Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI date 15 KORRIK i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Mundohuni të shpreheni më shumë gjatë kësaj dite sepse po i mbyllët zemrat nuk keni për të përfituar asgjë të mirë. Ju të dashuruarve, jeta profesionale dhe ajo sociale ka mundësi të mos ju lënë hapësirë të lirë për ta kaluar me partnerin dhe kjo do ju mërzitë disi. Gjithsesi ai do tregohet tolerant dhe i kuptueshëm. Ju beqarët duhet të pranoni të gjitha ftesat, por jo të nxitoheni. Në punë do jeni goxha të ngarkuar dhe nën presion për të arritur objektivat e dhëna. Kjo do ju shpërqëndrojë në disa momente dhe do ju bëjë shumë në ankth. Në planin financiar mos i dëgjoni shumë këshillat e miqve sepse do gaboni rëndë dhe nuk do ketë kthim mbrapa.

Demi

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Herë pas here dita e sotme mund të jetë e turbullt dhe e mbushur me sfida, megjithatë nuk do mundojnë as çastet më të qëndrueshme. Dëgjojini këshillat e të afërmve sa të mundeni. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni më autoritarë se kurrë më parë. Kjo do e acarojë tej mase partnerin dhe në disa momente debatet do jenë të zjarrta. Ju beqarët do ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet për të bërë për vete personin që pëlqeni. Sipas Dritare.net, në punë do keni konflikte me disa kolegë dhe mund të shpërqendroheni plotësisht. Në planin financiar nuk ka asgjë për çfarë të shqetësoheni. Duke u kujdesur gjithmonë gjendja do mbetet e mirë.

Binjakët

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Hëna do ua ndriçojë mendjen gjatë kësaj dite, do ju bëjë më të përqendruar dhe më të organizuar. Saturni do ua stabilizoje jetën ju të dashuruarve. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Çdo gjë do ecë më së miri. Ju beqarët do përjetoni emocione të forta falë disa takimeve impresionuese që do realizoni në momentet kur do jeni të pashoqëruar nga miqtë. Në punë do keni virtyte të shumta dhe shefat do iu japin detyra të reja me më shumë përgjegjësi. Dijeni se edhe buxheti do rritet brenda pak kohësh. Sot në fakt financat do jene të dobëta për shkak të një shpenzimi të nevojshëm që do ju duhet të kryeni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Nuk do bëni përpjekjet e duhura gjatë kësaj dite për të mbajtur një ambient të mirë kështu që mos prisni që të ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do e lini paksa pas dore jetën tuaj sentimentale duke qenë se familja do ketë nevojë për mbështetje. Bëni mirë të flisni me partnerin për çdo gjë në mënyrë që ai të mos mendojë gjëra të paqena. Ju beqarët do ja kaloni mirë dhe nuk do keni nevojë për të bërë ndryshime të statusit. Në punë e dini se duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur sa më lart, por nuk keni për t’ia dalë dot. Do keni një lloj stepjeje që do ju pengojë në çdo moment. Financat do jenë shume më të begata se disa kohë më parë.

Luani

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Do zgjoheni si zakonisht gjatë kësaj dite dhe as nuk do mendoni sesa jeta do ju zbukurohet. Planetët do ju sjellin lumturi pafund dhe fat. Për ju të dashuruarit jeta do marrë një kthesë shumë të mirë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni ashtu si jeni edhe për pak kohë. Në punë do bëheni pjesë e një projekti të rëndësishëm që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju ndihmojë të realizoni planet afatgjata. Edhe nëse punoni në grup rezultatet kanë për të qenë shumë të mira. Për financat do bëni edhe sakrifica dhe fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Do bëni mirë të merrni disa vendime gjatë kësaj dite pasi duke ia lënë gjërat kohës nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë nuk do jene të kënaqshme. Në punë, nëse tregoheni shumë autoritare, keni për të hyrë në konflikt me të gjithë. Bëni shumë kujdes më mënyrën e komunikimit. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund të bëhet me inat.

Peshorja

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shumë të këndshme që duhet t’i shprehni sa të mundeni. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë, gabimet e disa kohëve më parë do ju bëjnë të bëni një bilanc të gjithckaje. Merrni sa më shpejt masa në mënyrë që situata të rregullohet. Sipas Dritare.net, financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.

Akrepi

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Falë mbështetjes së madhe të Hënës dhe Venusit sot do jeni edhe me të kujdesshëm dhe do i arrini të gjitha qëllimet që i kishit vënë vetes. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të bukura. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do merrni vendimin për ta kaluar gjithë jetën me të. Ju beqarët do jeni të pafat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status edhe për disa kohë. Në punë do keni diskutime goxha të gjata me kolegët dhe pasi të keni një vizion më të qartë për gjithçka, do mund të hidhni edhe hapat e duhura. Kushtet kanë për të qenë më të mira. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze, megjithatë duhet thënë se gjendja do lërë për të dëshiruar.

Shigjetari

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Nëse keni kohë që jeni në kërkim të harmonisë, sot ka mundësi që ta gjeni. Do jeni shumë delikatë dhe të kujdesshëm me gjithçka. Për ju të dashuruarit yjet nuk do ndikojnë aspak në jetën tuaj sentimentale dhe çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Silluni mirë me partnerin, toleroni dhe mos e lini për asnjë çast pas dore. Ju beqarët do jeni më të hapur dhe do pranoni të njiheni me persona të ndryshëm. Më pas do jetë në dorën tuaj nëse do përfitoni apo jo. Në punë do doni t’i bëni gjërat mirë dhe nuk do nxitoheni. Ka mundësi që sot shefat t’iu plotësojnë edhe disa dëshira të kahershme. Financat do jenë të turbullta kështu që mos shpenzoni me sy mbyllur.

Bricjapi

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Hëna do e kundërshtojë Jupiterin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të sjellë disa probleme. Do ndiheni shpesh të stresuar dhe mund të bëni gabime. Për ju të dashuruarit, për shkak të ndikimit jo të mirë të yjeve, kjo do jetë një ditë e vështirë. Matuni mirë në çdo moment para se të flisni. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do e gjejnë personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Shume gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju. Në punë, në çfarëdo situate qofshi, duhet t’i pranoni këshillat që do iu jepen të tentoni për të nisur diçka të rëndësishme. Financat nuk do mund t’i mbani dot të stabilizuara sepse do ju duhet të kryeni shpenzime me nevojë jetike.

Ujori

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Mos kini besim tek askush gjatë kësaj dite sepse shumë do mundohen t’iu prishin planet dhe do ju shpërqendrojnë pamasë. Nëse jeni në një lidhje dhe partneri ju kërkon më tepër kohë para se të hidhni hapa me rëndësi, tregohuni të gatshëm sepse nuk keni për të dalë të zhgënjyer. Ju beqarët do jeni të fiksuar pas dikujt dhe do bëni të pamundurën për ta bërë për vete. Ka mundësi edhe të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë situata ka për të qenë shumë e paqëndrueshme. Ju nuk do keni as dëshirë të bashkëpunoni me kolegët dhe do shmangni edhe ndihmesat që do ju ofrohen. Po vazhduat kështu vetëm humbje do keni. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë. Matuni para se të kryeni shpenzime dhe do ndiheni mirë.

Peshqit

Horoskopi i datës 15 korrik 2020

Mundohuni të mos tregoheni të ftohtë me të tjerët sot dhe të pranoni të hapni rrugë. Kokëfortësia dhe inati nuk kanë për t’i ndihmuar aspak. Për ju të dashuruarit Hëna do jetë planeti që do ndikojë më pozitivisht. Ajo do ju bëjë t’i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do kërkoni falje për disa gabime të së shkuarës. Ju beqarët do realizoni një takim të veçantë dhe do kënaqeni në krahët e njëri-tjetrit. Dielli pritet të sjellë disa ndryshime pozitive. Do ndiheni paksa më të lirë dhe do mbani përgjegjësi për veprimet e bëra. Financat do jenë ende të turbullta, prandaj mos kryeni shpenzime të pamatura sepse do gjendeni nëpër situata të vështira.

6 Comments

6 Comments

  1. Pingback: Pulse Power reviews

  2. Pingback: Digital Transformation Strategies

  3. Pingback: verwandte Seite

  4. Pingback: atm skimming

  5. Pingback: สล็อตวอเลท

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending