Connect with us

Aktualitet

HOROSKOPI javor 13-19 Korrik nga Paolo Fox/ Kjo eshte shenja qe do te marr nje lajm te mire

Published

on

Dashi:

Dashi do të jetë në vend të dytë për këtë javë. Këto do të jenë ditë të mbara, sidomos në aspektin e ndjenjave. Në familje do të keni një klimë të qetë, ku do të mbizotërojë dialogu. Mos harroni se nuk mund t’u shmangeni përjetësisht temave të sikletshme dhe fundjava është momenti më i mirë për t’i diskutuar ato. Për ju beqarët ky është momenti i përshtatshëm që t’i propozoni personit që e keni për zemër, sepse me siguri do të keni sukses.

Demi:

Shenjës suaj i takon vendi i 11-të. Situata pritet që të jetë e tensionuar. Do të jeni të dhënë pas formaliteteve, duke i vënë në dukje të gjithëve mangësitë. Njerëzit që ju rrinë pranë nuk do të jenë entuziastë nga reagimet tuaja, si në aspektin familjar edhe në atë personal. Do t’ju duket sikur edhe gjëja më e vogël do të përbëjë shkas për të debatuar. Mundohuni që të mos hyni në polemika dhe mos u përpiqni ta keni gjithçka në kontroll.

Binjakët:

Binjakët do të jenë mbretërit e zodiakut për këtë javë. Gjithçka do të shkojë më së miri në sferën e ndjenjave. Data 16 dhe 17 do të jenë me fat, sepse Hëna së bashku me Venusin do të kalojnë në shenjën tuaj. Do të jeni shumë të favorizuar në dashuri dhe do të kaloni momente pasioni me personin që dashuroni. Edhe pse puna do të kalojë në vend të dytë, Venusi do t’ju ndihmojë dhe në këtë aspekt.

Gaforrja:

Do të kaloni ditë të vështira, sepse këtë herë shenja juaj do të jetë në vend të 9-të. Nuk do të merrni rezultatet që prisni në punë, pavarësisht përpjekjeve tuaja. Jo pak herë do të përjetoni ankth dhe stres dhe për më tepër pa arsye. Për fat, në momentet e vështira do të keni mbështetjen e partnerit, që me dashurinë e tij do t’ju lehtësojë. Në fundjavë gjithçka do të marrë për mirë.

Luani:

Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë dhe këtë herë ju takon vendi i tretë. Në aspektin financiar gjërat do të ecin mjaft mirë. Me kalimin e kohës të ardhurat do të shtohen dhe situata juaj ekonomike do të përmirësohet. Tani është momenti i përshtatshëm që të bëni disa investime që po i mendonit prej kohësh. Duket se dhe marrëdhënia me partnerin do të shkojë më së miri.

Virgjëresha:

Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë në aspektin profesional. Duket se disa ekuilibra do të ndryshojnë, duke bërë që detyrimisht të tregoheni më të kujdesshëm në hapat që do të hidhni. Tensionet në vendin e punës nuk do t’ju lejojnë të punoni të qetë dhe me sa duket do t’ju pengojnë dhe që të pushoni në fundjavë. Zgjidhja do të ishte që çështjet e punës të mos mbarteshin në shtëpi. Këtë herë Virgjëresha do të jetë në vend të shtatë.

Peshorja:

Peshores për këtë javë i takon vendi i pestë. Me sa duket këto ditë do të bini në rutinë. Tani do të keni rastin të merreni me disa punë që kishit kohë që i shtynit. Nuk do të shpëtoni prej monotonisë as në vendin e punës dhe as në jetën në çift. Do të jeni të ftohtë karshi partnerit dhe komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë. Prania e miqve do t’ju gjallërojë dhe nuk do t’ju lejojë të bini në pesimizëm.

Akrepi:

Hëna do të kthehet nga kjo shenjë, duke bërë të mundur që t’u përkushtoheni pasioneve tuaja. Në këtë mënyrë do të shpërqendroni vëmendjen nga ankthi i kësaj periudhe dhe do të merreni me veprimtari krijuese. Mungesa e entuziazmit në punë do t’ju bëjë dhe më të prirur ndaj aventurave. Bërja e një udhëtimi me një mik që ndan të njëjtat interesa me ju do të ishte një ide e mirë.

Shigjetari:

Nuk do t’ju ndahen shqetësimet edhe për këtë javë. Problemet në punë do të reflektohen edhe në marrëdhënien tuaj, ku do të mbizotërojnë debatet dhe nervozizmi. Do të ndiheni nostalgjikë dhe me raste nuk do të keni kthjelltësinë e duhur për të marrë vendime. Bëni kujdes si silleni me partnerin, sepse mund të ndihet i lënë pas dore. Për fat, në fundjavë situata do të përmirësohet dhe do të keni rastin t’i diskutoni gjërat me qetësi. Këtë herë ju takon vendi i tetë.

Bricjapi:

Bricjapi do të renditet në vend të dhjetë. Duket se gjërat nuk do të ecin fort mbarë si në dashuri edhe në aspektin profesional. Kjo situatë do t’ju bëjë nervozë dhe me raste tekanjozë. Mundohuni të mos reagoni në mënyrë të ekzagjeruar prej tensioneve në punë, sepse për momentin nuk mund të gjeni mbështetje as te partneri dhe as te familjarët. Por mos u shqetësoni, sepse kjo është vetëm një periudhë kalimtare.

Ujori:

Në vend të katërt për këtë javë do të jenë Ujorët, të cilët do të tregohen më kokëfortë se kurdoherë. Këmbëngulja juaj, sidomos gjatë ditëve të para të javës, do të bëjë të mundur arritjen e objektivave në sferën profesionale, që i dëshironit prej kohësh. Herë-herë do të dështoni dhe herë të tjera do t’ia dilni mbanë. Fitimet që do të nxirrni nga puna juaj do t’ju bëjnë më të lehtë përballimin e kësaj situate të vështirë.

Peshqit:

Një javë aspak e mbarë për të lindurit në shenjën e Peshqve, sepse këtë herë ju takon vendi i 12-të. Do të jeni më të rezervuar dhe më të heshtur se kurdoherë, aq sa do të jetë e vështirë t’ju bësh të flisni. Edhe në vendin e punës nuk do t’i shikoni me sy të mirë bashkëpunimet. Kjo sjellje juaja do të bëhet shkas për debate, por duket se juve nuk ju intereson. Ditën e enjte do të kaloni një mbrëmje romantike në shoqërinë e partnerit, ashtu si nuk ndodhte prej kohësh.

4 Comments

4 Comments

  1. Pingback: Buy Marlin Firearms Online

  2. Pingback: maxbet

  3. Pingback: nova88

  4. Pingback: สล็อตวอเลท ไม่มีขั้นต่ำ

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending