Connect with us

Magazina

Do perjetoni emocione te forta/ Astrologu Paolo FOX paralajmeron kete shenje horoskopi

Published

on

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Gjatë kësaj dite mund të ketë pak mërzi në çift, sidomos për ata që kanë kohë që janë bashkë. Duhet të mundoheni që të bëni diçka për ta gjallëruar lidhjen. Ndoshta problemet financiare mund të ndikojnë në raportin në çift. Në punë do të jeni disi të stresuar, por rezultatet do të nisin të duken.

Demi

Kjo është një ditë optimale sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mund të ketë disa zhvillime pozitive në jetën tuaj. Në punë do të arrini që të korrni frytet e asaj që keni bërë. Jeni duke ecur në rrugën e duhur.

Binjakët

Dashuria do të kthehet protagoniste gjatë kësaj dite, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet e ndezura. Historitë që do të lindin në këtë periudhë mund të kthehen të rëndësishme. Në punë duhet të shmangni rreziqet e kota.

Gaforrja

Jeni duke kaluar një periudhë të bukur në dashuri, ku më në fund do të keni mundësi që të nisni një temë, edhe pse disa çifte mund të shkëputen në mënyrë përfundimtare. Në punë, gjërat do të ecin shumë mirë, duke nisur nga java që vjen.

Luani

Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, mos ia vini fajin tjetrit, por mundohuni që të shikoni brenda vetes. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi jeni shumë të shqetësuar, si në punë edhe në sferën private. Nëse ka vendime që duhen marrë, mundohuni që ti shtyni në pjesën e dytë të muajit.

Virgjëresha

Do të nisë për ju një fazë rikuperimi në sferën sentimentale, ku do të ndiheni më të fortë. Në punë, ky është momenti për t’u përkushtuar më shumë, shkruan noa.al.

Peshorja

Kujdes duhet treguar ndaj tensioneve dhe konflikteve në çiftet që janë në krizë. Kjo e martë është nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos e çoni kohën dëm. Po ashtu kujdes duhet të tregoni me nervozizmin.

Akrepi

Gjatë kësaj dite mund të ketë përmirësim në dashuri. Nga ana tjetër duhet të shmangni debatet dhe mos krijoni probleme. Bëni mirë që çështjet e mbetura pezull, ti shtyni për një moment tjetër. Në punë, do të ketë zhbllokim të disa situatave dhe do të merrni kënaqësi.

Shigjetari

Mund t’iu ndodh që të dashuroheni me dikë krejt ndryshe nga vetja. Venusi që nga 7 gushti do të ketë rol aktiv në shenjë, ku më në fund do të ketë lehtësim për shenjat. Sa i takon punës, mundohuni që të mos hidhni hapa të gabuar.

Bricjapi

Dashuria është mjaft e favorizuar prej Hënës, të cilën më në fund nuk do e keni kundër. Në raportin në çift do të keni mundësi që të buzëqeshni. Mund të bëni paqe edhe me dikë, me të cilin keni debatuar. Në punë, mund të ketë përmirësim, ndonëse problemet financiare nuk do të mungojnë.

Ujori

Kjo e martë nuk do të jetë shumë e mirë për dashurinë, ndaj mundohuni që të mos tregoheni impulsiv dhe shmangni debatet e kota. Kujdes duhet treguar me emocionet e forta që mund t’iu përfshijnë. Në punë keni nevojë për më shumë qetësi.

Peshqit

Kjo ditë do të sjellë përmirësim në dashuri. Mundohuni veçse të mos mendoni më për të kaluarën, sidomos nëse jeni vetëm. Në punë, mund të ketë vonesa dhe të papritura. Nuk duhet që të tensionoheni, pasi veçse do i komplikonit gjërat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Magazina

“Dukesh sikur nuk sillesh mire me Arbanën”/ Ja si i kthehet Xhemi ndjekëses

Published

on

Miqesia e tyre eshte gjithmone ne qender te vemendjes mediatike. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jane mike prej shume vitesh dhe gjithmone ndajne me fansat e tyre foto apo video te ndryshme. Dy mikeshat shfaqen gjithmone bashke duke na treguar se miqesia e tyre eshte shume e forte edhe pertej ekranit.

Por nje ndjekese e Arbanes nuk mendon keshtu. Ajo eshte shprehur se Xhemi nuk eshte aspak e sinqerte me te.

Ne nje prej fotove qe Arbana ka publikuar Xhemi ka shkruajtur: “E shef sa mire kur duron”. Pikerisht ketu nje ndjekese nuk eshte stepur per te shprehur mendimin e saj ne lidhje me keto komente dhe ka shkruajtur: “Se ç’ben ca komente ti mi Xhemi. Gjithmone sa here poston Arbana ti dukesh sikur tallesh, me thene qe ja te shkrujta meqenese te kam shoqe s’te lashe pa shkruar gje. Keto komentet e tua s’i hyn ne pune asnje shoqeje”

Me pas edhe Xhemi ka replikuar duke i thene : “Ti se di sa ne pune me hyn ky komenti jot pershembull”

Continue Reading

Flitet se

Flet Diona/ Nuk eshte e vertete qe une e ndava Andin nga Jasmina

Published

on

Konkurrenti i emisionit ‘Per’puthen’ Andi Artani ka qene shkaku qe kenga ‘Sheqer’ e Diona Fones eshte komentuar nga te gjithe.

Ishte pikerisht pjesemarrja e tij ne kete klip ajo qe ka shkaktuar edhe debate me Jasminen.

Jasmina ne ate kohe eshte shprehur hapur se eshte ndjer shume xheloze. Ndersa Diona teksa ishte e ftuar ne emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun eshte pyetur edhe ne lidhje me kete histori. Ajo ka treguar se midis tyre ka patur vetem nje bashkepunim professional. GJithashtu Diona ka treguar se Andi i ploteson te gjitha kriteret qe ajo kerkon per mashkullin qe deshiron ne jeten e saj.

Me poshte do te lexoni disa nga pergjigjet e Diones gjate intervistes:

Diona Fona: I kam degjuar keto lajme, me kane rene ne vesh.

Jonida Shehu: Je shqetesuar per keto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq qe je bere preteks te ndahet nje çift?

Diona Fona: Çka duket ne televizion, nuk eshte e verteta. Gjithmone duhet te lesh hapesire qe te mendosh qe eshte ndryshe historia. Nuk eshte qe edhe i kam percjelle. Ata si çift nese kane vendosur qe te ndahen, kane vendosur qe te ndahen per arsyet e veta. Une nuk kam lidhje. Une kam pasur bashkepunim profesional. E kam marr si model, si aktor ne spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Ne nje rrethane tjeter, ne nje kohe tjeter, nese nuk do kishim te benim me kete bashkepunimin profesional, mund te ishte Andi steriotipi i nje djali qe mund t’i pelqente Diones?

Diona Fona: Andi eshte shume i mire ne te gjitha aspektet dhe kam shume respekt per te. Eshte shume djale i mire. Mendoj qe e ka menaxhuar situaten shume mire. Po more, pse jo. Ka sene shume te mira te nje djali, s’i dihet. (duke qeshur).

Continue Reading

Magazina

Dikur ka qene shume e shendoshe por shikoni si duket sot Rudina Dembacaj me rroba banje

Published

on

Rudina Dembacaj ka bere per vete te gjithe publikun shqiptar me ciltersine dhe transparencen e saj. Ajo e ka filluar karrieren e saj ne nje prej emisioneve me te ndjekura te humorit ‘AL Pazar’. Me pas Rudinen e kemi pare nen moderimin e emisionit t saj ‘ Mos i fol shoqerit’ i cili ishte shume i sukseshem.

Aktorja e njohur eshte nene e nje vajze te quajtur Viktoria. Rudina eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe gjithmone ndan me ndjekesit moment te ndryshme nga perditshmeria e saj. Se fundmi ajo ka publikuar nje foto ne ‘ Instagram’ ku shfaqet ne plazh me nje pal rroba banjo te kuqe. Rudina duket se eshte kujdesur goxha per trupin e saj sepse ndodhet ne super forme.

Bashkengjitur fotos ajo shkruan: ‘ Shume me pelqen vetja, sinqerisht!’ . Tashme Rudina njihet per komentet e saj epike me plot vetebesim.

Kujtojme se tani aktorja e njohur jeton bashke me partnerin e saj Markun, me femijet e tij dhe me Viktorian.

Continue Reading

Trending