Connect with us

Aktualitet

I ngel hatri direkt/ Keto jane 3 shenjat e horoskopit qe nuk durohet ti kesh burre ose grua

Published

on

Secila prej shenjave të horoskopit ka momentet kur i ngel hatri për diçka.

Por janë disa prej tyre, të cilat e kanë më të theksuar mbetjen e hatrit, prandaj të tjerët duhet t’i mirëkuptojnë dhe mos ta marrin shumë seriozisht situatën, pasi kjo është pjesë e mënyrës si reagojnë këto shenja. Bëhet fjalë për: virgjëreshën, ujorin dhe peshqit.

1. Virgjëresha

Njihet si një ndër shenjat më korrekte të horoskopit, me shumë ambicie, por ama mbetjen e hatrit e kanë të theksuar. Nëse diçka nuk shkon sipas planit të tyre, i ngel menjëherë hatri dhe mban qëndrim ndaj personit tjetër. Virgjëreshat mendojnë se të tjerët duhet të ndjekin rrjedhën e tyre të gjërave.

2. Ujori

Si një shenjë mjaft racionale, e mbushur me ide ata kanë një problem të kuptojnë botën e tyre emocionale. Kur nervat e tyre testohen, nuk kanë durim të mirëkuptojnë të tjerët dhe mërziten shpejt. Ata duan hapësirën e tyre dhe nuk kanë durim t’ja shpjegojnë të tjerëve këtë gjë. Ujorët mbajnë qëndrim dhe i ngel hatri më lehtë me gjërat e jo të këndshme që të tjerët i bëjnë atyre.

3. Peshqit

Një peshk mërzitet për çdo gjë që e rrethon dhe dëshiron që të tjerët të
kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo është e pamundur, pasi secili ka mendjen dhe karakterin e tij. Peshqit, në përgjithësi mendojnë se puna e tyre nuk vlerësohet aq sa duhet dhe i ngel hatri shumë shpejt. Ata mbajnë vendin e parë, si shenja që i ngel hatri më shumë dhe qajnë vazhdimisht në momentin e parë që preken emocionalisht.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Do te keni 1 mundesi qe vjen rralle/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 23 TETOR 2020

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Hëna do ju bëjë të mos i duroni dot padrejtësitë sot dhe do kërkoni me çdo kusht drejtësi. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet në momentin më të papritur. Partneri juaj do jetë i gatshëm t’ua plotësojë të gjitha dëshirat vetëm e vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët nuk duhet të rrezikoni shumë për të gjetur personin e duhur. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në punë do inatoseni në disa momente sepse disa kolegë padrejtësisht do vlerësohen më shumë se ju. Kujdes me zërin dhe gjeni mënyrën për të folur me shefat. Kujdes edhe me shpenzimet e tejskajshme. Mos harxhoni shumë sepse do ngeleni me xhepat bosh dhe s’ka kush t’iu ndihmojë.

Demi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Vendosmëria do jetë e nevojshme për të arritur ambiciet që i keni vënë vetes. Herë pas here duhet të bëni edhe disa lëshime. Merkuri do krijoje kushtet e përshtatshme për ju të dashuruarit bë mënyrë që të kaloni momente të lumtura në praninë e partnerit. Shfrytëzojeni çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Ju beqarët edhe sot do jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Sipas Dritare.net, në punë do jetë Saturni që do ju bëjë më të logjikshëm dhe do ju bëjë të gatshëm edhe për sakrifica për t’ia dalë mbanë. Do qëndroni edhe orë shtesë pa asnjë përfitim ngaqë çdo gjë do e bëni me dëshirë. Intuita nuk do iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Bëni vetëm kujdes me marrjet e huave.

Binjakët

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë ditës së sotme do përjetoni më shumë ndjesi negative sesa pozitive dhe buzëqeshja do ju venitet. Nëse keni një lidhje ka rrezik të zhgënjeheni nga partneri dhe do bini ne pesimizëm. Mes ju të dyve komunikimi do fillojë dalëngadalë të shkëputet. Ju beqarët lëreni veten të lirë dhe argëtojuni sa të dëshironi. Mos e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur. Në punë mund të lidhni marrëveshje me persona ose kompani të huaja çka është diçka pozitive. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, por jo të shkëlqyer.

Gaforrja

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do dini të zgjidhni fjalët e duhura për të bindur e për të tërhequr vëmendjen. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur shumë përmirësime. Edhe ju beqarët do jeni gjithë kohës të vëmendshëm dhe do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për njohje e për takime. Për ju çdo gjë ka për të qenë më e bukur se më parë. Në punë do jeni me fat sepse kolegët do ju mbështesin gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të bëni më shumë durim sepse po kërkuat që situata të ndryshojë menjëherë mund të gaboni.

Luani

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Shenja juaj do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe nuk do reshtni së buzëqeshuri. Për ju që keni një lidhje pritet një ditë e animuar. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet edhe më shumë dhe do mbizotërojnë emocionet pozitive. Nëse jeni beqarë më mirë të mos hidhni asnjë lloj hap sot sepse mund të lëndoheni pamase. Për punën është dita ideale për të reaguar e për të vepruar. Planetët do iu japin një forcë të paimagjinueshme. Financat do përmirësohen falë një promocioni që do merrni nga një projekt i rëndësishëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Intuita nuk do ju zhgënjejë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse keni një lidhje do keni një ditë shume të rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Për sa i përket jetës profesionalë përgatituni të merrni një letër ose një telefonatë që do ju japë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Kjo do bëjë që t’iu rikthehet humori.

Peshorja

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë më bujarë dhe mund të merrni përsipër edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm për një klimë sa më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerante. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjera më të rëndësishme për ta. Për punën nuk do ketë vështirësi shumë të mëdha. Do e dini mirë se çfarë doni dhe do ecni drejt objektivave pa u hallakatur shumë. Sipas Dritare.net, në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shume nga sa e kishit menduar.

Akrepi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Hëna do jetë mbrojtësja juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë edhe shumë më të duruar nga më parë. Jeta juaj sentimentale do jetë shumë e këndshme. Do jeni të sigurt për atë që doni dhe do e arrini pa u sforcuar shumë. Nëse jeni beqarë do jeni sensuale dhe do realizoni një takim euforik. Përfitoni sa më shumë sepse nuk do iu vijë herë tjetër një mundësi kaq e mirë. Në punë intuita nuk do ju lërë të gaboni dhe do keni një kujtesë të shkëlqyer. Më në fund do mund të zgjidhni edhe çështjet më të ndërlikuara. Ditë e vështirë për sa iu përket financave. Mos bëni investime të mëdha sepse do ngeleni pa asnjë lek. Kërkoni ndihmën e familjarëve nëse do iu duhet.

Shigjetari

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë origjinaliteti dhe me pak mund do arrini t’iu gjeni zgjidhje edhe çështjeve më të ndërlikuara. Nëse keni tashmë një lidhje nuk duhet të tentoni për aventura. Kënaquni me atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai iu do jashtë mase. Ju beqarët do jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Mund të ndodhe edhe ndonjë dashuri me shikim të pare dhe emocionet do jenë pafund. Në punë yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni rrugën e duhur. Intuita nuk do ju gabojë asnjë moment dhe guximi do shtohet sidomos pas mesdite. Saturni do iu mbështesë në planin financiar dhe buxheti do përmirësohet. Më në fund do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje dhe dyshoni se partneri nuk po ju qëndron besnik më mirë flisni hapur me të dhe zgjidhni njëherë e mirë çdo gjë. Mund të jenë edhe thjesht hamendësimet tuaja. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni pak më të duruar sepse tani për tani nuk do ndodhë ndonjë mrekulli. Në punë menaxhojeni me shumë kujdes çdo gjë dhe keni për ta parë do ju realizohen të gjitha planet. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të arrini të shlyeni çdo borxh që keni marrë.

Ujori

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Bëni atë që do ju thotë zemra sot dhe nuk keni për t’u zhgënjyer në asnjë moment. Nëse keni një lidhje mendoni për ndonjë udhëtim në ditët në vijim sepse do ju bëjë mirë. Gjithsesi gjatë kësaj dite emocionet që do përjetoni do jenë goxha të forta. Ju beqarët do keni temperament të fortë dhe do dini çfarë hapash të hidhni e me kë. Në punë nuk duhet të shqetësoheni për asgjë sepse planetët do i keni pranë dhe shefat do ju vlerësojnë përherë. Mund të merrni edhe një detyrë të re shumë më të përshtatshme. Shpenzimet do i shtoni goxha, por situata do vazhdojë të mbetet e mirë.

Peshqit

Horoskopi i datës 23 tetor 2020

Planetët do ua bëjnë jetën edhe më të bukur sot. Nëse jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë do mundoheni ta bëni çdo moment si në mini përrallë. Asgjë dhe askush nuk do iu prishë harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni vetëm pak më të afërt dhe keni për ta para sa mirë do ju shkojnë gjërat. Mund të ndodhin edhe takime të papritura pasdite. Në punë më në fund do arrini të realizoni çdo plan të bërë dhe do ndiheni të përmbushur. Më mirë sesa kaq nuk ka qenë ndonjëherë situata. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit menduar kështu që shfrytëzojeni mundësinë për të hequr disa para mënjanë.

Continue Reading

Aktualitet

Me floket pa krehur dhe pa makeup ja si duket Xhemi Shehu brenda shtepise se saj

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga moderatoret me te njohura shqiptare. Ajo njihet per bukurine e saj e cila ka dal gjithmone ne pah.

Moderatorja e njohur eshte shume aktive ne rrjetet sociale dhe shpesh poston foto apo video te ndryshme.

Se fundmi ne llogarine e saj ne “ Instagram” ajo ka publikuar nje foto nga shtepia teksa shfaqet pa make up. Bashke me Xhemin ka dal edhe macja e saj.

Permes kesaj foto ajo e ka treguar edhe nje here bukurine e saj natyrale. Fytyra duket shume bukur bashke me syte dhe buzet e palyera. Xhemi sido qe te jete, perseri del mahnitese.

Ajo asnjehere nuk e ka pasur problem qe te tregoje sesi duket pa pike make up-i apo pa filtra. Mund te themi se Xhemi shfaqet e kuruar ne cdo dalje dhe mosha duket se nuk ka ndikuar aspak tek ajo.

Moderatorja e njohur eshte nje femer ne karriere dhe nena e dy djemve. Pavaresisht viteve, Xhemi mbetet gjithmone sharmante.

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi 23-28 Tetor 2020 sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane shenjat qe do ndikohen nga Dielli

Published

on

Nga 23 deri më 28 tetor, Dielli do të jetë në bashkëpunim me Merkurin e kundërt në Akrep, një kënd i pafavorshëm për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin të lindur në dhjetë ditët e para dhe për ata që kanë Horoskopin dhe / ose planetët personalë ( Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga shkalla 0 deri në të 5-të të shenjave të mësipërme

Gjatë kësaj kohe, universi ju ofron edhe më shumë mundësi për depërtim, por gjithashtu mund të gjendeni në konfuzion dhe kaos, varësisht nga sa i pjekur dhe i ndjeshëm jeni. Në të njëjtën kohë, ju mendoni intensivisht për të kaluarën, atë që keni mësuar deri më tani nga gabimet e së kaluarës dhe si do të lëvizni në të ardhmen për të arritur qëllimet tuaja, cili është qëllimi i jetës tuaj.

Eshtë e mençur gjatë kësaj kohe të mos nxitoni për të marrë vendime të rëndësishme për jetën, të tërhiqeni dhe të jeni të durueshëm në komunikim dhe ndryshime të mundshme ose ndryshime të qëllimeve tuaja.

Gjatë kësaj kohe, ju rivlerësoni botëkuptimet tuaja, njohuritë tuaja dhe fiksimet tuaja dhe sa tolerantë jeni me pikëpamje të ndryshme nga tuajat, përpiqeni të bëni ndryshimet dhe rregullimet e nevojshme, me këmbëngulje dhe durim. Ju do të përballeni me disa sfida në lidhje me mënyrën se si do të jeni në gjendje të dëgjoheni me pikëpamjet tuaja.

Gjatë kësaj kohe ju mund të kërkoni të gjeni veten në vende të largëta që ju kanë mësuar diçka të rëndësishme. Ritmi i zjarrtë, por thumbues i Merkurit të kundërt në Akrep rekomandon të lëvizni me zemrën tuaj në atë që dëshironi të pretendoni rreth vizionit të lumturisë që keni.

Këto ditë ju jeni gjithashtu mjaft subjektivë dhe kjo shkakton polemika pasi nuk jeni të gatshëm të dëgjoni atë që të tjerët ju thonë. Vetëm ngjarje pozitive dhe kohë të këndshme mund të ndodhin, veçanërisht me njerëzit që kishin qëndruar, për ndonjë arsye në të kaluarën! Por duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse egoizmi ju verbon, fjalë për fjalë ose në mënyrë figurative!

Continue Reading

Trending