pingback: nova88

  3. Pingback: Sex Avec Une Femme.Et.Un Chat

  4. Pingback: สล็อตวอเลท

  5. Pingback: sbobet

  6. Pingback: สล็อตวอเลท ไม่มีขั้นต่ำ

  7. Pingback: maxbet

  8. Pingback: screenshot blocker

  9. Pingback: guns and ammo near me​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i datës 31 Tetor nga astrologia Christine Haas

Published

on

Dashi

Dita e sotme nuk ka për të qenë perfekte dhe shpesh do ndiheni pa dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje nuk do përjetoni ndonjë emocion të madh. Partneri do ju lërë pas dore sepse do ketë çështje të tjera shumë më të rëndësishme me të cilat do merret. Ndonjëherë edhe mund të qani. Nëse jeni beqarë realiteti do ju duket edhe më i trishtë nga sa e keni menduar. Në punë nuk do arrini dot të negocioni për një çështje të rëndësishme dhe do ju vijë shumë inat. Shpenzimet sado të mundoheni t’i mbani nën kontroll në një moment gjithçka do ju dalë nga duart.

Demi

Sot Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë dhe do bëni atë që do ju vijë në mendje në moment. Tendenca për të komanduar do bëhet e padurueshme për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë moment pa debate. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe do e kritikoni edhe kur nuk do keni arsye. Lidhja juaj nuk do jetë ne ditën me fat. Ju beqarët në të kundërt do favorizoheni. Mund të afroheni më shumë me disa persona seriozë. Në punë do keni ide fantastike dhe do merrni rolin e komandantit. Shpenzimet do i kryeni pa maturi dhe ne mbrëmje mund të vijnë pasojat e para.

Binjaket

Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.

Gaforrja

Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa më shume dhe mos e kufizoni veten për asgjë. Nëse jeni në një lidhje për të mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme do ju duhen shumë pak gjëra. Shtoni dozat e fantazisë dhe diskutoni hapur për gjithçka. Nëse jeni vetëm mos prisni të filloni menjëherë lidhje, por hidhni hapat një e nga një. Në punë do ecni para me ritme shumë të shpejta dhe do i habisni të gjithë. Paratë do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit parashikuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jetë ndonjë kushedi se çfarë. Herë pas here do ndiheni të vetmuar. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të tensionuara. Në shumë momente do e ngrini zërin dhe do thoni fjalë të pamenduara. Ju beqarët do keni një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione të njëpasnjëshme. Mirë është ta shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Në punë fatmirësisht do ju mbështesin shumë kolegët sepse vete do përtoni dhe nuk do merrni iniciativa. Financat nuk do jenë të këqija, por ju do e keni të vështirë të bëni ekonomi.

Virgjeresha

Bëni shumë kujdes me impulsivitetin gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e tensionuar. Do ndikoheni shumë nga fjalët e të tjerëve dhe do debatoni edhe për gjëra të pavërteta. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka mundësi të bini në dashuri me të parin që do ju dalë para. Në punë do jeni spontanë, por në disa momente do turbulloheni e nuk do dini nga të ikni. Kërkoni ndihmë sa më parë. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm e të matur sepse pak më vonë do keni nevojë jetike për me shumë para.

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin. Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do kaloni shumë kohë duke medituar dhe në fund do merrni vendimet e duhura. Ju të dashuruarit do jeni më të duruar, të logjikshëm dhe tolerantë. Të gjitha këto karakteristika do bëjnë që marrëdhënia me partnerin të ecë mirë dhe të mos keni debate. Ju beqarët do ndiheni si nëpër ëndrra pas gjërave që do ju ndodhin. Në punë Jupiteri do forcojë komunikimin dhe lirinë e të shprehurit. Shumë gjëra do qartësohen dhe orientimi mund të ndryshojë. Edhe në planin financiar keni për të pasur më tepër fat nga më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë çdo shpenzim që keni ëndërruar.

Shigjetari

Dita e sotme do jetë e përshtatshme për reflektim dhe për të sqaruar disa probleme. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e bukur dhe e mbushur me emocione të forta. Do merreni vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe për çdo gjë do bashkëpunoni para se të hidhni hapa. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër sepse sot mund të jetë dita e njohjeve të rëndësishme. Në punë do jeni shumë krenarë dhe nuk do doni ta ulni hundën për asnjë moment sado vështirësi të hasni. Financat do mbeten të qëndrueshme dhe aspak problematike.

Bricjapi

Sot bëni aq sa mundeni dhe ndihmojini të afërmit tuaj. Përvoja dhe vështirësitë që keni kaluar në jetë ju kanë mësuar shumë. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të lirë se më parë dhe do ndiheni të çliruar për të shprehur ndjenjat ashtu si do i keni në zemër. Nuk do ketë më izolime për ju. Ju beqarët do keni gjithashtu ndryshime. Do e shihni me një sy tjetër një mik dhe mund të filloni të ndieni për të. Venusi do e privilegjojë jetën tuaj profesionale. Do jeni në humor shumë të mirë dhe dinamizmi do ju shoqërojë gjithë kohës. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju. Shpenzime mund të bëni pak më tepër dhe gjendja do mbetet e mirë.

Ujori

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Peshqit

Sot do e vlerësoni shumë pavarësinë që keni dhe do bëni më të mirën për të ruajtur këtë mënyrë të jetuari. Vetëm se jo të gjithë do ju përshtaten dhe disa as nuk do i kuptojnë zgjedhjet që do bëni. Nëse jeni në një lidhje duhet të jeni shumë më të kujdesshëm me çdo veprim sepse ndonjëherë gjërat pa ndonjë rëndësi të madhe mund të ndryshojnë gjithë të ardhmen. Ju beqarët do e keni çdo gjë shumë më të thjeshtë dhe do arrini të realizoni takimet e ëndrrave. Një etapë e re ka për të filluar për ju. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe di e dini mirë si të veproni edhe në situatat më të vështira. Shpenzimeve duhet t’iu vini fre sa pa qenë shumë vonë.

Continue Reading

Aktualitet

Qëllimet në jetë për secilën shenjë të horoskopit na i zbulon sot astrologia Meri Shehu

Published

on

Çdo shenjë e horoskopit ka një qëllim në jetë, e ndërsa qëllimi kryesor për çdo njeri mund të ndryshojë, janë pothuajse njësoj për ata të shenjës së njëjtë.

DASHI

Dashi janë ata të cilët kërkojnë gjithmonë të jenë më të mirë se të tjerët. Kjo shëenjë është entuziaste dhe konkurruese dhe do gjithmonë të krijojë gjërat më të mira, si p.sh të thyejë një rekord botëror. E vetmja gjë që një dash nuk do të dojë të bëjë në këtë jetë, është të flejë gjumë.

Qëllimi I një dashi në jetë është të bëjë progress, qoftë në teknologji, shkrim, shkencë etj. Sido që të jetë gjithmonë do të gjesh një dash që përpiqet të arrijë një qëllim.

DEMI

Si nje shenjë e tokës, demi dëshiron stabilitet. Ky është motivi dhe qëllimi I një demi në jetë, të krijojë një bazë të besueshme me këdo që takon në jetë.

Sipas horoskopi.vip Demi do të jetë ai të cilit mund ti kesh besim, që do të jetë gjithmonë aty kur tit ë kesh nevojë. Kjo shenjë do tu japi të tjerëve atë që ata kanë nevojë kur gjenden keq, dhe do të sigurohen që ata të ndihen që kanë dikë që I ndihmon.

BINJAKËT

Binjakët janë fluturat e botës. Qëllimi I tyre është të bashkojë njerëzit. Ata I ndihmojnë të tjerët të takojnë dikë special, ose një mik të ri në një qytet të ri. Janë të aftë apo jo?

GAFORRJA

Gaforrët kanë ardhur në jetë për ti treguar dashurinë të gjithëve. Si një shenjë e ujit, ata janë shumë në kontakt me ndjenjat e tyre, por edhe të të tjerëve, dhe kjo veti u është dhënë si avantazh.

Nuk është një avantazh I keq, mbajeni mend. Gaforret dashurojnë të përdorin inteligjencën emotive për ata që I rrethojnë. Janë ata që do të jenë aty kur të kesh nevojë, një shpatull ku mund të qash dhe nuk do të lënë të biesh në një moment të keq.

LUANI

Kush udhëheq botën? Luan e udheheqin botën, duan të jenë të njohur dhe të adhuruar, kështu që mos u çudisni nëse qëllimi I tyre është që të shkëlqejnë.

Një gjë është e sigurtë, që luanët do të mbahen mend gjatë dhe kur most ë jenë më në këtë botë.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë analizuese dhe të besueshmë dhe sigurohen që bota të vazhdojë të rrotullohet. Kjo shenjë e tokës preferon të sigurohet që çdo gjë ecën ashtu siç duhet dhe janë aty për ta rregulluar nëse diçka nuk ecën ashtu siç duhet.

Duan që gjërat të ecin vaj dhe të ruajnë paqen. Janë gjithë kohës duke punuar për ti bërë gjërat më të mira që të funksionojnë mirë sepse për këtë janë këtu. Mos pusho se punuari virgjëreshë, bota ka nevojë për ty.

PESHORJA

Shenjat e ajrit si peshorja adhurojnë komunikimin e mirë  dhe duan të desgjojnë të dyja anët e historisë. Kjo e bën qëllimin e tyre në jetë akoma me të rëndësishëm.
Peshoret janë këtu për të siguruar që në botë ka ekuilibre dhe në një farë mënyre janë gjykuesti jo zyrtarë të botës që dëgjojnë problemet dhe gjejnë një mënyrë për ti zgjidhur.

Një peshore mund të qëndrojë neutral, për të luftuar për kauza që ta bëjnë botën një vend më të mirë.

AKREPI

Akrepat janë këtu për ti treguar pasionin botës. Janë të apasionuar dhe e shfaqin atë. Nuk mund ta kapësh një akrep në diçka ku ai nuk do ti jepet 100%.

Akrepat bëjnë gjithçka ose asgjë dhe të gjithë rrotull mund ta dallojnë kur ata janë të përfshirë në diçka. Ata janë këtu ti tregojnë botës sesi bëhen gjërat kur ti I hedh një dozë të fortë pasioni.

SHIGJETARI

Një shenjë e lirë dhe kurioze si shigjetari është në tokë për ta zbuluar atë.

Janë duke udhëtuar gjithë kohës dhe dukë kërkuar mënyra të reja për ti bërë gjërat dhe nuk mund të evitojnë kërkimin e kulturave apo teknikave të reja. Ky është motivi përse një shigjetar ka qëllimin të kërkojë të renë kudo.

BRICJAPI

Janë në këtë tokë tu tregojnë të tjerëve se miqtë mund të jenë dhe të familjes. Investojnë shumë në familjet e tyrë të vërteta. Të gjithë e dinë që gjaku ujë s’bëhet.

Bricjapët duan të tregojë se miqtë gjithashtu janë të rëndësishëm sa edhe familja. Ata I japin një kuptim të veçantë miqësisë dhe duan që bota ta shikojë që miqtë e vërtetë janë si një familje.

UJORI

Ujorët janë këtu për të treguar anën humane të gjithsecilit. Investimi I tyre personal është dashuria për njerëzit në përgjithësi. Përqafojnë faktin që jemi humanë dhe bëjmë gabime, dhe janë të arët që ecin përpara dhe angazhohen në kauza të mira. Ujorët duan që që të gjithë në tokë të duhen dhe të kujdesen për të tjerët sesa të urrehen dhe të shfaqin dhunë dhe urrejtje.

PESHQIT

Më shumë mundësi shenja e peshqve është në harmoni me ndjenjat e saj dhe si shenjë e ujit, arti është një mënyrë e të shprehurit shumë e vlerësuar. Qëllimi I tyre është që të nënvijëzojnë rëndësinë e kreativitetit.

E dinë që vetshprehja është e mirë për shpirtin dhe arti është një nga menyrat më të njohura për tu shprehur. Peshqit promovojnë muziken. Artin, poezinë dhe çdo lloj kreativiteti që njerëzit përdorin për të shprehur emozionet dhe mendimet.

Continue Reading

Aktualitet

3 gabimet më të mëdha që bën secila nga shenjat e horoskopit në çift sipas astrologes Susan Miller

Published

on

Shenjat astrologjike ndonjëherë të shtyjnë për mirë, por mund të ndodhë edhe e kundërta. Ja çfarë gabimesh bëni më shpesh me partnerin nxitur prej yjeve.

Dashi: Inatosja, padurimi dhe dëshira për të qenë lider. Duke qene energjikë, entuziastë dhe ambiciozë, dashët mund të bëhen edhe agresivë dhe tejet kërkues pa e kuptuar. Në momente intime ata duhet ta lenë ndonjëherë partnerin të bëjë atë që dëshiron dhe kanë për t’u ndier edhe më mirë.

Demi: Kokëfortësia, përtacëria dhe vetëkënaqësia . Në përgjithësi demat i marrin gjërat shumë shtruar dhe kjo mund të merret si përtacëri nga personi tjetër. Një tjetër gabim që ata bëjnë në një lidhje është kokëfortësia. Kur thonë diçka mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk ndryshojnë mendim. Ata vetëkënaqen dhe ku duket sikur e bëjnë mirë gjithçka pa ua thënë këtë personi në krah.

Binjakët: Joshja e tepërt, kopjimi dhe luajtja e lojërave. Binjakët mund të jenë herë pas here edhe dy persona të ndryshëm nga njëri-tjetri. Shpesh atyre ju mungon koherenca dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë pranë. Nja nga gabimet më të mëdha është flirtimi me të tjerë.

Gaforrja: Serioziteti i tepërt, shmangia e konflikteve dhe dëshira për të kaluar gjithë kohën me partnerin. Një nga gabimet më të mëdha të gaforreve është se nuk pranojnë që dikush të bëjë shaka me ta. Gjithsesi ata i shmangin gjithmonë edhe konfliktet dhe kjo nuk ju pëlqen personave që kanë në krah. Ndonjëherë duhet edhe të debatosh për të mbrojtur idetë. Të shtyrë nga yjet gaforret duan të jenë gjithë kohës pranë me të dashurinë zemrës çka mund të krijojë edhe atmosfera mbytëse. Kushdo ka nevojë edhe për liri.

Luani: Kërkimi i vëmendjes, mungesa e përulësisë dhe trillimi. Luanët duan të trajtohen përherë sikur janë më të mirët. Në shumë raste ata mund të jenë të tillë, por përulësia do i bëjë të pëlqehen edhe më tepër. Ndonjëherë ata mund të tregohen edhe arrogantë në çift dhe mund të trillojnë për të marrë komplimente dhe vlerësime sa më shumë.

Virgjëresha: Analizimi i tepërt, parashikueshmëria dhe vetëpërmbajtja. Ata janë shumë tokësore dhe duan ta kenë gjithçka në rregull kudo. Ata fiksohen edhe pas detajeve të vogla, duan të parashikojnë çdo gjë dhe kjo mund ta mërzitë personin që kanë në krah. Ndonjëherë gjërat duhen lënë të rrjedhin vetë në një lidhje dhe ata nuk duhet ta kontrollojnë as të folurin.

Peshorja: Argumentimi i tepërt, kapricot dhe ekuilibrimi i tejskajshëm. Peshoret janë të logjikshëm dhe i peshojnë mirë gjërat, por në një lidhje ndonjëherë ekuilibri i tepërt nuk është i mirë. Në raste debatesh ata mundohen te argumentojnë gjithçka me pikë e me presje çka është një tjetër gabim.

Akrepi: Të qenit shumë të fshehtë, të tërhequr dhe të veçuar. Në përgjithësi këta persona rrethohen me mire që askush të mos i afrojë. Vetëm në rastet kur dikush ju pëlqen shumë mund të shfaqen hapur dhe të afrohen. Gjithsesi në një lidhje janë të fshehtë dhe nuk ndajnë çdo gjë pasi kanë frikë nga zhgënjimet. Këto janë gabime që nuk e lënë marrëdhënien të ecë si duhet.

Shigjetari: Pavarësia, gënjeshtrat dhe nxitimi. Këta persona duan të jenë përherë të lirë , spontanë dhe të përjetojnë aventura. Këto janë gabime që ne një lidhje mund t’iu kushtojnë. Një tjetër problem përbëjnë edhe gënjeshtrat që përdorin për të dalë nga disa situata.

Bricjapi: Të menduarit se dinë çdo gjë, janë kufizues dhe shumë kërkues. Bricjapët mund të jenë të fiksuar pas disa zakoneve që mund ta bëjë një lidhje të vështirë për të ecur përpara. Atyre ju duket sikur dinë çdo gjë dhe nuk i marrin parasysh ato që thotë partneri.

Ujori: Mungesa e empatisë, pasja e mendimeve të ngurta dhe lëshimi i vetvetes. Ujorët nuk janë shumë të lehtë për t’u duruar. Ata i mendojnë gjërat me detaje, mund të krijojnë ide të ngurta që askush nuk ua ndryshon dot dhe në raste sfidash e lëshojnë veten menjëherë. Këto janë gabime që jo çdokush i pranon në një marrëdhënie. Në shumë raste ujorët nuk i vlerësojnë sa duhet as ndjenjat e partnerit.

Peshqit: Ndjeshmëria e tepërt, fshehja e ndjenjave dhe dëshira për vlerësim. Peshqit njihen si shpirtra të ndjeshëm dhe bëjnë pjesë tek ata partnerë që duan që ndjenjat t’iu pranohen e dëshirat t’iu plotësohen. Në fakt ata mundohen t’i fshehin ato që ndjejnë dhe për partnerin çdo gjë bëhet më e vështirë. Mendojnë se janë më të mirët dhe e kërkojnë me ngulm vlerësimin.

Continue Reading

Trending