Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 9 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Edhe pse pa dashur vetë sot do ju mungojë takti dhe maturia. Do jeni shumë të nxituar dhe do thoni gjëra vërtet të rënda që do i largojë edhe ata që deri më sot ju kanë qëndruar pranë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë mjaft delikate. Mund të keni edhe debate të forta me partnerin për shkak të kokëfortësisë që do tregoni. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të gabuara sepse mund të lëndojnë veten tuaj. Në punë nuk do jeni të motivuar dhe do hezitoni të hidhni hapa. Për asgjë nuk duhet të nxitoheni sepse kanë për t’iu lindur probleme. Financat do dini si t’i menaxhoni në çdo moment dhe gjendja do jetë goxha e kënaqshme. Mund të ndihmoni edhe pak familjarët.

Demi

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Do ju duket vetja shumë të pushtetshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa u menduar. Ka rrezik të bëni gabime goxha të mëdha. Nëse keni një lidhje sot do jeni aventurierë dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme. Mund të shkatërroni një marrëdhënie të ngritur me aq mund e sakrifica. Ju beqarët do kaloni një ditë plot ngjyra dhe plot takime drithëruese. Shfrytëzojeni sa të mundeni. Sipas Dritare.net, në punë mos u tregoni mendjemëdhenj, por fokusohuni tek ato që keni për të bërë. Sa më shumë të nxitoheni aq më keq do jetë. Me shpenzimet mos u tregoni të paarsyeshëm sepse situata mund t’iu dalë shumë shpejt jashtë kontrollit.

Binjakët

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm me gjërat, fjalët dhe situatat. Do bëni të pamundurën që gjithçka të jetë në rregull. Ju të dashuruarve Mërkuri do ju nxitë të jeni më të sinqertë me partnerin dhe marrëdhënia juaj do thellohet akoma më tepër. Në orët e pasdites nuk do mungojnë as surprizat nga të dy palët. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe nuk do e gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do harxhoni më shumë kohë se zakonisht për të përfunduar detyrat. Vërtet do bëni pak sakrificë, por shumë shpejt do merrni edhe dëmshpërblimet për to. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e mirë prandaj bëni shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Yjet do i keni të gjithë në krah gjatë kësaj dite. Do dini si të flisni dhe do jeni gjithashtu dëgjues të mirë. Ju të dashuruarit do vendosni çdo gjë në vije dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni më tepër se zakonisht. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit pasi edhe ashtu ndiheni mjaft mirë. Në punë mundet edhe të stresoheni pak për disa gjëra, por më në fund do ja dilni mbanë. Mos u nxitoni për asnjë arsye. Situata në planin financiar nuk do jetë aspak e keqe. Do keni mundësi edhe për të hequr disa para mënjanë.

Luani

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Mirë është të mos flisni pa reflektuar sot sepse po gabuat nuk do keni më kthim pas në kohë. Ju të dashuruarit do jeni shumë autoritarë dhe kjo herë pas here nuk do i pëlqejë partnerit. Mirë do jetë që të ndryshoni tonin e zërit dhe ta këshilloni atë për gabimet që bën. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me çaste të lumtura. Ëndrrat tuaja do realizohen një e nga një. Në punë do jeni shumë të zotët, por edhe pak mendjemëdhenj. Kujdes mos e teproni me mburrjet sepse do pendoheni më vonë. Financat do jenë goxha të mira nëse arrini t’i menaxhoni si duhet paratë që do keni nëpër duar.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Sot do kujdeseni tej mase për gjithçka dhe gjërat do ju ecin më së miri. Për asgjë nuk do shqetësoheni sepse jeni të bindur për hapat që do hidhni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike dhe pa probleme. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do kaloni vështirësi të njëpasnjëshme për të bërë për vete personin që pëlqeni, por në fund do ja dilni mbanë me sukses. Në punë do bëni dyfishin e punës së kolegëve dhe do vlerësoheni shumë për këtë gjë. Jo më kot shefat do ju bëjnë edhe një propozim interesant. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Peshorja

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Gjatë kësaj dite duhet të dyfishoni përpjekjet dhe nuk duhet të jeni për asnjë moment pesimistë. Ju të dashuruarit tregohuni sa më realistë sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Ju beqarët do keni një ditë pasionante dhe të mbushur me takime fantastike. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do jeni të disiplinuar dhe asgjë nuk do ju bëjë të ndryshoni drejtimin që keni planifikuar. Mund të konfirmoheni në një detyrë që iu ishte propozuar. Sipas Dritare.net, ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë mjaft pozitiv. Do dini si t’i menaxhoni me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

Akrepi

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do reflektoni shumë dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të ngrohta. Do jeni më të hapur ndaj partnerit dhe do flisni edhe për gjëra që dikur kanë qenë tabu. Nëse jeni beqarë nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit më vonë. Jetën profesionale do e menaxhoni me kujdes kështu që do i arrini qëllimet. Jeni vërtet inteligjentë dhe shumë ju kanë zili. Gjendja e financave do jetë më e mirë, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shuma të konsiderueshme, por hiqni disa para mënjanë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të kënaqësive, por nuk do bëni asgjë të nxituar. Do jeni të kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ju të dashuruarit do ndiheni më të qetë dhe më rehat. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin dhe do flisni gjerë e gjatë me të. Shfrytëzojeni çdo moment edhe për të bërë ndonjë kërkesë. Ju beqarët nuk do arrini dot as sot ta gjeni partnerin tuaj ideal dhe do vazhdoni të njëjtën rrjedhë. Në punë do arrini të merrni atë që dëshironi pa u munduar shumë. I dini mirë pikat tuaja të forta dhe do i përdorni më së miri ato. Në planin financiar edhe pse do mundoheni, nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën. Duhet të bëni ende durim.

Bricjapi

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do i pranoni edhe kritikat që do ju bëhen. Nëse keni një lidhje duhet të bëni më shumë përpjekje në mënyrë që ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës suaj. Po i latë gjërat pas dore gjendja do rëndohet akoma më tepër. Ju beqarët do jeni tejet kërkues dhe nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin. Në punë Dielli do favorizojë iniciativat ndërsa Urani do ju ndihmojë të vini në zbatim ato që keni menduar. Gjërat nuk do jenë shumë të vështira kështu që mos u dorëzoni. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do arrini ta stabilizoni situatën pa qenë ende vonë.

Ujori

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Sot do jeni të predispozuar për të bërë çdo gjë për t’iu treguat të tjerëve sesa vleni. Kundërshtarët as që do ju ndalin dot. Nëse jeni në një lidhje edhe gjatë kësaj dite do keni një ditë entuziaste dhe të mbushur me emocione. Partneri do ju surprizojë dhe do ju mahnitë herë pas herë. Ju beqarët nuk do keni kohën e duhur për të menduar për një lidhje dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do dini shumë mirë si t’i menaxhoni gjërat dhe do merrni komplimente të njëpasnjëshme. Bravo edhe për gjakftohtësinë në disa situata të sikletshme. Në planin financiar nuk duhet të jeni shumë impulsive sepse edhe paratë mbarohen një ditë të bukur.

Peshqit

Horoskopi i datës 9 gusht 2020

Saturni jo vetëm që do ua stabilizojë jetën, por mundet t’iu nxitë të merrni vendime shumë të rëndësishme. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike kjo e sotmja. Do e harroni njëherë e mirë të shkuarën e trazuar dhe do mendoi vetëm si ta bëni çdo çast sa më të bukur. Ju beqarët nuk do ndiheni gati shpirtërisht për të ndryshuar statusin dhe do mbeteni ashtu si keni qenë. Në punë pavarësisht se jo me shumë shpejtësi, do i realizoni të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Në përfundim do ndiheni pafundësisht të qetë. Buxhetin do e keni më tepër nën kujdes dhe shumë shpejt situata do përmirësohet për ju.

3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: cum faci

  2. Pingback: https://tontonmania123.com/

  3. Pingback: embedded banking experience

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending