Connect with us

Keshilla

Mos i shtrydhni pikat e zeza/ Ja si ta pastroni lekuren dhe ta beni ate si bebe me receten BIO

Published

on

Ajo qe do te deshironte cdo vajze eshte nje fytyre e paster pa akne, njolla kafe qeska e rrathe te zinj poshte syve dhe mbi te gjitha pa pika te zeza.

Do te ishit te gatshme te benit cdo gje per te arritur kete rezultat por zgjidhja eshte shume me e thjeshte nga cfare ju mendoni. Mund ta beni vete ne kushte shtepie ne vend qe te lodheni dhe te paguani per eleminimin e pikave te zeza.

Ne kete artikull do te lexoni hapat qe duhet te ndiqni per te eleminuar pikat e zeza.

Scrub me mjalte dhe kanelle:

Nje hap shume i rendesishem per lekuren eshte scrubi i cili duhet bere 2-3 here ne jave per lekurat e yndyrshme, 2 here ne jave per lekurat e thata dhe1 here ne jave per lekurat normale. Ai duhet bere pa ushtruar force ne menyre shume delikate me levizje rrethore ne te gjithe fytyren.

Scrub-i eleminon qelizat e demtuara, papasterite e siperfaqshme dhe toksniat nga lekura. Keto e bejne lekuren te duket e plakur, e vrazhde dhe pa jete. Ne fillimi perziejini perberesit derisa te formohet nje masa homogjene. Me pas masazhojeni me te fytyren per 5 minuta e ne fund shpelajeni me uje te vaket.

Avulli:

Eshte radha e avullit pas scub-it qe shpjeguam me lart. Avulli stimulon pastrimin e pikave te zeza dhe qarkullimin e gjakut ne fytyre. Merrni nje tenxhere ne te cilen duhet te shtoni 1-2 litra uje dhe disa pika esencial sipas deshires tuaj, gjethe sherebele ose dafine.

Vendosni fytyren mbi tenxhere nderkohe qe uji vlon, me nje distance prej 20 cm. Kujdesni sepse avulli nuk duhet te zgjasi me shume se 10 minuta.

8 Comments

Aktualitet

Sipas parashikimeve nga Paolo Fox / Ja çfarë e acaron më shumë çdo shenjë të horoskopit

Published

on

Sigurisht nuk kemi nga ta dimë ndryshe, nëse nuk analizojmë shenjën tuaj të horoskopit.

DASHI:

Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është mankth për njerëzit e shënjës së dashit. Rradhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë.

DEMI:

Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.

BINJAKET:

Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.

GAFORRJA:

Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.

LUANI:

Të mos iu dalë si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.

VIRGJERESHA:

Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.

PESHORJA:

Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

AKREPI:

Pabesia. Një partner që tradhëton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhëtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

SHIGJETARI:

Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

BRICJAPI:

Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

UJORI:

Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopësht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.

PESHQIT:

Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është.

Continue Reading

Aktualitet

Flet astrologu Jorgo Pulla / Ja 7 nga shenjat më tërheqese të horoskopit

Published

on

Për të tërhequr dikë nuk duhet vetëm të jesh e bukur në pamjen e jashtme, por duhet të kesh edhe karizëm e shpirt të bukur. Këto janë 5 shenjat që i kanë këto aftësi dhe dallojnë nga të tjerat.

Peshorja. Të lindurit e kësaj shenje të mahnitin me sigurinë dhe humorin e tyre. Përherë ata mundohen të duken mirë në publik, madje kanë edhe një stil të veçantë. Peshoret duan të duken përherë joshëse sepse t’iu pëlqejnë të tjerëve është prioritet.

Binjakët. Inteligjenca që zotërojnë personat e kësaj shenje bën që të gjithë të tërhiqen pas tyre. Ata dinë përherë të bien në sy edhe me ngjyrat e ndezura, materialet që përzgjedhin dhe çdo detaj tjetër. Ana enigmatike është një tjetër veçori e binjakëve që tërheq vëmendjen. Personaliteti i pasur dhe i ndërlikuar bën që ata të adhurohen më tepër.

Luani. Plot dritë dhe vezullim, personat e kësaj shenje zjarri i bëjnë të gjithë të kthejnë kokën. Edhe karizma është një tipar që i bën më tërheqës. Në dashuri, luanët përdorin çdo lloj mjeti për të rënë në sy dhe për të tërhequr personin që duan. Elokuenca i bën edhe më sharmantë.

Demi. Joshja është instinktive për personat e kësaj shenje. Talenti i tyre për t’u shprehur i tërheq të gjithë. Nga ana tjetër shija e hollë i bën të adhurueshëm dhe të veçantë. Inteligjenca emocionale dhe misteri që kanë, janë gjithashtu shumë të rëndësishme për të tërhequr të tjerët.

Shigjetari. Sharmi i të lindurve të kësaj shenje qëndron tek sjellja e tyre. Ata janë përherë të disponueshëm për të ngushëlluar e për të qetësuar shpirtrat e të tjerëve. Nga ana tjetër ajo që i bën tërheqës shigjetarët është edhe bujaria.

Continue Reading

Aktualitet

Ja cila është frika juaj më e madhe sipas shenjës suaj të horoskopit / Parashikimet nga astrologu Paolo Fox

Published

on

Edhe sikur të jeni guximtarë dhe të fortë, nga diçka me siguri keni frikë.

Dashi: Frikë nga humbja e personit të dashur. Qoftë një ndarje apo një vdekje, dashët nuk duan kurrë të përballen me fundin e një lidhjeje të gjatë. Në fakt jeta është ë tillë dhe ata duhet të mundohen ta pranojnë realitetin.

Demi: Frikë nga kaosi. Personat e shenjës së demit janë ndër më të qëndrueshmit e zodiakut, prandaj kur diçka nuk ju shkon si duhet stresohen pafund, Kaosi i frikëson më shumë se çdo gjë tjetër në këtë jetë.

Binjakët: Frikë nga humbja. Binjakët kanë tendencë të jenë perfeksionistë, prandaj as që e mendojnë dhe as nuk mund ta pranojnë humbjen. Kjo lloj frike mund t’i bëjë ata edhe më të përkushtuar, por edhe mund t’iu trazojë shpirtin.

Gaforrja: Frikë nga të qenit të përjashtuar. Ndjeshmëria dhe përkujdesi i bën gaforret ndër më të butët dhe të ëmblit në botë. Edhe pse këto janë cilësi, ndonjëherë mund t’i mbajnë të tjerët larg. Pikërisht të ndjerit të përjashtuar dhe të lënë mënjanë i frikëson më shumë personat e kësaj shenje.

Luani: Frikë nga mediokriteti. Duke qenë se punojnë shumë luanët duan të arrijnë përtej asaj që të gjithë presin. Në momentet e shkëlqimit ata duan që miqtë dhe të afërmit t’i dallojnë e t’i përgëzojnë pasi kur nuk e marrin këtë ata lëndohen. në njëfarë mënyre frika nga mediokriteti i shoqëron ata gjithë kohës.

Virgjëresha: Frika nga të qenit i varur prej dikujt tjetër. Mbështetja tek tjetri është më shumë paqëndrueshmëri në jetën e virgjëreshave. Të qenit pranë personave të paorganizuar është ajo që i tremb më shumë ata.

Peshorja: Frikë nga shkaktimi i dhimbjes. Personat e shenjës së peshores\s janë shumë të dashur dhe përkujdesen përherë për tjetrin. Frika e tyre më ë madhe është të shkaktojnë dhimbje tek dikush pa e menduar dhe pa dashje.

Akrepi: Frikë nga intimiteti. Personat e shenjës së akrepit duken të parrëzueshëm dhe sikur nuk mund të lëndohen asnjëherë, por në fakt nuk është ashtu. Për këtë arsye ata kanë frikë t’i hapen dikujt dhe të afrohen shumë.

Shigjetari: Frikë nga humbja e pavarësisë. Shpirti i lirë dhe spontan i shigjetarëve është ai që i veçon nga të tjerët. Një shef kontrollues apo një partner dominues s\dhe kufizues është makthi i tyre.

Bricjapi: Frikë nga gjykimi publik. Personat e shenjës së bricjapit luftojnë fort për të realizuar ëndrrat e tyre dhe duan që të tjerët t’i vlerësojnë. Frika më e madhe e tyre është mospranimi dhe gjykimi i rezultateve që kanë arritur.

Ujori: Frikë nga dobësia. Personat e shenjës së ujorit duan t’i mbrojnë gjithmonë të tjerët dhe të jenë të fortë. Ata janë krenarë që e bëjnë këtë gjë dhe nga ana tjetër janë të besueshëm. Frika e tyre më ë madhe është të mos kenë kurajën dhe forcën për t’iu bërë ballë kundërshtarëve.

Peshqit: Frikë nga braktisja. Personat e shenjës së peshqve duan të jene gjithë kohës në komunikim me të tjerët dhe vetëm ideja se mund të lihen pas dore e të braktisen i tmerron.

Continue Reading

Trending