Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 17 KORRIK i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Do jeni shumë të logjikshëm gjatë gjithë kësaj dite dhe do mërziteni nga gabimet që keni bërë. Mos kërkoni asgjë me ngulm sepse nuk do ju realizohet. Nëse keni një lidhje do jetë e kotë të merrni vendime sepse ato nuk do jenë të duhurat. Prisni edhe pak sa ambienti të ngrohet. Nëse jeni beqarë do keni takime me shumicë, por me persona më të rinj se vetja Nëse kjo nuk përbën problem për ju mund të tentoni të krijoni një lidhje pasi personi tjetër do jetë dakord. Profesionalisht do jetë një ditë më e qëndrueshme, por ende jo në periudhën më shkëlqyese. Financat do jenë të mira dhe yjet do iu bëjnë një dhuratë akoma më të bukur.

Demi

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Plutoni do ju ndihmojë të keni arritje në çdo fushë sot dhe do ndiheni më të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje do keni fat dhe do mund ta përforconi më shumë lidhjen që keni krijuar. Kështu siç jeni mund të përballoni sfida e vështirësi nga më të ndryshmet. Klimë e shkëlqyer edhe për ju beqarët. Pranoni ftesat që do iu bëhen dhe do takoni një person mjaft të veçantë. Sipas Dritare.net, në punë mos mendoni se çdo gjë do realizohet si me magji, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Nëse merreni me biznes sfidat do jenë më të vështira. Yjet do jenë mjaft të favorshëm edhe në sektorin financiar. Kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa limit.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Vetëm falë komunikimit dhe qetësisë do mund të kalonin situatat e vështira sot. Për ju të dashuruarit dita e sotme do jetë e qetë dhe yjet do ua lënë gjithçka juve në dorë. Edhe nëse keni ëndërruar një marrëdhënie pasiononte dhe të zjarrte mund t’ia arrini qëllimit. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë, por nuk do doni asnjë më shumë sesa një flirt momental. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Në punë, pak rëndësi ka çfarë do ju kërkojnë shefat, ju do jeni këmbëngulës, të vëmendshëm dhe plot energji. Me financat asnjë nuk do jetë e rastësishme, kështu që tregohuni të matur nëse nuk doni të përballeni me vështirësi.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite dhe nuk do e ktheni më kokën pas për të kujtuar problemet që keni pasur. Planetët do të favorizojnë dashurinë në çift dhe ndjenjat e forta. Kjo ditë do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me çaste të lumtura. Shfrytëzojeni për të bërë gjithçka që iu pëlqen. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të ndryshuar tërësisht jetën dhe statusin tuaj. Në punë, pavarësisht se do jepni më të mirën nga vetja, sërish do kaloni peripeci e vështirësi. Reflektoni me kujdes dhe rimendojini objektivat. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu që mund t’ia plotësoni edhe pak më tepër qejfin vetes.

Luani

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Sot do ju mungojë realizmi dhe kujdesi çka mund të sjellë probleme të vazhdueshme. Mundohuni t’i rivendosni sa më parë këmbët në tokë në mënyrë që të mos vuani. Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Nëse jeni beqarë kujdes mos dashuroheni pas dikujt, i cili nuk bën për ju. Kontrollojini emocionet. Në punë bëni më shumë kujdes nga persona të afërt që me intriga do ju nxjerrin jashtë rrugës së duhur. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do e ruani gjithë kohës kontrollin dhe nuk do reagoni pa qenë plotësisht të bindur për diçka. Nëse jeni në një lidhje jeta do ju shkojë edhe më mirë sesa e kishit menduar. Mund ta përforconi lidhjen dhe mund të bëni plane për fejesë. Gjithçka është e mundur. Ju beqarët do e shfrytëzoni aftësinë tuaj për të joshur dhe do bëni për vete dikë interesant. Në punë do jeni gjithë kohës burim frymëzimi dhe do ja dilni në çdo iniciativë që do ndërmerrni. Financat nuk do kenë as ndryshime pozitive dhe as negative. Mundohuni sa të mundni të ruani ekuilibrin dhe të ulni shpenzimet.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Do jeni mjaft kurajozë dhe nuk do ndaleni për asgjë çast sot. Ritmi do jetë edhe më i përshpejtuar nga më parë. Me Jupiterin në anën tuaj edhe ju do e keni çdo gjë më të lehte dhe më të qartë në planin sentimental. Romantizmi do të rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mirë. Ju beqarët do jeni ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa te mundni takimet që do bëni sepse mund të ndesheni edhe me personin e duhur. Sipas Dritare.net, në punë do jeni mjaft inteligjentë, të kujdesshëm dhe të pamposhtur. Problemi i vogël që ju është shfaqur së fundmi do mund të kalohet. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha për ta stabilizuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Sektori financiar mund t’iu sjellë goxha shqetësime gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëheni gati për t’i përballuar ato me sa më shumë lehtësi. Nëse jeni në një lidhje edhe pse nuk do ketë furtuna të forta, ju duhet të mbroheni gjithë kohës. Bashkëpunoni më tepër me partnerin dhe do i bëni ballë çdo vështirësie. Një takim ekzaltues do iu bëjë ju beqarëve të harroni realitetin dhe të ëndërroni pa kufij. Do ndiheni mirë, por mbajini këmbët në tokë. Në punë mos i refuzoni këshillat që do iu japin, por ne fund bëni atë që mendoni se është më e mira. Financat do të destabilizohen. Mos merrni vendime impulsive sepse ato do e përkeqësojnë situatën.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Sot do bëni mirë të meditoni dhe të mendoheni gjatë. Klima nuk do jetë shumë e ngrohtë dhe shpesh do përballeni me sfida të vështira. Për ju të dashuruarit dita do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni shumë konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe nuk do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Ju beqarët në të kundërt do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do e bëni çdo gjë me pasin sepse jeni ne fushën më të pëlqyer dhe gjërat kanë për t’iu shkuar shumë mirë. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Hëna do bëhet bashkë me Neptunin sot dhe do ju ndihmojnë të realizoni çdo dëshirë që keni pasur. Për ju të dashuruarit është momenti i duhur për të marre vendime të rëndësishme. Po i shtytë ende gjërat situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar. Në punë mos u nxitoni aspak sepse situata mund t’iu ndërlikohet. Bëjeni çdo gjë sa më shtruar që të mundeni. Vështirësitë që ju kishin dalë në planin financiar do arrini t’i zgjidhni falë mbështetjes së të afërmve.

Ujori

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 korrik 2020

Marsi do ju bëjë të jeni më të frenuar dhe më të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Gjithë kohës do kujdeseni për të vendosur çdo gjë në rregull. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm dhe në asnjë mënyrë mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri sepse do zhgënjeheni vetë dhe do e bëni tjetrin të ndihet keq. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në punë do bëni mirë të pranoni të ndryshoni pozicion pasi do jeni më të qetë, më pak të ngarkuar dhe nuk do keni përballje të shpeshta me kolegë që nuk i duroni dot. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes mund të keni probleme goxha serioze.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Aktualitet

”More 1 shpulle te ftohte nga te gjithe ne/ Roza Lati i pergjigjet Bieta Sulos pas debatit ne studio

Published

on

Roza Lati ishte e ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u duk se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.

Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?

Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza. Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”  Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.

Mesa duket Roza është ndier e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.

“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga ëalli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza. 

Mirëpo, s’ka vonuar shumë dhe Roza i ka kërkuar ndjesë Bietës për deklaratën e saj dhe për “shpullën e ftohtë” që ka marrë nga publiku.

Në një tjetër postim në Instagram, Roza tregon se s’ka asgjë personale me Bietën, teksa shkruan:

“Ne emer te publikut, ne emer te Instagram, dhe te YouTube, dua te te kerkoj ndjese @bietasulo qe more mbrapsht kete shp ulle te ftohte nga te gjithe ne.
Na vjen keq Bieta se u rrembyem nga emocionet te gjithe e na rreshkiten si copeza diamantesh te ftohta…
Asgje personale.
Kjo eshte arsyeja pse publiku me do. Sepse une i kapercej kufijte mi. Por jo kufijte e tu.
Une tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurine time! 
Keshtu qe hajde te cohemi te gjithe ne kembe dhe te bejme Gezuar!!! 
Se Roza neser ka ditelindjen!! E s’duhet ta shtrojme diten e pare te vitit te Shenjte, me urre jtje dhe mllef! Ne jemi me te medhenje se kaq…… apo jo zemrat e mia?

// Foto e pa-publikuar me pare nga projekti “BILLIONAIRE”

Neser hedh fotot e tjera, qershite e fundit te tortes “BILLIONAIRE” ‍”

Continue Reading

Aktualitet

Me veshjen luksoze qe kushton 3200 euro/ Kjo eshte veshja qe Marina ka paguar sa qimet e kokes

Published

on

Ajo eshte nje nder femrat me terheqese te ekranit shqiptare e cila gjithmone shfaqet e kuruar deri ne detaje. Marina Vjollca ka ditur te beje per vete te gjithe publikun shqiptar me embelsine e saj.

Dalja e saj e pare publike ka qene ne emisionin investigative ‘Fiks Fare’. Me pas asaj ju besuan disa nga emisionet me te suksesshme ku mund te permendim ‘Top Fest’ apo ‘E diell’.

Ndersa tani Marinen e shikojme cdo te shtunen nen moderimin e emisionit te humorit ‘Klanifornia’ ne televizionin Klan. Moderatorja e njohur kujdeset shume per pamjen e saj dhe njihet edhe per shpenzimet e shumta qe ben. Veshjet e saj jane gjithmone te trendeve me te fundit te kohes dhe shume te kushtueshme.

Ne nje foto te publikuar ne rrjetin social ‘Instagram’ ajo shfaqet e veshur me nje pallto te holle te markes ‘Gucci’. Kjo pallto shumengjyreshe kushton plot 3200$.

Marines kjo pallto i shkon shume pavaresisht cmimit qe ka.

Continue Reading

Trending

error: Content is protected !!