Connect with us

Aktualitet

Do te merrni nje ftese nga nje person/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Dashi:

Me Mërkurin të kthyer nga shenja e Dashit këtë javë, komunikimi do të jetë pika juaj e fortë. Gjendja e pasigurisë do të kalojë dhe do të arrini t’i kapërceni pengesat. Do të shpëtoni më në
fund nga ndjesia e sikletshme se nuk arrini t’i përshtateni mjedisit që ju rrethon. Kjo është koha më e përshtatshme për t’iu kthyer disa çështjeve të vjetra dhe për të marrë vendime. Për sa i përket dashurisë, jo të gjitha historitë do të kenë fund të lumtur. Gjithsesi parashikohet që të keni njohje të reja.

Demi:

Jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken. Ndonjëherë dukja të gënjen dhe nuk duhet t’i gjykojmë të tjerët pa u thelluar. Deri më datë 2 gusht do të përballeni me shumë të papritura. Nëse do të arrini të tregoheni të vendosur, me siguri që do t’ia dilni mbanë. Punët do t’ju ecin mirë dhe do të arrini të shlyeni në kohë një pagesë apo borxh. Pritet që të ketë ndryshime në jetën tuaj, dikush mund t’ju bëjë një ftesë në fundjavë. Një dashuri e re mund të shfaqet në horizont.

Binjakët:

Në këtë periudhë do të keni ndryshime në sferën sentimentale. Mundohuni të shijoni çdo moment në këtë stinë të nxehtë pa rënë në pesimizëm. Vjeshta dhe dimri mund të mos ju rezervojnë surpriza të bukura, prandaj përpiquni t’i mbyllni gjërat e rëndësishme brenda fundit të shtatorit. Kush jeton pranë një fshati turistik po përballet me kaosin dhe fqinjët e zhurmshëm. Mundohuni që të shmangni sa më shumë debatet, që mund të degjenerojnë në zënka të mirëfillta. Fundja, s’është detyra juaj të ndreqni gabimet e të tjerëve.

Gaforrja:

Yjet ju këshillojnë që të merreni me çështjet e rëndësishme gjatë dy ditëve të para të javës. Nga e mërkura e në vazhdim gjërat do të ndërlikohen disi dhe mund të hasni peripeci. Nuk do t’ju zërë vendi për asnjë moment dhe me siguri që vajtje-ardhjet që do të bëni në këtë periudhë nuk do t’i harroni lehtë. Nëse korriku ka qenë një muaj i lodhshëm, gushti do të jetë gjithaq i nxehtë dhe i ngarkuar. Një libër i bukur në plazh dhe një darkë e këndshme në restorant me siguri që do t’jua ngrinin humorin. Vetëm bëni kujdes të mos e teproni me shpenzimet.

Luani:

Gushti do të jetë muaji juaj me fat. Që në ditët e para të javës gjithçka duket se do të shkojë në vendin e vet dhe problemet do të zhduken. Për shumë kohë keni marrë përsipër një sërë përgjegjësish, por gjatë ditëve në vazhdim do të ndiheni të lehtësuar. Dashuria do të triumfojë. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të përjetojnë një fazë muaji mjalti të dytë. Është e këshillueshme që në familje të tregoheni më tolerantë. Do të përjetoni emocione të shumta. Mos harroni se argëtimi nuk njeh moshë. Jini të lirshëm.

Virgjëresha:

Fryma e bashkëpunimit do t’ju vijë shumë në ndihmë gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të jeni të qetë dhe të sjellshëm. Keni shumë ëndrra, por ndoshta për momentin ndiheni të plogësht dhe e
vetmja gjë që ju intereson është argëtimi. Stinët kalojnë, por kujtimet mbeten. Më e mira do të ishte që t’i ekuilibronit gjërat. Për ata që kanë fëmijë të vegjël pritet që kjo të jetë një javë e lodhshme. Ndoshta do të përgatiteni për një udhëtim apo do të niseni me pushime. Brenda ditës së diel mund të merrni lajme të rëndësishme.

Peshorja:’

Pritet që kjo të jetë një javë interesante, plot me stimuj. Dashuria në çift do të vazhdojë të jetë në rrugë të mbarë, por duhet të bëni kujdes nga luhatjet e humorit, sepse mund të bëhen shkak që
puna të arrijë deri në zënkë. Vonesat në punë mund t’ju shkaktojnë siklet. Do të përballeni me sfida të ndryshme, mbase do t’ju duhet të shlyeni një borxh. Do të bënit mirë të qetësoheshit pak. Fundja, keni kaluar një dimër të vështirë. Keni shumë projekte në mendje, por për momentin gjithçka është e bllokuar. Shëndeti parashikohet të jetë i mirë.

Akrepi:

Çdo e keqe e ka një të mirë, por jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë këtë. Mos harroni se pas shiut del gjithmonë ylberi. Do t’ia dilni mbanë të ngriheni sërish më këmbë dhe të ecni në rrugën e duhur. Nuk do t’ju mungojë dashuria e partnerit, por nëse jeni beqarë prej pak kohësh mund t’i hapni sërish portat e zemrës. Disa prej jush do të kenë vështirësi ekonomike dhe kjo do t’ju bëjë që të jeni në humor të keq. Gjithsesi do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje të kënaqshme për problemin tuaj.

Shigjetari:

Gjatë ditëve në vazhdim do të përballeni me situata të pakëndshme. Mbase në ambientin e punës ka armiqësi mes kolegëve apo ndoshta eprori sillet në mënyrë arrogante. Çfarëdolloj vështirësie që do të hasni, ju do t’ia dilni mbanë. Do ta keni rrugën të lirë nga pengesat dhe suksesi do të jetë i garantuar. Për sa i përket sferës së ndjenjave, pritet që gjithçka të shkojë më së miri.

Bricjapi:

Më në fund do të mund t’i shprehni ndjenjat hapur. Nuk keni pse të fshiheni më. Kush është i dashuruar do të arrijë të bëjë për vete personin që e ka për zemër. Ata që janë çift prej kohësh i presin surpriza të bukura. Ndoshta do të bëni një udhëtim apo do të filloni bashkëjetesën. Për beqarët parashikohen të reja interesante. Shtatori do të jetë një muaj vendimtar, por ndërkohë përpiquni të jeni sa më të çlirët që të shijoni këtë muaj të fundit të verës. Të ardhurat do të
shtohen, por edhe shpenzimet.

Ujori:

Kjo do të jetë një javë e rëndësishme, gjatë së cilës do të merrni lajme të mira për sa i përket sferës profesionale apo dashurisë. Viti 2020 ka sjellë shumë ndryshime për ju. Jeta është një rrugëtim i vazhdueshëm dhe është e rëndësishme të ecni me hapin e kohës, pa u fiksuar shumë pas së shkuarës. Edhe dashuria evoluon, gjë që do ta keni dhe më të qartë gjatë ditëve në vazhdim. Ata që do të dinë t’i marrin gjërat me qetësi, do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që dëshirojnë. Në fundjavë mund të keni një takim.

Peshqit:

Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’i nxjerrë më në pah aftësitë tuaja. Falë elokuencës suaj do të jeni në gjendje të bindni dhe më skeptikët. Do të jeni më të përqendruar se kurrë, sidomos nëse gjatë kësaj kohe keni lënë pas dore disa përgjegjësi apo angazhime. Nëse do të keni stimulin e duhur, me siguri që do t’i arrini objektivat tuaja, të cilat nuk duhet t’i harroni për asnjë moment. Jo të gjitha ditët e javës do të jenë të mbara, por do të arrini t’ia dilni mbanë në njëfarë mënyre. Një person që e konsideronit mik, do t’ju kthejë krahët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending