Connect with us

Aktualitet

Horoskopi date 13 Korrik i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Më mirë merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe mos bëni plane. Më mirë ashti sesa të zhgënjeheni e të mërziteni kur të mos ju realizohet ajo që doni. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Herë do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini dhe herë do debatoni fort me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do filloni më shpejt nga sa mendoni një histori të bukur dashurie. Personi do jetë vërtet i veçantë dhe me shumë vlera. Në punë, detyrat e reja do ju duken aq të vështira saqë nuk do mendoni se do ja dilni dot. Për fat, pas mesditës. Marsi do ju bëjë t’i shihni gjërat me ngjyra. Të ardhurat do fillojnë të rriten me ritme më të shpejta nga sa ju mendonit.

Demi

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do dini t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do futeni aspak nëpër probleme. Mund të merrni edhe vendime shumë të rëndësishme. Për ju që keni një lidhje do ketë shumë momente të këndshme. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do ndiheni më gati se kurrë për aventura sado që ato të zgjasin. Sipas Dritare.net, në punë do kërkoni një post të ri dhe falë gjithë arritjeve dhe rezultateve që keni pasur do ja dilni me sukses. Shefat do kërkojnë me çdo kush t’iu kenë në stafin tuaj. Në planin financiar do keni goxha vështirësi megjithatë me pak përkujdes do ja dilni mbanë. Disa familjarë do ju gjenden afër.

Binjakët

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të zgjuar dhe do dini të merreni fillimisht me gjërat prioritare. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë prioritet në çdo moment. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë. Ju beqarët nuk do fillojnë histori dashurie sepse nuk do ndiheni gati. Ftesat nuk do mungojnë, por është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për ngarkesën që do keni, por do jeni të detyruar të mos ndaleni. Më mirë të lodheni pak tani dhe më pas të jeni të qetë sesa të qëndroni gjithë kohës në ankth. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.

Gaforrja

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Temperamenti juaj gjatë kësaj dite do ju habisë edhe ju vetë. Do jeni të qetë dhe tejet tolerantë. Të gjithë do ju shohin me adhurim. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Mosmarrëveshjet e së kaluarës i keni lënë pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë për të filluar një histori dashurie me personin që ka kohë që iu josh. Marsi do iu japë gjithë energjinë që do ju duhet gjatë kësaj dite për të arritur gjithçka keni ëndërruar në punë. Asgjë nuk do ju trembë dhe nuk do druheni as nga kritikat. Të ardhurat duhen menaxhuar me shumë përkujdes që të mos ketë më vështirësi.

Luani

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Yjet do sjellin një fllad ndryshimi gjatë kësaj dite dhe do ju shtojnë emocionet. Në shumë momente do ndiheni të lumtur. Ju të dashuruarit duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do keni sukses dhe kjo do e shtojë egon tuaj. Personi që do takoni do zërë një vend të rëndësishëm në jetën në vazhdim. Në punë për fat të mirë Planetët do ju mbështesin dhe nuk do ju lejojnë të ecni në rrugën e gabuar. Mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbni të dyja njëherësh.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Sado që planetët të mundohen t’iu ndriçojnë mendimet sot ju sërish do veproni sipas mendjes tuaj dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do toleroni asnjë çast. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse do jeni gjithë kohës në kërkim të princit të kaltër. Në punë Hëna do ju ndihmojë të ruani qëndrueshmërinë, megjithatë do ju duhet ende të bëni shumë përpjekje për të arritur objektivat përfundimtare. Në planin financiar do surprizoheni nga një shumë e madhe që do merrni nga dikush.

Peshorja

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Mundohuni të jeni realistë sot dhe të mos ëndërroni shumë . Sektorit financiar kushtojini pak më shumë vëmendje. Ju të dashuruarit do keni një ditë rutinë dhe pa asgjë të veçantë. Merrini gjërat sa më shtruar. Ju që jeni beqarë duhet të tregoheni më të duruar në mënyrë që të gjeni personin e duhur. Gjërat e nxituara nuk do ju çojnë asgjëkund. Në punë, edhe pse nuk do ju kritikojnë, dijeni se të gjithë do i kuptojnë gabimet që do bëni. Eprorët do ju vështrojnë gjithë kohës dhe do shohin sjelljet tuaj prandaj tregohuni të kujdesshëm. Sipas Dritare.net, financat do jenë pika juaj më e dobët. Nuk do i rezistoni dot dëshirës për të blere gjëra luksoze dhe do shpenzoni pa fund.

Akrepi

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Do jeni shumë të përkushtuar me çdo gjë që do bëni sot dhe do jeni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve. Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët do merrni një propozim nga një person i njohur i cili do ua ndryshojë rrënjësisht jetën. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi. Gjendja e financave do fillojë të normalizohet pak sepse do i frenoni shpenzimet. Po menduat më shumë për të ardhmen gjërat do ju ecin për mrekulli.

Shigjetari

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Gjatë kësaj dite do keni nevojë t’i shihni gjërat qartë para se të hidhni hapa. Marsi dhe Neptuni do ju ndihmojnë mjaft në këtë plan. Nëse jeni në një lidhje duhet ta kontrolloni sjelljen sepse përndryshe do keni probleme me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një ditë të qëndrueshme dhe të mbushur me takime. Mund të ndiheni gati edhe për ta ndryshuar statusin. Në punë disa kolegë nuk do luajnë lojë të pastër kështu që në çdo moment duhet t’i bëni sytë katër. Do e keni shumë të vështirë të punoni në ekip. Në planin financiar nuk do keni aspak mbështetjen e yjeve dhe situata do mbetet tejet delikate.

Bricjapi

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Mërkuri do ju shtyjë të zbuloni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Do keni etje për të panjohurat sidomos në planin profesional. Ju të dashuruarit do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme. Do i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Ju beqarët do jeni gjithë kohës nën tension dhe nuk do mund të realizoni dot takime. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të shprehni idetë e projektet tuaja si dhe të mbroni ato. Mërkuri do e favorizojë edhe komunikimin. Financat do kenë disa përmirësime të vogla dhe kjo falë perkujdesit dhe masave strikte që keni marrë kohët e fundit.

Ujori

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Do jeni seriozë gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Nuk do lejoni askënd t’ua destabilizojë jetën. Për ju të dashuruarit priten plot çaste të këndshme. Do e keni më të lehtë të komunikoni lirshëm me atë që keni në krah dhe do argëtoheni pa fund. Ju beqarët duhet të dilni me personat që do iu ftojnë, por kurrsesi nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Në punë do keni ndryshime të jashtëzakonshme që as nuk i kishit menduar. Mund të merrni një post të rëndësishëm në kompaninë ku jeni ose do ju bëhet një propozim që nuk e kishit parashikuar. Gjendja e financave do përmirësohet atëherë kur ju të hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse. Sa më shpejt të ndodhe kjo aq më mirë për ju.

Peshqit

Horoskopi i datës 13 korrik 2020

Hëna do ju lejojë t’i shihni gjërat qartësisht gjatë kësaj dite dhe herë pas here do futeni në telashe pa kuptim. Për ju të dashuruarit do ketë disa vështirë kjo e sotmja. Do ju kujtohen probleme të së kaluarës dhe do konfliktoheni sërish me partnerin. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe nuk do prisni shumë për t’u hedhur në krahët e dikujt. Kujdes sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Në punë duhet të jeni sa më kreativë që të mundeni sepse vetëm ashtu mund të hidhni hapa para. Nëse qëndroni në një vend dhe prisni vetëm nga të tjerët nuk do përfitoni asgjë. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe çdo gjë do ecë më së miri.

8 Comments

8 Comments

  1. Pingback: best hotel in paris with view of the eiffel tower

  2. Pingback: mushroom chocolate

  3. Pingback: Fortune Games New Zealand

  4. Pingback: Dark0de Market Link

  5. Pingback: 툰코

  6. Pingback: บาคาร่า ขั้นต่ำ 5 บาท

  7. Pingback: nova88

  8. Pingback: Godrej Splendour

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Aktualitet

Do jete shenja me me fat e muajit NENTOR/ Kjo eshte shenja qe do ti hapen portat e fatit kete muaj

Published

on

Horoskopi për muajin nëntor nuk do të jetë, siç ndodh gjithmonë, menjëherë pozitiv për të gjitha shenjat e zodiakut, por ka një për të cilin yjet do të përpiqen të rimbushin llogarinë bankare dhe të krijojnë një mjedis pune shumë më të kënaqshëm.

Parashikimet e horoskopit mund t’i bëjnë shumicën e njerëzve të buzëqeshin, por edhe ata që nuk besojnë se yjet mund të kenë ndonjë ndikim në jetën tonë të ardhshme ose të tanishme, përfundojnë duke lexuar atë që mund të ndodhë.

Horoskopi nuk është një parashikim 100% i saktë i asaj që do të ndodhë nga tani në një javë ose një muaj, por një pikënisje, për t’u përpjekur të katalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ato energji që udhëtojnë në kozmos. Dhe për muajin nëntor është një shenjë e zodiakut që po përgatitet për gjëra të mëdha dhe kryefjala e saj është “udhëtimi”.

Muaji Nëntor pritet të jetë absolutisht me fat për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Kjo shenjë zjarri që ne astrologjikisht e vendosim në fillim pasi të lindurit në pranverë janë Dashi, është një personazh shumë i fortë. Muaji Nëntor premton që fillimisht të jetë i mbushur me udhëtime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin suksese të mundshme në fushën e punës.

Udhëtimet mund të jenë udhëtime pune që do të lejojnë që shenja e Dashit të demonstrojë të gjithë vlerën e saj. Vlera që padyshim mund të kthehet në kënaqësi ekonomike. Ambicia e shenjës së Dashit do të guduliset me oferta pune shumë fitimprurëse të cilat mund të provojnë të jenë sfida.

Nëse jeni një person i shenjës së Dashit dhe po përgatiteni të ndryshoni punë ose dëshironi të përmirësoni pozicionin tuaj, bëhuni gati sepse në Nëntor horoskopi juaj ka të bëjë me paratë, udhëtimet dhe kënaqësinë e madhe. Mbajini sytë hapur dhe valixhen gati.

Continue Reading

Aktualitet

Lum kush i ka afer/ Keto jane 6 grate me te bukura dhe sensuale te horoskopit

Published

on

Ndalemi te femrat, pra nëse e gjeni veten te këto shenja horoskopi, konsideroheni më të bukur, sipas ekspertëve që merren me këtë fushë.

1. Luani: Femra më e bukur e horoskopit është luani. Ajo ka tipare të mira dhe është tërheqëse. Femra luan ka një sensualitet që të mahnitë. Ekspertët sqarojnë se këto femra kanë aftësi që t’i bëjnë meshkujt për vete me bukurinë e tyre. Tiparet i kanë të rregullta. Shenja e luanit është edhe aktorja simpatike, Charlize Theron.

2. Ujori: Shenja e ujit, është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Femra ujor i ka sytë shprehës dhe i bën meshkujt të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq te njerëzit që e rrethojnë. Shenja e ujorit është edhe kantautorja, Alicia Keys.

3. Peshorja: Femrat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto femra kanë një bukuri natyrale dhe i pëlqen thjeshtësia. Këto femra pa tualet duken edhe më bukur. Përmendim këtu edhe aktoren e famshme bukuroshe, Catherine Zeta-Jones.

4. Dashi

Kjo shenjë shpesh konsiderohet më e bukura, dhe ato zakonisht zbukurohen me elegancë të lindur.

Ato kanë një fytyrë simetrike, buzë perfekte, sy të bukur, rini dhe vrima të ëmbla në faqe që i bëjnë ato të ndryshme, ekzotike dhe, në fund të fundit, më tërheqëse se të tjerat.

5.Akrepi

Ato njihen nga tiparet e tyre të theksuara të fytyrës dhe sytë e mëdhenj në një hije të pazakontë, hipnotizuese. Përveç një pamje depërtuese, ajo mburret edhe me buzë sensuale, si dhe flokë të bukura.

Ato janë zakonisht të holla dhe të stolisura me një ngjyrë të ndritshme, lëkurë të butë dhe të pastër.

6. Bricjapi

Pjesëtarët e kësaj shenje njihen për figurën e tyre seksi. Edhe pse pamja e tyre është kryesisht mesatare dhe neutrale, ato bien në sy me sy të mëdhenj, më shpesh në një nuancë blu ose gri, por edhe me një buzëqeshje të bukur të sinqertë.

Zakonisht u pëlqen të vishen, kështu që rrobat e bukura janë ato që i dallojnë nga personazhet e tjerë.

Continue Reading

Aktualitet

Me fustan te bardhe nuserie Xheni duket shume bukur

Published

on

Xhemi Shehu eshte nje nga femrat me te bukura te ekranit shqiptar. Moderatorja e njohur edhe pse eshte martuar me njeriun e saj te zemres nuk ka bere nje dasme te mirefillte.

Por disa vite me pare ne nje sfilate mode, Xhemi eshte veshur si nuse. Moderatorja ruan po te njejten elegance dhe freski si dikur.

Ajo duket e mrekulleshme dhe e kuruar deri ne detaje. Bukuria e Xhemit eshte natyrale pasi ajo nuk ka kryer asnjehere nderhyrje kirurgjikale.

Xhemi eshte nje prej vajzave me terheqese te ekraneve shqiptare. Ne cdo dalje televizive apo foto te publikuar, ajo shfaqet gjithmone ne forme perfekte.

Kujtojme se Xhemi po ben kohe qe eshte shkeputur nga ekrani por perseri mbetet nje nga personazhet me te dashur dhe nje nga femrat me simpatike shqiptare. Pak kohe me pare ajo ka thene se tani do i dedikohet familjes se saj, bashkeshortit dhe dy djemve.

Continue Reading

Trending