Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 8 Gusht i detajuar/ Kjo eshte shenja qe do te marr nje lajm per jeten

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Venusi dhe Mërkuri do favorizojnë negociatat dhe lidhjen e kontratave sot. Pritët që të fillojë një etapë vërtet e begatë. Nëse keni një lidhje, edhe sikur persona të jashtëm të mundohen t’ua prishin harmoninë, nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë. Lidhja juaj do thellohet akoma më shumë dhe do filloni të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do ju pëlqejë situata në të cilën ndodheni. Në punë do jeni të vëmendshëm dhe profesionistë të vërtetë. Do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes prej kohësh. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet e duhura për ta stabilizuar situatën.

Demi

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë alegri dhe do bëni edhe disa lojëra me të afërmit. Kujdes mos e teproni sepse disa mund të acarohen. Për ju të dashuruarit priten vetëm momente të këndshme. Të dy palët do mendoni si ta bëni çdo çast sa më të bukur dhe do ja dilni mbanë. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do jeni gati për ndryshime të statusit tuaj dhe do pranoni vetëm të njiheni me personat që do iu ftojnë. Më vonë nuk i duhet çfarë mund të ndodhë. Në punë, me diplomaci, durim dhe këmbëngulje keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me financat do ju duhet thjesht të jeni më të matur dhe gjendja do mbetet e mirë.

Binjakët

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Gjatë kësaj dite nuk do keni ambicie shumë të mëdha, megjithatë në përgjithësi gjërat do ju ecin mjaft mirë. Pavarësisht se nuk besoni, ata që keni pranë do ju mbështesin. Ju të dashuruarit nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do ju krijojnë ambientin e duhur që ju të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime vendimtare, por nuk do përfitoni dot prej tyre për shkak të angazhimeve profesionale. Në punë do ju konkretizohen shumë nga planet që keni bërë prej kohësh dhe do fitoni më shumë siguri në vetvete. Gjendja e financave do jetë e paqëndrueshme, prandaj mos ndërmerrni asnjë rrezik.

Gaforrja

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Mundohuni të jeni sa më të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër duhet të tregoni më shumë vendosmëri për hapat që duhet të hidhni dhe jo të ndryshoni mendim sapo t’iu kundërvihet dikush. Nëse keni një lidhje mos e provokoni partnerin tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe të toleroni herë pas here. Ju beqarët do jeni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe mund të afroheni me një person interesant. Në punë do ndodhin ndryshime goxha të mëdha dhe karriera juaj do ecë përpara. Në planin financiar do jeni pafund të motivuar për t’i kaluar vështirësitë dhe do ja dilni mbanë me sukses.

Luani

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Hëna do ketë ndikim pozitiv sot tek jeta juaj dhe do ju bëjë t’iu kushtoni më tepër rëndësi të afërmve. Pranë tyre keni për t’u ndier shumë më mirë. Nëse keni një lidhje, me qetësi dhe me durim do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit. Edhe partneri do jetë me i hapur dhe më i kuptueshëm. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse dhe mund të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak. Në punë do keni në krah Jupiterin dhe Uranin dhe ata do ju tregojnë me sinjale çfarë duhet të bëni. Nuk do ketë më as vonesa dhe do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Në planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse mund të digjeni keq. As para hua mos jepni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Nuk do jeni më pasivë si më parë, përkundrazi do bëni çdo përpjekje që keni në dorë dhe do i shprehni lirshëm mendimet. Do jeni si një ekipi i fort dhe çdo problem që do ju dalë do e zgjidhni së bashku. Dita do mbyllet mjaft mirë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoni sepse pas pak ditësh mund t’iu jepen mundësi akoma më të mira. Në punë do gjeni qëndrueshmëri dhe do i vazhdoni më qetësisht ato që keni nisur. Nuk do mendoni aspak se çfarë do mendojnë të tjerët. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se më parë. Përfitoni për të dalë për ndonjë darkë me partnerin ose për të blerë diçka të veçantë.

Peshorja

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Mërkuri dhe Venusi do ju ndihmojnë të arrini atë që doni sot. Po prekni zemrat e njerëzve që ju rrethojnë dhe do merrni atë që keni ëndërruar. Ju të dashuruarit do kaloni çaste të paharrueshme dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do keni më çfarë të kërkoni nga jeta. Edhe ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe statusi do ju ndryshojë më shpejt nga sa kishit menduar. Sipas Dritare.net, në punë do ju hapen shumë porta, por për të zgjedhur nga cila do kaloni duhet më parë të këshilloheni me miqtë e ngushtë dhe familjarët. Të tjerëve mos ju besoni. Në planin financiar nuk do keni probleme sepse kohët e fundit keni ditur si t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat që do keni nëpër duar.

Akrepi

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Mundohuni të mos nxitoheni shumë gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të parikuperueshme. Ekzaminojini me kujdes situatat e më pas veproni. Nëse keni një lidhje, qielli i dashurisë do jetë plot re të zeza. Në disa momente të ditës nuk do mungojnë as shtrëngatat e forta. Bëni kujdes. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe pak vetëm pasi nuk është momenti për lidhje të qëndrueshme. Më mirë të prisni edhe pak sesa të vuani më vonë. Në punë duhet patjetër të reflektoni e të merrni mendime para se te bëni një pozicion të caktuar. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk do tregohen të sinqertë me ju. Buxhetin do e keni më tepër në vëmendje dhe situata do stabilizohet tej mase.

Shigjetari

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe nuk do qëndroni pa reaguar. Në disa momente madje do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do shkojnë shumë mirë. Herë pas here mund të keni debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ju beqarët më në fund do realizoni takimet tuaja më të veçanta dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Në punë nuk do ju dalë koha për të përmbushur të gjitha objektivat dhe do ndiheni keq. Mos bëni sakrifica, por prisni një moment tjetër për të vepruar. Tek financat Dielli do ndikojë pozitivisht dhe do ua qartësojë mendimet. Nuk do bëni aspak gabime.

Bricjapi

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Mërkuri dhe Venusi do favorizojnë çdo gjë sot dhe falë komunikimit do arrini të kuptoni shumë gjëra. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia mes jush dhe partnerit ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do keni as problemin më të vogël me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë nuk do mund të fiksohen vetëm pas një personi dhe kjo do bëjë të pavendosur për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do kompensohen dhe do ndiheni plotësisht të kënaqur. Në fakt as vetë nuk e kishit menduar se mund t’ia dilnit kaq shpejt. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta stabilizoni situatën. Gjendja ka për të qenë më e qëndrueshme.

Ujori

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të pamenduar me kujdes. Keni për ta parë se sa mirë do ju rrjedhin gjërat. Për ju të dashuruarit do ketë çaste më të këndshme dhe dita përgjithësisht do jetë më e ekuilibruar Do jeni të logjikshëm me çdo gjë që do i kërkoni partnerit dhe marrëdhënia me të do përmirësohet akoma më tepër. Ju beqarët nuk do arrini dot të filloni një lidhje edhe pse do mundoheni gjatë gjithë kohës. Në punë situata do përmirësohet goxha dhe do i shihni gjërat më qartë se më parë. Falë mbështetjes së miqve çdo gjë do jetë akoma më e lehtë. Buxheti do jetë shumë herë më i kënaqshëm se më parë.

Peshqit

Horoskopi i datës 8 gusht 2020

Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite duhet të jepni po aq sa të merrni. Mundohuni të gjeni sa më parë ekuilibrin. Nëse keni një lidhje mos i qëndroni për asnjë moment indiferentë partnerit tuaj sepse dikush tjetër do përfitojë nga kjo gjë. Mundohuni nga ana tjetër t’ia shprehni sa më shumë ndjenjat dhe t’i përgatisni surpriza. Ju beqarët nuk do e keni të vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni një ekip i fortë së bashku me kolegët dhe do koordinoheni për gjithçka. Motivimi nuk do ju mungojë asnjë moment. Në planin financiar organizohuni në mënyrë që të mos keni probleme. Duhet menduar edhe pak për të ardhmen.

5 Comments

5 Comments

  1. Pingback: white house market

  2. Pingback: Glock

  3. Pingback: Steroids For Sale

  4. Pingback: eu dumps shop

  5. Pingback: sbo

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending