Aktualitet
Do te nderroni vendin e punes/ Astrologu Paolo Fox paralajmeron kete shenje horoskopi

Dashi
Mund të keni ndjenja për një prej kolegëve tuaj, pavarësisht se nuk e pranoni. Sa i përket karrierës apo financave, nuk parashikohen ndryshime. Në mbrëmje ka gjasa të mos keni dëshirë të dilni, por të qëndroni në qetësi në shtëpi.
Demi
Nuk pritet të keni emergjenca gjatë kësaj të shtunë, por njëkohësisht nuk parashikohet të keni shumë fat. Ekziston mundësia të merrni një lajm shqetësues për një të afërm. Rekomandohet që mbrëmjen ta kalonin nën praninë e familjarëve tuaj.
Binjakët
Mund të ndërmerrni rreziqe të vogla nesër. Mund t’i kërkoni shefit rritje të pagës. Bëni kujdes me fjalët kur bisedoni me njerëzit përreth, pasi mund të lëndoni dikë që po përpiqet t’ju ndihmojë. Ka gjasa të ndërroni së shpejti vendin e punës.
Gaforrja
Ekziston mundësia që nesër të humbisni një objekt të çmuar, ose t’ju prishet një pajisje e rëndësishme. Do t’ju vijë një ftesë për të marrë pjesë në një event, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Gjithashtu, edhe komunikimi me të afërm më të rinj se ju do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.
Luani
Mos u bazoni te këshillat e të tjerëve këtë të shtunë. Ekziston mundësia që ata të mos jenë të interesuar për fitoret tuaja. Mos u përpiqni të bëni riparime personalisht në shtëpi, pa pasur njohuritë e duhura. Parashikohet sukses në marrëdhëniet personale.
Virgjëresha
Përpiquni të qetësoheni dhe të mbani veten nën kontroll. Ata që do të mund të veprojnë kështu, do të shpërblehen në disa fusha të jetës. Financat do të jenë të mira, madje më mirë seç e prisnit. Ekziston mundësia që dikush nga e kaluara të shfaqet sërish në jetën tuaj.
Peshorja
Peshoret mund të tregohen të pakujdesshëm me kreativitetin nesër. Përpiquni të shmangni incidentet acaruese. Mos zbuloni gjithçka rreth jetës suaj me persona që nuk i njihni mirë dhe nuk këshillohet të ndërmerrni aventura.
Akrepi
Do të ndërmerrni një projekt shumë të vështirë në fushën profesionale, çfarë do t’ju bëjë që të qëndroni shumë pak pranë familjes. Mos lejoni askënd t’ju pengojë gjatë rritjes profesionale. Vetëm tregohuni të kujdesshëm në veprimet që ndërmerrni.
Shigjetari
Përpiquni të jeni sa më optimistë, pasi do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike. Duhet të tregoni shumë durim, në mënyrë që planet tuaja të realizohen. Mbrëmjen do ta kaloni në krahët e partnerit/partneres suaj.
Bricjapi
Nuk do të keni mundësi të zbatoni plotësisht planin për ditën e nesërme. Megjithatë, mos harroni synimet që keni në jetë. Përgjithësisht, rezultatet e kësaj dite do të jenë të kënaqshme, pavarësisht ngarkesës. Është dita e duhur për të bërë blerje të rëndësishme.
Ujori
Nesër do të përjetoni edhe lumturi, edhe ankth. Ekziston mundësia të debatoni me një prej të afërmve tuaj. Tregoni më durim me partnerin/partneren dhe fëmijët tuaj. Sa i përket anës financiare, kjo e shtunë premton shumë. Mund të merrni një shumë të konsiderueshme parash nga një burim që nuk e prisnit.
Peshqit
Kjo e shtuneë parashikohet të kalojë pa probleme. Disa do të përjetojnë ndryshime në jetë pa bërë përpjekje të mëdha. Ata që janë në një lidhje romantike prej kohësh, rekomandohet të marrin hapin përfundimtar.
Aktualitet
Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.
Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.
Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.
Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.
Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.
Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.
Aktualitet
Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.
1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.
2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.
3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.
4. Dashi
Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.
Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.
5.Akrepi
Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.
Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.
6. Bricjapi
Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.
Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.
Aktualitet
Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.
Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.
Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.
Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.
Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.
-
Sot2 years ago
Rudina Magjistari fton ne emision bashkeshorten e Arian Canit/ Shikoni sa e bukur eshte ajo
-
Sot2 years ago
Ja tregoi te gjitha format e trupit/ Xhensila dhe Marina bejne ”XING” me te njejtin fustan
-
Aktualitet2 years ago
E lindur për të qenë E PARA, kjo është shenja kardinale e horoskopit që e kanë zili të gjithë
-
Sot2 years ago
Kane blere rroba te ”gabi”/ Keto jane 9 vajzat VIP qe cfare nuk kane gjetur duke kerkuar
-
Keshilla2 years ago
Harrojini metodat e dhimbshme të depilimit, ja si të hiqni qimet me paste dhembesh, ruajeni receten
-
Sot2 years ago
I kane qare operacionet plastike/ Ja kush jane vajzat VIP qe kane ndryshuar per mire pas nderhyrjeve
-
Magazina2 years ago
Mobilje te shtrenjta dhe 100 pale kepuce/ Ja si duket nga brenda shtepia luksoze e Jonida Maliqit
-
Aktualitet2 years ago
Do te merrni nje oferte nga jashte vendit/ Horoskopi i detajuar i muajve Nentor dhe Dhjetor 2020